HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Roli i politikave mediale nė de-militarizimin, de-centralizimin, de-kombėtarizimin dhe demokratizimin e shoqėrisė shqiptare!

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli Secili nga ne vetvendos se c’farė don tė flas, kur dhe nė c’mėnyrė don tė flasė. Natyrisht duke pasė parasysh rrespektimin e kufirit tė instaluar nga pushteti dhe "shoqeria multietnike". Ka gjėra dhe dukuri qė qytetari ynė "mė mirė" ėshtė tė mos i shef, dėgjojė e kuptojė. Tė mos i thumbojė e kritikojė! Kėto do tė ishin "institucioni UNMIK-shtet", kuvendi dhe partia.

Gazetarisė shqiptare nė Kosovė i ėshtė shtuar "njė kufi" ideologjik; respektivisht, ndalimpublikimi dhe ndalimtransportimi i lajmit dhe proceseve politike e diplomatike tė FBKSH-sė dhe partive e lėvizjeve tjera politke qė nė programin e tyre politik e strategjik, kanė si qėllim bashkimin teritorial, politik, kulturor dhe ekonomik tė Shqiptarėve tė copėzuar nė Ballkan! Dhe po u bė kjo atėherė kjo bėhet sipėrfaqėsisht dhe imtėsisht...!

Ata qė e "mbollėn dhe e pollėn" kufirin gazetaresk, ata edhe duan qė ta "kenė nėn kontroll". Dhe mundėsisht ta bėjnė tė pacenueshėm, tė pakritikueshėm, tė pakalueshėm e tė frigshėm. Dikush mund tė thotė e artikulojė "cdo gjė" por, jo me zė aq "tė lartė"…

Demokraci ėshtė qė tė kesh mundėsi ekonomike e kushte optimale politike e socilae qė tė krijosh e transmetosh mendimin dhe strategjinė tėnde politke kombėtare. Kėto projekte e strategji t'i pėrpunosh, avancosh e konkretizosh pa presionin juridik, ekonomik e policor; e pse jo edhe pa frikė. Shqiptari sot kėrkon informacione jo tė pėrpunuara, jo partiakisht tė seleksionuara dhe jo ideologjikisht tė ngjyrosura!

Nuk ka mundėsi secili qytetar i Kosovės tė shkojė tek komandanti i forcave tė KFOR-it, e tė informohet mbi atė se, c’farė ėshtė duke ndėrmarrė ai, qė ta zbatoj rezolutėn 1244; pėrkitazi rreth aneksimit tė kufijve tė Kosovės. Nuk ka mundesi ky dardanas tė shkoj e tė takohet me presidentin e SHBA-ve, Xhorxh Bush, e ta pyes se, "a mos e ka ndėr mend t'i tėrhjek ushtarėt amerikanė nga Kosova. Nė fund tė fundit, "Kosovarėt" kanė edhe halle e punė tė shumta pėr tė kryer: shtėpi tė rrėnuara, tė afėrm tė zhdukur, tė vrarė e tė dhunuar, papunėsi, joarsimimi… etj. etj. E pra mungon faktori kohė.

Detyrimisht shoqėria jonė ka nėvojė pėr informacione, pėr informim e komunikim; pra, pėr tė ashtuaquajturit gazetar. Detyra e tyre madhore do tė ishte qė nė shoqėrinė dardane tė kenė rolin e njė blete, qė palodhshėm mbledh nektarin. Gazetar qė "intervistojn e provokojnė" pėrsonalitetet me "rėndėsi e peshė" publike, ku, nga kjo intervistė tė nxjeret njė informatė "objektive, e sinqertė dhe e kapshme". Nga kjo informatė opinioni publik tė ketė mundėsinė tė vetėndėrtojė opinionin e tij. Por pėr fat tė keq kėta gazetarė nuk janė bletė qė prodhojnė mjaltė por, njerėz qė jo rrallė mė shumė prodhojnė huti e sėmundje se qetėsi e shėndet!

Recipicientėt shqiptar lexojnė komente (tė shkruar nga gazetarėt, natyrisht) dhe kėshtu "infektohen" me qėndrimet dhe pozitat politike, sociale e kulturore tė tyre. Fatkeqėsisht, konsumuesi i lajmit lexon vetėm qėndrimet e gazetarit, dhe kjo shpie kah ajo qė, opinioni publik detyrimisht, ta pranojė nivelin dhe pozitėn e tijė formuluese; si mendim, lajm, ide, informatė apo formulė tė „pėrkryer politike ". Nga kjo rrjedhė pėrgjegjėsia titanike qė bie nė supet dhe moralin e gazetarėve.

Ka dy mundėsi: Gazetari ėshtė i vetėdishem pėr pėrgjegjėsinė e madhe qė ka ndaj shoqėrisė nė pėrgjithėsi pra, rrespekton atė pėrgjegjėsi. Ose gazetari vetėdishėm shfrytėzon kėtė pėrgjegjėsi tė madhe; qe idetė, mendimet, opinionet dhe tekat e tij partiake t'ia imponojė opinionit publik. Ai ėshtė njė „mendjebėrės" apo mė mirė tė them "mendjezhbėrės". Dhe kėsi lloj „mendje(zh)bėrėsa" kemi shumė, tė mos themi tepėr shumė nėpėr institucionet mediale. Kėta vetėdishėm „rrasen" nė media-kaosin duke pėrbiruar dhe dėpėrtuar aty ku e kanė me lehtė…e ku janė mė tė "pėrkdhelur"…

E tėrė kjo sot po mbulohet nėn tė ashtuquajturen ligjin mbi „lirinė e shtypit". Fillimisht e menduar qė tė „mundėsoj" garantimin dhe sigurimin e njė informimi „objektiv e multidimenzional"

Liria e shypit, kjo e drejtė universale, jo rrallė, keqpėrdoret pėr qėllime propagandistike, "mendimpėrpunimi" si dhe pėr pėrbaltimin e personave dhe grupeve tė ndryshme tė shoqėrisė. Pėr njė ballkanas "gjysmė tė edukuar", e posacėrisht, pėr njė shqiptar me telashe e halle shumė lind pyetja: Pėrse keshtu? Thjeshtė: lakmia pėr pushtet e pėr LEK!

Paraja dhe pushteti qeverisė botėn dhe kėshtu edhe mediat. Ka me siguri media (tė pakta) qė jetojnė e veprojnė vetėm pėr qėllime kulturore e interes kombėtar. Por mund tė themi se, gjendja e tyre financiare ėshtė e mjerė dhe pėr tė ardhur keq...

Ka shtėpi mediale qė u ndihmuan dhe ndihmohen financiarisht nga donatorėt ndėrkombetar. Dhe shtrohet pyetja: SA MUND TĖ KRITIKOJĖ NJĖ SHTĖPI MEDIALE ATA PADRONŹ QĖ E NDIHMUAN ATĖ TĖ THEMELOHET E TĖ EGZISTOJĖ? DHE NĖSE KJO MEDIA KA GUXIMIN TA KRITIKOJĖ DONATORIN, ATHERE SHTROHET PYETJA: DERI NĖ C’SHKALLĖ MUNDŹ TŹ SHKOJŹ KRITIKA!?

Kėto janė shėrbėtore tė interesave e planeve tė kėqija politike, ushtarake e ekonomike tė disa forcave ndėrkombėtare!

R E T R O S P E K T I V Ė

Situata mediale nė RFGjermane pas luftės sė II-tė botėrore. Tentim nivelizimi i politikės sė shqiptarėve tė Kosovės me politkėn kundėrnjerėzore tė nacizmit

Planet e shtabit qėndror ushtarak Anglo-Amerikan nė lidhje me "rregullimin" e mediave masive gjermane orientohej nė tri (3) faza. Pas kapitulimit tė fashizmit gjerman, dhe futjės sė armatės sė aleancės nė tokėn gjermane, aleanca urdhėroj qė tė gjitha mediat gjermane tė ndėrpresin punėn e tyre informative (C’farė ishte edhe veprim i drejtė moral dhe i arsyetuar politk).

Ky vendim u mor me 24 Nėntor tė vitit 1944. Gjatė fazės kalimtare ishin aleatėt ata qė ishin tė "detyruar" qė, nėpėrmes fletushkave informative tė sigurojnė informacione pėr opininion e "helmuar"gjerman. Vite mė vonė do tė ipet "sinjal i gjelbėr" qė, prodhues dhe selektor tė lajmeve pėr opinionin publik tė vendit tė jenė vetė gjermanėt, (gjithsesi duke qenė nėn monitorizim tė rreptė tė fuqive euro-amerikane. Ishte njė unitet dhe pajtim i plotė nė mesin e aleances qė tė ndalohet puna jo vetėm organeve tė shtypit nacionalsocialist, (shtyp qė ushqeu makinerinė ushtarake e shpirtin gjerman pėr tė bėrė gjenocid tė paparė mbi njėriun), por edhe i tėrė shtypi qė ekzistonte qė para vitit 1945. Pra edhe tė shtypit tė vitit 1933…

Politikat, strategjitė dhe vendimet e aleancės ishin vendosur nė konferencen e Potsdam-it. Nė dokumentin pėrfundimtar tė 2 Gushtit 1945, fuqitė ngadhėnjimtare formuluan dokumentin rreth qėllimeve dhe planeve tė tyre demokratike:

a) Tė politikės sė sigurisė: denacificizimi dhe marrja e masave serioze kundėr njė revanshimi tė mundshėm tė politkes gjermane;
b) Tė politikės ekonomike: cėshtja e riparimit dhe riaftėsimit tė ekonomisė gjermane;
c) Tė jetės politiko-shoqėrore: instalimi i njė shoqėrie demokratike, toleruese e jo ekspansioniste.

Ėshtė mė se e qartė se, mediat si transportuese dhe ndėrmjetėsuese informative ishin nė fokus tė interesave tė aleancės, dhe jo rastėsisht nė dokumentin e Postdam-it ato kishin njė rol tė rėndėsishėm. Njė ndėr kushtet pėr "rindėrtimin" e gazetave tė reja, sipas modelit anglo-amerikan, ishte "rimėsimi" respektivisht "riedukimi i shpirtit" tė gazetarėve gjerman. Britanikėt psh. kėrkonin nga sistemi i gazetarisė sė re gjermane, qė shėrbimi profesional dhe oferta objektive tė ketė vendin e vet dhe tė jetė mbizotėruese absolute e njė lajmi. Jo opinion subjektiv i njė gazetari.

Nė "Standig Directive No.1" tė 20. Korrik 1945 thuhet: Gazeta duhet tė jetė njė "forum i pėrgjithshėm". Lajmi dhe komenti duhet tė dallohen, tė ndahėn nga njėri-tjetri. Tė mėnjanohet dhe tė dėnohet "pėr vdekje" ndėrtimi i reportazheve tendencioze, luftėnxitėse e naziste. Aleanca pėrendimore dėshironte para sė gjithash tė bėnte njė "reklamė pėr demokracinė", e qė nė mendjen e tyre kjo do tė thoshte qė Gjermania duhej tė rikycej nė njė shoqėri europiane tė shėndoshė e demokratike. Qėllimi fundamental i shtypit dhe politikės informative europėrėndimore ishte qė, "shpirtin" gjerman, me kuptimin e plotė tė fjalės, ta "rikrijojė dhe pastrojė" dhe jo ta argėtojė ("edutainment"). Riedukimi i gjermanėve tė pas luftės se II-tė botėrore, sipas aleancės pėrendimore mund tė pėrfshihet nė katėr D-tė: De-militarizim, De-centralizim, De-nacifizim dhe Demokratizim.

S O T

Situata mediale nė Kosovė pas luftės

Mediat masive nė Kosovė, padyshim se, kanė nėvojė pėr kėshilla, ndihmė profesionale, morale, ekonomike e politike. Por, vetvetiu lind njė pyetje, lind njė dėshirė pėr tė marrė njė informacion dhe pėr tė mėsuar dicka qė tė bren mendjen e trurin! (Ėshtė i pakapėrcyeshem pėr kėto rreshta thėnja e FROJD-it: "instinktet, synimet dhe dėshirat nuk lejojnė t'i shtypėsh dhe ėshtė e kotė tė supozosh se kur i shtyp, ato ikin pėrgjithmonė. E shumta mund t'i ndrydhesh, duke i kaluar nga vetėdija nė pavetėdije. Por, nė ketė rast, duke iu nėnshtruar kėsaj shmangieje tė rrezikshme, ato grumbullohen nė thellėsi tė shpirtit dhe, duke fermentuar vazhdimisht, krijojnė shqetėsim nėrvor, c'rregullim dhe sėmundje…")

Pse gjithė ky presion politik, ushtarak, ekonomik e partiak mbi mediat shqiptare nė Kosovė!? Pėrse tentohet qė tė behet njė „riedukim", njė "rikrijim" dhe njė „ripastrim" i shpirtit shqiptar!? Pėrse dėnohet e „pushkatohet" media qė tenton tė zbulojė e ndihmojė nė zbardhjen e atyre policėve, ushtarakėve e civilėve serbė, atyre qė vranė e bėnė gjenocid nė Kosovė? Pėrse lejohet, pėrkrahet dhe djallėzisht ndihmohet tensionimi artificial i ambientit politik nė Kosovė? Nė emėr tė cilit moral?

Ishte propaganda Gebelsiane e qeverisė serbe, ajo qė nxiti tėrė qėnien dhe energjinė ushtarake serbe pėr tė marshuar nė Kosovė. Ishte dhe ėshtė media, intelegjenca, populli dhe politikat serbe, ato qė nė shekullin e XX pėrsėritėn kampin e Mathausen-it, nė teritorin e ish-jugosllavisė. Ishin mediat, politikanėt, pozitė dhe opozitė, ata qė bėnė ndjekjen mitike tė shqiptareve nė shekullit XX. C’farė bėri dhe bėn alenaca nė kėtė drejtim? C’farė ėshtė kontrolli i saj mbi mediat serbe? Cilat media veprojnė nė Mitrovicėn "serbe"? C’farė ėshtė orientimi i tyre politik e ushtarak? Kush i financon ato? Pse lejohet tė "c’pordhet" e arritura politike dhe ushtarake e aleancės nga mediat serbe? Si lejohet qė organizmat e aleancės pėrėndimore KFOR-i dhe UNMIK-u tė cilėsohen e tė atribuohen nga ana e mediave serbe si naziste e fashiste…(Rasti i Kastriotit)?

Media nė Kosovė ėshtė nė krizė, ajo „po calon". Mungesa e profesionalitetit, korrektėsisė, sinqeritetit dhe neutralitetit nė profesion ėshtė pjesė e njė gabimi tė vulosur nga shumė individė,…kombėtar e ndėrkombėtar.

Tė katėr D-tė: De-militarizimi, De-centralizimi, De-nacionalizmi dhe De-mokratizimi para se tė pėrfundojė nė hapsirat shqiptare, sė pakut, do tė duhej tė fillonte nė Serbinė e Milloshevicit dhe tė Ivo Andriqit!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara