HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


De Rada dhe gazetaria

-- nga Prof. Dr. Hamit Boriēi

Hamit Boriēi Jeronim De Rada, njė prej korifejve tė letrave shqipe, por edhe i mendimit politiko-shoqėror tė periudhės sė Rilindjes, ėshtė edhe "njėri nga pionierėt e gazetarisė shqiptare", siē do ta pėrcaktonte Prof. Dr. Jup Kastrati qė herėt, nė monografinė "Jeronim De Rada - jeta dhe vepra - Tiranė, 1979, f.9. Deri mė sot gazeta "L'Albanese d'Italia" e De Radės njihet si pararendėse e gazetarisė shqiptare. Nuk ėshtė kėtu rasti pėr tė hyrė nė arsyetime, nė ka qenė a jo "i pari periodik nė gjuhė shqipe qė ėshtė botuar dikund" (Robert Elsie - Historia e Letėrsisė shqiptare - Tiranė-Pejė, 1997, f.122) pėrderisa nuk ėshtė gjetur koleksioni i plotė i kėsaj gazete. Por duhet nxjerrė nė pah se De Rada ėshtė prijės i publicistikės politiko-shoqėrore shqiptare. Po ashtu, nuk mund tė thuhet se nė Konferencėn, qė u mbajt ditėt e fundit nė Tiranė nė 100-vjetorin e vdekjes sė De Radės, u la nė harresė veprimtaria publicistike e tij pse nuk kishte aty njė kumtesė tė veēantė nė kėtė lėmė. Krahas veprimtarisė letrare tė tij, nė Konferencė u fol edhe "mbi pozicionin e De Radės nė jetėn shoqėrore e politike tė kohės, mbi gjurmėt e thella qė la nė publicistikėn shqiptare".

* * *

Jeronim De Rada filloi tė merrej me gazetari shpejt. Vetėdija kombėtare e frymėzoi arbėreshin nga Machia Albanese e Kozencės tė shkruajė e tė botojė nė shtypin italian artikuj pėr ēėshtjen shqiptare; tė shfrytėzojė pėr kėtė qėllim revistėn "Calabrese" me tė cilėn bashkėpunuan edhe Vinēenc Dorsa dhe shkrimtarė tė tjerė arbėreshė; tė pėrfitojė nga mundėsia, qė iu krijua nė gazetėn "Cicerone" tė Napolit, pėr tė botuar njė artikull tė gjatė pėr etnogjenezėn shqiptare, dhe shkrime pėr botėn arbėreshe, vijuar nė disa numra. Ndjenjat kombėtare, tė identitetit e tė vetekzistencės shoqėrore tė dhjetėramijė pasardhėsve tė breznive, qė emigruan nga viset e ndryshme shqiptare, ngulur nė treva italiane, e nxitėn De Raden tė kėrkojė rrugė pėr themelimin e shtypit arbėresh, ēka u konkretizua me tė pėrkoshmen "L'Albanese d'Italia" (Shqiptari i Italisė). E mori ai kėtė barrė tė rėndė mbi supe nė njė kohė, kur gėzonte edhe respektin e rretheve qytetare e demokratike tė Napolit.
Jeronim De Rada me vetėdijen e lartė kombėtare, por edhe si qytetar italian, mori pjesė aktive nė lėvizjen revolucionare tė qarqeve intelektuale napoletane, qė, ashtu si nė Francė e gjetkė, kishte shpėrthyer nė Siēili e nė Italinė e jugut, pėr rrėzimin e qeverisė sė burbonėve. Me idealet e lirisė dhe tė tė drejtave shoqėrore-qytetare edhe pėr arbėreshėt e Italisė, ai nisi pėrgatitjet dhe mė 23 shkurt 1848 nxorri nė dritė gazetėn “L‘Albanese d‘Italia“ (Shqiptari i Italisė).
Hynte Jeronimi 34-vjeēar nė veprimtarinė publicistike me njė pėrvojė organizative, "pėrvjedhė" gjatė punės si redaktor i revistės sė Napolit, "Il viaggiatore" (Udhėtari). Nė sajė tė formimit kulturor e politik tė kryeredaktorit, shpejt gazeta arbėreshe u shndėrrua nė njė tribunė tė mendimit tė brezit tė ri tė liberalėve revolucionarė tė Napolit, tė bashkuar rreth “Klubit Kushtetues”. Fletorja mbijetoi edhe nė ditėt e asaj pranvere tė pėrgjakshme tė Napolit, deri nė mėngjesin e 3 qershorit 1848, kur ilegalisht, dorė mė dorė, qarkulloi numri 27 dhe i fundit i saj.
Jeronim De Rada tregoi kujdes qė katėrfaqėshes, "L'Albanese d'Italia", t’i japė gjithnjė e mė shumė karakter kombėtar. Krahas pjesėve nga poema “Kėngėt e Serafima Topisė” dhe fragmenteve nga poema “Vallja e haresė sė madhe” e Anton Santorit; ai botoi edhe shkrime nga traditat atdhetare shqiptare, historikun e Rosanos, vend i banuar nga arbėreshė, etj. Nė shtyllat e saj u botua peticioni i arbėreshit Nikolla Jano de’Kornej, dėrguar parlamentit tė Napolit. De Rada ushtroi gjithė aftėsitė e tij publicistike pėr tė ngritur ēėshtjen shqiptare pėrpara opinionit publik botėror. Prandaj Elena Gjika e ka quajtur kėtė fletore "paralajmėtare e lėvizjes kombėtare shqiptare".
Pas ndėrprejes sė botimit tė gazetės, De Rada u shtrėngua tė shkojė nė fshatin e lindjes ku qėndroi deri nė vitet '60. Gjatė atyre kohėve u interesua pareshtur pėr njė botim tjetėr arbėresh. Rilindasit shqiptarė ndiqnin me interesim pėrpjekjet e De Radės pėr tė botuar "njė gazetė nė gjuhėn shqipe", siē shkruante Thimi Mitko mė 9 janar 1868 nė letrėn drejtuar arbėreshit Dhimitėr Kamarda nė Livorno. Studiuesi Ahmet Kondo na njofton se Elena Gjika (Dora D'Istria) e inkurajonte De Radėn pėr nxjerrjen e njė tė pėrkohshmeje, duke i sugjeruar edhe emrin: "Flamuri i Skėnderbeut".
Vendosja e regjimit tė terrorit politik nė Shqipėri nga qeveria osmane pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit nė mars tė vitit 1881 dhe rreziku i copėzimit tė tokave shqiptare nga shtetet fqinje i dhanė shtysė ringritjes sė arbėreshve, rigjallėrimit tė veprimtarisė sė tyre atdhetare nė pėrkrahje tė politikės sė rilindasve: pėr zgjerimin e lėvizjes kulturore, pėr gjuhėn e letėrsinė kombėtare, pėr ndėrgjegjėsimin politik tė shqiptarėve, bashkimin e tyre nė atdhe, por edhe nė diasporė.
Nė kėto rrethana, me kėmbėnguljen e De Radės, me ndihmėn e kujdesin e njė "Komiteti Fisnikėsh" nga Shqipėria dhe diaspora, mė 20 gusht 1883 doli nė dritė e dyta e pėrkohshme arbėreshe "La Bandiera Dell'Albania" (Fjamuri i Arbėrit).
Revista "Fjamuri i Arbėrit" (l883-l887) ėshtė i pari organ shtypi shqiptar e mbi Shqipėrinė, nė periudhėn e organizimit tė lėvizjeve kombėtare nė njė stad tė ri. Ndonėse u paraqit dhe nisi tė botohet si fletore shoqėrore, kulturore, folklorike, letrare e gjuhėsore; shpejt i kapėrceu kėto caqe. Krahas problemeve tė gjuhės dhe tė kulturės shqipe, revista trajtoi gjerėsisht edhe ēėshtje tė politikės kombėtare, duke evokuar ngjarjet e Lidhjes sė Prizrenit. Vetė De Rada shkroi njė varg artikujsh, si atė me titull “Ē’i duhet Shqipėrisė?”, botuar me vijim nė disa numra. Nė tė parashtrohen njė varg idesh politike me karakter programor, si domosdoshmėria dhe legjimiteti i luftės pėr bashkimin administrativ tė Shqipėrisė nė njė vilajet tė vetėm ku tė pėrfshihej “gegėria, toskėria dhe viset shqiptare nė Maqedoni. Ai shkoi edhe mė tej, propagandoi idenė e njė shteti shqiptar, organizuar mbi parime tė drejta kombėtare e demokratike. Me kėto orientime, De Rada zgjedh e boton vjersha e poema, shkrime historike pėr prejardhjen e arbėreshėve tė Italisė dhe rolin e tyre pėr tė ardhmen e atdheut. Pėrvijohej mendimi i argumentuar se edhe nė Itali po piqeshin kushtet pėr organizime e veprimtari kombėtare pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
Revista u pėrhap edhe tej kufijve tė Italisė, jo vetėm nė ngulimet shqiptare nė Greqi e Rumani, nė Turqi e Bullgari, nė Egjipt, etj. por edhe nė Austri e Francė. Nė qershor tė vitit 1884 njė revistė nė Paris shkruante se fletorja e z. De Rada ėshtė njė organ kombėtar, jo vetėm i ngulimeve arbėreshe tė Italisė, por edhe e Shqipėrisė sė mirėfilltė, qė gjendet nėn Turqinė.
Rreth revistės "Fjamuri i Arbėrit" u mblodhėn dhe botuan shkrimtarė e publicistė, si arbėreshėt Pjetro Kiara e Gavril Dara i riu, Alfos Kinigo e Zef Skiroi; rilindėsit e shquar, Sami Frashėri e Jani Vreto, Filip Shiroka e Gjergji Qiriazi, Visar Dodani, Dora d'Istria e Nikolla Naēo; po ashtu disa albanologė e dijetarė tė huaj. Kėtej nisej profesor Zijahudin Kodra, kur shkruante: "Mund tė themi se "Fjamuri i Arbėrit" ėshtė revista e shtypit periodik shqiptar qė bashkoi inteligjencėn shqiptare tė asaj kohe tė shpėrndarė nė katėr anėt e botės". (Revista "Ylli", Tiranė, 1952, nr.7.)
Kėsisoj "Fjamuri Arbėrit" u shndėrrua nė zėdhėnėse e lėvizjes sė shqiptarėve pėr ēlirimin kombėtar. Ėshtė kjo arsyeja qė pėrndiqej nga censura italiane. Sa herė qė i lihej shteg ndonjė shkrimi me ngjyrime politike, zytarėt italianė tė autorizuar i tėrhiqnin vėmendjen Jeronim De Radės.
* * *

Publicistika e Jeronim De Radės ėshtė e gjėrė, shumplanėshe nė tematikė e problematikė: politike, shoqėrore, kulturore, pedagogjike, etj. Qasja nė kėtė shkrim ėshtė informuese. Dhe mbetet nė suazėn e njė vėshtrimi pėr dy tė pėrkohshmet, "L'Albanese d'Italia" dhe "Fjamuri i Arbėrit", qė De Rada i ideoi, drejtoi dhe realizoi.

-- marrė nga gazeta "Shekulli", 23.03.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara