HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Deficit etik nė mediat shqiptare

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli Kur e ndjek debatin publik pėr mediat, fiton pėrshtypjen se pėrdorimi i drejtė a i gabuar i informacionit ėshtė ēėshtje shije e kėnaqėsie subjektive. Deshirohet qe kjo teori te jete e gabueshme dhe jo e qėndrueshme, por nė lidhje me kėtė "fenomen" lindin ca pyetje:

Janė tė trajtuara zonat rurale dhe fshtarėt dardanas nė mėnyrė tė besueshme, tė meritueshme dhe tė drejtė nga media? A mos ndihen, shumica e "konsumuesve" shqiptarė, tė pafuqishėm kundrejt industrisė sė shumfuqishme mediale? Dhe nė rast se po, pėrse ndodh kjo? Pėrjashtohen njerėzit e rėndomtė nga kornizat mediale, apo media ėshtė forum e kuvend ekskluziv pėr "elitėn", partiakcinjet dhe "profesionistėt?".

Egzistojnė, realisht, interese nė mes industrisė pėrfituese mediale, shoqėrise, dhe konsumatorit medial? Apo, mos ėshtė kjo, vetėm, "Njė Mashtrim i Madh?". Nėse egzistojnė konflikte e "fėrkime" interesash ndėrmjet kėtyre taborreve, atėherė cilat do ishin pasojat?

Tashmė dihet, se mediat afruan dhe bashkuan njerėzimin nė njė hapsirė qe shpesh trajtohet edhe si "fshat global". Por, a i pranojmė ne me respekt, shtytje pozitive dhe nderim ato qė i hasim nė kėtė "fshat global"? Nė kėtė botė tė ngushtuar, prezentohet si duhet e kėnaqesisht "bota shqiptare" pėrmes mediave? Apo mos janė duke u nėēmuar, "varrosur" e nėnvlersuar tradita dhe norma jonė e pasur kulturore shqiptare?

Nė aspektin tjetėr, atė intern, pyetjet janė po aq tė pėrflakura. Si ndikohemi vetė ne nga mediat tona? Jemi bėrė mė tė qetė e mė tė orientuar, apo mė tė ngatėrruar e me tė pasigurtė? Programet televizive krijojnė kontakte tė mira, dialogje dhe tolerancė, apo tė kundėrtėn e tyre dhe pasiguri sociale?

Nuk mjafton qė programi tė jetė nga teknikisht i mirė. Interesi i etikės mediale ėshtė qė programet dhe llojet tjera tė prodhimit medial, tė etablojnė njė lidhje tė drejtė, tė sinqertė dhe me pėrgjegjėsi nė mes individėve e grupacioneve qė kanė vlera dhe pikėpamje tė ndryshme etike. Pyetja nėse mediat krijojnė mirėkuptim apo ngatėrim ėshtė esenciale pėr etikėn mediale, sot.

Nė programet politike faktet dhe vlerėsimet duhet tė veēohen qartė nga njėra-tjetra. Gjithashtu edhe sistemi politik duhet tė pasqyrohet nė atė menyrė, qė opinioni publik tė ketė matėrial tė mjafueshėm pėr konkluzione e qėndrime vetanake. Nė politkėn e brendshme, tonet dhe pėrmbajtja nė programet politike duhet tė jenė tė atilla, saqė ato mos tė ngatėrojnė e hutojnė nė vend se tė spjegojnė e kthjellojnė. Programet politike janė tė rėndėsisisė sė veēantė, e njėkohėsisht tė vėshtira, dhe mundėsia pėr tė tregtizuar me to, si nė shėrbim tė lajmeve, poashtu edhe me reportazhe speciale, ėshtė shumė e madhe. Shtrohet pyetja, a jemi ne vigjilentė kur na serviren agjendat e kamufluara "partiake" ne vend te atyre politike?

Nėse ndodh diēka e madhe dhe e papritur nė afri, e njerėzit fillojnė tė rrėfejnė rreth ndodhisė, ne me lehtėsi mund tė konkludojmė se egziston njė lidhshmėri e pastėr nė mes tė ndodhisė dha asaj qė na rrėfehet. Por nė lajmėrimin nėpėrmjet medias masive, kjo lidhshmėri racionale ndodh rrallė. Lajmet nga vendet e largėta depėrtojnė gjerė te recipicienti nėpėr agjensi e kultura tė ndryshme. Nė rrugė e sipėr, ndodhitė e ndėrlikuara shkurtohen e thjėshtėzohen, shpesh herė deri nė kufi tė ndryshimit.

Thjėshtėzimi e ndryshimi i lajmeve mbase nuk ėshtė i qėllimshėm, por me qėllim qė "tė pėrmblidhet" ca thelbi. Puna ėshtė, se si tė bėhet kjo ngjeshje e informacionit. Nė rastin tonė, ky thjeshtėsim p.sh. i godet sot shqiptarėt si kolektiv; mjafton qė dikush tė shikojė shtrembėr nė drejtim tė minoritarėve dhe "plase sherri"... Shtrohet pyetja, a kanė bėrė sa e si duhet mediat tona pėr ta nuancuar rrėfimin e ngjeshur medial, apo e kanė pėrvetėsuar edhe ato imazhin qė ekziston nė thjerrėzat e teleskopėve medialė tė agjencive ndėrkombėtare? Apo, mė saktėsisht, cili ėshtė orientimi bazė i mediave tona: ta plasojnė nė botė rrėfimin tonė autentik, si dėshmitarėt mė adekuatė e me ankorim specifik lokal, apo kanė zgjedhur tė kundėrtėn, tė na "i shpėrlajnė trutė" neve me imazhin e turbullt qė ekziston pėr ne nė botė - e qė shpesh herė ndikohet prej konsideratave tė atjeshme politike?

Ėshtė e njohur qė mediat mund tė "zvogelojnė" e "varrosin" ndodhi e akte tė rėndėsishme me heshtjen e tyre djallėzore, dhe e kundėrta, tė krijojnė, po qe se ėshtė nevoja, sensacione botėrore nga paksend. Sot kemi ardhur deri atje, sa as njė luftė s'ėshtė luftė nėse s'pasqyrohet e "transportohet" nė CNN. Ėshtė mėse e qartė se njė gazetar dhe gazetare e ndershme nuk mund tė tregojė mbi ēdo gjė qė ndodh nė njė rrėfim - secili duhet tė seleksionojė. Nė njė vėrshim informacionesh nga hapsira e afėrt dhe ajo e largėt gjeografike, duhet tė ekzistojė njė pėrzgjedhje lajmesh. Nuk eksiston ndonjė recetė pėr ketė problem, se ē'duhet tė vendoset pėr rendin e ditės, e ē'jo. Ndoshta do tė duhej, vetėdijshėm, qė tė parapėlqėhet edhe vendosja e lajmeve tė mira nė agjenda.

Pėrditshmėria jonė informative mė tepėr ėshtė e ngarkuar nga krizat dhe konfliktet. Nė vitin 1975, UNESCO doli me qėndrimin se liria e tė shprehurit ėshtė duke u keqpėrdorur, dhe kjo ėshtė duke "ndotur kulturėn lokale". UNESCO pėrkufizoi se: "kulturat, mu si individėt, kanė njė lloj tė drejte pėr pacėnueshmėri tė "jetės private".

Kjo vlen mbase aq mė tepėr pėr ne, pasi ne, si kolektiv, s'i kemi nė dorė agjendat e mediave tona: Ato sundohen nga financierėt e jashtėm, e nga interesat e njė grushti tė kufizuar tė xhentėlmenėve redaksionalė. Kush nga populli ka mundėsi qė tė kyēet nė media pėr t'i shprehur e thėnė mendimet e hallet e veta sinqerisht? Qeveria, partitė politike, gazetarėt dhe gazetaret, VIP-personat (tė cilėt pėr arsye tė ekonomisė sė pasur dhe arsimimit "tė lartė" kanė shumė ndikim nė industrinė mediale), kėta po; por njerėzit "e thjeshtė" jo qė jo!

Pse do tė duhej ndryshuar kjo?

Njė pėrgjigje e thjeshtė dhe e liruar nga slloganet marksiste, nė lidhje me kėtė do tė ishte se: shumica e publikut shqiptar ka krejt pak mundėsi e fare pak rast pėr t'u kyēur nė media. Nė mediumet klanore publike, "tė gjorit shqiptar", nuk i jepet mundėsia pėr tu "ankuar, qarė e ulėruar" pėr jetėn e vet "tė pajetė". Andaj ėshtė mė se e nevojshme qė "pėrdorimi i mediave" tė korrigjohet, dhe "tė gjorit popull" t'i jepet mundėsia pėr "vajtim e demonstrim" haptazi, nisur nga nevojat e tij e jo nga imazhi qė ekziston pėr tė diku tjetėr...!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara