HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kthimi nė gjurmėt e shkrimeve tė botuara

-- nga Hamit Boriēi

Hamit Boriēi Kthimi nė shkrimet e botuar e publikuar ėshtė jo thjesht njė procedurė profesionale, por metodė, mėnyrė komunikimi me opinionin publik; ėshtė njė praktikė shumė efektive, sepse ndihmon nė ndjekjen e ecurisė sė fakteve e tė ngjarjeve. Para pak kohėsh korrespondenti i “Shekullit” nė Kukės, nė njė shkrim tė vetin, tėrhoqi vėmendjen e opinionit zyrtar e shoqėror pėr gjendjen e rėndė shėndetėsore tė banorėve nė zonėn minerale tė Komunės sė Topojanit (Gazeta "Shekulli", 25 nėntor 2002). Pas pesė ditėsh, po nė kėtė gazetė, botohet shkrimi, qė njoftonte se “Gjeografė tė Akademisė sė Shkencave vizitojnė fshatin e vrarė nga uraniumi dhe erozioni”.(“Shekulli”, 30 nėntor 2002, f. 9). Prof. Dr. Mevlan Kabo, qė kryesonte ekipin e shkencėtarėve tė Akademisė, nuk u mjaftua me njė shkrim, por bėri edhe njė tė dytė, ku sugjeronte masa konkrete. Ai thotė: pėrsėri do t'u rikthehem tre shkrimeve se problemi ėshtė shumė i rėndėsishėm.
Por jo gjithmonė ndodh kėshtu...
A ju kujtohet Xhon Megou? Iku dhe u harrua. Kohė mė parė nė shtyp u tha se ai kishte zbuluar floririn shqiptar diku nė njė shtet dhe se do tė na e sillte kundrejt njė shpėrblimi. Por si u zhduk ashtu ky Xhon Megou, fantazmė?!".Ēfarė u bė mė tej me tė ?!
Shembulli i dytė. Sa herė ėshtė informuar lexuesi pėr "dhėnien" e njė kredie greke pėr ata qė humbėn banesat nė piramidat? Por si shkoi ajo punė? Kėrkesėn, qė u bė kėto ditė nga publicisti-deputet Preē Zogaj nė emėr tė 36 parlamentarėve pėr "transparencėn e transparencės pėr firmat piramidale" unė do ta quaja edhe si njė kritikė pėr median, qė ka kohė pa iu rikthyer kėtij problemi tė thekshėm pėr shoqėrinė tonė.
Kėtyre dhe njė vargu problemeve tė tjera, qė vijojnė tė mbeten shqetėsim pėr shoqėrinė tonė, media nuk u ėshtė rikthyer sa e si duhet. Mediat edhe "harrojnė", po jo lexuesi, dėgjuesi i radios a teleshikuesi.
Kthimi nė shkrimet “e papėrfunduara”, do tė ndihmonte mė shumė sesa konstatimi, pasi do tė njoftohej opinioni publik ēfarė ėshtė bėrė pėr zgjidhjen e problemeve tė shtruara mė parė, pikėrisht nė media.
Kuptohet se "hyrja" e mediave nė kėtė valle kėrkonte dhe kėrkon kujdes se, siē po del nė replikat e kėyre ditėve, mungesa e transparencės nė shumė tema tė rėndėsishme, lidhet me emra e figura politikanėsh, tė pozitės dhe tė opozitės. Por mediat kanė njė larmi formash e mjetesh pėr tėrheqjen e vėmendjes sė opinionit publik, edhe kur nuk lejohen tė ndėrmarrin hulumtime nė thellėsinė e fakteve tė realitetit.
Nė qoftė se tema e transparencės sė fajdeve apo disa tema tė emisionit “Ajsberg" (edhe ky i ndėrprerė) mund tė quhen tė vėshtira, po pėr probleme tė tjera, siē janė, bie fjala, ngjarjet e jashtėzakonshme tė kėtij dimri, si po sillet media? Nuk po themi pse media nuk u ka paraprirė me kronika e raporte publicistike (mos)pėrgatitjeve tė organeve dhe organizmave pėrgjegjėse pėr ditėt e dimrit nė zonat malore. Por si po e rimarrin mediat e shkruara kėtė temė?
Qė prej ditės sė parė tė shkurtit vijojnė tė botohen kronika pėr gjendjen e vėshtirė tė zonave tė thella, sidomos nė rajonet verilindore tė vendit. Mendoj se nuk mjafton t’i kthehemi njė problemi tė kėsaj rėndėsie duke pasuruar kronikat me fakte tė reja tė sė njėjtės natyrė. Lexuesit presin sidomos nga tė pėrditshmet e mėdha t’u drejtohen drejtpėrsėdrejti organeve shtetėrore, duke kėrkuar ndėrhyrje urgjente. Nuk mjafton njoftimi pėr "masat" qė janė marrė nga prefektuara apo pėr udhėzimet qė jepen nga ministritė "pėr tė ndihmuar banorėt e izoluar nga dėbora. Bėhet e ditur nga mediat se 6.000 banorė tė 11 fshatrave tė komunės sė Shalės "nuk kanė rezerva ushqimore; se njė situatė e rėndė ėshtė edhe nė 10 fshatra tė Komunės sė Temalit, po ashtu nė Komunėn e Shoshit tė prefekturės sė Shkodrės. Opinioni publik jeton me shqetėsimet e banorėve tė maleve, qė presin ndihmė, mė sė pari nga shteti, pastaj Kryqi i Kuq, etj.
Rikthimi ndaj njė fakti a shkrimi kritik ka tė bėjė me etikėn profesionale nė gazetari, qė buron nga ndjenja e pėrgjegjėsisė pėrpara auditorit e audiencės, pėr ta informuar "publikun drejt, me saktėsi, dhe nė kohė, pėr ngjarjet e ndodhura e pėr efektet e tyre, si dhe tė bėjė parashikime e tė nxjerrė konkluzione rreth tyre“ ("Revista shqiptare pėr tė drejtat e njeriut“, 1995, nr. 1., f. 29.)
Mediat e kanė pėr detyrė tė ndjekin realitetin nė tėranshmėrinė e tyre, tė pėrpiqen tė mos lėnė pikėpyetje, e, pėr aq sa munden, tė ndėrhyjnė. Dhe, kur e shohin tė nevojshėm, t’u rikthehen shkrimeve tė tyre me fakte tė reja, konkrete, duke i botuar nė ndonjė rubrikė tė caktuar, ndoshta tė emėrtuar "Nė gjurmėt e shkrimeve tona".

-- marrė nga gazeta "Shekulli"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara