HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė 124 vjetorin e lindjes

Luigj Gurakuqi shembull model atdhetarizmi

-- nga Mark Bregu & Lekė Luma

"Jeta dhe vepra e Luigj Gurakuqit, janė "pasqyra" e njė Populli me tradita tė shquara Atdhetarizmi, janė pararendės tė Europianizimit tė Atdheut tė shenjtė tė Gjergj Kastriotit, janė "balsam" pėr edukimin Atdhetar tė brezave dhe pėr lulėzimin e Arbėrisė sė re."

Luigj Gurakuqi Nuk ka figurė mė tė ndritur, mė tė pastėr dhe mė patriotike pėr shekullin e njėzetė (me pėrjashtim tė Nėnė Terezės) se sa figura burrėrore e fisnike e tė pavdekshmit Luigj Gurakuqi.
Jemi munduar tė shkruajmė pėr veprėn madhėshtore tė kėtij atdhetari tė papėrsėritshėm dhe idealisti tė pakrahasueshėm, por duhen volume dhe pendė fishtiane pėr tė pėrshkruar madhėshtinė e kėtij "shėn Franēesku". Nė kėtė vit jubilar nė 124 vjetorin e lindjes sė tij, menduam tė rifreskojmė ato "pak" mendje, ku vlon gjaku i patriotizmit dhe ku idealet kombėtare, "gėlojnė" ende tė pashuara.
Martiri e Mėsuesi i Popullit Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara tė kombit Arbėr, e zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė tė ēerekshekullit tė parė tė shekullit XX. Me tė vėrtetė ėshtė pohuar se me luftėn e tij pėr ēlirimin kombėtar e demokratizimin e vendit ai ka vulėn e vet tė pashlyer nė analet e historisė tonė. "Nuk ka ngjarje tė mėdha politike, shoqėrore e kulturore nė kėtė ēerekshekull, ku tė mos ketė qenė prania e tij, ku tė mos jetė ndjerė fjala, urtėsia e vullneti i tij, ku tė mos ketė spikatur patriotizmi e demokratizimi i tij. Kjo figurė e shquar ngrihet akoma mė madhėshtore nė piedestalin e historisė, po tė kemi parasysh armiqtė e shumtė qė duheshin pėrballuar, vėshtirėsitė e mėdha qė duheshin kapėrcyer, komplotet dhe intrigat e panumėrta qė i kanoseshin jetės sė tij nė ēdo hap". (S. Pollo, "Luigj Gurakuqi - demokrat revolucionar i shquar" nė: "Studime historike", 1979, nr.2, fq.18)
Shkodra, e njohur qė nga kohėt mė tė lashta, nė fund tė shek. XX, ishte njė nga qytetet mė tė zhvilluara tė Shqipėrisė nė tė gjitha vėshtrimet: politike, shoqėrore, kulturore e veēanėrisht ekonomike. Qyteti kishte afėrsisht dyzetepesė mijė banorė, ēka tregon se ai kishte njė popullsi relativisht tė madhe pėr kohėn.
Udhėtari i mirėnjohur Evlija Ēelebiu, nė vitet 1661-1662 e gjeti qytetin e Shkodrės me 1800 shtėpi, ndėrsa aty nga gjysma e dytė e shekullit XIX, ajo vetėm dyqane kishte rreth 3500 dhe afro 50 firma tė mėdha. E njohur pėr prodhimin e mėndafshit, artikujve artistikė tė argjendarisė, pėr pėrpunimin e lėkurėve e tė veshmbathjes, qyteti i Shkodrės ruante ende (megjithė konkurencėn e jashtme) njė pozitė mbizotėruese si nė tregtinė mbrenda vendit ashtu edhe nė disa krahine kufitare tė Ballkanit. Rreth 130 firma tregtare tė Shkodrės kishin agjensitė e veta nė Venedik e gjetkė. Kėta e zhvilluan dhe zgjeruan shumė veprimtarinė e tyre mbrenda dhe jashtė vendit dhe u bėnė ndėrlidhės tė tregtisė nė disa krahina tė Ballkanit me vendet e ndryshme europiane. Pėr zhvillimin e gjithanshėm tė qytetit flet dhe ky fakt: Nė Shkodėr nė fund tė shek. XIX, kishte disa farmaci, tė cilat mund tė krahasoheshin edhe me farmacit mė moderne tė qyteteve tė Europės Perėndimore, Ref.: Dr. K. Kėrēiku, "Zhvillimi i shėndetėsisė nė Shkodėr gjatė shek.
XVIII-XX". Tiranė 1962, fq. 232. Kronistja dhe studiuesja e shquar angleze Edith Durham, ndėr tė tjera thotė: "Nė Shkodėr ishte pėrfaqėsuar e tėrė Europa, jo me ministra, po me konsuj. Duke ardhur nga vende tė tjera tė Ballkanit, asaj s'kishte si tė mos i bėnte pėrshtypje Shkodra, qė ishte njė qytet relativisht i zhvilluar dhe me njė ndryshim thelbėsor nga viset qė ajo kishte vizituar mė parė. Nė njėrėn nga lagjet katolike tė kėtij qyteti gjendet edhe sot njė rrugicė qė mban emrin e Gurakuqėve.
Nė njė nga shtėpitė e para tė kėsaj rrugice u lind mė 19 shkurt 1879 , Luigj Gurakuqi, djali i dytė dhe i fundit i Pjetėr Gurakuqit. Pjetri qe njė njeri qė gėzonte respekt dhe autoritet nė tė gjithė qytetin e Shkodrės. Si mjaft tregtarė tė kėtij qyteti, bėnte tregti me qytete tė Italisė, si me Venedikun e Milanon. Kjo tregon mė sė miri se Luigj Gurakuqi vinte nga shtresat tregtare, dhe ato familje me nivel kulturor tė admirueshėm, gjė kjo qė hedh poshtė ēdo hipotezė se Luigj Gurakuqi kishte mendėsinė komuniste. Ai, ndonėse vinte nga shtresat e pasura, i mbrojti dhe i ndihmoi tė varfėrit. Nė qoftė se kjo mendėsi "majtiste" e bėn atė "komunist", kjo "ndihmon" komunistėt!...
Tė gjithė ata qė sulmojnė Gurakuqin me etiketėn aq tė pagjetur "komunist", nuk janė asgjė tjetėr veēse pėrfaqėsues tipikė tė "kapitalizmit tė kuq vulgar". Nė kėtė pėrvjetor tė lindjes sė Gurakuqit, menduam qė figurėn e Tij tė shquar, shumėdimensionale dhe me theks tė spikatur patriotik, ta trajtojmė nė spektrin e intelektualit: Luigj Gurakuqi duke qenė Ministėr i parė i Arsimit nė Qeverinė e Ismail Qemalit (pas 450 vjet pushtimi osman), ai dha njė kontribut tė madh nė ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare. Ai nuk erdhi rastėsisht nė kėtė funksion. Nė Kongresin e Manastirit, nė moshėn 29 vjeēare ishte n/Kryetar i Komisionit tė Alfabetit shqip, pėrkrah Fishtės, Mjedės, Doēit, Logorecit etj. Ai ishte drejtor i tė parės shkollė Normale nė Elbasan (1909). Drejtor i Arsimit nė vitet 1916-1918 dhe nė Kryesinė e "Komisisė Letrare" nė Shkodėr, gjatė kėtyre viteve.
Gurakuqi u detyrua tė ballafaqohet me Xhonturqit, tė cilėt filluan njė luftė sistematike kundėr pėrdorimit tė alfabetit tė miratuar nė Kongresin e Manastirit, tė cilėt nxitnin pėrdorimin e njė alfabeti me germa arabe. Me njė guxim qytetar pėr t'u admiruar, autori me anėn e njė ironie tė hollė i vė nė lojė kaq bukur Ministrin turk tė Arsimit, qė hiqet si i ē'interesuar nė kėtė ēėshtje kur shkruan: Unė nuk i kam besė qė Ministri i mėsimit mos tė jetė izoti tė kuptojė se kombi shqiptar nuk mund tė zgjohet ndryshe veē me anėn e Gjuhės sė tij, tė shkruar me shkronjat e veta." Kjo ironi bėhet akoma mė therėse dhe arrin kulmin kur vė nė lojė dhe vetė Vezirin e Madh, qė kishte deklaruar se "ai si vezir do tė mbahej i paanshėm ndonėse si njeri ėshtė anėtar i shkronjave arabishte".
A ka ku tė shkojė mė tej? Miratimi nga ana e Parlamentit Turk tė ligjit se, pėr muslimanėt nuk ishte nevoja tė "shėnohej kombėsia", ishte njė manovėr djallėzore e Xhon-turqve, qė pajtohej me traditėn turke tė bizantizmit tė kombėsisė sipas fesė, tė mohimit tė kombėsive sipas gjuhės dhe tė pohimit sipas fesė, (siē e thamė mė lart), prandaj dhe autori e mbyllte kėtė artikull me njė paraljmėrim qė ėshtė pėr t'u vėnė re: "Lypset, pra, tė bashkohemi e tė pėrkujdesemi me sa tė na mundet, si e si tė gjejmė mėnyrėn e udhėn qė tė kėrkojmė edhe na ato tė drejta qė kombet tjerė i kanė".
Shtypjes dhe terrorit tė egėr qė shpėrthyen turqit e rinj, shqiptarėt iu pėrgjigjėn me kryengritje tė armatosura, tė cilat kanė gjetur pasqyrimin e tyre edhe nė faqet e shtypit tė kohės. Kryengritja e Kosovės nė verėn e vitit 1910 e pėrshkuan zemrėn e Martirit-Gurakuqi, me "nji shigjetė tė helmueshme", siē pohonte vetė, nga kthesat e papritura qė ato morėn nga egėrsia me tė cilėn ato u shtypėn. Kėtyre kryengritjeve ai u kushtoi tre artikuj tė mprehtė polemizues me shtypin turk ku e demaskon me armėt mė tė preferuara tė tij, (ironinė e sarkazmėn) qeverinė reaksionare turke.
Gurakuqi me kėtė rast na ka dhėnė njė kuadėr mjaft prekės e tronditės tė kėsaj kryengritjeje: "Ushtima e topave, e pėrzier me gjėmimin e tė plagosurve, me vajin e grave e me psherėtimat e tė varfėrve, arrin sot nė veshėt tonė mė e ashpėr e mė e tmerruar se kurrė nga ato male tė larta, nga ato vise tė mjera, qė janė nji nga pjesėt mė tė ēmueshme tė Atdheut tonė: nė Ipek e nė Prishtinė, nė Cernalevė e nė Kaēanik, nė Rekė e nė Jakovė, tymi i barotit ka mbushur rreth e rrotull qiellin si njė mjegull "sėmundjesjellėse e fatzezė". Dhe Gurakuqi, jo pa njėfarė ironie, i drejtohet qeverisė: "A thua qeveria kujton me tė vėrtetė se vetėm me pushkė e topa mund tė rrėfehet fuqia?"
Kėtė politikė dritėshkurtėr tė saj ndaj vendit tonė, autori do ta demaskonte rreptė edhe nė artikullin e tyrė, sidomos do t'i ēirrte maskėn Mahmud Shefqet Pashės qė nė mėnyrė tė paturpshme e cinike i kishte deklaruar njė korespondenti tė huaj si njė mburravec: "Unė do ta shuaj domosdo e gjer nė rrėnjė kryengritjen e Kosovės". "Shtrėngohem tė them, - theksonte Gurakuqi, - se fjalėt qė tha Mahmud Shefqet Pasha nuk mė duken tė pėlqyeshme". Pastaj, autori godet rėndė me njė sarkazėm tė hollė edhe deputetėt reaksionarė shqiptarė tė Parlamentit Turk, kur shkruan se "nuk jam nga ata qė duan tė ngrihen si gjykonjės tė drejtė e tė lartė tė historisė e tė politikės, por nuk dua tė jem as prej atyne shqiptarėve qė gėzojnė e pėrplasin duart mbi kobet e mjerimet e fisit tė tyne". Nė kėtė shkrim menduam qė figurėn e Gurakuqit ta trajtojmė kryesisht nė pozicionin specifik tė intelektualit tė formuar. Dhe nė kėtė drejtim ka se ēfarė tė mėsohet prej tij. Ai ishte ndėr njohėsit mė tė mirė (tė kohės sė tij) tė Homerit e Virgjilit, i Tirteut dhe i Horacit, i Pindarit dhe i Timbulit e deri tek Danteja. Ėshtė njė meritė e madhe e Gurakuqit, se duke patur njė shembull tė tillė tė madh e tė shkėlqyer tė kulturės botėrore, nuk e pa atė si diēka tė paarritshme, por mbėshtetur nė traditėn kombėtare iu vu punės me mish e me shpirt pėr krijimin e zhvillimin e kulturės nacionale, qė sipas Gurakuqit do tė ishte pasqyrė e ndėrgjegjes kombėtare, shkalla e zhvillimit tė tij politik, kulturor e shoqėror. Dhe natyrshėm kjo kulturė, (sipas tij), do tė shprehte aspiratat e popullit shqiptar, zakonet e doket e tij, veēoritė e tij dalluese nga kombet e tjera. Duke luftuar pėr njė kulturė nacionale, Gurakuqi, nuk mendonte t'ia kundėrvinte atė kulturės botėrore, ose qė ajo tė zhvillohej jashtė saj. Pėrkundrazi ai mendonte se edhe kultura jonė me arritjet e saj mė tė mira, do tė mund tė kontrubuonte nė thesarin e saj. Kėtė raport, Gurakuqi jo vetėm e kishte kuptuar drejt, por edhe e ka interpretuar nga pozita fare tė qarta. Gurakuqi, gjithashtu, ishte njėri nga stilistėt mė tė mirė tė kohės sė tij dhe "qė ka lėnė modė tė prozės fletorare dhe tė gojtarisė", ("Historia e Letėrsisė Shqipe", vėll.II, fq.390, 1959), njė stilist plotėsisht me karakteristikat e veta tė veēanta, qė e dallojnė atė edh nga stilistėt e tjerė tė kohės, si Fan Noli etj. Stili i tij i kėndshėm spikati qė nė shkrimet e para e erdhi duke u pėrkryer nė sajė tė njė kulture tė gjerė qė ai asimiloi me shumė pėrfitim dhe qė e vėmė re nė personalitetin e tij tė shumanshėm. Mendimet e tij tė mprehta, tė ēdo karakteri qofshin, na jepen me njė frazė tė qartė, tė kėndshme e tė rrjedhshme. Dhe duhet tė theksojmė se Gurakuqi, ėshtė njė nga publicistėt e oratorėt e pakėt qė pėrdori me shumė sukses nė stilin e tij frazėn tepėr tė gjatė. Por megjithatė ėshtė e bukur, e lidhur, e ngjeshur, tepėr dinamike dhe e kuptueshme pėr tė gjitha kategoritė e lexuesve. Nė rast se fjala e Nolit rrjedh e rrėmbyeshme dhe kumbuese, pėrkundrazi fjala e Gurakuqit rrjedh e qetė dhe e shtruar. Tipar i rėndėsishėm i shkrimeve tė tij ėshtė karakteri pėrgjithėsues i tyre. Mjaft prej tyre shprehin idetė e vetė lėvizjes tonė kombėtare pėr krijimin e unitetit politik tė popullit pėr ta bėrė atė mė tė ndėrgjegjshėm nė luftėn e tij. Dhe padyshim kjo ėshtė ana mė e rėndėsishme e tij si publicist. Shtojmė se, pikpamjet e tij politike, Gurakuqi i ka paraqitur si nė oratori, ashtu edhe nė publicistikė me mjaft shije, e nga pozitat e njė esteti tė pėrparuar dhe largpamės. "Mjaft i lakmueshėm pėr ditėt tona tė turbullta kur politika rrokulliset sa majtas-djathtas dhe kur pėr fatin tonė tė keq mungon njė qendėr e fuqishme pėr zbutjen e ekstremeve dhe daljen nga kolapsi." Gurakuqi qėndron krenar nė sheshin kryesor tė qytetit tė tij qė aq shumė e deshi. Si simbol i ēdo gjėje tė bukur e tė pastėr dhe "sfidė" ndaj korrupsionit dhe pandershmėrisė.
Jemi tė mendimit se, Gurakuqi nuk ishte njė idealist "utopik", por njė mbrojtės konseguent i idealeve tė shenjta kombėtare, me njė karakter tė fuqishėm dhe tė pakrahasueshėm me bashkėkohėsit. Ai mund tė "taksohet" pėr intransigjencė, por nė periudhėn tepėr tė vėshtirė qė po kalonte kombi ynė, i porsadalė nga "nata" e gjatė osmane, kompromiset ishin baraz me tradhėti. Studiuesit dhe historianėt, deri mė sot nuk kanė arritur tė gjejnė asgjė negative nė figurėn e kėtij "Portreti" tė mbuluar me kurorėn e "Artė" tė Lavdisė qė i dha shėrbimi i Tij ndaj intersave tė larta tė Kombit.
Askush nuk e ngriti mė lart zėrin nė Parlamentin Shqiptar tė viteve 1921-1924, se sa Gurakuqi, ndaj masakrave serbe, qė bėheshin mbi vėllezėrit kosovarė. Dhe ishin pikėrisht serbėt qė e sollėn nė fuqi Ahmet Zogun. Tepėr qesharake tingėllon parulla e legalistėve: "Atdheu mbi tė gjitha", dhe qė kjo parullė i artibuohet pikėrisht atij, qė i solli shpindėn Atdheut nė momentet mė kritike... "Sa mė shumė "sulmohet" figura e tė Madhit Gurakuq, aq mė tepėr zmadhohen dimensionet e saj".

-- dėrguar pėr Shkoder.net.... nga K. Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara