HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dukuri dhe prirje tė gazetarisė sociale

-- nga Prof. Dr. Hamit Boriēi

Hamit Boriēi Krahas gazetarisė profesioniste, gjithnjė e mė shumė po merr hov e zhvillim njė lloj gazetarie e veēantė sociale, me anė tė sė cilės nė formimin e opinionit publik merr pjesė edhe vetė audienca. Shtrirja e rrjetit tė internetit ka ndikuar ndjeshėm nė rritjen e faktorit social nė gazetari e publicistikė. Nė faqet e gazetave sidomos, lexuesit shfrytėzojnė mundėsinė qė u ėshtė krijuar nga mjaft tė pėrkohshme pėr komunikim me opinionin publik pėrmes letrave tė shkruara e postės elektronike; pėrmes shfaqjes sė mendimeve nė anketat, qė kohė mbas kohe organizojnė tė pėrditshmet; pėrmes gazetave nė linjė dhe faqeve problemore nė internet. Nė kėtė lloj gazetarie pėrfshihen shkrimet, zakonisht pa emėrtesat e llojit, si “letėr”, “letėr nė redaksi”, “Vėzhgim”; gjithashtu edhe shkrime tė shkurtėr me vėrejtje, sugjerime, ankesa, kėrkesa e kritika pėr probleme qė i shqetėsojnė lexuesit. Praktikat e pėrvijuara me shkrime tė larmishme, pėr nga forma e lloji, i kanė thyer “recetat” profesionale, duke sjellė njė ndihmesė nė zhvillimet e gazetarisė.
Gazetarinė sociale e ushtrojnė individė, njerėz tė moshave, profesioneve, shtresave, besimeve e bindjeve politike tė ndryshme. Analistė joprofesionistė apo edhe debutues nė kėtė lėmė tė zhvillimit tė mendimit shoqėror parashtrojnė opinionet dhe alternativat e tyre pėr ēėshtje tė ditės. E gjerė e shumėdimensionale ėshtė tematika e problematika e letrave tė lexuesve. Ajo pėrbėhet nga fakte realė e konkretė, tė njohur sė afėrmi, drejtpėrsėdrejti apo tė pėrjetuar nga autorėt.
Kėto ide e mendime pėr gazetarinė e shkruar sociale mund tė argumentohen me shembuj nga shumica e tė pėrditshmeve tona, ku ajo ka marrė e po merr gjithnjė e mė shumė trajta konkrete. Njėra prej tyre, me pėrvojė disavjeēare, gazeta “Shekulli” ka krijuar njė traditė tė vyer, duke u lėnė lexuesve dhe tė interesuarve pėr komunikimin me opinionin publik dy faqe nė dispozicion pėr ēdo numėr: njėra pėr letrat e mesazhet; tjetra pėr opinione nga persona e personalitete shoqėrore e publike.
Letrat e lexuesve i kalojnė tejet caqet e interesave vetjake tė autorėve. Ato kanė e marrin karakter tė pėrgjithshėm shoqėror, qytetar. Nė to mendimet jepen lirshėm, ashtu siē janė gjėrat nė realitet, ashtu siē i shohin e arsyetojnė autorėt e tyre. Njė mėsuese pensioniste, gjendjen e rėndė ekonomike tė shoqėrisė sonė e krahason me kohėn e Migjenit, kur shkruan: “Luli i vocėrr” endet tashmė kudo, e duar tė shtrira shoqėrohen gjithnjė e mė shumė me refrenin: Zotni! Ma fal ndonj send”!; Kastriot Bezati kėrkon zbatimin e vendimit nė tė tre shkallėt e gjyqėsorit qė Shtėpia e Kulturės “Naim Frashėri” nė Pėrmet tė mos tjetėrsohet si institucion; Blendi Kraja nga Shkodra formulon pėrshtypjet e veta pėr “Krasta Show” (“Ethet e sė Premtes”). Ilir N. Hoxha nga Pogradeci i drejtohet gazetės “Shekulli” pėr t’i treguar publikut se ē’manovra bėhen vetėm pėr tė fituar tenderin e katėr rojeve”.
Shumė letra vijnė nga shqiptarėt emigrantė apo qė studiojnė e punojnė nepėr botė.
Lexuesit, pėrmes letrave “bashkėbisedojnė” edhe me mediat. Bėjnė vlerėsime, kritikojnė, sugjerojnė. Olsi Karagjozi, shpreh keqardhjen pėr ata “qė e pėrdorin penėn e tyre si vegėl politike dhe nuk e pėrdorin pėr tė pasqyruar atė qė ndodh realisht…”. Arian Harxhi nė letrėn e tij nėnvizon: “Unė vėrej se nė shtypin shqiptar, si pėr ēėshtje tė politikės, si pėr probleme tė diplomacisė, si pėr probleme tė ekonomisė, flasin tė njėjtėt persona…”.
Gazetat on line kanė krijuar pėrvojat e tyre pėr organizimin e anketave operative pėr ēėshtje tė caktuara qė gjallojnė nė jetėn e ditės, tė kohės. Nė faqet e tyre nė internet, disa tė pėrditshme shfrytėzojnė anketat e drejtpėrdrejta me lexuesit, duke sonduar pėr mendimin mbizotėrues pėr problemet e ditės. Zakonisht formulohen 2-3 pyetje (gazetat “Shekulli”, por edhe mediat e Prishtinės: “Koha ditore” (online) e Agjencia e Lajmeve “Kosova Press”, etj.). Praktikohen edhe cikle anketimesh per disa ēėshtje nė tė njėjtėn kohė (Gazeta “Koha Jonė”, faqja e internetit “Forumi rinor”, etj.)
Tematika e anketave ėshtė e shumanshme: politike, kulturore, shoqėrore, ēka nxjerr nė pah vizionin e lexuesve, shkathtėsinė e mendimit tė tyre dhe peshėn qė mbajnė pėrsipėr nė formimin e opinionit publik. Kėsisoj, tipar qenėsor i gazetarisė sociale ėshtė se audienca (lexuesit e medias sė shkruar dhe nė internet, dėgjuesit e radios a teleshikuesit) nuk ėshtė vetėm subjekt pasiv, pritės, marrės, pranues i prodhimit gazetaresk, por, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, edhe subjekt aktiv, krijues i kėtij prodhimi tė opinionit publik.
Gazetaria sociale online ėshtė njė dukuri e re nė publicistikėn tonė. Prirjet e saj nė rritje e nė zhvillim janė objekt i rėndėsishėm pėr njė trajtim tė thelluar profesional, pasi pėr shkak tė anonimatit, kanė tė bėjnė me karakterin subjektiv dhe relativ tė anketimit, ashtu si edhe tė njė letre, replike a shkrimi.
Nxitja dhe menaxhimi i gazetarisė sociale ėshtė tregues i shkallės sė zhvillimit demokratik e kulturor tė shoqėrisė; i nivelit tė lirisė sė fjalės dhe tė shprehjes, i transparencės dhe, nė tėrėsi, i emancipimit tė mediave.

-- marrė nga gazeta "Shekulli", 23.04.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara