HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė shoqėri pėr fėmiun, njė qėllim pėr ardhmėrinė

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli "Ju jeni shtresa mė e ulėt e Pejės, more debila! Ju kurrė s’keni me u bo njerz!Pėrqyranat e flliqtė. M’shelle qarapen, more krymadh, se po ta kallxoj qefin!” Ky ėshtė fjalori qė fėmijėt (nxėnėsit) dėgjojnė nga “mėsusja” dhe pedagogja e Sh. F. "Ramiz Sadiku", nė Pejė *).

Shpotitja (mobbing) nė mes fėmijėve ėshtė dukuri dėshpėruese dhe njėkohėsisht pengesė dhe problem i rėndė pėr zhvillimin normal tė procesit edukativo-arsimor. Fėmijėt dhe/apo tė rinjėt ndihen tė dobėt. Ata janė tė zhgėnjyer nga ne, tė rriturit: ne nuk i shofim, kalojmė pranė tyre pa i vėrejtur...

Shpotitja ėshtė kėrcėnim dhe njėkohėsisht sulm pėr integritetin psikofizik tė fėmiut. Fėmijėt qė shpotitėn, shkallė shkallė, dėmtojnė e shkaterrojnė vetėndjenjat/vetbesimin. Ata bėhen aq tė deshpėruar, sa qė vetėm vetėvrasja u duket tė jetė ”e vetmja zgjidhje”.

Shpotitjet nėmes fėmijėve janė fenomen brengosės pėr shoqėritė demokratike. Kėtu, nė Norvegji, organizohen seminare shkencore, bėhen studime sociologjike, filozofike, psikologjike e antropologjike, rreth asaj, se si tė shėrohet kjo “mortajė e bardhė”, mortajė e cila dėmton fėmiun dhe zhvillimin normal tė tij. (Ishte njė nxėnės fatkeq, ai qė lėkundi organizatat e prindėrve, iniciativat qytetare, politikėn, qeverinė dhe mediat norvegjeze.)

Kristoferi 9 vjeēar kishte kohė qė shpotitej e tallej nga moshatarėt e vet tė shkollės. E shpotinin dhe e quanin ”dhėmbėlepur”. Nxėnėsi i klasės sė 3-tė kishte dhėmbėt e pėrparmė tė shprehura e tė zhvilluar, shokėt e ngacmonin, talleshin me tė… Nė njė gjendje tė dėshpruar e tė rėndė shpirtėrore, Kristofer, shkon nė shtėpi, merr darėrat e gjyshit automekanik, dhe nxjerrė/shkulė qė tė dy dhėmbėt e shėndoshė…

Akoma mė keq, nė shoqėritnė norvegjeze janė fėmijėt ata qė shpotisin, por nė Kosovė, janė “mėsuesit dhe mėsueset” ata qė kanė marrė rolin e fėmijėve shpotitės e tallės. Kėta, me qėllim apo pa qėllim, janė duke dhunuar dhe dėmtuar zhvillimn psikofizik e edukativo-arsimor.

Shtrohet pyetja: Si ndjehesh sot si fėmijė nė shoqėrine tonė? Para sė gjithash do duhej bėrė definimi, se c’moshė konsiderohet tė jesh fėmi? Flitet pėr 0-18 vjeqar, pasi qė njeriu deri nė moshėn 18 vjeqare ėshtė i mitur. Por, mosha 15 vjeqare ėshtė kufiri ku ai/ajo tė rrespektohej si fėmijė.

Shtėpia

Shiko nė shoqėrinė tonė dhe lehtėsisht do tė kuptosh se ē’farė don tė thotė tė jeshė fėmijė. Vendose vehten tėnde nė pozitė tė fėmiut shqiptar; Mendo! C’farė janė vlerat shpirtėrore nė shoqėrin tonė, dhe se ē’farė i afrojnė ato fėmiut? C’farė duhet ndryshuar? Fillimisht do tė filloja nė shtėpi/familje.

Cilat janė ato parakushte shpirtėrore (jo materiale) qė fėmiut do i siguronte njė shtepi tė dashur, tė ngrohtė dhe tė sigurtė/qetė? Pavarėsisht moshės, mė e preferuara, mė e kėndshmja dhe mė e dashura do ishte shtėpia pa duhanxhi; dhoma pa tym tė rėndė e tė helmuar. Fėmiu qė i ekspozohet pirjes pasive tė duhanit (tymi i duhanit) ėshtė i shumrrezikuar nga kanceri vrasės i mushkėrive, astmes, alergjisė…etj; dhe ky rrezik ėshtė shumė i lartė; 70% mė i lartė se tek tė moshuarit.

Kjo ėshtė dėshmuar shkencėrisht nga instituti shkencor i universitetit sė Philadelfia-s (USA) e jo nga partitė e Kosovės; parti tė cilat nė programin e tyre ideologjik pėr fėmiun kanė pak hapėsirė! Statistikat, nė Norvegji, dėshmojnė se, duhani cdo vit mbytė nga 7000 shtetas norvegjez, dhe nė botė vdesin rreth 3 milion njerėz. Njė duhan i ndezur shkurton jetėn pėr 7-10 min...

Shkolla

Pėrpos shtėpisė vendi ku fėmiu kalon kohėn mė tė madhe tė ditės ėshtė shkolla. Si ėshtė gjendja kėtu? Janė tė mbrojtur fėmijėt tanė nga mėsuesit dhe mėsueset duhanxhinjė? Ėshtė oksigjeni nė mėsonjėtoret (klasa dhe koridore) tona i pastėr nga nikotina helmuese? Mushkėritė e shėndosha tė fėmijėve tanė a janė duke u helmuar?!

Herėt filozofi francez Zhan Zhak Ruso, hetoj rolin determinues tė shoqėrisė nė edukimin e gjeneratave tė reja. ”Ma japni njė fėmi tė posalindur, atė do ta bėjė mjek, filozof, prift e c’farė jo tjetėr. Po tė njėjtin nėse dua unė, do e bėjė kriminel dhe vrasės, hajn dhe gėnjėshtar. ”Do ta fus nė vargonjtė e mjerimit”. Ėshtė shoqėria jonė e dashur, edukuese dhe kujdestare pėr fėmijėt/tė rinjtė? Pėrgjigja duhet tė kėrkohet dhe gjindet tek secili nga ne. Se si do tė jetė shoqėria jonė, varet nge ne, e jo nga rezoluta 1244! Ka shumė dukuri e gjėra qė ne, shqiptarėt, do tė kishim potencial intelektual e material tė ndryshonim...

A ėshtė duke ndryshuar shoqėria jonė pozitivisht? Askush nuk mund tė profetizojė, por ne, nėse duam, mund tė vetorganizohemi e disiplinohemi. C’farė do tė duhej tė pėrmirėsonim? Cila do tė ishte pėrgjigjja? Cdo gjė, do tė thoja, qė ėshtė nė tė mire tė fėmiut/tė tė rinjve.

Por jam mė se i sigurtė, se prindėrit duhanxhinj dhe mėsuesit/mesueset qė dhunojnė shpirtin e padjallėzuar tė fėmijėve do tė duhej dhe DUHET tė ndryshojnė thelbėsisht. Pėr hir tė etikės, e jo taktikės!

*) Mbesa e autorit vijon mėsimin nė kėtė shkollė. Mbesa, nga ofendimet e mėsueses, kishte ardhė duke qarė nė shtėpi... Ky rast ėshtė paraqitur tek drejtori i shkollės. Drejtori ishte konstruktiv dhe premtoj masa disiplinore ndaj “mėsueses”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara