HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Ndėrmjetėsimi i interesit partiak (e jo kombėtar) nė Dardani, nėpermes mediave masive!

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli Shume ligje, rregullore e korniza jetė(de)formuese pėr popullin antik shqiptar, qė jeton nė hapsirat e ish-Jugosllavisė, nuk u formėsuan e as u arriten si rrezultat i ndonjė bashkėmendimi-punimi politik e profesionalist vendor; ato fund e krye u realizuan dhe u "pollėn demokratisht" si rezultat i paraqitjeve mediale dhe urdhėresave monopoliste tė "specialisteve" juridik, ekonomik e medialopolitik ndėrkombėtar e kombėtar. Kėto procese tė "rregullimit demokratik" u ndihmuan dhe u mbėshtetėn verbėrisht nga zėdhėnėsi i tyre besnik... RTK!

Pėr aktorėt politik dhe "qeverinė" dardanase, mediat ofrojnė "njė livadh-tėrfoj" pėr vetėparaqitje dhe rast pėr mbushje xhepi personal. Tanimė ky "livadh" ėshtė shndėruar nė njė mekanizėm vendimtar pėr kriteriumin dhe vazhdimin e "suksesit" patiako-politk. Por, n.q.s. nuk u konsumua mendėrisht ky "livadhi-tėrfoj", mund t'i fryj e kopė kėta ”politikanė”, deri nė tokėpėrplasje.

Partiakėt dhe partitė politike orientohen, nė mediat masive qė i kanė nėn okupim e sundim. Partiakucėt dhe partitė ekonomike ("politike") kanė nevojė pėr njė menaxhment profesional komunikativ. Pambarimisht, kėta tentojnė qė llojin e informacioneve ta pėrcaktojnė ofensivisht; temėn e ditės t’a influensojnė medialisht, pra tė prodhojnė ndodhi e lajme qė i shkojnė per shtati vetėm "kameras dhe lapsit" sė medias e partisė qė ata e kontrollojnė. Nė Dardani ėshtė duke u instrumentalizuar sistemi medial i transportimit tė lajmeve tė seleksionuara…!

"Brymosja" e opininit me ndihmė tė mediave

Politika trajtohet si objektive, vecanėrisht, kur ajo pasqyrohet nė formėn e medializuar. Mediat nuk janė vetėm ndėrmjetėsuese, por dhe njė faktor i "pavarur" i formėsimit dhe/apo ndėrtimit tė opinionit. Nė vend tė transportimit tė politkės reale imponohet paraqitja mediale, e cila kryesisht do tė vendoset prej mediave specifike, tė cilat janė nėn regjim tė tipit "ala taliban"! Pėrpos tjerash, televizioni ynė, aktualisht, ėshtė megakomercializuar, ku edhe lansimi i informacioneve i nėnshtrohet kėtij diktati perfitues…

Varėsia mediale dhe instrumentalizimi i politkės

Politikanėt dhe "qeveritarėt" janė tė mirėinformuar, se PARTIA dhe institucionet politke janė nė njė raport varėsie nga mediat. Ata shpejtojnė tė "instalojnė" aty gazetarė e gazetare partiake e ideologjike… Mediat, sipas kokave tė ”politikanėve” shqiptar, duhet tė aktivizohen e tė ndėrmarrin njė mori hapash e fushatash pėr ndėrmjetėsim dhe pėr mbrojtje tė mekanizmave partiake dhe njėrėzve tė partisė. Jo rrallė, vie deri tek tejkalimi i kufirit tė "vjedhjes" sė fuqisė nga mediat, apriori, duke fuqizuar pseudopolitikanėt dhe duke ligėshtuar e pamundėsuar zbatimin e njė sistemi tė shėndoshė e demokratik e politik kombėtar. Kjo teori nė shkencat e komunikacionit njifet si teori e varėsisė (dependencės), teori, qė sic duket, nė kulmet politike shqiptare ka gjetur klimė tė pėrshtatshme pėr pėrparim e zhvillim!

Teoria tjetėr qė ėshtė duke u profilizuar ėshtė ajo e instrumentalizimit: varėsia e mediave nga politka partiake; sistemi politik administrativ kombėtar e ndėrkombetar, tenton qė dobėsitė, tė metat dhe deficitin politikk, ekonomik e demokratik ta kompensojė dhe falsifikojė nėpėrmes kontrollit tė fuqizuar tė mediave, duke u kujdesur qė temat dhe problemet qė do tė kamxhikosen, tė jenė tė siguruara, "tė pėrshtatshme" dhe jo tė nxehta" (P.sh. tė mos bėhet shumė zhurmė rreth asaj, se sa mijėra Euro "fiton" drejtori gjen. i RTK-sė, "tė mos cojnė pluhur" rreth pensioneve, kufirit tė Kosovės, papunėsisė, krimit tė organizuar politik e ekonomik, tė mos glorifikohet UCK-ja, e fuqizohet aq shumė TMK-ja, tė harrohet 1878-ta, 1912-ta, 1945-sa, 1968-ta, 1981-shi dhe 1999-ta. Lojaliteti ndaj politikės sė UNMIK-ut dhe politikės nė pushtet ėshtė i lakmuar… Pra, kompensimi i dėshtimeve politike nėpėrmes "public relation",… tė mediave masive!

Qė nė fillim tė viteve 70-tė, hulumtuesit e shkencave tė komunikacionit pyesnin: pse disa tema sociale, politike e ekonomike "bien nė sy dhe vėrehen"… bėhen temė diskutimi nė shoqėri, e pse disa jo! McCombs dhe Shaw (1972) thonė: "mediat vetėvendosin se cila temė do jetė temė diskutimi dhe cila do tė ketė vėmendshmėrin nė opinion. Kėto vendosin se cilės temė do i japin prioritet e cilės jo!"

Mediat e politikave shqiptare mbledhin dhe seleksionojnė informacionet politike (kryesisht me karakter partiak), dhe duke njohur specifikat mediale tė rregullave tė provokimit tė vėmendjes sė opinionit, kėto fabrikate i hedhin dhe "i mbjellin" nė trurin e opinionit shqiptar.

Nė vitet 70-tė, pėr shoqerinė tonė, "minierė e pasur" e informacioneve ishin gazetat ditore dhe radioja. Sot, numri mė i madh i shqiptarėve burim-informacioni kanė, kryesisht, televizionin. Megjithatė, pa frikė, mund tė thuhet se, "realiteti politik" nė Kosove ėshtė dhe "duhet" tė jetė: "Television reality"! Diskutionet politike nė Dardani gjejnė vendin kryesisht si konfrontime nė studiot e "pavarura" televizive! Dikur politika "lakmonte tė dhunojė" mediat. Ky raport ėshtė duke ndryshuar. Prezenca mediale pėr politikanėt ėshtė e pashmangshme dhe e domosdoshme. Mediat mund tė mendohen tė mbijetojnė pa pėrmbajtje politike, por politikanėt pa media, jo! Nė tė kundėrtėn, pa prezencėn e kėnaqshme tė mediave, shumė politikanė shqiptarė nė Ballkan nuk do ishin sot POLITIKANĖ por ĒOBANĖ.

Vendimet "demokratike" nė Dardani, duket se nuk mirren si rezultat i informacioneve dhe fakteve tė mjaftueshme qė ka populli shqiptar, por si prodhim, rezultat i "realiteteve" tė cilat konsiderohen si "fakte", sepse ato ashtu janė tė paraqitura, fokusuara dhe tė servuara nga mediat tona "tė pavarura"!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara