HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


RRUGĖT E ZHVILLIMIT TĖ LETĖRSISĖ SHQIPE NĖ KOSOVĖ

-- nga Isak AHMETI, 21.06.2003

Kur shkruajmė ose flasim pėr Rrugėt e zhvillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, medoemos duhet tė priremi qė atė ta shikojmė dhe ta vėshtrojmė nė radhė tė parė nė kontekst me traditėn kishtare iliro-shqiptare nė Dardani, pėrkatėsisht nė Kosovė.[1] Nga ky kėnd vėshtrimi, ne do tė mund tė kuptojmė se rrėnjėt e qytetrimit tonė, pra edhe tė letėrsisė sonė, janė shumė mė tė hershme se ē’ėshtė pohuar deri mė sot nė tė gjitha Historitė e letėrsisė shqipe.[2] Duke ndjekur kėtė vijė, unė do tė pėrpiqem mė shumė tė nxjerr nė dritė nė pikat kryesore, personat, por edhe dukjet letrare tė kėsaj treve, qė kanė kontribuar jo vetėm pėr t’i lidhur e bashkuar shqiptarėt dhe kulturėn e tyre me Perėndimin, me Europėn, por edhe nė zhvillimin e kulturės evropiane nė pėrgjithėsi. Nė kontekst me kėtė, prandaj, del se historia e zhvillimit tė shkencės, kulturės dhe arsimit shqiptar nė Kosovė dhe mė gjėrė, ruan njė traditė tė largėt. Ajo shpie nė dukjen e civilizimit mė tė hershėm europian. Pra nga stėrgjyshėrit tanė ilirėt e mė pastaj gjatė mesjetės nė trojet e rudhura arbėrore, pra edhe nė Kosovė, u zhvillua njė pėrvojė e madhe e njohjes qė u transmetua nga brezi nė brez. Kėto predispozita, siē ka hetuar edhe Jahja Dranēolli,[3]paraqitnin njė bazė solide pėr zhvillimin e mendimit shkencor, arsimit, artit dhe kulturės nė pėrgjithėsi tė popullit tonė nė truallin e tij atnik, pra edhe nė Kosovė. Qė kėtej, pra, edhe kultura, letėrsia, por edhe arsimi qė u zhvillua nė Kosovė ku, krahas ngritjes sė qyteteve tė njohura tė Europės gjatė shekujve tė mesjetės sė zhvilluar, u zhvilluan edhe qendra tė njohura tė Kosovės si: Novobėrda, Prizreni, Peja, Trepēa, Janjeva, Stublla e Epėrme etj,[4] ka kontribuar jo vetėm nė ruajtjen, por edhe nė forcimin e vetėdijes kombėtare nė pėrgjithėsi. Kėto qendra kishin marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta me qytetet e njohura europiane, gjė qė ėshtė realizuar pėrmes raguzanėve, venedikasėve, relatorėve tė Papės, etj. tė ardhur nė Kosovė, nė njė anė, dhe nė anėn tjetėr, shqiptarėve tė mėrguar apo tė shkolluar nė qendra tė mėdha tė dijes europiane, si bie fjala nė Romė, Padovė, Bolonjė, Paris, Raguzė e gjetiu.[5] Kėta shkollarė ishin njėkohėsisht edhe bartės tė ideve progresive e humaniste tė kohės. Nė mesin e tyre pati edhe prelatė tė lartė kishtartė, krijues (historianė, teologė, filozofė, mjekė, letrarė, artistė, etj), qė bėnė emėr nė Europė.

Ē’ėshtė e vėrteta, tradita e shkrimit nė Kosovė, ndonėse nė gjuhėm latine (ē’farė ishte praktikė nė Europėn e asaj kohe), fillon, sipas tė djėnave tė sakta qė disponojmė, qysh nė shek. IV, kohė kjo kur tradita e shkrimit nė kėto treva lidhej ngushtė edhe me traditėn kishtare iliro-shqiptare nė Dardani, pėrkatėsisht nė Kosovė.[6] Tė kėsaj kohe, pra tė shek. IV kemi edhe teologun, folozofin dhe poetin, autorin e „TE DEUM“-it tė famshėm tė krishterimit, Shėn Niketėn dhe Dardania.[7] vepra madhore e kėtij prelati kishtar shqiptar edhe veēmas „TE DEUM“-i i tij, siē ka vėnė re edhe I. Kadare, ėshtė bėrė me kohė pjesė e komunitetit kulturor europian.[8] Ėshtė theksuar, por, me tė drejtė se nė aspektin teologjiko-filozofik dhe letrar-poetik himni i famshėm i Shėn Niketės „TE DEUM“-i. radhitet ndėr krijimet antologjike tė poezisė botėrore.[9]

Nė vargun e krijuesve tė Kosovės, qė kanė dhėnė kontribut tė madh nė epokėn e humanizmit dhe tė Rilindjes evropiane. krahas personaliteteve si janė: Gjon Progoni, Gjon Vaji, Gjon Injaci etj., qė tė gjithė nga Novobėrda, qė atėbotė ishte qendėr e njohur kishtare, vlen tė pėrmendim me kėtė rast, nė mėnyrė tė veēantė, Martin Segonin (? - 1485). Ky historian e teolog i njohur (i shek. XV), qė kish bėrė emėr nė Europė (kish mbaruar edhe doktoratėn mė 1475 nė Univesitetin e Padovės), krahas me ēėshtjet kishtare, gjeografike dhe juridike, ėshtė marrė edhe me tėma aktuale tė luftės pėr liri kundėr invadimit osman, qė kish pėrmbytur Ballkanin e qė po rrezikonte Europėn.

Duke qenė dėshmitar i afėrt i pėrmbytjes sė shtetit shqiptar dhe i nismės sė rretikut pėr pushtimin e Italisė, Martin Segoni, kishte shkruar, pos tjerash, edhe njė skicė jetėshkrimi, me plot elemente letrare dhe historike, mbi Skėnderbeun, tė titulluar: Narrazione di Giorgio Castriotto dei Terchi nelle lingua lero chiamato Scender Beg, cio Alesandro Magno (Tregim mbi Gjergj Kastriotin, i mbiquajtur nga Turqit nė gjuhėn e tyre Skender Beg, dmth Leka i Madh). Mė sa dihet ky ėshtė shkrimi i parė i njohur derisot kushtuar Heroit tonė fetar e kombėtar, qė ruhet nė Bibliotekėn nacionale tė Firencės.[10] Ndryhse nga Barleti, Beēikemi e ndonjė tjetėr humaist shqiptar, qė shkruan pėr Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun jashtė Atdheut, Segoni shkroi nė ulqin dhe vetėm dhjetė vite pasvdekjes sė Heroit tonė fetar e kombėtar. Qėllimi i kėtij prelati tė lartė kishtar qe, gjithsesi, ta informonte Papėn dhe opinionin europian pėrgjithėsisht pėr ngjarjet e ndryshme tė luftrave tė popullit shqiptar kundėr osmanėve, duke u nisur nga Lufta e Kosovės e vitit 1389, ku kanė marrė pjesė edhe shqiptarėt katolikė, ithtarė tė Kishės katolike shqiptare qė e njihte Papėn e Romės pėr epror, nė krye me Muzakajt, Balshajt, Dukagjinasit dhe Kastriotėt, e duke mbaruar me pushtimin e Krujės e tė Shkodrės, nė vitet 1478-79. Ē’ėshtė e vėrteta, Segoni ka shkruar edhe shkrime tė tjera, qė pėrshkohen nga njė kulturė e gjerė europiane, e ku kemi edhe fragmente tė tjera mbi Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun dhe familjen e tij. ka shkruar edhe pėr Kossovėn, pėrkatėsisht pėr Dardaninė. Ky madje, pas Anonimit tė Raguzės (shek. XV), ėshtė i pari qė krahas emėrtimit Kosova, pėrdor edhe emėrtimin Dardania.[11]

Mirėpo kur ėshtė fjala Rrugėt e zhvillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, le tė pėrmendim kėtu se shumica e autorėve tė letėrsisė sė vjetėr shqipe tė shekujve XVI-XVII, punuan, gjithnjė nė kuadėr tė Kishės katolike shqiptare, nė viset e Kosovės dhe u pėrpoqėn, veē tjerash pėr hapjen e shkollave shqipe siē ėshtė rasti edhe me hapjen e Shkollės sė parė shqipe nė Stubėll tė Epėrmme, tė Karadakut, nė Kosovė, fillet e sė cilės shkollė i gjėjmė qysh nė vitin 1584, kur ka funsionuar, siē ka dėshmuar edhe Prof. Dh. S. Shuteriqi,[12] njė Kolegj fetar i rangut tė njė Instituti tė lartė, ē’farė ishin zakonisht Kolegjet fetare tė asaj kohe e ku, pėrveē teologjisė, mėsoheshin filozofia dhe stidioheshin edhe klasikėt. Qė kėtej, shkrimtari tjetėr, Atė Pal hasi, franēeskan (shek. XVI-XVI), ishte poashtu kosovar nga Hasi dhe kultivuesi i parė i vargut artistik nė shqipe. Nga vepra e kėtij shkrimtari, autor edhe i vjerrshės sė njohur „Dita e gjyqit“ dhe Mortja,[13] janė frymėzuar edhe autorė tė tjerė tė hershėm tė Kosovės siē janė Pjetėr Budi, Pjetėr Bogdani, Andre Bogdani, Lukė Bogdani etj., qė vazhdimisht traditėn e sahkrimit shqip nė Kosovė dhe gjithnjė nė frymėn e qytetrtimit europian.

Krahas Atė Pal Hasit, me amrin e tė cilit, pra, lidhet edhe tė dukurit e parė tė poezisė shqipe nė frymėn europiane nė Kosovė dhe mė gjerė,[14] ėshtė edhe Pjetėr Budi (1560-1622). Kur jemi te ky autor, le tė pėrmendim se, ndonėse ishte nga Shqipėria, pjesėn mė tė madhe tė shėrbimit tė vet fetar dhe kombėtar ai e ka kaluar nė Kosovė, ku edhe shkroi, i frymėzuar nga Atė Pal Hasi, njė pjesė tė mirė tė veprės sė vet, ku hasim edhe elemente tė njė vetėdije tė lartė kombėtare dhe patriotike. Ndėrsa me prozėn e vet kombėtare, siē ka vlerėsuar edhe studiusi Gunnar Svane,[15] nuk mbete aspak mbrapa standardeve europiane. Figura e Pjetėr Budit, siē ka vlerėsuar edhe studiusi ynė I. Zamputi,[16] na del sot e inkuadruar nė plan tė parė tė pėrndjekjeve tė shqiptarėve tė shek. XVII pėr ēlirimin e vendit dhe vepra e tij letrare del e vėnė nė shėrbim tė kėtyre pėrpjekjeve. Kur shkruajmė pėr P. Budin duhet medoemos tė theksohet edhe fakti se me tė letėrsia shqipe e Kosovės nė veēanti dhe letėrsia shqipe nė pėrgjithėsi, ka hyrė nė njė fazė mė tė lartė zhvillimi. Me tė fillon proza origjinale. Tek ai kemi edhe poetin mė tė plotė dhe mė tė kompletuar nė shqipet, pas Atė Pal Hasit.

Vėshtruar nga aspekti pėrmbajtėsor, por edhe nga aspekti estetiko-poetik, poezia e Pjetėr Budit (qė kapė diku rreth 3000 vargje), nuk mbetet mbrapa poezisė sė kohės nė Europė. Skiroi madje me plot tė drejtė atė e ka radhitur krahas Miltonit dhe krahas poetit Andreini, qė tė dy poetė tė shek. XVII dhe autorė qė janė mbėshtetur nė historinė biblike.[17]

Ėshtė konstatuar me tė drejtė se askush nuk mund tė mohojė se aspektizmi mė i rrebtė nuk arrin tė fshehė nė vargjet e Pjetėr Budit aspiratat e tija politike e kombėtare, derisa duket qartė se ai ndonjėherė nė mėkatin dhe nė djallin shikon dhe mallėkon Turkun e errejtur, shkelėsin e Atdheut tė tij. Dhe nė tė vėrtetė ai qortim e kushtrim, qė Budi u drejton bashkatdhetarėve pėr njė jetė tė pastėr, pėr qėndresė nė virtyt, lutjet e vazhdueshme pėr lirim nga gjendja e mjerueshme, shprehin realitetin e idhėt tė kohės dhe dėshiron pėr njė jetė tė lirė.[18] i ndikuar nga poezia europiane si edhe nga poezia e traditės „letrare hasjane“, veēmas nga Dita e Gjyqit e Atė Pal Hasit, Pjetėr Budi ka kėrkuar ndėr vargjet mė tė bukura, qė i njohim nė poezinė e asaj kohe. Dy poemat e Doktrinės sė Budit, veēmas: Ajo ditė me meni, tė cilėn nė fragmente e gjejmė te Buzuku dhe mė vonė te Bogdani, nuk e gjėjmė vetėm me pėrmbajtjen e ngushtė filozofike tė Biblės, pėrkthimin integral tė sė cilės nė shqipet pėr herė tė parė, nė botim tė Reaksisė sė Dritės, na e ka dhuruar Dom Simon FILIPAJ.[19] Por kur jemi te poezia: Ajo ditė me meni, e Pjetėr Budit vlen tė theksohet se nė tė, por edhe nė vargjet e tjera, kemi njė shpėrthim tė fuqishėm poetik, me pėrmbajtje biblike tė gėrshėtuar edhe me pėrmbajtje patriotike. Duke e lexuar me vemendje poezinė e Budit, qė ėshtė doktrinė nė vargje, si dhe vargjet fort tė bukura:

„Ajo ditė me meni
Qi tė vijė ndė e vonė
Kėtė shekull tė zi,
Ta diegė e ta pėrvėlojnė“,

kuptojmė se ai ka kėnduar njė tematikė biblike, nė formė popullore-artistike. Dhe vlerė me vete vjershat e Budit i bėn, para se gjithash, fakti se ato janė shkruar shqip e me tematikė universale, qė intelektuali i kohės ka mund t’i lexonte nė gjuhė tė tjera. E gėrshetuar me elemente tė krijimtarisė popullore, me pėrmbajtje bibliko-filozofike, poezia e Budit ka diēka qė lidhet me rrethanat, me kushtet historike, me tendencat e kohės.[20] Kėsodore, prandaj ajo shėnon njė etapė tė re nė zhvillimin e letėrsisė kishtare nė veēanti, e nė nė letėrsinė shqipe neė pėrgjithėsi.

Nė shek. XVII nė kėto treva ka jetuar dhe ka vepruar edhe Imzot Pjetėr Bogdani (1630-1689), njėri nga doktorėt e parė tė shkencave filozofike dhe teologjike. Vepra e tij madhore, Cuneus Prophetarum (Ēeta e profetėve), botuar mė 1685, nė Padovė tė Italisė, ėshtė bėrė me kohė e njohur nė mbarė Europėn. Kjo vepėr, e cila ka vlerė tė pakontestueshme teologjike,filozofike, gjuhėsore, letrare, pedagogjike, etike e psikologjike, ėshtė njė Krue i gjallė, thėnė metaforikisht, ku mendja dhe shpirti ynė do tė gjejė kėnaqėsi dhe shqetėsim intelekual, ku shumėkush mund tė marrė e nuk do tė shterret lehtė, ‘farė ėshtė cilėsi dhe vlerėsi e veprave tė mėdha e komplete qė bėjnė jetė nė kohė, qė qėndrojnė fort me tematikėn dhe poetikėn e vet. Ėshtė kjo, siē ka theksuar me tė drejtė Ibrahim Rrugova, vepėr bazė nė humanistikėn shqiptare.[21] Vepra e Pjetėr Bogdanit, Ēeta e profetėve, pėrgjigjet konceptit organizativ tė Biblės. Sė pari libri ėshtė i ndarė nė dy pjesė, ashtu siē ėshtė e ndarė edhe Bibla nė Dhjatėn e Vjetėr dhe Dhjatės sė Re, e kėtu Cuneus prophetarum dhe De vita Iesu Christi salvatore mundi, qė nė titullin e pėrgjithshėm tė librit dalin si titull i vetėm e tij. Pjesa e parė e librit ėshtė njė traktat filozofik e shkencor nė kuadėr tė teologjisė, ndėrsa pjesa e dytė i kushtohet kryesisht jetės sė Jezu Krishtit qė nga gjeneza deri te rishfaqja e tij. E gjithė vepra e Bogdanit ėshtė njė praktikė filozofike, njė filozofim i pasur dhe i thelluar me argumente mbi krijimin marrė nė kuptimin mė tė gjerė dhe mbi jetėn dhe pėrvojėn njerozore nė planin e vendosjes dhe tė shqyrtimit transcedental.[22] Kur jemi te vepra e Bogdanit vlen tė theksohet se momenti patriotik dhe humanist i Pjetėr Bogdanit dhe i veprės sė tij, si dhe pėrcaktimi i tij nė luftė konsekuente kundėr turqėve, sidomos nė fushėn e angazhimit dhe tė organizmit tė kėsaj rezistence, ka frymėzuar poetė tanė dhe tė huaj qė ta krahasojnė kėtė shkrimtar dhe humanist tė madh tė Europės Juglindore me Gjergj Kastriotin dhe me epokėn e tij tė lavdishme:

„Trimėria dhe mirėsia e Gjergj kastriotit
dhe Pjetėr Bogdanit gjithė botės i ėshtė e njohur:
ai nė luftė bėri vepra tė mėdha,
kurse ti tani nė fushėn e dijes“
(P. Rikeiardi)

ky korife i shkencės dhe arteve shqiptare,[23] ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme edhe nė krijimin e poezisė shqipe duke shprehur, pėrmes saj, koncepte dhe ide filozofike e shkencore. nė shkallėn e IV tė veprės sė tij, Pjetėr Bogdani ka dhėnė njė cikėl tė tėrė poezish me titull: Jeta e dhetė Sibilave dhe kėngėt e tyre,[24] qė nė njėfarė mėnyre janė vazhdimėsi e profecive tė profetėve. Pėrmes kėtij cikli poetik del prefigurimi i Sibilave mbi disa elemente tė jetės dhe veprės sė Krishtit, qė do tė gjejė trajtim tė meritueshėm ehe nė veprėn: Shpėrblyesi i botės ase Jeta e Jezu Krishtit tė Atė Shtjefėn Gjeēovit tė cilėn e botio Drita (Ferizaj) pėr tė parėn herė (1993), por edhe nė veprėn mė tė re: Jezu Krishti e vėrteta ėr tė gjithė (1994) tė Dom Pren Kolajt,[25] vepra kėto tė njė frymzimi gjithsesi europian. Por kur jemi te cikli i poezive: Jeta e dhjetė Sibilave dhe Kėngėt e tyre, le tė theksojmė se aty P. Bogdani ka kėnduar nė mėnyrė tėperfeksionuar poetike, me plot elemente biblik-filozofike ėshtė kėnduar Jeta e Krishtit prej lindjes deri nė vdekje. prandaj nė qendėr tė kėsaj filozofie bibliko-poetike, prej nga mund tė jenė frymėzuar mbase edhe Atė Shtjefėn Gjeēovi, Imzot Frano Illia, Dom Pren Kolae ndonjė tjetėr, ėshtė edeja pėr tė Mirėn, pėr tė Vėrtetėn, pėr tė Drejtėn. nė kėtė cikėl poezish tė Pjetėr Bogdanit, por, kemi figura mė tė bukurat nė poezinė shqipe. Shembuj tė shumtė flasin pėr gjuhėn e formuar poetike tė Bogdanit: Elementet poetike flasin se janė tė gėrshetuara nė njė trinomi: e bukura e natyrės, harmonia e pėrgjithshme nė suaza tė kozmologjisė teologjike dhe e bukura shpirtėrore (virtyti). Qė tė tre kėta pėbėrės tė poetikės sė Bogdanit janė shkrirė nė njė gjuhė poetike autonome qė ėshtė ajo e gjithė veprės sė Bogdanit.

Nuk mund tė bėhet fjalė pėr Rrugėt e zhillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė e tė mos pėrmendet edhe Dom Lukė Bogdani (shek XVII) dhe poezia e tij e njohur kushtuar Pjetėr Bogdanit.[26] Si poet i frymės rilindėse tė renesansės shqiptare, Lukė Bogdani me zotėsitė pashoqe sintetizuese e ka lidhė tė kaluarėn e largėt historike, atė tė kohės sė Lekės sė Madh me kohė e Gjergj kastriotit dhe me kohėn e autorit.[27] Poezia e tij paraqitet me interes tė veēantė, qoftė pėr elementet e pėrmbajtjes, qoftė pėr rrjedhshmėrinė e vargjeve qė ka. Kujtimi i Gjergj Kastriotit, si simbol i qėndresės sė popullit shqiptar kundėr skllavizmit turk, ėshtė i gjallė. Poetinė fjalė e pėrmend atė me krenari: Skėnderbeu shitoi Mbėretnė“ (e goditi keq Sulltanin).[28] Poezia e Lukė Bogdanit hapet me vargjet:

„Duel n’Gurit bukuria
Zana si nji sut’e naltė,
Qi s’kish mbrenda VENECIA
Bė PASHTRIKUT mur Maltė“.

Siē ka vlerėsuar edhe I. Rugova,[29] kėtu ėshtė fjala pėr njė figurė mitologjike popullore, qė nė gjuhėn popullore del si arketip i tė bukurės, e qė kėtu poeti e nxjerr prej gurit, qė ėshtė element real i vendlindjes sė tij, dhe tė Bogdanit-Hasit tė Gurit. Pastaj kėsaj figure, Zanės, ia kundėrvė dy toposeve reale Venedikut, si sinonim i begatisė dhe bukurisė mesjetare dhe Pashtrikun, qė ėshtė i pasur dhe i banuar prej njė kėso bukurie. Kėshtu konceptit tė civilizimit evropian-Venedikut, qė mund tė komentohet edhe kėshtu, ia kundėrvė konceptin e njė civilizimi tjetėr, Pashtrikun, se edhe ky e ka civilizimin, begatinė dhe bukurinė e vet. Pra kėtu e kemi atė problemin e vazhdueshėm midis autentikės dhe tė jashtme, po jo nė kuptimin mohues tė sė dytės.[30]

Poezia e Lukė Bogdanit, tė cilėn e ka ēmuar lart edhe Faik Konica,[31], ėshtė, nė bazė tė elementeve tė saja poetike dhe tematika autentike dhe autoktone, ndėr krijimet mė tė bukura nė poezinė tonė.[32] Ē’ėshtė e vėrteta, poezia e Pjetėr Bogdanit si dhe ajo e e Lukė Bogdanit, siē ka vlerėsuar edhe Dh. S. Shuteriqi,[33] ėshtė dėshmi e gjallė e njė veprimtarie pak a shumė tė gjerė poetike nė Kosovė dhe mė gjerė nė shek. XVII.

Nė periudhėn e mėvonshme (shek. XVIII) si punonjės i shquar nė fushėn e gjuhės dhe tė kulturės shqiptare nė Kosovė dhe mė gjėrė, pėrmendet njė prift tjetėr katolik. Ky ėshtė Gjon Nikollė Kazazi (1702-1752) nga Gjakova, i cili, siē ka pohuar studiusi dhe profesori i Albanologjisė nė Univerisitetin e Romės, Namik Resuli[34], bashkė me Buzukun, Budin, Bardhin e Bogdanin i ka dhėnė dinjitet shkrimi prozės sonė. Dhe mu nė kohėn kur gjithėkah, tė thuash, shuhej zjarri i shqipes[35]. Gjon Nikollė Kazazi, argjipeshkv i Shkupit, e botoi katekizmin Doktrina e krishterė, Romė 1743. Kjo vepėr e dalluar nė kohė tė vet lidhet me letėrsinė shqipe tė periudhės sė mėparshme dhe ėshtė frymėzuar nga tė njėjtat qėllime: autori ka tė njėjtėn dashuri pėr gjuhėn shqipe, tė njėjtin kujdes pėr pastėrtinė e saj si autorėt e shekullit tė kaluar[36], qė bėnė pėrpjekje kėmbėngulėse pėr t'iu pėrballuar orvatjeve intensive asimiluese tė pushtetit osman.

Doktrina e krishterė e Kazazit si dhe krijimet e tjera tė shquara T'asaj kohe (shek. XV-XVI-XVII) kanė mund tė lindin nga njė lėvizje e vėrtetė letrare dhe me cilėsi artistike, qė abjektivisht, me frymėn e qytetėrimit europian si dhe me frymėn e qytetėrimit autokton qė kishin, iu kanė kundėrvėnė kulturės dhe letėrsisė shqipe tė proveniensės islame qė, siē ka pohuar me tė drejtė edhe studiuesi ynė Injac Zamputi[37], paraqet njė stagnim, kthesė prapa nė ndėrgjegjėn kombėtare, do thoshim. Sepse letėrsia e bejtejxhinjve, qė ishte thellėsisht e ndikuar nga gjuha dhe letėrsia e pushtuesit[38], nė tendencėn e vet tė pėrgjithshme ishte njė trup i huaj nė kulturėn dh letėrsinė shqiptare. Ajo, pra letėrsia e bejtexhinjve e proveniensės islame, disa reflekse tė sė cilės i hasim edhe nė Kosovė, qėndroi mė shumė larg halleve dhe shqetėsimeve tė mėdha tė popullit dhe pati lidhje tė pakta me qėndresėn kundėr zgjedhės turke.[39]

Mė shumė se njėqind vjet mė vonė, pas Gjon Nikollė Kazazit, qė njihet edhe si zbuluesi i Mesharit (1555) tė Gjon Buzukut, me fjalėt e shkruar nė gjuhėn shqipe nė Kosovė paraqitet edhe prifti katolik shqiptar nga Peja, Dom Ndue Bytyqi (1847-1917), qė me tė drejtė ėshtė quajtur »Bilbili i Kosovės«[40]. Ky ėshtė i pari midis tė parėve poetė tė Fillimeve tė Rilindjes kombėtare. Ėshtė i njohur pėrkthimi i tij Psalmet e Davidit nė gjuhėn shqipe. Por janė me rėndėsi tė veēanta poezitė e tija patriotike, nga tė cilat mė e njohura ėshtė poezia Atdheu, e botuar nė Shkodėr nė vitin 1877 pranė poezisė Vaji i bylbylit, tė poetit mė tė madh tė rilindjes, Dom Ndre Mjedjės. Poeti Dom Ndue Bytyqi ėshtė dalluar pėr saktėsinė e vargut dhe si njė nga lėruesit e parė tė tingėllimit nė shekullin e kaluar. Si poet ai ka shėnuar kthes nė krijimtarinė artistike tė viteve ne prag tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878) duke kontribuar njėkohėsisht, jo vetėm nė zgjimin dhe forcimin e ndėrgjegjės komėtare, por edhe nė lidhjen midis fazės sė dytė dhe tė tretė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Ndonėse i »harruar« nė Historinė e letėrsisė shqiptare, Dom Ndue Bytyqi, duke pėrdorur nė krijimtarinė e tij poetike pėrbėrės qė dallojnė klasicizmin, romantizmin dhe realizmin, ėshtė bėrė, siē ka pohuar me tė drejtė edhe Rexhep Qosja[41], paralajmėrues i tė tri prirjeve stilistike, qė do ta karakterizojnė periudhėn e pėrbashkėsisė sė stileve. I ndikuar thellė nga poezia shqipe e traditės si dhe nga poezia e pasur europiane, veēmas nga poezia e pasur gjermane, Dom Ndue Bytyqi ka mund t'i japė poezisė shqipe nė Kosovė dhe mė gjėrė disa nga krijimet mė tė bukura, duke e pasuruar atė jo vetėm me pėrmbajtjen patriotike, por edhe me figura, masė e rima tė ndryshme. Jo vetėm nė poezitė LUGATI dhe KASTIGIMI, por edhe nė poezitė ĒOBAJT, BARKAXHIA dhe PESHKAXHIA, qė shquhen me tė dhėna realiste, kemi njė jehonė tė madhe tė poezisė romantike europiane.

Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, nė Kosovė ėshtė shquar patrioti e martiri i Fesė e Kombit, Atė Shtjefėn Gjeēovi, tė cilin Faik Konica e ka vlerėsuar si njėrin nga njerėzit mė tė lartė qė ka pasur Shqipėria[42], ka njė prodhim tė madh letraro-shkencor, njė trashėgim qė rralė kush e ka lėnė nga njerėzit tanė tė kulturės e tė shkencės. Ai, siē ka pohuar edhe studiuesi Rrok Zajzi[43], ėshtė dalluar kryesisht pėr veprimtarinė e tij nė fushėn e arsimit dhe tė edukimit kombėtar, tė letėrsisė artistike dhe tė shkencave albanologjike. Njeri me horizont tė gjėrė kulturor, njohės i thellė i letėrsisė klasike dhe i letėrsisė sė Rilindjes europiane, Gjeēovi ka lėnė njė varg veprqash edhe nė fushėn e letėrsisė artistike, ku motivi qėndror nė shumicėn e veprave tė tij letrare, qe ndjenja kombėtare, pėr ēka edhe ra fli nė lterin e kosovės, nė lterin e Atdheut.

Meqenėse shumica e veprave tė Gjeēovit janė tė njohura pėr opinioin tonė, unė kėtu do tė ndalem, nė mėnyrė tė veēantė, te vepra e tij e fundit: Shpėrblesi i botės ase Jeta e Jezu Krishtit, tė cilėn me 1993, e ka botuar Redaksia e Dritės, Ferizaj (e shtypur nė Bergamo, Itali). Kjo vepėr, mbase vepra e fundit e Gjeēovit, edhe pse e pambaruar pėr shkak tė vrasjes tragjike tė tij, ėshtė njė kurorėzim i bukur nė letėrsinė shqipe tė Kosovės! Ėshtė kjo njė vepėr shumė e rėndėsishme dhe e mbrojtur me shumė vlera e cilėsi biblike, etike, sociologjike, sociopsikologjike, filozofike, letrare, gjuhėsore, etj. Kėtė vepėr e bėnė edhe mė madhėshtore shprehja e fuqishme teologjike-biblike, aspektet dhe elementet diturore-filozofike, letrare, etj. Vlera e kėsaj vepre, pra, ėshtė e shumėfishtė. Sepse, sė pari kemi edhe njė vepėr deri tash tė panjohur tė Atė Shtjefėn Gjeēovit, qė shpėtoi nga pluhuri i harrėsės nė saje tė kujdesit shembullor tė Imzot Nikė Prelės. Sė dyti, e kemi edhe njė vepėr tė njė krijuesi tė madh, qė ėshtė mbėshtetur fuqimisht nė pėrvojėn krijuese tė traditės letrare shqiptare dhe europiane. Dhe sė treti, Atė Shtjefėn Gjeēovi, duke shkruar kėtė vepėr, deshi tė pėrtėrijė traditėn e shkelqyeshme tė shkrimit shqip nė kėto anė dhe atė sipas shembullit tė Pjetėr Bogdanit duke krijuar kėsodore, natyrisht, njė vepėr tė re, origjinale e tė mbėshtetur nė baza tė forta biblike, teologjike, filozofike e letrare-stilistike tė traditės »letrare hasjane« si do tė shprehej edhe Prof. DH. S. Shuteriqi.

Nė librin Shpėrblesi i botės ase Jeta e Jezu Krishtit, tė Atė Gjeēovit dallojmė dy probleme, tė cilat do t'i pėrkisnin domenit tė tematikės bilbike: sajimi i librit sipas njė logjike tė kompozicionit, mbėshtetja e tė cilit gjendet kryesisht nė vijėn kontinuale tematike dhe sė dyti, degėzimi tematik, qė nėnkuptohet si gherėsi temash qė trajtohen, nduarndyrshmėri problemesh e preukopimesh. Sipas tė parės na del se libri ndjek njė logjikė tė pėrcaktuar mirė tė ndėrtimit kompozicional, sepse kemi gjashtė njėsi tematike. Atė Gjeēovi ka inkuadruar pėrmes paraqitjes sė Jetės dhe veprės sė Jezu Krishtit aq motive e preokupime, sa kėtu nuk mund tė pėrmbyllen me shembuj e skema strikte tematike, porse lidhen mes vete mė shumė pėr nga komponentat e tjera. Por problemi jetė-vdekje dhe sėrish jetė, ēėshtjet metafitike tė ekzistencės, dhembja, dyshimi, vetėmia e shpresa shfaqet si njė temė bazė. Kjo vepėr ėshtė dėshmi e gjallė se Atė Gjeēovi e kishte mėnyrėn e vet tė sjkrimit, ritmin e fjalės, gjuhėn e kulluar shqipe. Kėto komponenete nė fakt pėrbėjnė edhe palcin gjuhėsor tė veprės nė fjalė, me tė cilėn Atė Gjeēovi porsi paraardhėsit e tij qė nga shek. i IV e kėtej deshi ta ruajė klahjen europiane tė zhvillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė dhe mė gjerė.

Prandaj pohimet se letėrsia jonė ėshtė e vonshme (Sabri Hamiti)[44], se letėrsia jonė ėshtė europizuar vonė (Rexhep Qosja)[45], janė tė pabaza, tė paqėndrueshme. Janė tė pėqėndrushme, sepse letėrsia jonė, edhe ajo e Kosovės, qė u zhvillua brenda traditės kishtare iliro-shqiptare nė Kosovė, dhe veēanėrisht veprat qė u krijuan qė nga shekulli XIV e kėtej e deri nė shekullin XX, kur e kemi edhe veprėn Shpėrblesi i botės ase Jeta e Jezu Krishtit tė Atė Gjeēovit por edhe pėrkthimin e shkėlqyeshėm e integral tė Biblės nė shqipet nda Dom Simon Filipaj, etj, krahas frymės sė qytetėrimit europian kanė ruajtur edhe frymėn e qytetėrimit autokton duke kontribuar, kur e kur edhe nė mėnyrė vendimtare, jo vetėm nė ruajtjen por edhe nė forcimin e vetėdijės kombėtare brenda dhe jashtė shtetit iliro-shqiptar[46].

Ē’ėshtė e vėrteta, nė kohėn e Atė Gjeēovit, por edhe pas tij, deri nė luftėn e Dytė Botėrore, nė Kosovė kemi disa shfaqje e reflekse letrare qė pėrfaqėsohen nga Lazėr Lumezi, Haxhi Lutfi Pa

5arizi, Shaip Zurnaxhiu, Hilmi Maliqi, Tahir Luka e ndonjė tjetėr. Kėto shfyqje apo reflekse letrare, sipas vlerėsimeve tė pėrgjithshme, nuk kanė ndonjė vlerė tė veēantė nė krahasim me letėrsinė qė ishte krijuar deri m’atėherė nė Kosovė.

Vlen tė theksohet se vetėm pas LDB, nė Kosovė u krijuan kushte mė tė favorshme objektive shqiptare nė pėrmasa mė tė gjera. Rol tė vecantė nė zhvillimin e letėrsisė shqipe nė Kosovė luajti revista letrare: Jeta e re, qė zu tė botohet mė 1949 nė Prishtinė. Kėshtu Prishtina zė tė bėhet qendėr e jetės letrare dhe kulturore. Nė fillim tė viteve tė ‘50 nė Kosovė i kemi edhe veprat e para tė poezisė sė Martin Camajt, Esad Mekulit, Mark Krasniqit, etj. Kur jemi te letėrsia, ndonėse nė kushte tė vėshtira okupimi, veprojnė mė se njiqindė poetė, romancierė, tregimtarė, dramaturgė, publicistė e kritikė letrarė[47], disa prej tė cilėve madje kanė arritur tė afirmohen edhe nė botėn e jashtme (Ali Podrimja, Rexhep Qosja, Dom Lush Gjergji, etj.).

Pas trajtimit dhe shtjellimit tė Rrugėve tė zhvillimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, del se ajo ka arritur tė ruajė, gjatė gjithė zhvillimit tė saj rrokulli, qė nga Shėn Niketa e deri nė ditėt e sotme, karakterin e vet europian, perėndimor, kishtar. Ndonėse e krijuar nė kohė, nė rrethana e kushte tė ndryshme okupuese (osmane, sllave, etj), letėrsia shqipe e Kosovės ka arritur, pra, qė, pėrballė shekujve, tė ruajė, krahas frymės sė qytetėrimit europian edhe frymėn e qytetėrimit autokton, duke mbetur, por, gjithnjė brenda rrethit kulturor europian. Kjo ka mund tė arrihet vetėm pėrmes veprave tė autorėve siē janė: Shėn Niketa, Martin Segoni, Atė Pal Hasi, Pjetėr Budi, Lukė Bogdani, Pjetėr Bogdani, Gjon Nikollė Kazazi, Ndue Bytyqi, Shtjefėn Gjeēovi, Ali Podrimja, Rexhep Qosja, Dom Lush Gjergji, etj.

Mbi tė gjitha, KISHA KATOLIKE SHQIPTARE e ruajti origjinalitetin e letėrsisė shqiptare.

(Ky punim ėshtė botuar nė revistėn fetaro-kulturore URTIA tė studentėve tė teologjisė sė ipeshkvisė sė Kosovės mė 1994.)
(Marrė nga www.stublla.com)


[1] Dr Dom Gaspėr GJINI, njėri nga studiuesit e parė dhe mė seriozė tė traditės kishtare iliro-shqiptare nė Kosovė, ka botuar edhe studimin monografik: Ipeshkvia Shkup- Prizren nėpėr shekuj, KS Zagreb 1986 dhe Drita Ferizaj 1992.
[2] Mė duket se deri mė tash janė botuar pesė-gjasht sosh nga autorėt siē janė: Gaetano Petrota, Alberto Stratiko. Shimitėr S.Shuteriqi, Eqrem Ēabej, Rexhep Qosja, etj. Kemi edhe dy HLSH nga grup autorėsh, tiranė 1955 dhe 1983.
[3] Jahja Dranēolli, Rrėnjėt e qytetrimit iliro-shqiptar nė Kosovė (4), Zėri, 20 gusht 1994.
[4] Stublla pėrmendet qė nė vitin 1477. Nė vėrtetė nė njė hartė topografike tė Shkupit, pėrmendet Caravajka, qė gjendet nė veri-lindje tė Stublės (krah. Monumenta Turcica, 21.1971 fq. 127). Kjo na jep tė kuptojmė se Stublla ishte vend me rėndėsi. Edhe nė relacionet e vazitatorėve apostolikė tė Papės qysh mė 1584 pėrmendet ky vend, ku do tė ketė ekzistuar edhe njė Kolegj „ Scuola in forma di colegio“ (krah: Fermendzin, E. Acta Bosnae, 339-340).
[5] Jahja Dranēolli, vep. e cit.
[6] Tradita kishtare nė Kosovė ėshtė e kohės apostulike (dr. Dom Gaspėr Gjini, vep e cit.)
[7] Kėtė e ka pohuar edhe Shėn paul Nolani, ep., poema 17, nr. 192
[8] i Kadare, Demokratizimi-problem kq.. fjala, prishtinė 1 maj 1990
[9] Die religion in Geschichte und Gegenqart I, Tübingen (3), 1956, 306.
[10] Jahja Dranēolli, Kontributi shqiptar nė humanizmin e Rilindjes europiane (2), Koha, 6 korrik 1994
[11] Jahja dreēolli, Rrėnjėt e qytetrimit... (1), Zėri, 9 korrik 1994
[12] Dh. S. Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime tė tjera, tiranė, 1987 fq.92, por edhe Rilinda, 12.IV. 1980.
[13]Selman Riza, Vehtėsia... Hjurmime albanologjike, Ser. Shken. fil., VIII, 1978, fq.119.
[14] Giuseppe Schiro, Storia della letteratura albanese, Roma 1959, 18.
[15] Gunnar Svane, The Formation... Studia Albanica, 2.1982, fq.210
[16] I Zamputi, Qėmtime pėr Budin... Studime historike, 1/1985, fq. 16, krahaso edhe HLSH Rilindja, 1989, fq. 37.
[17] Henrik Lacaj, Pjetėr Budi... Studime filologjike 4.1966, 157, krah. edhe R. Ismajli, gjuhė dhe etni, Rilindja, Prishtinė 1991, 146.
[18] Henrik Lacaj, Vep. e cit. poaty. R. Ismajli, vep. e cit. poaty.
[19] Kėtu poe cekim se pėr herė tė parė nė historinė e letėrsisė dhe tė gjuhės shqipe madje me emėr dhe mbiemėr tė pėrkthyesit , 1994.
[20] Henrik Lacaj, vep. e cit. poaty.
[21] Ibrahim Rugova, Vepra e Bogdanit, Rilindja, 1982, fq. 225-226.
[22] Ibidem, fq. 83.
[23] Kėshtu e ka nominuar Dr. E. Sedaj, Rilindja, 15.III. 1989
[24] P. Bogdani, Ēeta e profetėve I, Rilindja, 1991, fq. 447.
[25] Dom Pren Kola (1966), ėshtė meshtar dhe krijues qė premton shumė.
[26]P. Bogdani, Ēeta e profetėve, Rilindja 1990, fq. 149-155.
[27] Dr. Muhamet Pirraku, Kultura kombėtare shqiptare deri nė Lp, IA, Prishtinė 1989, 197.
[28] Krah HLSH, I-II, preishtinė 1968, fq. 180-181.
[29]I. Rugova, Vepėr e cituar,
[30] Ibidem, fq. 185.
[31] Krah. Albania, 4/1904
[32] I. Rugova, vep. e cit. fq. 187.
[33] Dh. S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe, Rilindja, 1978, fq. 84.
[34] Namik Resuli, Kontributi ... Shejzat, 10-12, Romė 1970, fq. 316.
[35] Justin Rrota, Pėr historinė e alfabetit tė shqipes, Shkodėr 1936, fq.55.
[36] HLSH, I-II, fq. 190.
[37] Injac Zamputi, Elemente tė vetėdijės shqiptare nė pėrpjekje pėr liri, pėr gjuhėn shqipe e pėr arsimin nė shėk. XV-XVII, Stud. hist. Tiranė, 3/1965, fq. 48.
[38] HLSH, I-II, fq. 48.
[39] HLSH (Maket), Tiranė 1976, 15, HLSH; Prishtinė, 1989, fq. 62.
[40] Vehap Shita, Rrėnjėt e njė letėrsie, Rilindja, 31. III. 1979.
[41] Rexhep Qosja, Romantizmi III, Rilindja Prishtinė, 1986, fq. 308.
[42] Faik Konica, Ca kujtime mbi Atė Gjechovin (ribotim), Hylli i Dritės, Shkodėr, VI/1930. nr. 4. fq.227-230.
[43] Rrok Zajzi, Gjeēovi , Vepra 4. Rilindja, Prishtinė, fq. 127-129.
[44] Sabri Hamiti, Teksti i dramtizuar, Rilindja 1978, fq. 15.
[45] R. Qosja, Prej tipologjisė... ASHK dhe IA, Prishtinė 1979, 125-128.
[46] Krah. I. Dranēolli, Rrėnjėt ...Zėri, 20 gusht 1994, fq. 41.
[47] Ibrahim Rugova, Shkrimet e Kosovės, 43-83, Prishtinė 1984, fq. 13.

-- dėrguar nga Zef Ahmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara