HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe Politika

Modelet e ndėrmjetėsimit politik

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli Opinioni publik fare lehtė mund tė pyes se cilėt janė ata faktorė qė ndikojnė nė ndėrmjetesimin politik?! Si ndikohet dhe si ndėrtohet organizimi politiko-shtetėror? Jemi ne, publiku, ai qė ndėrmjetėson dhe imponon temat ditore, apo janė politikat ato qė kryejnė kėtė! C'farė ėshtė roli i mediave nė kėtė organizim? Organizojnė, hulumtojnė, ndihmojnė apo urdhėrojnė mediat? Tė gjitha kėto shqetėsime tė opinionit nuk janė edhe tė pabaza. Sipas rezultateve tė arritura nga hulumtuesit e shkencave tė komunikacionit janė katėr modele klasike qė, drejtėpėrsėdrejti apo tėrthorazi, ndikojnė nė organizimin, imponimin dhe ndėrmjetėsimin politik:

*MODELI TOP-DOWN (nga koka-poshtė)

Kėtu aktorėt politikė kanė njė rol aktiv. Aktorėt politikė, nėpėrmes vendimeve dhe qėndrimeve tė tyre, ndikojnė nė botėn reale. Cdo ndryshim dhe ngjarje nė kohė dhe hapėsirė e regjistrojnė kėta aktorė. Kėto vendime dhe ngjarje pastaj do ju servohen mediave; tė cilat ekskluzivisht janė tė varura nga ky burim informacioni. Shembull: Boshti Anglo-Amerikan kėrcėnon regjimin Irakian me sulme ushtarake, nėse ajo brenda njė afati tė caktuar nuk carmatoset dhe nėse vet kryetari i tij, Sadam Hysein, brenda njė afati tė caktuar kohor, nuk largohet nga Iraku... Ka pak ditė qė operacioni ushtarak filloi. Pasi qė rajoni, ku zhvillohet arena e luftės, pėr gazetarėt nuk ėshtė i dėpėrtueshėm, aleanca, fillimisht, pėr opinionin shpėrndu informata tė qėllimta dhe tė censuruara. Mediat kėtu janė tepėr tė varura nga aktorėt politik; (Si medium i vetėm pėr tėrė shtetet Skandinave ėshtė autorizuar dhe akredituar TV2 norvegjeze. BBC dėrgoj ca reportazhe nga Bagdadi me njė paralajmėrim ku thuhej se: ”reporterėt i janė nėnshtruar kufizimeve tė urdhėruara nga regjimi Irakian. A do duhet tė dyshonim se, edhe ne Qatar, korresponentėt e TV2, Associated Press, CNN dhe BBC i janė nėnshtruar njė "marrėveshjeje" tė tillė, ku reportereve tė kėtyre mediumeve "u ėshtė bėrė e ditur" se cfarė duhet e cfarė u ndalohet tė raportojnė dhe nė c'kohė u lejohet tė bėjnė atė!? Ekziston dyshimi se, kėta gazetarė, pėr opinionin lansuan informacione qė u servoheshin nga strukturat ushtarake tė aleancės anglo-amerikane. Lajme mbi vdekjen e ushtarėve nė radhėt e aleances, lajme mbi "cruise missile" tė dėshtuara, e "defekte" tė ngjajshme u shfaqen nė opinion "me kujdes" dhe me vonesė!... Pasi qė mediat nė kėtė model janė vetėm nė rolin e ndėrmjetėsuesit, instrumentalizimi i tyre, nga aktorėt politikė/qeveritė, ėshtė permanent dhe i shumėmundshėm.

Ėshtė e rėndėsisė sė vecantė tė theksohet se, nė Kosovė janė duke u burgosur, rrahur, ofenduar, keqtrajtuar dhe denuar luftėtarėt e ish UCK-sė, mu nė saje tė kornizave tė politikave tė modelit ”Top Down” dhe atij ”Mediokrat”. Kėto instrumentalizojnė, urdhėrojnė dhe kontrollojnė formėn dhe pėrmbajtjen e politikave tė mediave shqiptare!...

*MODELI MEDIOKRAT (mediokratik)

Kėtu mediat janė faktor vendimtar. Sė pakut nė kėtė grup, mediat kan njė rol tė fuqishėm. Madje, kėto konsiderohen edhe si dhunė e katėrt nė aparatin shtetėror. Kėtu mund tė flitet pėr "superdhunė" mediale. Kėto vendosin si nga lart nė drejtimin politik/shteti, po ashtu nga poshtė nė drejtimin tė opinionit. Politika ditore "thithė" informatat e servuara nga mediat dhe, tė njėjtat i lanson nė opinion si vendime tė aprovuara e tė lansuara nga qeveriia dhe politika. Shembull: Njė shtėpi mediale zbulon se pijet freskuese tė njė kompanie prodhuese greke janė me afat tė skaduar dhe kėrcnuese pėr shėndetin. Ky story do tė lansohet. Mediat tjera i bashkangjiten kėsaj "afere" me po tė njėjtin pompozitet. Pas ca ditėve, pėr opinionin publik, ky skandal do tė jetė temė diskutimesh ditore e javore: Shitja e pijeve do tė ndalohet, kompania ėshtė e detyruar qė tė gjitha pijet t'i tėrheq nga tregu/shitja. Reaksioni i publikut ėshtė i madh: Tė gjitha prodhimet e kėsai kompanie, nga friga e pėrbėrjeve kimike helmuese, do tė shiten pak apo mė mirė tė themi fare pak. Pompoziteti i mediave krijuar rreth kėsaj teme, bėri qė nga njė skandal kombėtar ”tė kapėrcejė” nė atė ndėrkombėtar; atė europian. Opinioni publik ėshtė i senzibilizuar. Rastėsisht njė familje nė njė shtet fqinj zbulon mykth nė mbyllėsen e shishes sė ujit, e qė, e njėjta ishte e po sė njėjtes kompani prodhuese. Edhe pse krejt natyrshėm shishja jo e mbyllur mund tė jetė shkak i krijimit tė mykthit, mediat me njė nxitim kycen nė kėtė skandal te ri. Pason pėrsėri informimi me stilin e madh. E gjithė kjo ka si pasojė mbylljen e kompanisė sė pijeve greke pėr njė kohė tė pacaktuar... Mediat nė kėtė grup janė "kėrcėnuese" dhe sunduese tė agjendave politike. Se politikanėt kanė marrė ndonjė vendim kapital apo jo, dhe po qe se mediat nuk i pėrpunojnė ato vendime, do tė mbesin tė "pavėshtruara" nga pjesa mė e madhe e opinionit publik...

MODELI BOTTOM-UP (nga baza-lart)

Nė kėtė grup opinioni publik ėshtė faktor vendimtar. Ai pėrcakton agjendat politike. Mediat, poashtu, si nė modelin top-down kanė rolin transportues. Kėtu mediat nuk instrumentalizohen nga politika. Pėrkundrazi janė nė shėrbim tė opinionit publik. Shembull: "Brent Spar", kompania gjigante e naftės "Shell", planifikonte qė platformėn qindra tonelatėshe celik tė ndryshkur ta fundos nė det; Ambienti, flora dhe fauna kėrcėnohej. Nga protestat sakrifikuese e masive, tė organizuara e tė udhėhequar nga "Greenpeace", zgjohet interesimi i opinionit publik. Mediat, tanimė, nė mėnyrė besnike raportonin opinionin rreth cdo aktiviteti tė "Shell"-it. Koncerni "Shell" bojkotohej. Kishte gjithnjė e me pak blerės tė naftės. Rreziku pėr falimentim ishte i madh. Nė fund koncerni u deturua qė tė transportoj platformen e ndryshkur tė celiktė nė bregdet dhe atė ta cmontojė sipas standardeve e rregullave tė vendit... Raportet e publikut me median nė kėtė model ėshtė parėsorė dhe frytėdhėnės.

MODELI BIOTOP (biotop)

Nė kėtė model kemi dy aktorė kryesor: Aktori politk dhe ai i mediave. Qė tė dy aktorėt korrenspondojnė mes veti mrekullisht. Ato vendosin sė bashku se c’farė do tė jetė "Top-temė" e ditės e cka jo. Pra mediat dhe politika/qeveria vendosin, sė bashku, pėr agjendat politike. Si politikat po ashtu edhe mediat janė tė varura nga njėri-tjetri. Ata i japin kėshilla dhe sygjerime njėri tjetrit. Cilat tema duhet tė jenė nė qendėr tė vėmendjes tė opinionit publik e cilat duhet tė "varrosen", varen nga ”tandemi” media + politika!
Qė tė dyja nėpėrmes aktiviteteve japin sinjale nė botėn e jashtme. Publiku nė kėtė trekendėsh ėshtė 100% aktor pasiv. Ėshtė jashtė loje! Shembull: Sulmi ajror i aleances kundėr makinerisė ushtarake serbe nė Kosovė. Nė fillimin e sulmit tė aleances sė NATO-sė dukej sikur politikat/qeveritė e aleancės dhe mediat e tyre kishin nėnshkruar njė pakt tė pėrbashkėt; ku edhe vetė opozita mirrte pjesė. Opinioni publik botėror, pėr cudi, qėndronte nė rolin pasiv. Ai ishte pėrcjellės i thjeshtė; spektator. Aleanca dhe mediat "komunikonin mrrekullisht"...

Ndėrmjetėsimi politik, sot, nuk guxon tė konsiderohet dhe tė kuptohet si njėdimensional dhe njėjės. Ėshtė e qartė se, egzistojnė edhe shumė mėnyra e forma tjera, se si mund tė ndėrmjetėsohen politikat nė njė sistem tė rregullimit shtetėror, por, si pėrfundim logjik do tė rrjedhte se pa aktorin "enigmatik", pra, pa mediat masive, ndėrmjetėsimi politik, nė shekullin 21 do tė ishte joreal dhe abortues.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara