HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A ekziston mobing (shpotitja) nė shkolla tona?!

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli Kohėve tė fundit ca media u fokusuan rreth fenomenit shqetėsues e gjithnjė nė rritje tė quajtur mobbing/shpotitje. E kjo s’ndodhė as nė mal e as nė fushė, por nė shkolla! Lexojmė pėr fėmijėt, tė cilėt janė ofenduar; nėncmuar e shpotitur psiqikisht dhe fizikisht!

Kjo "faqe e zezė" e shoqėrisė sonė ėshtė duke u zhvilluar pėr vite tė tėra. Dhe mėsimdhėnėsit, sic duket, nuk paskan qenė dhe nuk janė fare nė dijeni pėr kėtė dukuri negative tė produktit tė shoqėrisė. Kemi parė e lexuar se si viktimat e shpotitjes (mobbing), duke qenė tė lėnduar shpirtėrisht, kanė tentuar tė sulmojnė tiranin edhe me thikė. Kėto episode tė mjera e tragjike tė bėjnė tė mendosh seriozisht, se cfarė ėshtė duke ndodhė me vlerat shpirtėrore e etiko-morale tė traditės sonė.

Fjala "Mobbing" ėshtė relativisht shprehje e re nė Kosovė, dhe kjo fjalė nė fjalorin tonė ėshte futur, me sa di unė, kėtė vit. Sipas leksikonit fjala "Mobbing" don tė thotė "dhunė grupi". Veprim i njė grupi agresiv e sulmues ndaj njė personi i cili konsiderohet se nuk i pėrket shumicės; dhe nuk pranohet nga ky grup dhe/apo shoqėria.

Ato/Ata tė cilėt mobojnė kanė si qėllim tė thejnė viktimėn; psiqikisht dhe/ose fizikisht.

Pra disa fėmijė qesėndisin dhe trazojnė viktimėn, e cila nga kėta mobues paragjykohet dhe konsiderohet tė jetė mė i dobėt dhe mė "shkoklan" se sa "tė tjerėt"!

Sėmundja "e re" shoqėrore "Mobbing" ndahet nė disa kategori: si psh. nė atė fizike dhe psiqike. Janė me qindra arsye se pėrse mobohet nė shkollat tona. Njė ndėr arsyet mund tė jetė edhe kjo: Ajo/Ai qė ėshtė zgjedhur pėr viktimizim pėrdallohet dhe vecohet nga "shumica e madhe normale dhe e zakonshme". Psh. nėse viktima ka interesa e hobi tė vecantė, e tė cilat nuk do tė ishin "normale" pėr gjininė dhe moshėn e tij/saj.

* * *

Ndoshta njė ndėr motivet mė tė shpeshta pėr mobing janė rrobat (veshja) dhe pamja e jashtme. Pėr fėmijėt nė njė moshė tė caktuar ėshtė shumė me rėndėsi qė tė vishen rrobat nga kreatorė dhe dizajner tė dalluar botėror ("me firmė"). Kjo, vecanėrisht, ėshtė me peshė pėr nxėnėsit dhe nxėnėset e klasave tė 6 e deri nė tė 8-ta. Kėtu edhe fillon zhvillimi psikofizik i fėmijėve. Nė kėtė periudhė, pothuaja, tė gjithė fėmijėt janė tė preokopuar qė tė jenė tė pranuar, tė popullarizuar dhe tė dashur nga tė tjerėt; pra nga shoqėria. Ti takojnė njė grupi ėshtė me rėndėsi. Nqs. nuk i ke kėto rroba "me firmė" (rroba qė do tė mundėsonin e lehtėsonon pranimin nė shoqėri), rruga pėr t'u bėrė viktimė e mobingut ėshtė shumė e shkurtėr! Ekonomia e varfėr e familjes bėn qė shumica e filloristėve tė mos kenė mundėsi tė shijojnė e tė veshin "rroba me firmė" dhe tė pajisen me sjelljet "moderne tė kohės". Andaj fėmijėt vetvecohen dhe izolohen nga shoqėria. Arsyeja: kėta veshin rrobe "tė vjetra" qė nuk janė tė kohės!

Shpotitja, jo rallė bėhet edhe pėr shkak tė pamjes sė jashtme (edhe pse askush nuk duhet tė duket i njėjtė me tė tjerėt). Disa shpotiten pėr shkak tė problemeve psiqike (dėmtimeve tė trurit) apo ndonjė asimetrie trupore. Shumė nga kėto raste do tė kishin mundėsin pėr t'u mėnjanuar po qė se shkolla dhe prindėrit do tė kishin informuar fėmijėt rreth prezencės eventuale, tė kėtyre nxėnėsve tė sjellshėm, por tė hendikepuar.

Shumica besojnė se janė vetėm cunat ata qė shpotisin, e kjo ėshtė e gabuar, mendojė unė! Njė mundėsi pėr tė kategorizuar mobing ėshtė edhe gjinija (seksi). Nėse krahasojmė metodat e mobingut tė cilat janė karakteristike pėr gjininė, del se ekzistojnė metoda tė ndryshme, tė cilat pėrdoren varėsisht nga gjinia qė mobuesi i takon. Kur cunat mobojnė kjo zakonisht ndodhė me pėrleshje e rrahje fizike. Nė tė kundėrtėn, cupėzat, pėr tė dėrrmuar e thyer viktimen e tyre, mė shumė pėrdorin terrorin psiqik: shpesh me thashetheme "pas shpinde"!

Dikush mund tė pyet nėse viktima ėshtė vetėfajtore pėr shpotitje: Pėrgjigja do tė ishte jo. Mėkatar janė shpotitėsit. Ėshtė vėrtetuar shkenctarishtė se, shumica e atyre qė shpotisin (mobojnė) janė mė tė dobėtit. Kėta shpotisin tė tjerėt pėr tė kamufluar dhe fshefur dobėsin e tyre. Kėta janė tė dobėt dhe tė frigėsuar pėr vehten e tyre pėr tė qenė i mobuar. Po ashtu dihet se shumica e mobuesve rrjedhė nga familje dhe shtėpi ku kėta fėmijė nuk e kanė mirė. Psh. alkoholi nė shtėpi, bixhozi, kurvėria e nėnės/babait... etj. etj. Teoria tjetėr mbi mobing tregon se, vetė shpotitėsit kanė pėrjetuar sulme shpirtėrore, dhe se ai/ajo nuk ėshtė kuptuar mirė gjatė formimit psikofizik. Nuk ėshtė lehtė qė tė largosh agresivitetin dhe pėrjetimet qė lėndojnė e nėncmojnė. Ndjenjat mbesin pėrseri aty, edhe pse ne nuk jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė. Mobuesit hedhin ndjenjat e tyre tek tjetri. Prandaj kėta dalin jashtė nė hapsirė me "radarin" e tyre, pėr tė hulumtuar se kush mund tė jetė pranues pėr shpotitje.

Zakonisht janė njė apo dy fėmijė qė fillojnė shpotitjen, pėrderisa tė tjerėt frigohen tė ndėrhyjnė apo tė mbrojnė viktimen. Friga se edhe kėta mund tė jenė viktima tė shpotitjes ėshtė e fuqishme. Shpotitja pasive ėshtė njė formė e mobingut; kur diksuh i "kthen shpindėn" viktimės dhe paraqitet se nuk ka dėgjuar ndonjė gjė.

Cfarė mund tė bėhet pėr tė luftuar mobingun?

Kemi shumė shembuj qė tregojnė se nė shkollat tona, me vite tė tėra, fėmijėt tanė janė mobuar. A nuk e ka hetuar askush kėtė sėmundje? Shumė mėsues e mėsuese pohojnė se: "Kurrė nuk kemi pa dicka tė tillė, bile as qė kemi ndi qė mobingu ekziston nė shkollėn tonė. Jo cfare, as qė kemi zbulu raste tė tilla." Kjo do tė ishte e pavėrtetė, mė shqip tė shprehem: Kjo ėshtė "rrenė e kulluar". Dikush duhet tė ketė parė apo dėgjuar dicka. Apo jo?!

Skolla ėshtė pėrgjegjėse dhe llogaridhėnėse. Kėtu cdoherė kemi tė bėjme me relacionet shoqėrore: Fėmijėt shpesh herė kanė raportuar se kėta janė shpotitur edhe para syve tė mėsuesve. Mėsuesit e mėsuesėt duhet tė jenė mė me pėrgjegjėsi. Tė mos imitojnė e kopjojnė TV-nė. Kėta duhet tė mirėbisedojnė me secilin nxėnės. Tė pyesin pėr shpotitjet eventuale. Mėsimdhėnėsit duhet t'i falin besimin nxėnėsit, se ajo cfarė flitet nė mes tyre do tė mbetet sekret. Jo rrallė mėsuesit provojnė tė bagatelizojnė (lėnė pas dore) problemin, apo mundėsisht ta bartin atė tek prindėrit…! Po ashtu prindėrit duhet tė flasin me fėmijėt rreth mobingut. Po u zbulua dicka duhet biseduar me mėsuesin/mėsuesen dhe rasti tė pastrohet. Kjo nuk don tė thotė se prindėrit duhet tė involvohen drejtėpėrsėdrejti. Nuk duhet tė ketė kėrcėnime, si psh. "edhe njėhere me bo me ndi se po ma shtramon/shpotitė ciken teme, kryt ta k’pus more zalloga i flliqtė…" Ne duhet tė mėnjanojmė pėrdorimn e shabllonit tė mobuesve. Bashkėpunimi nė mes tė rriturve ėshtė njė ndėr burimet kryesore pėr ndryshime pozitive. Fėmijėt shofin dhe mėsojnė nga bashkėsjellja e tė rriturve, apo jo?

Pavarėsisht inisiativave, fenomeni mobing, nuk mund tė mėnjanohet rrėnjėsisht, Gjithmonė do tė jetė dikush qė mendon se ėshtė mė "i dobėt" e mė i vockėl se sa tė tjerėt, dhe cdoherė do tė jetė dikush qė ndien nevojė tė terrorizojė e tė minimizojė tė tjerėt, vetėm e vetėm pėr t'i treguar shoqėrisė se ata janė mė tė guximshėm, mė tė mirė ose mė tė pėrkryer se sa tė tjerėt.

Pasojat e njė shoqėrie mobuese, ne tani po i ndiem edhe nė politikė. Politikanėt dhe mediat kanė po tė njėjtat shabllone shpotitėse: Kėta mobojnė e nuk dialogojnė!

Njė gjė dihet: mobing ėshtė rezultat i mungesės sė dashurisė, rrespektit dhe produkt i njė shoqėrie tė papėrgjegjėshme. Dhe s'u ndalua kjo e keqe, kjo do tė na drejtojė nė dhunė, varfėri e kriminalitet…!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara