HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrshkrimi i veprimtarisė sė Lidhjes sė Prizrenit 1962-1966

(mbajtur nė Kongresin I-rė nga Sekretari Ismet Berisha)

-- nga Ismet Ukė Berisha, New York

Kopertina e librit Lidhja e Prizrenit 1962-2002 Duke dalur sot para Jush, jam shumė i gėzuar, pėr tė bėrė njė pasqyrė tė punės sė deritanishme tė "Lidhjes sė Prizrenit". Megjithėse, ndodhemi nė kushte tė vėshtira, sot larg Atdheut tonė tė dashur, kėtu nė mėrgim, duhet tė jemi tė gėzuar pėr lirinė, qė na ėshtė dhėnė prej organeve qeveritare amerikane, nė kėtė tokė tė bekuar tė George Washington-it.
Sikurse dihet shumė mirė, prej tė gjithė kosovarėve, qė kanė fatin tė jetojnė si emigrantė nė botėn e lirė, ashtu dhe prej mėrgimtarėve politikė tė shtetit shqiptar, mė 1962 me inisiativėn e grupit kosovar me banim nė New York dhe rrethe, u bėnė pėrpjekje tė vendosura, pėr tė krijuar Organizatėn e pavarur politike kosovare nė botėn e lirė me emrin domethėnės "Lidhja e Prizrenit", tė pėrbėrė dhe drejtuar prej shqiptarėve tė krahinave tė Kosovės, Metohisė e Maqedonisė, qė gjenden pėr fat tė keq sot nėn sundimin e njė regjimit totalitar.
Nė mbėshtetje tė kėtyre pėrpjekjeve, u bė e mundur mbajtja e njė mbledhje nė New York City, ku morėn pjesė pothuaj tė gjithė kosovarėt, qė jetojnė nė kėtė qendėr tė madhe amerikane, emrat e tė cilėve janė shpallur herė mbas here nė revistėn e pėrkohshme tė Lidhjes sė Prizrenit. Ajo, si zėdhėnėse e Lidhjes deri tashti ka nxjerrė 10 numėra.
Nė kėtė mbledhje qė u mbajt, mė 20 tetor 1962, mbas bisedimeve tė rastit, u vendos njėzėri themelimi i Organizatės nė fjalė, e cila sikurse pritej mori emrin kuptimplotė "Lidhja e Prizrenit", tė asaj krijese historike nė tokėn martire tė Kosovės, ku, nė vitin 1878 lindi idea e ringjalljes sė shtetit shqiptar tė kohės sonė tė re dhe 65 vjet mė vonė, nė vitin 1943, u vunė bazat pėr mbrojtjen legjendare tė tokės shqiptare nga sulmet e tėrbuara tė komunistėve serbė-malazezė-shqiptarė, tė cilėt mė nė fund mė ndihmen materiale e morale tė Bashkimit Sovjetik, mundėn t’i impononin robėrinė e Beogradit.
Grupi fillestar i New York-ut, i formuar zyrtarisht si i tillė, pėlqeu njėzėri tė shpallė njė projekt-program, qė do tė shėrbente, si linjė veprimtarie deri nė ditėn kur njė Kongres kushtetues, do tė themlonte legalisht organizimin e Lidhjes nė mėrgim. Sipas kėtij projekt-programi, Lidhja e Prizrenit, duke u mbėshtetur nė frymėn tradicionale tė Lidhjes sė Parė historike dhe tė Lidhjes sė Dytė, ka pėr qėllim kryesor dhe pėrfundimtar realizimin e bashkimit tė popullatės shqiptare prej mė se 1.5 milion frymė dhe tė tokat e tyre, tashti nėn robėrinė jugosllave, me Nanėn Shqipėri, pra, realizimin e njė Shqipėrie tė vėrtetė etnike tė drejtė.
Pėr kohėn e vėshtirė qė po kalojmė, Lidhja e Prizrenit do tė mundohet me tė gjithė fuqitė e veta, tė pėrgatitė opinionin botėror nė kėtė drejtim, qė tė bėhet e mundur t’i sigurohet popullatės shqiptare nė Jugosllavi e drejta e vetėvendosjes, e cila, mė pas, do tė hapė natyrshėm rrugėn e bashkimit tė saj me shtetin amė, duke i dhėnė kėshtu fund njė herė e pėrgjithmonė kolonizimit anakronik jugosllav, mbi pjesėt e gjėra tė kėtij kombi ndėr mė tė vjetrit nė Evropė.
Grupi i New York-ut, me anė tė shpalljeve tė veēanta dhe tė organit tė pėrkohshėm tė vet "Lidhja e Prizrenit", (filloi botimin nė korrik tė vitit 1963), iu drejtua tė gjithė kosovarėve nė mėrgim, pėr tė marrė pjesė aktive nė riorganizimin e Lidhjes.
Thirrja nė fjalė zgjoi entuziazmin tė jashtėzakonshėm midis tyre, kudo qė i kishte hedhur fati nė botėn e lirė, dhe brenda njė kohe tė shkurtėr, u krijuan degė tė Lidhjes nė Toronto tė Kanadasė mė 24 shkurt 1963, nė Bruxselles tė Belgjikės mė 17 nėntor 1963, nė Paris tė Francės mė 1 janar 1964, nė Melbourne tė Australisė mė 2 shkurt 1964, nė Racine-Milwaukee tė Amerikės mė 19 prill 1964, nė Waldkraiburg e Munchen-it tė Gjermanisė mė 25 prill 1964, nė Chicago tė Amerikės mė 25 korrik 1964, nė Istanbul tė Turqisė mė 19 prill 1964, nė Ankara tė Turqisė mė 28 nėntor 1964, nė Kaiserslautern tė Gjermanisė mė 7 prill 1965 dhe nė London tė Kanadasė mė 1 janar 1966.
Nė kėtė mėnyrė, gjithēka ishte vėnė nė fije tė mbarė, pėr fuqizimin organizativ sė degėve nė baza tė njė shoqėrie moderne me frymė demokratike, ashtu dhe pėr bashkėpunimin e ngushtė me grupin nismėtar tė New Yorku-ut. Veprimtaritė e saj kanė qėnė tė shpeshta dhe patriotike. Kėshtu mund tė pėrmendim demostratėn e madhe tė kosovarėve, mė 22 tetor 1963 para selisė sė OKB-sė, me rastin e ardhjes sė Presidentit tė Jugosllavisė J.B.Tito nė New York, demostrata e dytė para OKB-sė, mė 30 maj 1964, kundėr shtypjes e terrorit tė policisė jugosllave, qė kishte burgosur me mijėra studentė, mėsues dhe intelektualė tė tjerė, tė rinj, sepse kishin gritur flamurin shqiptar kuq e zi nė Kosovė. Kemi marrė pjesė nė festimin e Ditės sė Flamurit, sė bashku me "Komitetin Shqipnia e Lirė" dhe me bashkėsinė politike e shoqėrore tė shqiptaro-amerikanėve nė New Yok. E rėndėsishme, ėshtė pjesėmarrja nė tė gjitha shfaqjet nacionale nė kėtė vend tė kolonisė shqiptare, ndėr tė cilat Lidhja ka qenė e ftuar dhe respektuar.
Ashtu sikurse pritej, ndėrsa riorganizimi i Lidhjes u pritė me kėnaqėsi tė madhe nga grupet politike nacionaliste shqiptare nė mėrgim, Beogradi dhe Tirana komuniste ishin shumė tė shqetėsuar pėr kėtė ngjarje historike pėr shqiptarėt. Ata gjithnjė janė pėrpjekur me djallėzi tė pengojnė aktivitetin dhe misionin e pastėr nacionalist tė Organizatės, duke shkaktuar trazime brenda antarėve tė saj.
Gjatė ecurisė sė Lidhjes, ndodhi njė shpallje e papeshuar mirė, tė botuar nė faqet e buletinit, pa dijeninė dhe pėlqimin e Kėshillit tė Grupit tė New York-ut. Autorėt rrezikuan tė shtrembėrojnė nė themel jo vetėm idealin historik tė Lidhjes sė Prizrenit, pėr njė Shqipėri Etnike, por edhe tė fusin pėrēarje nė radhėt e antarėve tė grupeve tė ndryshme, tė cilėn edhe vetė Beogradi dhe Tirana e kuqe nuk kishte mundur qė ta bėnin mė mirė nė dėm tė Lidhjes dhe idealeve tė nacionalizmit. Si rrjedhim grupet e ndryshme dėrguan letra proteste, duke shfaqur hapur pakėnaqėsinė e thellė tė tyre pėr kėto ngjarje tė dėmshme. Ndėr kohė disa prej antarėve kishin prerė lidhjet me Qendrėn, gjė qė rrezikoi tėrėsisht veprimtarinė normale tė Lidhjes. Megjithse Kėshilli Qendror nė New York, mori masa dhe pėrjashtoi shkaktarin e kėtyre ngjarjeve, funksionimi normal i Lidhjes mbeti i paralizuar pėr njė vit. Nė saj tė ndėrhyrjes enėrgjike tė disa pėrsonaliteteve tė njohura kosovare qė jetojnė nė Amerikė, sikurse ishin z.Xhaver Deva, ish Kryetari i "Lidhjes II tė Prizrenit" (1943) dhe luftėtarėve tė shquar nė qendresėn heroike kosovare, kundėr komunistėve sllavo-shqiptarė, mė nė fund, u pėrgatit terreni pėr mbajtjen e njė mbledhje, qė zgjodhi njė Kėshill tė ri tė pėrkohshėm, me detyrė tė posaēme, duke siguruar njė bashkėpunim tė sinqertė me tė gjithė grupet e Lidhjes nė botėn e lirė.
Mbledhja e jashtėzakonshme u mbajt mė 17 nėntor 1967, nė njė lokal tė posaēėm nė New York City. Kėtu morėn pjesė tė gjithė antarėt e grupit tė New York-kut dhe rretheve tė tjera, tė cilėn mbėshtetėn plotėsisht vendimet qė u morėn. Unė, si Sekretar i Kėshillit tė deritanishėm, paraqita njė pasqyrė tė punės dhe ngjarjeve brenda vitit tė kaluar, propozova rendin e bisedimeve tė ditės dhe paraqita dorėheqjen e Sekretarit. Tė pranishmit nė mbledhje, duke shprehur besimin e tyre, mė ngarkuan pėr vijimin e detyrės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm deri nė Kongresin e sotėm.

Rendi i bisedimeve tė ditės pėrmblidhej nė kėto pika:
1. Zgjedhja e Kėshillit tė Pėrkohshėm tė ri tė Grupit tė New York-ut.
2. Ēeshtja e pėrgatitjes sė mbajtjes sė Kongresit, pėr t’i dhėnė formen definitive legale Lidhjes sė Prizrenit.
3. Ēeshtja e buletinit "Lidhja e Prizrenit", si zėdhėnėse e Organizatės nė fjalė.
4. Ēėshtje tė ndryshme.

Pėrsa i pėrket pikės sė parė, Kėshilli i ri i pėrkohshėm u formua me pelqimin e pėrgjithshėm prej pėrsonave, pėrkushtuar pėr tė drejtat e shqiptarėve tė Kosovės sė robėruar: ZZ.Hysen Tėrpeza, Mehmet Agė Rashkovci, Abdyl L.Azisi, Sefedin Maxhuni dhe Haki Tėrpeza. Ky Kėshill me Sekretarin, do tė mbeteshin nė fuqi deri nė mbledhjen e Kongresit, pėr tė cilin u bėnė pėrpjekje tė forta prej tė gjithė grupeve tė Lidhjes sė Prizrenit nė mėrgim, pėr ta mbajtur brenda kėtij viti. Nė kėtė mėnyrė, mori fund mbledhja nė vin e kaluar dhe punėt e Lidhjes sonė vijuan normalisht deri nė mbajtjen e kėtij Kongresi. Ndėrkohė, Lidhja e jonė ėshtė pėrpjekur qė tė pėrshpėjtojė mbėrritjen e qėlllimit tė thirrjes sė Kongresit, i cili ka pėr qėllim bashkimin e Kosovės sė vėrtetė me Nanėn Shqipėri. Prandaj vėllezėr, ndihma dhe bashkėpunimi i Juaj e bėri tė mundur kėtė Kuvend tė Pėrgjithshėm, i cili ndėr tė tjera do tė ftojė z.Xhafer Deva, Kryetarin e vėrtetė tė tė Kosovės sė robėruar qė t’akryesojė.
Zotėrinj delegatė tė ndėrshėm, kjo ėshtė shkurt pasqyra e veprimtarisė sė deritanishme e Lidhjes sė Prizrenit. Dhe tashti nė emėr tė Kėshillit tė pėrkohshėm tė insiatorėve tė Lidhjes nė New York City, ju dėshiroj punė tė mbarė nė tė mirė dhe pėr nder tė vėllezėrve e motrave tona qė gjenden sot nėn robėrinė sllavokomuniste. Po e mbyll kėtė raport, me urime, qė tė gjithė tė dalin faqebardhė, pėr punėn qė jemi duke kryer nė kėtė Kongres nacional me njė rėndėsi tė madhe historike.

Rroftė Kosova Shqiptare me Flamurin Kuq e Zi!
Rroftė Lidhja historike e Prizrenit!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara