HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

ETOSI DHE PATOSI NĖ SHĖRBIM TĖ POLITIKĖS PARTIAKE: IDEOLOGJI APO REALITET SHQIPTAR?

-- nga Gėzim Mekuli*), Oslo

Gėzim Mekuli Tė gjithė neve qė kemi mbaruar, sė paku, shkollėn fillore, kemi njohuri pėr modelin e thjėshtė tė komunikacionit: Dėrguesi-Porosia-Pranuesi. Ky komunikacion me te drejte mund te quhet edhe modeli i "binarėve tė hekurudhės" Por cilat janė format qė ndikojnė nė (keq)kuptimin e njė porosie, fjalimi, debati? C'farė ėshtė semiotika, retorika?

Qė nga antika, politikanėt pėrdorėn shprehjet retorike pėr tė ndikuar/bindur opinionin publik. Pėrzgjedhja e elementeve ndikuese tė retorikės duhej, patjeter, qė t'iu pėrshtatet "cėshtjes", e cila ishte edhe pjesė e situatės. Teoria klasike mbi retorikėn, rėndėsi tė vecantė i kushton mėnyrės sė komunikacionit retorik. Kjo teori udhėzon qė retorika gjithmonė duhet tė zhvillohet me rastinin e ndonjė ndodhie tė vecantė; nė njė kohė tė caktuar; pėr njė publik tė pėrzgjedhur, dhe padyshim pėr njė qėllim tė caktuar. Retorika, pra, fundamentalisht, ėshtė e orientuar nga mėnyra pragmatike.

Shprehja retorikė nė shqipen tonė, tė perdithsme, kuptohet si "gjuhė e trandafileve" dhe si "gjuhė e zbrazėt". Mėnyra e tė paraqiturit nė opinion ėshtė pjesė e integruar e politikės, andaj edhe ėshtė fare e natyrshme qė politikanėt tė jenė tė kujdesshėm rreth formulimit tė fjalėve dhe fjalive politike. Por njė ndėr mė tė rėndesishmet ėshtė se si politikanėt shfryėzojnė aftėsinė e tyre intelektuale? Nė c'formė reprezentohen nė publik dhe si fokusohen ata nė media dhe nga mediat?

Edhe pse telvizioni ka kohė qė ka zėvendėsuar takimet dhe tubimet klasike (dhe mė vonė edhe kuvendin) si arenė kryesore pėr agjitacion e propagandė politike, talenti dhe aftėsia pėr tė bindur dhe komunikuar/biseduar, ėshtė sot po aq e rėndėsishme, mu si nė antikėn e vjetėr.

Profesori i shkencave politike Thomas Christian Wyller thote se "politikanet para ekranit televiziv shfrytėzojnė shumė truke tė retorikės klasike. Ai shton, se "arti i tė folurit dhe talenti pėr t'u shprehur ishte gjithnjė nė epiqendėr tė civilizimit romak dhe atij grek; ishte njė fenomen i opinionit publik; qėllim i edukimit dhe njė instrument i fuqishėm per te arritur qėllimet politike. Pėrgatitjes, dispozicionit dhe transportimit tė porosisė me gojė gjatė takimeve/tubimeve i ėshtė kushtuar rėndėsi e vecantė. Ata qė dėshironin tė flitnin nė procese gjyqėsore apo nė tubime popullore, u ėshtė afruar shkollim cilėsor.

Edhe pse retorika mė nuk ėshtė drejtim i vecantė nė shkolla, nuk ėshtė cudi se pėrse politikanėt, edhe sot, janė shumė tė vetėdijshėm rreth paraqitjes sė tyre nė opinionin publik dhe rreth pėrzgjedhjes me kujdes tė fjalėve. Psh. sot shfrytėzohet me shumė precizitet dhe kujdes pėrshtatja e mėnyrave ndikuese gjuhėsore, gjithnjė duke u bazuar nė shkallėn e mentalitetit dhe nivelit arsimor tė publikut, dhe natyrisht nė bazė tė asaj se cfarė dėshiron politikani tė arrijė nė opinion. (Shqiptarėt kanė politikanė, qė nė opinion, me decenie tė tėra kanė komunikuar me udhėzimin dhe ndihmėn mediave. Dhe pa dyshim mund tė thuhet se platforma e karrierės sė tyre politike ėshtė ngritur e ndėrtuar vetėm nė bazė tė fjalimeve retorike dhe fjalėve premtuese). Pėr kėta njerėz ėshtė shumė me rėndėsi qė tė rrezatojnė bindje, siguri pėrsonale, moral, padjallėzi e sinqeritet tek pėrkrahėsit e tij.

Sipas teorisė retorike janė tre faktorė qė politikanet i kanė nė dispozicion pėr tė bindur/ndikuar opinionin. E kėto sipas kategorizimit tė Aristoteilt janė: Ethos, Pathos dhe Logos. Retorikasit e vjetėr mendonin se cdo fjalim i mirė do tė duhej tė "informojė", "argėtojė" dhe "lėvizė" publikun (docere, delectare, movere).

Ndonjėri politikan i kushton rėndesi mė shumė anės etike (Etos), tjetri politikan investon dhe luan me ndjenjat e popullit (Patos), e ndonjė tjetėr tenton qė tė argumentoj me arsye e logjikė tė shėndoshė (Logos). Shumica e politikanėve, gjatė apeleve, shfrytezojnė kombinimin e elementeve tė etikės, ndjenjave dhe arsyes, pėrderisa tė tjerėt gjatė teknikės sė fjalimit paraqiten si zotėrues tė mirė tė sajė.

Ėshtė e dobishme tė nenvizohet se politikanėt tanė janė duke pėrdorur edhe "stolisjen/zbukurimin" e fjalimit, i cili ėshtė duke argėtuar opinionit publik, e kjo bėhet me qėllim qė "publiku tė mos mėrzitet/bajatoset". Fjalimet e politikanėve "tanė" janė tė "erėzuara/shishmuara" me formulime tė ndryshme fikse, pak a shumė tė befasishme dhe jologjike (Pekmezi, turshitė kosovare, qėnte e Sharit, etj.)

Sipas kėsaj logjike, fjalimet nuk duhet drejtuar nė mendje, nė kokė, pėrkundrazi, fjalimet duhet orientuar nė ndjenja (feelings), nė bark. Gjithėsesi, sipas kesaj teorie, fjalet duhet tė jenė tė shkurta, dhe tė perseriten vazhdimisht. Shumica e politikanėve gjatė fjalimeve tė tyre pėrbejnė karakteristika tė vecanta nė vete: psh. Presidenti, z. Dr. Rugova ėshtė njė shembull tipik, i cili nė opinion paraqitet me shumė ethos dhe pathos, ndėrsa kryetari i kuvendit tė Kosovės, z. Nexhat Daci, mė shumė njifet nė opinion si argumentues racional dhe ėshtė pėrsonifikim i logos-it.

Imixhi

Sot, perspektiva retorike klasike ėshtė pjesėrisht e zbatuar. Karakteri audiovizual i medias televizive kėrkon mirėkuptim dhe njohuri tė thellė, se cfarė cilesish duhet tė posedojė njė politikan, pėr tė korrė suksese nė opinion.

Pėr politikanėt e aktualė (dhe politikat e tyre), mė e rėndėsishmja, dhe mos tė themi mė jetike, ėshtė prezantimi sa mė unikat dhe sa mė i "pazėvėndesuar" nė ekranin televiziv; respektivisht "actio". Dhe kėtu, rol tė madh luajnė shumė mė tepėr elemente e rrethana tjera: Theksimi i fjalėve apo fjalive tė pėrzgjedhuara, mimika, shikimi (i kėndshėm e plot lezet), gjestet (si bėrja me gisht, pėrshėndetja me dorė - ashtu kot nė ajėr - karizma dhe "gjuha e trupit" (body language). Nė vecanti, kujdesi pėr tė zotėruar sa mė shumė zėrin dhe fotografinė, ėshtė njė kusht qėndror pėr tė arritur suksese nė skenėn politike (kombėtare dhe ndėrkombėtare). Andaj edhe nuk ėshtė e cuditshme se aktorėt janė profesionalistė mu nė "actio-fushėn" e retorikes. (Keni lodhur mendjen se pse kryetari i shtetit tė California-s, quhet Arnold Schwarzeneger?) Ne e dime se aktoret luajnė role kur ata paraqiten nė skenė. Cdonjeri qė shfaqėt nė opinion, luan njė rol. Por sot kjo konsiderohet si retorike e keqe, po qė se kjo aktparaqitje ėshtė e shumdukshme dhe "jo origjinale".

Porosia politike (dhe vet proceset demokratike) mund tė mbeten jo tė qarta, pėr shkak tė trukeve retorike tė politikanit, dhe tentimit te tij, pėr tė ndėrtuar imixhin personal. Nė qoftė se fjalėt e mėdha dhe gjestika pėrsonale mbizoterojnė lidhshmėrite logjike, mundėsia qė politikat tė jenė tė dėshtuara janė mė se reale. Nė anėn tjetėr, pėrdorimi i shprehjeve metaforike dhe paraqitja unikate mund tė zgjojė interesim nė mijėra shtepi dhe familje, dhe nė kėtė mėnyrė edhe tė kontribojnė nė simpatine e politikave, (por kjo varet nga vetėdija e nje shoqėrie).

Ėshtė me rėndėsi qė populli tė ketė interesim pėr pėrsonalitetin e politikanit, dhe kėshtu dalė ngadalė, ky popull, do "tė hapė sytė" dhe do tė jetė i interesuar edhe nė pėrmbajtjen politike, mendojnė shkenctarėt e shkencave tė komunikacionit. Njė ndėr pyetjet qė sot janė duke u shtruar nė opinon ėshtė: nėse mediat janė njė mjet i rėndėsishėm pėr moralin e shoqėrise, apo vetėm instrumente qė janė "duke i zenė" frymėn debateve konstruktive e tė vyeshme.

Vlera e debatit qė po zhvillohet nė hapsirat shqiptare (e qė ėshtė duke u transportuar nga mediat) sot ėshtė e mbindikuar nga fjalė tė mėdha dhe nga njė abstraksion i nivelit tė lartė. Social choice (teoria mbi demokracine) i konsideron proceset dhe debatet e tilla politike si mjet pėr tė arritur qėllime tė caktuara.

Vlera e debatit shqiptar s'do duhej tė ishte "njė kafiteri e tymosur", por njė katalizator pėr njė mendim dhe veprim tė ri politik. Ėshtė njė ndėr detyrat mė tė rėndėsishme dhe jetike qė mediat tė realizojnė njė vitalizim tė vlerave tė debatit edhe nė shtresat mė tė varfėra tė shoqėrisė, si dhe tė pėrbashkojnė shprehjet dhe zhargonėt abstrakte/tė thata sė bashku me vendimet dhe veprimet politike konkrete.

Po qe se shoqėria angazhohet nė cėshtjet fundamentale, rreth ardhmėrisė dhe zhvillimit tė shoqėrisė, ėshtė e rėndėsisė sė vecantė, qė kėta tė pėrjetojnė rrjedhojat konkrete tė jetės sė tyre tė pėrditshme. Nė tė kundėrtėn po qė se publiku nuk ėshte nė gjendje qė tė njoftohet mė shumė se sa formulimet e pėrzbukuruara me ngjyrime "a la Brezhnjeviane", e tė lanēuara nga kolltuqėt e politikanėve dogmatikė, atėherė retorika do tė shndėrrohet nė propagande Goebelsiane...

Autori vazhdon studimet pasdiplomike nė shkencat e Mediave, Filmit dhe Komunikacionit nė Universitetin e Oslos, Norvegji.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara