HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EFEKTE TĖ KONTRASTEVE POETIKE

-- nga Ilir Seci, Korrik 2003

Ilir Seci Lidhur me dy librat me poezi tė Gjekė Marinaj, "Mos mė ik larg" dhe "Infinit", botuar nga Shtėpia botuese "LSHA", 1995 dhe "Marinaj Publishing", 2000.

Poeti Gjekė Marinaj u bė i njohur nė letrat shqipe, falė njė poezie, e cila i dha famė tė menjėherėshme saqė e detyroi tė largohej nga vendlindja, nga frika e ndėshkimit, pėr shkak tė konsekuencave qė pasonin nė Shqipėrinė e asaj kohe. Bėhet fjalė pėr poezinė "Kuajt", tė botuar nė gazetėn "Drita", nė vitin 1990, e cila kishte nėntekste tė theksuara kundėr regjimit diktatorial. Qė nga ajo ditė, poeti emigroi nė Shtetet e Bashkuara, ku jeton edhe sot, duke ndjekur njė model tjetėr jetėsor, por gjithėsesi, ai mbetet njė ndjekės besnik i modeleve tė njė poezie moderne.

Botimi dhe suksesi i asaj poezie (sukses tė cilin do ia kishin zili edhe poetėt mė tė afirmuar), ishte edhe njė detyrim dhe shtysė nė kėrkimin e mėtejmė tė pasionit poetik, duke dashtė tė bindė secilin lexues, se "Kuajt" nuk ishte njė poezi e rastit, apo "magnetizim" i pėrkohshėm poetik, i imponuar nga situata shabllone e atyre viteve.

Marinaj meton me kėta dy libra tė na thotė, se ėshtė ai poeti, i cili e ka tejkaluar poezinė e njohur nė kėrkimet e tij poetike, duke e arritė atė qė ēdo krijues ka synim, pėrsosjen e mjeteve shprehėse nė artin e vet, mprehjen e tyre deri nė elaborim tė plotė - akt ky qė ėshtė krejt individual, dhe qė ēdo krijues i mirėfilltė e realizon nė mėnyrėn e vet. Nė rastin e Marinajt, ne kemi tė bėjmė me njė poet tė lindur, qė kėrkon me kėmbėngulje tė dalė nga niveli i krijimtarisė vargėzuese, bazuar nė shqisėn e lindur e tė kultivuar dhe duke thelluar njohjet e tij mbi poezinė e botėn nė tėrėsi. Poeti e ka arritur kėtė mė nė fund, dhe dy librat e tij e dėshmojnė kėtė mė sė miri.

PERPUNIMI I TEMAVE
Poezitė e Gjekė Marinajt nė tė dy librat e tij, i qasen me sukses temės poetike dhe jo vetėm kaq; aty arrihet mishėrimi i cilėsive poetike, siē janė ato artikulative dhe semantike. Me tė parėn nėnkuptohet aktualiteti i idesė me leksikun, strukturėn e vargut. Me tė dytėn lidhet kuptimi i poezisė, sasia e ideve, masa e kuptimit, mesazhi dhe referencat. Kėtu poeti arrin tė pėrftojė njė cilėsi tė re, pasi vlera e poezisė sė tij nuk qėndron vetėm nė tematikė, por pikėrisht nė mėnyrėn e trajtimit tė temave. Poeti nuk zgjedh gjithmonė njė temė tė madhe, qė tė ketė sukses tė lehtė, por ai prek ēdo lloj teme, dhe falė cilėsive tė sipėrpėrmendura, ai arrin artin nė kėtė mėnyrė:

"Duroj gjithēka duhet duruar nė kėtė jetė;
dhėmbjet qė ndjejnė nėnat gjatė njė lindje,
cicėrimat ndjesėkėrkuese tė zogjve para tė vegjėlve,
tė qarėn e foshnjės nga shfaqja e dhėmbėve,
apo ngjeshjen e pluhurit pas fytyrave tė djersitura."

Teksti poetik nė poezitė e Marinajt shfaqet si shembull ku sintetizohen dy prirje: teksti si njė pėrshkrim poetik i realitetit, i cili kalon nėpėr njė proces tė atillė, ku faktet e pėrceptuara i nėnshtrohen pranimit tė poetit, seleksionimit subjektiv dhe riprodhimit si art, qė nuk i largohet krijimit tė njė logosi, i cili qė nė fillim pėrkon me modelin poetik, ku gėrshetohen semantizimi i titullit me semantizimin e figurės, semantizimi i ritmit me harmoninė e formės aludive tė idesė, dhe ideja konkrete nė anėn tjetėr. Pra, si rrjedhojė e tipit tė parė tė prosedeut poetik, ėshtė stili pėrshkrues e egzakt, sa i pėrket strukturimit tė temės poetike. Poezitė e tipit tjetėr shquhen me kohezionin e planit semantiko-figurativ, me reduktim tė sintaksės, qė ka si rezultat mundėsinė e transfromimit sa mė tė dendur, apo preokupimit nė njėsi sa mė tė pakta leksikore. Kur bėjmė fjalė pėr poezinė e stilit kolokvial, teksti i tillė, tė folurit poetik, i afrohet mė shumė burimeve tė sė folmes sė pėrditshme, duke eleminuar nė kėtė mėnyrė mbingarkesėn e shprehjes, me ē'rast arrin tė thjeshtojė ndjeshėm komunikimin me lexuesin:

"Ē'mu dhimbs sot mėngjesi
paska djersirė vesė
nga mundimi pėr tė lindur
Diellin e madh..."

EFEKTET E KONTRASTEVE
Poezitė e Marinajt dallojnė nė dy karakteristika dominuese: substancialiteti i imagjinatės poetike dhe referencialiteti qė lidhet me dukuri konkrete, shpesh edhe nga rrafshi jetėsor me burimėsi sociale. Kėtė koncept mund ta shohim edhe nga titulli, i cili nė tė dy rastet i pėrgjigjet pėrmbajtjes, por edhe shpreh konceptin kryesor, qė ndjek autori nė sajimin e poezisė. Cilat janė atėherė efektet e imagjinatės substanciale tė poetit?
Poezia e Marinajt dallohet pėr trajtimin e disa preokupimeve obsesive, ndėr tė cilat ėshtė edhe vendlindja, dhe ambienti ekzistencial i njeriut nė tėrėsi. Kėto tipare i ndeshim nė tė dy librat.

"Libri si peshqesh nga prindėrit" ėshtė njė titull nga libri i parė "Mos mė ik larg", ndėrsa poeti evokon kujtime nga jeta e vet nė vendlindje. Kurse njė shembull i daljes nė paradigma ekzistenciale ėshtė poezia tjetėr e librit tė dytė "Infinit", "Afro-amerikanėt":

"E sotmja e zeshkaneve sillet si pėshtymė nė ajėr
mbi fytyrat tona
dhe s'di mbi cilėn tė bie"

Kėtu shihet, se substancialiteti i imagjinatės poetike shfaqet nga materia, elementarizmi natyror, format themelore tė saj, dramat dhe konfliktet bazė tė botės nė tėrėsi, tė cilat poeti i pėrgjithėson, duke i marrė edhe mbi vete, si pjesėtar i kėtij planeti. Me shtysa tė tilla, poeti e fut imagjinatėn e pėrgjegjėshme nė veprim, ku njė pėrgjegjėsi e tillė shfaqet edhe tek poezia tjetėr "Vajza arabe", duke e paraqitė kėshtu edhe pėrgjegjėsinė e poetit mbi botėn.

Prirja nga substancialiteti, nga natyra e gjėrave, nga elementariteti i jetės, bėn qė poezia tė manifestohet si njė induksion e deduksion, e jo thjeshtė si veprim i logjikės abstrakte, me shumė si imazhe, si peisazhe qė i ngjyros vetė poeti. Poeti ka ndėrruar ambient, nga vendlindja ėshtė zhvendosur nė njė tjetėr skaj tė globit, dhe aty ai nis e shpalos individualitetin e tij, problemin e lidhjes me njė ambient tjetėr, qė e bart kuptimin e identitetit tė tij shpirtėror, madje edhe social e nacional. Pikėrisht, kalimet e tilla nga njė mjedis nė tjetrin, Marinaj i konfiguron edhe nė artin e vet, kur bėn kalimin nga ambienti nė qėnie. Pra, kufiri i diferencimit tė vetėdijes nga forma elementare, ėshtė zona mė e preferuar tematike, ėshtė problemi qenėsor, qė aktualizohet posaēėrisht, kur dihet se nuk kemi tė bėjmė me njė ndėthurje tė raporteve njeri-univers, duke mos veēuar kėta nga njėri-tjetri:

"Toka sillet e hutuar viseve tė poetit
shpreson, mbahet qė tė mos bjerė...
Bri tij
ajo lumnon mė shumė se zeroja pas njėshit,
ndjehet mė e sigurtė se jeta pranė vdekjes."

Shihet pra qė poezia e kėtij poeti ėshtė sublimacion i emocioneve dhe fiksim i gjendjeve e fenomeneve tė botės nė tėrėsi. Thellėsia e mendimit, ideja e fshehur nėn leksikun e shtruar, nganjėherė edhe tė zakonshėm, janė tipare dalluese tė cilat padyshim, janė rezultat i imagjinatės substanciale tė poetit. Dallohet njė konstante nė krijimtarinė e Marinajt, poeti ėshtė mė shumė pasues i linjės sė F. Sosyr, pėr njė "ekonomizim tė shprehjes", qė e bėn njė poezi pėrherė e mė tė pėrsosur, dhe nga libri i parė nė tė dytin, ne dallojmė shtimin e kėsaj cilėsie, gjė qė gjendet pak ndėr krijimet e sotme, pasi kjo kėrkon njohje e thellim tė mėtejmė tė njohurive nė kėtė fushė. Preokupimet me bazė origjinėn, ato qė lidhen me diēka, qė pėr poetin ka njė peshė tė jashtėzakonshme, janė privilegj i pak poetėve.

Temat qė i paraqet poeti nė fjalė, janė tė arrira, sepse ai shkruan pa u sforcuar nė kėrkimet e temave, "gjuetinė e temave" siē mund tė thuhet, me tė drejtė. Forma dhe mėnyra se si i realizon kėto preokupime nė poezitė e tij Gjekė Marinaj, stili se si i ka funksionalizuar ato cilėsi nė brendinė poetike, na bėn tė kuptojmė, se ky poet jo vetėm qė ka arritur tė mėvetėsojė botėn e vet poetike, porse ai mundet t'ia imponojė kėtė botė me mjaft lehtėsi e mjeshtėri, lexuesve tė tij. Kjo, falė artit tė talentuar poetik.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara