HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gjovalin Gruda:

Pagesa do tė nxisė interesin pėr shkollėn

Njė orė me dekanin e Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė. Jeta e tij private dhe problemet mė tė mėdha tė fakultetit qė ai drejton.

-- nga Elda Spaho, Shekulli - 25.02.2003

Pėrgjegjėsia e tė rinjve pėr tė studiuar do tė rritet kur ata tė fillojnė tė paguajnė pėr t'u shkolluar

Gjovalin Gruda nuk ka duart tipike tė njė profesori universiteti. Aq mė pak tė njė dekani, post nė tė cilin ndodhet qysh prej njė jave. Nė vend tė ca duarve tė buta, sheh pėllėmbė dhe gishta me lėkurė tė plasaritur, ku unaza e martesės duket sikur do tė shtrembėrohet. Shenja qė flasin shumė pėr mėnyrėn e tij tė dikurshme tė jetesės.
Ai ėndėrronte tė bėhej historian nė rininė e tij, dhe jo tė studionte gjeografinė. Por atėherė, nė fund tė viteve '60, kohėt ishin tė tilla qė tė diktonin edhe profesionin. Kur erdhi nga Shkodra me studime nė Tiranė, degėn ia kishin zgjedhur qė mė parė, sipas "nevojave tė shoqėrisė". Brenda pak kohėsh, ai qė priste ta shkonte jetėn mbi libra historie, e gjeti veten duke u endur nėpėr malet mė tė larta tė Shqipėrisė, pėr tė kryer studime nga mė tė ndryshmet nė fushėn e gjeografisė. Dekani i sotėm i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė nė Tiranė, nuk ka kaluar pak, por 12 vjet me radhė nėpėr Alpe, ēdo herė nga tre - katėr muaj. Kohė e mjaftueshme kjo pėr tė rėnė nė dashuri me to e pastaj me malet e tjera qė vizitoi. Sot Gruda nuk mund tė ndajė dot Alpet Shqiptare nga Vargmalet e Korabit ose ato tė Lurės. "Tė parat kanė njė bukuri karakteristike, ato tė intrigojnė me lartėsitė e tyre, kurse tė tjerat vėrtet janė mė pak tė lartė, por kanė kullota tė gjera dhe njė butėsi formash qė mė pėlqen shumė", - thotė ai. Aq shumė ka qenė i fiksuar pas atyre kėrkimeve shkencore, saqė pėr vite me radhė nuk i shkoi mendja as pėr t'u martuar. "E dija qė po tė martohesha do t'i lija pas dore udhėtimet e mija, sepse do tė kisha tė tjera impenjime", - thotė ai. Kur u martua, u bind mė shumė pėr kėtė gjė, gjithsesi e ndiente se nė ato vite beqarie kishte dhėnė e marrė shumė prej maleve.
Ēuditėrisht, gruaja e kėtij njeriu praktik, qė llogarit ēdo minutė kohe, ėshtė njė mėsuese violine, nė Liceun Artistik tė Tiranės. Pėr herė tė parė e ka parė Zana Grudėn (qė atėherė mbante njė tjetėr mbiemėr) nė njė darkė familjare. Njė profesor i tij i kishte folur mė parė pėr tė, dhe teksa e vėrente, ai kuptoi se ajo as qė dinte gjė pėr kėtė "njohje me shkes". Qeshte e fliste pa tė keq sa andej - kėtej, ndėrsa burri i saj i ardhshėm pėrpiqej ta mbante sa mė shumė veten. "Kur e pashė pėr herė tė parė, mė ka pėlqyer mė shumė dhe vazhdon tė mė pėlqejė sinqeriteti i saj ", - thotė ai. Nė familjen e tyre, ku bėjnė pjesė edhe njė djalė e njė vajzė, Zana ėshtė e ndjeshmja, ndėrsa ai pragmatiku. Gjithsesi ata merren vesh pėr bukuri. "Plotėsojmė shumė mirė njėri-tjetrin dhe pėrveē kėsaj mėsojmė shumė nė ēdo aspekt. Kur dėgjojmė njė koncert, ėshtė ime shoqe ajo qė mė tregon titullin e pjesės, autorin, muzikantin dhe ku stonon ai. E njėjta gjė ndodh edhe me mua" - thotė ai.
Para njė jave, Gjovalin Gruda, ish-pėrgjegjėsi i seksionit nė Departamentin e Gjeografisė, u emėrua dekan i Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, post pėr tė cilin nuk ka ndėrmend tė rikandidojė ndonjėherė nė jetėn e tij.

Sapo jeni zgjedhur pėr herė tė parė dekan. Cilat janė problemet mė tė mėdha tė fakultetit tuaj?
Problemet janė nga mė tė ndryshmet, ashtu si nėpėr fakultetet e tjera. Njė nga pikat kryesore tė platformės qė unė kam paraqitur, para se tė kandidoja pėr kėtė post, ka qenė rikonstruksioni i ambienteve tė brendshme. Ne kemi patur problemin e hapėsirave, qė u zgjidh disi pas ngritjes sė godinės sė re tė Fakultetit Ekonomik. Kėshtu ne na u shtua njė kat i tėrė me klasa, por qė fatkeqėsisht janė thuajse jashtė standardeve tė mėsimdhėnies. Shpresoj qė ato shpejt tė bėhen tė pėrshtatshme dhe kėrkimi i fondeve do tė bėhet nė tė gjitha rrugėt, sa mė shpejt. Problem tjetėr ėshtė edhe autonomia e departamenteve brenda fakultetit. Janė pesė tė tillė dhe unė kėrkoj njė strukturim tė ri tė tyre, qė tė bėhen mė tė pavarur nga dekanati.

Ju flisni pėr autonomi departamentesh, brenda njė universiteti. Ē'mund tė thoni pėr autonominė e universitetit shqiptar nė pėrgjithėsi?
Ėshtė e domosdoshme dhe sė pari duhet tė jetė financiare. A e dini qė edhe pėr tė blerė njė kovė ne duhet tė shkojmė me faturė nė rektorat? Kėshtu nuk mund tė ecet, ēdo fakultet duhet tė ketė fondin e vet qysh nė fillim dhe duhet ta menaxhojė atė privatisht. Qeveria duhet tė veprojė vetėm mė anėn e Kontrollit tė Shtetit, i cili nė krye tė njė periudhe tė caktuar kohore, duhet tė shqyrtojė faturat tona. Gjithsesi, tani sė fundmi mendoj se ėshtė vendosur njė gur i rėndėsishėm dhe besoj se me ardhjen e rektorit tė ri, do tė ketė zhvillime edhe mė tė mira.

Ėshtė folur, sidomos vitin e fundit, pėr hapjen e plotė tė universitetit. Ju ē'mendim keni?
Kėto ide janė shumė tė bukura dhe hapja ėshtė njė pikė ku ēdo fakultet dėshiron tė shkojė. Por duhet tė shohim sa mundėsi realizimi kanė kėto ide dhe nė fakt nuk kanė shumė tė tilla. Unė marr shembullin e konkurrimeve mė tė fundit, kur vetėm pėr degėn e gjeografisė u paraqitėn 738 vetė. Ku do t'i fusnim ne gjithė kėta, ne nuk kemi auditore. Mendoj qė njėherė duhet tė zgjidhen kėto probleme, pastaj tė flitet pėr hapje tė plotė tė universitetit.

Po pėr taksėn e regjistrimit nė fakultet ē'mund tė thoni?
Mendoj se taksa ekzistuese ėshtė e vogėl dhe duhet tė rritet, por nuk mund tė jap ndonjė shifėr. Duhet tė kryhen studime tė mirėfillta para se tė caktohet njė taksė e re. Mendoj se kur shqiptarėt tė paguajnė pėr t'u shkolluar, do tė rritet pėrgjegjėsia e tė rinjve, sepse nė fund tė fundit, shkolla nuk do tė jetė falas, por me para. Studenti do ta kuptojė se nuk mund t'i kalojė vitet akademike si njė periudhė rehatie, por si njė periudhė pune.

Curriculum Vitae
Ditėlindja: 26.7.1948
Vendlindja: Shkodėr
Arsimi i lartė: 1968-1972 nė degėn e gjeografisė, Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė, Tiranė
1972-1978 punon si kėrkues shkencor dhe profesor gjeografie.
1978-1993 punon nė Akademinė e Shkencave si kėrkues shkencor
1982-1994 pėrfundon studimet gjeofizike tė Shqipėrisė sė Veriut.
1997-2000 rektor i Universitetit tė Shkodrės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara