HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ĒFARĖ MUND TĖ THUHET PAS QĖNDRIMIT TĖ SOROSIT?

-- nga Genc Rizai, 15.07.2003

Te gjithe e patem percjelle me interes ate qendrim te Xh Sorosit ne fjalen e tij dhe ne shkrimet e botuara ne shtypin boteror duke dale ne favor te pavaresise se Kosoves, interesimi pati rrjedhoje te menjehershme habine duke dite ate ngarkese qe ka shoqeruar emrin "Soros" nder shqiptare gjate ketyre viteve. Por njekohesisht nje tjeter gjykim surprize erdhi nga nje politikan shqiptar Arben Xhaferri qe dilte me versionin e Shqiperise etnike. Ēfare mund te thuhet mbas ketyre deklarimeve!?Pershkrimi qe Soros i ben politikes europjane eshte i sakte. Fakti qe kerkon njohjen e pavaresise se Kosoves dhe me vone ndarjen e Malit te zi sigurisht qe eshte pozitiv po ashtu dhe ideja per te integruar ne EU, Shqiperine ne v. 2010 eshte me interes (ne liste e para eshte Serbija qe ofrohet per integrim, e fundit Shqiperia.), Kosova me 2015. Per Bosnjen nje Deiton i dyte, pak a shume... Shqiptaret e Maqedonise sic jane... Ne dy variantet qe shtrohen tash per rajonin njeri eshte ky qe perkrah Soros. Varianti i dyte eshte ma drastik dhe kerkon grupimin e shqiptareve ne nje shtet shqiptar, sic shprehet Xhaferi. Ky nuk i pelqen Sorosit, dhe Europes jo qe jo, qeveria shqiptare s'ka kohe te merret me probleme qe nuk jane ne axhendat greke dhe personale pas komuniste dhe len ujin te shkoje nga te kete qejfe dhe perpiqet te lidh sa me shpejt me serbet interesat e klaneve te veta. Me qe ne EU hiqen kufinjte te mendojne vetem per 'kufinjte' e pronave te veta personale.

Arben Xhaferi nuk flet kot, pa mbeshtetje asnje politikan nuk ka ide personale!. Ali Ahmeti ka frike ndarjen e Maqedonise se shqiptaret ne 80 vjet kane humbe shume territore qe jane populluar me sllave. Kane humbe Shkupin, Manastirin etj. qe edhe Xhaferi dikur e ka pas shprehe kete frike. Vec tjerash bashkimi me Shqiperine i heq mundesine e protagonistit te rendesishem politikaneve shqiptare te Maqedonise dhe mbeten periferike...! Ideja qe shqiptaret te mbrojne identitetin e tyre dhe vlerat te shperndare eshte pak e minuar, te tjeret e shohin te mundeshem nje shperthim te shqiptareve ne Ballkan, kjo eshte e veshtire dhe utopi ala V. Surroi. Balanca nga do te anoje? Europa eshte per statu-kuo ne kete moment se nuk ka peshe politike perballe SH.B.A deri sa te krijohet nje moment me i favorshem per te vijuar politiken e vjeter. Perse serbet u kethyen ne bisha te egra per ta shkye Ballkanin keto dhjete vite aq me teper qe po behej deti kos, pra Europa po behej nje dhe ata e kishin rrugen hape? Me potencialin qe kishin ata mund te krijonin ekspansion ekonomik,kulturor dhe etnik re fuqishem, pra perse u nguten!? Dikush ka shprehe figurativisht ndertimin e Europes: Jo ti shembim kufinjte por ti zhysim pak qe te bashkepunojme! Kjo eshte historia, kufinjte ose ti gllaberon dikush perkohesisht ose perfundimisht dhe kete e dine serbet, Europa eshte nje eksperiment ne kohe dhe sado e sukseseshme dhe e nevojeshme qe te jete ajo neser mund te ndodhet para dilemave te ridezintegrimit. Askush nuk eshte kurre ne gjendje te parashikoje te ardhmen, aq me teper para dilemave te papritura "moderne" te shumellojeshme qofte dhe te ekonomise ne nje klime dhe ekologji te papercaktueshme te se ardhmes. Perplasje te natyrave te ndryshme mund te jene te dera. E dyta, mbijetesa ne EU nuk presupozon koperative komuniste ku punon sa mundesh e merr sa ke nevoje, por nje dominim te kapitaleve dhe forces, konkurrences se eger. E treta, sa me e fuqishme te ishte Serbo-Jugosllavia aq me shume do te kishte ze ne tavolinen e 'burrave" per te ēuar ujin ne mullirin e interesave te veta. Se fundi, ne se ky eksperiment dikur do te deshtonte, ajo do te shkonte ne kufinjte e sanksjonuar qe kur ishte futur ne BE.

Problemi jone tani per tani eshte cfare po thuhet e cfare po diskutohet per Kosoven dhe te ardhmen e saj!Keshtu nese Kosova fiton pavaresine eshte mire relativisht. Shqiptaret nuk krijojne ate potencial maksimal te mundeshem politik ekonomik, etnik te bashkuar per te shprehe dhe mbrojte interesat e tyre te jeteses se perditeshme por dhe vecanerisht te ruejtjes se qenies nga asimilimet e terbuara greko-sllave. Sic duket futja e Kosoves nen hyqmin serb eshte shkas per konflikt te metejshem ne Ballkan dhe nuk pranohet nga askush realisht por dhe alternativa e nje Dejtoni te ri per te ripercaktuar kufinjte e Ballkanit mund te jete dhe jasht deshires edhe te vete serbeve, te cilet ne Bosnje kane marre c'fare deshten, dhe e kane por te cileve do tu vihej njehere e mire kufiri tek thana per me tej dhe perpjekjet e tyre aktuale politike jane per te marre sa te jete e mundun me shume perballe qullesise se nenshtrimit te shtetit te shqiptareve. Shqiptaret edhe sikur te humbisnin ata territore qe i kane humbe tashme ne Maqedoni, do te fitonin shansin e fundit per te pase nje qender te vetme kohezioni. Te shperndare ata do te vijojne te jene gogla ne doren e gekeve dhe sllaveve dhe Europes "shume dashamirese".

Sharon ka thane tash vone per Palestinen: "ka ardhe koha per te ndare tashma kete toke"! (fituan cka mund te fitonin)! Dhe shqiptaret e sllavet ka 1300 vjet qe perplasen dhe do vazhdojne te perplasen, ka ardhe koha tashma qe shqiptaret te grupohen dhe pastaj "en group" te futen ne B.E. te grupuar dhe te orientuar nga nje qender shqiptaret do te kene maksimalen e aspiratave te mundeshme mbrenda nje bote rrafshuese, asimiluese. Nese nuk ndodh kjo, rrafshimi i ndergjegjes dhe identitetit qofte dhe i interesave materiale shqiptare ne "lokalitetet" Shqiperi, lokalitetetin Kosove, Maqedoni, lene ma Mal i Zi apo Cameri, do te jete shume me i vrullshem nen daren greko-sllave dhe mbare europjane, kontemporane. Do mbetemi periferia per "gjah" a nuk ka p.sh. Italia plagen e vet te perjeteshme, Italine e jugut? Perse Europa tash dhjetra vite nuk arriti ta sheroje? Secili popull duhet vete t'a nxjerr gomarin nga balta! Nese alternativa per tu bashkuar shqiptaret ne nje shtet ofrohet realisht, me duket se eshte gjeja me e plote e mundeshme! Shikojeni aktualisht me nje shembull krejt te thjeshte deti eshte terheqja me e madhe per kontinentalet, shqiptaret e Kosoves dhe te Maqedonise sot ndjekin rruget qe kalojne neper Tirane pra ne nje rreze qe mund te behet integruese per interesat mbareshqiptare, ne 'kudhren' europjane. Perse sot del A. Xhaferi me kete teze? Dje ishte si protagonist politik efektiv dhe i lejonte vehtes te perfitoje, dhe te bente dhe lojen e te tjereve, sot deshton pas A. Ahmetit dhe kujtohet se egziston nje mision politik jashte portofolit personal, i cili ne nje moment te caktuar pushon se "mbushuri". Me mire vonė se kurr!

Nese thuhet qe shqiptaret do te kene mundesi me se fundi qe ne EU te realizojne aspiratat e tyre per "bashkim" (qe s'eshte bashkim po nje komunikim ne hanin e madh europian qe eshte i te gjithe bujtesve), pra kot qe mendoni per Shqiperine etnike (edhe L. Zogu ka thene se i ka ike koha ati term) aty bile shqiptaret si race e zoja qe jane do te krijojne 'ekspansionin e races se tyre (se mos erdhi perandoria osmane dhe shqiptaret u vecuan nga fqinjet dhe u vendosen ne ball te perandorise), rrethanat jane krejt ne disfavor te shqiptareve te shperndare. Po meqe shqiptaret jane race e zonja edhe ne rastin kur jane brenda nje shteti te plote shqiptar, ne Europen pa kufinj s'u mungon aspak rasti qe te shprehin vrullin e tyre shperthyes!? Ne se mbesin te shperndare Kosova dalngadale do te orientohet drejt metropolit ekonomik Serbi, apo nuk jane te shperndare serbet ne Kosove sot si njollat ne lekuren e leopardit!?. E. Hoxha jo me kot pat shperndare faren e komunizmit nder shqiptaret e Kosoves, ai e ka dite se historia nje dite do te ndodhet ne kthesa tjera dhe ka menduar te nesermen kur do t'i vije fundi ketij sistemi, te mos kete kosovare ne shpine por si bashkepuntore te tij ne krahun e majte mafiozo-komunist. Prandaj dhe socialistet penguan bashkimin e luftes ne Kosove, kunder Rugoves i cili ne rethana normale duhet te kerkonte bashkimin me Shqiperine kur te paraqitej rrethana e pershtateshme sic eshte rasti sot apo neser. Nacionalizmi per ata qe e kane zgjidhur me kohe kete problem per kombet e tyre eshte jashte interesit dhe pengues per interesat e tyre, po keshtu dhe per komunistet qe kane vulen e tradhetise ndaj kombit. Per te tjeret eshte jetik.

Eshte thellesisht trondites fakti qe kryetari i biznesmeneve te Shqiperise deklaron se gjithe biznesi ka rene ne dore te huaj dhe eksport-importi qe ne te gjithe boten kerkohet te jete i balancuar te pakten ne 50% ne shqiperi ndodhet ne kufijte: -import 95% dhe eksport 5%, bilanc fatal shkaterrues qe nuk egziston ne asnje vend tjeter te botes. Nese shqiptaret do vazhdojne te mbeten te shperndare dhe ai 5% do te zhduket, si do te zhdukeshim edhe vete ne! Te bashkuar, nese do te krijohet mundesia, do te dale nje shtrese e re qe do kerkoje zgjidhje te tjera ne favor te mbrojtjes se interesave te shqiptareve ne rrethanat e EU apo tjera cfaredo qe ne EU te mos flasin me urdherin e lejen e grekerve, a tjereve perfaqesues koperativiste se tipit te ulte si Shqiperi, a Kosove, lere pastaj Maqedoni qe as do te ekzistonte fare! E pame cfar beri kisha serbe ne Maqedoni? E shperndau kishen maqedonase autoqefale dhe pasi i hoqi te gjithe peshkopet vendosi spiune te Serbise dhe i dha afat deri ne shtator qe te futen nen hyqmin e patriarkanes serbe te Pejes!!! Pra a mos ka marre fund lufta dhe a do te marri fund ndonjehere!?

Liga shqiptaro-amerikane ne deklaraten e saj te shpallur dhe botuar ne shtyp thote qe qeveria e Sh.B.A. ndjek presionet serbe dhe politiken tradicionale duke mos perkrahe pavaresine e Kosoves. Aty thuhet se nder kundershtaret me te medhenj qenka i famshmi Kisinger, i cili beka tregeti te madhe te pakontrolluar me Serbine...! Soros perkrah, Kisinger kundershton...!? Edhe ish-ministri i jashtem italian, faqeziu antishqiptar L. Dini akuzohet se ka blere telekomin e serb me trefish cmimin per te financuar luften e serbeve kunder Kosoves, nje pjese e madhe e pareve as qe dihet kah kane fluturuar...! Shqiptaret i shkaterruan qe te mos jene te zotet te blejne asgje per vendin por vetem ta shesin te, gjerat i kane ne dore hajdutet politike per pak pare te qelbura dhe per perfitime japin gjithshka.

Kadare thote qe klasa politike shqiptare eshte imorale dhe Europa ben sehir me varferine e rende shqiptare dhe kjo po ashtu eshte imorale!!! (Dikush thote po keta politikanet tane si s'kane turp per poziten e tyre inferiore dhe akuzen qe jane politikane te klases se dyte, ashtu sic e kane bere popullin e tyre perballe kolegeve te tyre europjane?). Tjetri mund te pergjigjet, jo zoteri jo, se politikanet europjane jane ne daren e ligjit se nuk jane asnje gram me te mire se ata tonet, dhe ndofta mund t'i kene zili dhe mund t'u ofrojne bashkepunim sa here qe munden. Sa futemi ne moralizime fluturojme prej realitetit politik dhe s'na pyet politika qe natyrisht e ka te fshire nga agjenda moralin, nepermes agjentit te saj forces, ose me sakt forca perdor agjentin e saj politiken, si instrument te vetin.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara