HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Mediat dhe monopoli i agjensive tė lajmeve informative

-- nga Gėzim Mekuli*), Oslo

Gėzim Mekuli Me zhvillimin shpėrthyes tė mediave nė kėtė fundshekull, dhe ndikimit tė tyre nė tė gjitha fushta e jetės, duket tė ketė ndryshuar skajsshmėrisht karakteri i formės dhe i shpėrndarjes sė Lajmit; "Lajmi pėr shume media ėshtė bėrė profit; keshtu pat filluar epoka e mediave qė nga koherat e vjetra tė informimit. Ai i cili nuk mund tė ofronte informacione tė shpejta, tė kutpueshme dhe me cmim tė volitshem, ai nuk mund tė bėnte "tregti". Gara ekonomike rrezikon qė vlera e njė informacioni nga ajo ideore tė shkrihet ne atė materiale...

Informata dhe presioni politiko-ekonomik

Pėr opinionin publik "shiten" dhe parapėlqehen dukshem mė shume ndodhitė, informacionet spektakolare dhe tragjeditė, se sa informatat relevante, serioze e tė rėndėsishme tė shoqėrisė.

Lajmi i cili pėr publikun do tė ishte lajm i "peshės sė dytė apo tretė", lansohet si njė lajm i rėndėsisė sė "vecantė dhe jetik", duke anashkaluar dhe "harruar" problemet dhe telashet e njė shoqėrie tė tėrė. Shembull: lajmi i lansuar me pompozitet nga njė zyrtar i UNMIK-ut: "Ja, shiqoni ku ka arritur Kosova sot, ajo ka edhe Internetin...!!!" Ky ėshtė njė lajm qė aktualisht pėr opinionin publik tė Kosovės nuk zgjon aq interesim e "orgazėm shpirtėror", nė krahasim me tragjedinė kolektive tė tė rinjėve, tragjedi e cila ėshtė duke u ndėrtuar mbi supet dhe ardhmėrinė e tyre sic jane: papunėsia, pamundesia materiale per arsim, pasiguria, mungesa e sigurimit shendetesor, invalidor dhe pensional, jo ardhmėria... joshtetėsia.

Kėto dukuri tė rėnda e tė rėndėsisė jetike, lansohen nė media, qėllimisht "imtėsisht", apo tė themi duke u anashkaluar fare. Kjo menyrė e lansimit tė lajmeve spektakulare, nga ky lloj i grupit medial nuk realizohet pa qėllime... Vetėdija e Opinionit publik, (sipas sjelljes sė disa mediave), lė tė kuptoj se, nė disa pjesė tė rruzullit tokėsor, ka nevojė pėr intervenime mediale, "riinstalime dhe risocializime"!

Monopoli i agjensive tė lajmeve informative

Nga pamundėsia materiale apo "jopėrshtatshmėria politike", qė secila shtėpi mediale tė ketė prezent korrenspondentin/en e tij nėpėr botė, agjensitė informative tė lajmeve luajnė, pėr mediat, njė rol thelbėsor.

Schneider dhe Raue dy professorė shkencash informatike thonė: "Agjensitė informative vendosin nė njė masė tė madhe, se cili lajm "guxon" tė shtypet ose lansohet/shpėrndahet, dhe cilat lajme "nuk guxojnė", asdhenjehere, tė dėpėrtojnė e tė ngulitėn nė vetėdijen e shumicės sė opinionit publik"!

Institucionet dhe politikat kosovare nuk e kane tė themeluar agjensinė kombėtare informative. Ajo ėshtė duke u zevendesuar nga disa gazetarė dhe "specialistė mediash", kombetar e ndėrkombėtar. Nė mungesė tė mos njohjes sė mentalitetit dhe aspiratave tė kėtij populli, dhe nivelit arsimor tė tij, kėta "specialistė mediash" nė menyrė jo tė kėnaqshme dhe shpesh manipuluese e bėjne keq-informimin e opinionit publik.

Konsiderohet e papranushme dhe joprofesionale nėse mediat lartėsojnė dhe hyjnizojnė pavarėsinė, kėngen, kulturėn dhe identitetin kombėtare...!

Disa media shqiptare ne Kosovė, nuk guxojne dhe nuk u lejohet qė nė menyrė objektive dhe tė pavarur tė kritikohet, te debatohet dhe tė monitorizohet rrjedha dhe proceset e politikave ekonomike, sociale e kombetare!!!

Dėshirohet qė mediat tė pėrkthejnė dhe citojnė, besnikėrisht e masovikisht, agjensit informative qė ata i preferojnė...

Njė ofertė e madhe e "pakontrolluar" lajmesh rrjedh sot nga agjensite informative nė mediat e tėre botės: DPA furnizon kėto media me mbi 600 lajme e informata, Reuters 450, AP 250, AFP 200, DDP/ADN mbi 300, dhe kėshtu cdo ditė lansohet nga njė "libėr enciklopedik" lajmesh e informatash me mbi 1300 faqė. Dhe kėto vetėm nga 5 Agjensitė mė tė mėdha nė botė. Temat e mėdha dhe tė rėndesishme shpesh shofin dritėn vonė nė opinionin publik. Shumė tragjedi, probleme, shtete e kontinente "shkrihen" nga grumbulli i madh i kėtyre lajmeve. Dy tė tretat e informacioneve, (pra lajmit) lindin dhe lansohen (direkt ose indirekt) nga SHBA dhe Europa perėndimore.

Mė shume se dy tė tretat e gazetarėve tė ketyre agjensive informative janė shtetas Amerikanė ose Europianoperėndimorė. DHE KETA SHOFIN BOTĖN ME SYTĖ E TYRE, apo jo?

Shume forca relevante si ato politike dhe ekonomike kėrkojnė nga mediat mbėshtetje pėr perforcimin dhe sigurimin e pozitave tė tyre. Ato shpeshherė edhe bėjne "marrėveshje tė fshehura" pėr "mos sulm" medial. Nėse kėto media ndonjėherė nuk pėrkrahin dhe lansojnė besnikėrsiht idetė dhe planet e kėtyre forcave partiake/ekonomike/politike, "traktati i mos sulmit medial" do tė jetė i pavlefshem; nga politika ne pushtet do tė pasonin sanksionet: Mund tė jetė nė formė letrave, telegrameve, thirjeve telefonike, peticioneve, dėnimeve materiale, e deri edhe tė kėrcnimet dhe mbyllja e medias. Ky lloj sulmi politik mund tė jetė organizim i centralizuar dhe/ose lokal.

Mediat masive nė demokracine pėrėndimore nė shiqim tė parė duken se janė duke vepruar dhe janė tė ndėrtuara nė njė liri dhe pavarėsi tė plotė tė shtypit, por sipas Chomskys dhe Postamans edhe nė kėto vende, bota e mediave ėshtė e kėrcnuar nga totalitarizmi, presioni ekonomik e politik, censura dhe propaganda.

Po si mbijeton media shqiptare? Ėshtė e dhunuar dhe e pėrndjekur kjo nga politika partiake? Nėse jo nga partia, po nga ekonomia? Janė kėto pyetje tė "vogla" pėr opinionin tonė, por pyetje qė kėrkojnė pėrgjigje shkencore tė mėdha nga sociologėt, filozofet, psikologėt, antropologėt, profesorė tė shkencave tė komunikacionit... etj. Sa me parė aq mė mirė!

Autori vazhdon studimet pasdiplomike nė shkencat e Mediave, Filmit dhe Komunikacionit nė Universitetin e Oslos, Norvegji.

| Prapa |