HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kopenhagė, do tė thotė fatkeqėsi

-- nga HALLGRIMUR HELGASON*), maj 2001

Hallgrimur Helgason »Kanalet e Kopenhagės janė tė mbushura me skelete tė rinjsh premtues islandezė, qė nuk mundėn t'i pėrshtateshin jetės sė njė qyteti tė madh.« Komiku dhe shkrimtari islandez, Hallgrimur Helgason, do tė shkruajė pėr Islandėn gjatė kėsaj vere.

ISLANDA u rendit e fundit nė festivalin Evropian tė kėngės »Grand Prix«. Kėshtu qė ne nuk do tė marrim pjesė nė kėtė festival pėr vitin e ardhshėm. Por, nė tė vėrtetė, nuk pritej ndogjė tjetėr, pėrderisa festivali kėsaj here u zhvillua nė Kopenhagė. Islanda u krijua nga Norvegjia. Artin e tregimit e morėm nga Irlanda. Ndėrsa tė gjitha fatkeqėsitė tona vijnė nga Danimarka. Pėr ne, Kopenhaga ka domethėnie vetėm pėr njė gjė: Bad luck (fatkeqėsi).

Kapitujt mė tė kėqinj nė historinė e Islandės janė:
1728: Disa nga sagat mė tė mira islandeze u shndėrruan nė hi, nga zjarri nė Kopenhagė. (Shefi i zjarrfikėsve duhet tė ketė qenė me siguri i pirė dhe nuk ka mundur ta kontrollojė zjarrin).
1845: Poeti mė i madh islandez, Jonas Hallgrimsson, u rrėzua nga shkallėt nė Sankt Pederstręde 22 dhe theu kėmbėn mjaft keq. Si njė islandez i vėrtetė, ai e mori kėtė gjė me qetėsi dhe shkoi tė nesėrmen nė spital, jo menjėherė. Por mjekėt e spitalit Frederiks Hospital, e pritėn atė me gjakftohtėsinė e famshme daneze. Ata konstatuan se ai kishte gangrenė nė plagė, por vendosėn qė ta amputonin kėmbėn tė nesėrmen. Gjatė natės, gangrena u shpėrnda nė pjesė tjera tė trupit tė poetit, i cili vdiq tė nesėrmen nė mėngjes herėt...
1968: Ndeshje futbolli. Danimarkė - Islandė: 14 - 2. Ky ishte poshtėrimi mė i madh i joni nė 20 shekujt e fundit dhe qė nga ajo ditė, numrat 14 dhe 2 pėrdoren sa mė pak qė ėshtė e mundur nė Islandė. Qė nga ajo kohė, ne nuk e kemi mundur Danimarkėn asnjėherė nė futboll. Faktikisht, ne nuk e kemi mundur Danimarkėn qė nga viti 1917, kur stėrgjyshi im luajti nė njė skuadėr pėrfaqėsuese islandeze. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij, ai ma tregonte historinė njė herė nė javė. U luajtėn dy ndeshje. Skuadra daneze e fitoi tė parėn, por gjatė kohės qė pritej pėr ndeshjen e dytė, stėrgjyshit tim dhe shokėve tė tij u lindi njė ide e shkėlqyer. Ata vendosėn t'i merrnin danezėt pėr njė vrapim me kuaj jashtė qytetit pėr nja 6 orė - dhe patėn mundėsi tė zgjidhnin pėr kėtė punė kuajt mė me temperament, qė gjindeshin nė Rajkiavik nė atė kohė. Ditėn tjetėr, futbollistėt danezė i kishin muskujt aq tė mpirė, saqė thuajse nuk mund tė vraponin fare. Ne e fituam ndeshjen me rezultatin 7-2. Problemi ishte se ndeshja nuk kishte karakter ndėrkombėtar, pasi Islanda nė atė kohė i pėrkiste mbretėrisė daneze.

Ndeshja 14 - 2 u luajt nė Stadiumin e Kopenhagės. Tė shtunėn e kaluar, ne debutuam pėrsėri nė tė njėjtin stadium: pėr festivalin e kėngės »Grand Prix«. Kėsaj here ndeshja pėrfundoi, Danimarkė - Islandė: 177 - 3. Ne morėm vetėm tre pikė. Njė nga Norvegjia dhe dy nga Danimarka. Ka rreth 10 000 islandezė nė Norvegji dhe rreth 20 000 nė Danimarkė. Poshtėrimi ishte i padurueshėm. Tė gjitha votat tona, ne ia dhamė vetes. Njė ditė para konkurrencės, gazeta B.T. parashikoi se kėnga jonė mund tė arrijė nė vendin e katėrt, ndėrsa njė editorial i gazetės Politiken sqaronte se, ne kishim shanse tė mira pėr tė fituar festivalin.

Pse duhet qė ju tė talleni gjithmonė me ne?
FESTIVALI i kėngės "Grand Prix" ka njė vend tė veēantė nė zemrat e islandezėve. Vetėm nata e vitit tė ri ėshtė mė e shenjtė pėr islandezėt se sa dita e festivalit »Grand Prix«. Njė javė para se tė zhvillohet festivali, mediat fillojnė dhe e joshin publikun me reportazhe nga ngjarja; pritja e mirė nga organizatorėt e pjesėmarrėsve tanė; raportohet pėr konferencat fantastike tė shtypit dhe gjatė gjithė kohės jepet pėrshtypja se Islanda ka kontribuar shumė pėr Evropėn. Nė Islandė fillojnė pėrgatitjet pėr natėn e Eurovision. Festa e »Grand Prix« mbahet nė tė gjithė Rajkiavikun me njė numėr tė madh pjesėmarrėsish dhe shpresa tė mėdha. Asnjė komb tjetėr nė Evropė nuk e merr kaq seriozisht sa islandezėt kėtė konkurrecė kėngėsh. Shumica e restoranteve mbyllin, shfaqjet teatrale anullohen, madje edhe dasmat shtyhen dhe nė ēdo taksi nė ditėn e ngjarjes gjendet njė televizor i vogėl. Kur kjo ngjarje e madhe fillon shfaqjen, rrugėt e qytetit janė tė zbrazėta. Plotėsisht tė zbrazėta. Nė Islandė, numri i shikuesve kap shiftėn 98 %. (Si nė ēdo shoqėri tjetėr, ka edhe 2 % indiferentė: komunistė kokėshkretė, apo anti-evropianė kokėgllė).

Ne duam ta urrejmė kėtė konkurrencė. Turpėrohemi kur e shikojmė kėtė shfaqje tė turpshme – por ne e bėjmė kėtė megjithatė. Kėtu kemi tė bėjmė me rregullin »Unė e shikoj Grand Prix, por unė jam njė islandez.« Personalisht, unė e kam parė Grand Prix qė nga koha kur nė Islandė filloi tė transmetohej sinjali televiziv mė 1966. Nė vitet e mia tė varfėra dhe pa televizor nė Paris, e kisha vėshtirė qė ta shoh festivalin, dhe kjo ėshtė faktikisht njė nga shokimet e para, kur dikush shpėrngulet pėr nė kontinent: Tė zbulosh se asnjėri nga kombet e kulturuara tė Evropės, nuk e shohin festivalin Grand Prix.

»Euro... quoi? C'est quoi, ēa?« Vetėm njė herė, isha nė gjendje tė zbuloja njė televizor nė njė bar turk, nė atė lagje ku jetoja, dhe munda ta shoh nė kanalin France 2, qė nė atė moment transmetonte festivalin Grand Prix, por rrethanat ishin tė pashpresa. Me zor munda tė dėgjoj kėngėn islandeze, nga zėri i lartė i burrave me zinxhirė nė bar, ndėrsa qėndroja diku nė qoshe, si njė poet romak nė ekzil, i cili ndiqte direkt njė shfaqje nga Kolozeumi. Dhe gati sa nuk mė nxorrėn jashtė, kur po i tėrhiqja vėmendjen pronarit turk, pėr kėngėn turke, qė ishte nė radhė. Ata kujtuan se po tallesha me kulturėn turke.

Qė nga viti 1986, kur ne ishim nė gjendje tė thurnim njė kėngė pėr festivalin »Grand Prix«, e kemi pritur kėtė festival me gėzim e dėshpėrim njėherėsh. Njė herė, ne morėm 0 pikė, dhe vitin tjetėr, ne dolėm nė vendin e dytė. Kėsaj here, niveli i ambicjes ishte shumė i lartė. U desh njė punė e madhe pėr kompozimin, videot dhe reklamimin. Pati diskutime tė nxehta edhe pėr vetė tekstin. Elita kulturore, e cila drejton Radion Islandeze, dėshironte qė kėnga tė kėndohej nė islandisht, por njerėzit nuk donin tė dėgjonin pėr kėtė, prandaj teksti u pėrkthye nė anglisht, me qėllim qė dėgjuesit tė kuptonin se pėrse bėnte fjalė kėnga. Titulli i kėngės u ndryshua nė »Angel«, pasi ajo duhej tė apelonte tani tek vendet katolike tė Evropės sė jugut, tė cilat kanė qenė gjithmonė tė kursyera me pikėt pėr Islandėn. Teksti u pėrkthye faktikisht nė disa gjuhė tė botės dhe ndryshoi pėrmbajtjen e tij, sipas feve tė ndryshme. Nė botėn arabe, kėnga do reklamohej me titullin »Allah« dhe pėr botėn aziatike, kėnga do lanēohej me emrin »Buddha«. U pėrgatit pėr njė famė botėrore nė zgjimin e pritur tė fitores nė Kopenhagė. Dhe pasoi shokimi. Vendi i fundit. Rrugėt e Rajkiavikut mbetėn tė zbrazėta deri tė hėnėn nė mėngjes. Keqardhje mbizotėruese kombėtare.

»EUROPA nuk ėshtė gati pėr Islandėn,« thanė pjesėmarrėsit tanė tė nesėrmen nė radio dhe iu referuan njė thėnieje tė njohur tė kryeministrit tonė, i cili njihet pėr pėrdorimin e tė gjitha trukeve pėr tė shmangur diskutimin e hyrjes sė mundshme tė Islandės nė EU. Pse ne islandezėt e marrim kaq seriozisht kėtė konkurrencė kėngėsh gjysėm tė mėrzitshme? Sepse ne nuk jemi ndonjė komb i vėrtetė. Ne jemi tė vegjėl. Askush nuk na vė re. Ne nuk kemi kurrė shanse tė marrim pjesė. Me pėrjashtim tė vetėm kėsaj nate. Kėtu marrim tre minuta nė skenėn e madhe evropiane. Dhe kemi tė njėjtat mundėsi, siē kanė tė tjerėt. Provoni tė na kuptoni. Ne nuk hyjmė kurrė nė kampionatin evropian tė futbollit. Kurrė nė kampionatin botėror. Sė paku jo, derisa tė ndryshohen rregullat, nė mėnyrė qė numri i lojtarėve nė fushė tė jetė pak a shumė nė pėrpjestim tė zhdrejtė me numrin e banorėve pėr ēdo komb. Kur tė arrijmė qė Ishujt Faroe tė pėrfaqėsohen me 22 lojtarė kundėr 5 skocezėve. Kur Islanda tė pėrfaqėsohet me 14 lojtarė kundėr 2 danezėve. Jo, kurrė. Ne duhet tė kėnaqemi me pjesėmarrjen tonė nė »Lojėrat e kombeve tė vogla«, sė bashku me tė gjithė kombet e vogla si Malta, Luksemburgu, Lichtenstein, Andorra dhe San Marino, tė pėrfaqėsohemi nė »sportet e vogla« si psh. vrapime 20 m, kėrcim i dyfishtė, kėrcim i ultė dhe i shkurtė. Kėtu, ne i mundim tė gjithė. Pikėrisht, sepse ne nuk jemi njė shtet i vogėl.

Ne nuk jemi njė komb edhe aq i vogėl. Por kėshtu ėshtė fati ynė. Kompleksi i kombit tė vogėl shfaqet pjesėrisht si njė ndjenjė klasike inferioriteti, dhe pjesėrisht si njė delir i pėrgjithshėm madhėshtie. Nga njėra anė, ne jemi vendi i vogėl, i bukur dhe i hareshėm, qė e lejon kryeministrin e vet tė hajė kafshatėn e parė tė burgerit McDonalds, qė hapet pėr herė tė parė nė Islandė; qė mbledh tė gjitha vajzat mė tė bukura tė qytetit pėr tė shkuar nė njė festė me Kevin Costner, kur ai vjen pėr vizitė; qė kalon nė faqen e parė tė gazetave, vetėm nga vendi i parė i njė bjondeje nė bregdet, nė konkurrencėn e Karaokeve nė Ibiza – dhe qė i lejon vetes tė fantazojė se mund tė fitojė edhe festivalin e kėngės Grand Prix.

Nga ana tjetėr, ne jemi kombi mė i mirė nė botė, qė banon nė vendin mė tė bukur tė sistemit diellor dhe flet gjuhėn mė tė pastėr, qė Zoti ka dėgjuar ndonjėherė; Kombi qė zbuloi Amerikėn, shkroi romanet e para nė botė, ka kuajt mė fantastikė tė botės dhe numrin mė tė madh tė yjeve tė pop-it apo fituesit e ēmimit Nobel »pėr kokė« (nė Islandė gjithēka matet »pėr kokė«, pėrveē dhimbjeve tė kokės). Kėshtu qė ne harrojmė pa vėshtirėsi, se ne e humbėm Amerikėn pėrsėri, dhe se asnjėri – pėrveē disa manjakėve tė vjetėr nordikė nė universitetet e botės – lexojnė sagat islandeze, se kali islandez nė vendet e kombeve tė mėdha quhet pony (kalė i vogėl), se tė gjithė, pėrveē danezėve e kanė harruar fituesin e ēmimit Nobel, Halldor Laxness, dhe se Björk ka kohė qė ka ikur nga Islanda.

»Europa nuk ėshtė akoma gati pėr Islandėn,« themi ne pra. Por Islanda ka kohė qė ėshtė gati pėr botėn. Janė danezėt ata, qė gjithmonė fusin njė shkop nė rrotė: ne kemi qenė pėr 450 vjet njė koloni daneze. Kryeqyteti ynė ka qenė Kopenhaga. Pretendohet se, ndėrsa ne u kėrrusėm nėn ēati torfe, tregtarėt danezė mbuluan ēatitė e tyre me bakėr nga fitimi i monopoleve tė tyre nė Islandė. Megjithatė, ne jemi disa njerėz, qė akoma nuk e kemi kuptuar, se si ka mundėsi, qė danezėt gjatė kėtyre katėr shekujve tė errėt tė fitonin kaq shumė nga fakirėt islandezė. Por ndoshta, shpjegimi duhet gjetur tek gjindshmėria daneze pėr tė arritur tė fitojnė diēka mbi islandezėt. Prandaj, Kopenhaga quhet Kųbmęndenes havn**) nė islandisht.

Nga ana tjetėr, ėshtė e vėrtetė se shumė prej djemve mė premtues islandezė udhėtuan pėr nė kryeqytetin tonė tė vjetėr pėr tė studiuar dhe nuk u kthyen kurrė mė nė shtėpi. Kanalet e Kopenhagės janė tė mbushura me skelete tė rinjsh islandezė, tė cilėt nuk mundėn t’ia dalin me jetėn e qytetit tė madh. Kalimi nga kasollja me torfė pėr tek dhoma e bardhė e ndenjes ishte njė hap tepėr i madh. Ndodhi e njėjta gjė si me eskimezėt nė Hollivud. Ata nuk kishin para pėr rroba normale. Mbanin erė. Vetėm prostitutat dhe bredhacakėt mund tė flisnin me ta. Ata pinin me tė madhe dhe u hodhėn kėshtu nė kanale. Ndonjėri u martua me ndonjė grua daneze. Por shumica e tyre ishin tė vjetra, tė kėqia dhe vejusha tė mėrzitshme, qė me tė ardhurat e tyre i mbanin djemtė tanė si robėr tė dėshpėruar. Poeti ynė kombėtar Jonas Hallgrimsson nuk vdiq vetėm se mjekėt danezė tė amputimit ishin gjakftohtė e indiferentė. Sipas raportit tė autopsisė, ai vuante edhe nga delirium tremens, infeksioni i mushkėrive, infeksioni i mėlēisė dhe sifilizi (me tė thėna). Ai u varros nė Assistens Kirkegård (varreza nė qendėr tė Kopenhagės) mė 31 maj 1845. Njė qind vjet mė vonė, qeveria islandeze vendosi, qė mbetjet e tij tokėsore tė ē’varroseshin dhe tė silleshin nė Islandė, nė mėnyrė qė tė rivarroseshin nė njė var kombėtar nė Tingvellir. Kjo punė nuk shkoi as mirė dhe as keq, pasi nė vend qė tė nxirreshin nga varri eshtrat e poetit tonė Jonas Hallgrimsson, nga varri i tij u nxorrėn eshtrat e njė kasapi, qė bashkė me njė grua tė vjetėr daneze, ishin varrosur nė tė njėjtin vend, ku qe varrosur dikur poeti i madh. Nė varrin kombėtar islandez shtrihet sot kėshtu njė prej kasapėve mė tė famshėm tė Danimarkės. »Perėndesha e Islandės e bėn mė tė keqen edhe mė keq,« shkroi poeti Bjarni Thorarensen, kur ai mė 1832 u lajmėrua se njė prej njerėzve mė premtues tė Islandės, Baldvin Einarsson ishte djegur brenda, nė krevatin e tij, nė Kopenhagė.

Bad luck Copenhagen (en. Fat i keq Kopenhagė). Dhe tė shtunėn mbrėma, mė 12 maj 2001, u nėnvizua pėrsėri e njėjta gjė. Ndoshta jemi dhe do tė jemi gjithmonė njė koloni daneze? Sė paku nė pikėpamjet tona pėr danezėt. Ne nuk do mund t’i rrahim kurrė nė futboll. Nuk do mund t’i rrahim kurrė nė Grand Prix. Dhe ata do tė provojnė gjithmonė qė tė na i zbehin yjet tona mė tė shkėlqyeshėm, t’i kalojnė ato nė errėsirė dhe t’i lėnė tė kėrcejnė atje. Ata nuk do tė na lėshojnė kurrė. »We will never ever let you go,« (Kurrėn e kurrės nuk kemi pėr t'ju lėshuar) kėnduan ata nė festival. Dhe ne e vėrtetuam kėtė. Treguam ndjenjėn tonė tė vėrtetė tė nėnshtrimit, duke i dhėnė kėngės daneze 12 pikė. Danezėt nga ana e tyre na dhanė vetėm 2 pikė. Po tė kishim mundėsi, ne do ju jepnim atyre 14 pikė.

Weekendavisen, 23 maj 2001, sektioni 3 - libra, faqe 1

*) shkrimtar islandez i njohur, veēanėrisht pėr romanin bestseller "Rajkiavik 101".
**) nė danisht køb=blej, mand=burrė, si rrjedhojė købmænd=blerės (nė shumės) dhe havn = port, pra porti i blerėsve, tregtarėve.

---
Pėrkthyer nga Arben Ēokaj, shtator 2003.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara