HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KERKIMI I IDENTITETIT

-- nė poezisė e Anton Ēefės

-- nga Ilir Seci, Gusht 2003

Ilir Seci Pėrkitazi me librat poetikė "Dritarja e njė britme" dhe "Heshtja ka tingull guri" tė poetit Anton Ēefa, botuar nga Shtėpia Botuese "Camaj-Pipa", Shkodėr.

Poezitė e Anton Ēefės tregojnė fazėn e konsolidimit tė konceptit krijues tė kėtij autori, krijimtaria e tė cilit ndjek linjėn e thellimit tė vazhdueshem nga njėri libėr te tjetri. Me kėtė dėshmon se ka njė praktike homogjene, njė koncpet stabil, unik pėr tė gjithė strukturėn e poezisė sė realizuar nė nivelin-libėr. Kėshtu shihet koherenca e planit semantik tė poezisė mė planin stilistik, pra ėshtė fjala pėr vazhdimėsinė e procesit perfeksionues tė shprehjes, te figurės, tė vargut dhe tė njėsive mė tė mėdha strukturale nė pėrgjithėsi.

Anton Ēefa Nė kėtė moment ėshtė kushtėzuar koncepti 'teknikė poetike', qė shfaqet si praktikė e krijimit tė poezisė sipas ligjeve imanente tė artit, domethėnė harmonizim i materies poetike me formėn korresponduese. Rrjedhimisht gjuha poetike e pėrqėndruar nė figurė fiton funksionin tjetėr semantik: shndėrrohet nė "gjuhė tė mimetizuar", (koncept i kritikut frėng, R. Barthes).

Kėrkimi i origjinės
Poezia e Anton Ēefės, nė dy librat e tij ėshtė njė risi sa i pėrket rrethit tematik, sferės sė preokupimeve dhe angazhimeve artistike, poezi e cila kryekreje ndėrton njė profil tė mvetesishem nė krijimtarinė shqipe.

Autori shtron problemin e pėrcaktimit tė sferės vepruese-ekzistenciale tė qėnies, tė asaj qėnie nė dilemėn ekzistenciale, e cila e determinuar nga konteksti i pikėrishėm social-historik dhe para sė gjithash nga kushtėzimi i organizimit tė jetės sė teknicizuar, ballafaqohet me ekzistencėn e vet, vihet pėrballė ekzistences dhe para pikėpyetjes pėr tė ardhmen. Pėrmes retrospektivės, poetike, gjurmimit mbase arkeologjik tė "formės, origjinės" poeti do ta zėrė rrėnjėn e trungut tė lashtė tė njerėzimit: verbin e vet e vė nė funksion tė njohjes sė formave dhe origjinės gjegjėse:

"Jehe melodish"
"Ne mendimin tim thėrrmohet njė tingull guri,
e vorbuj flake ngre nė cdo pikel gjaku,
mandej nje mal me dhimbje
e jehe melodish ma te lashta se kohe e gurit."

Heshtja ka tingull guri
Libri i dytė poetik i Anton Ēefės,
botuar nga Shtėpia Botuese
"Camaj-Pipa", Shkodėr 2002
ēka na intereson kėsaj here, ėshtė e pėrqėndruar nė domethėnien e figurės poetike, konkretisht nė raportin qė vė ajo me strukturat e jashtme dhe esencat qė shėnjon. Kuptimi i tėrėsishėm i njėsive poetike realizohet pėrmes sintezės sė kualiteteve qė shfaqin figurat poetike, duke mos e pėrjashtuar edhe ekzaktėsimin e kuptimit tė parė qė bartė fjala, prandaj poeti zbritjen e vet nė thellėsi, kerkimin prej arkeologu e realizon pėrmes krijimit tė obsesionit tė lėshimit nė lashtėsi, nė histori apo edhe nė gjenezėn e qėnies. Kėshtu shfaqet obsesioni i kėrkimit tė qenies nė stadin e parė. Poeti i ikėn me sukses arkaizmit tė gjuhės, pėrdorimit tė trajtave arkaike gjuhėsore, nuk bėn eksplikimin e miteve, por duke vėnė lashtėsinė pėrball bashkėkohėsisė, pėrball kozmetikės, nxjerr dimensionin vertikal: obsesionin e lėshimit mė lashtėsi.

Poeti krijon pėrfytyrimm e shtresimit gjeologjik tė pėrvojės njerėzore, duke nxjerrė para lexuesit reliktet dhe fosilet, po edhe kozmetikėn dhe tymin bashkėkohės. Duke i kėrkuar "format, origjinėn" poeti gjen diēka tė amshueshme, e cila bart kuptimin e ekzistencės sė qenies, gjen identitetin kolektiv qė realizohet pėrmes: "fjalės, kėngės, poezise".

Duke vėshtruar ēėshtjen e realizimit poetik tė obsesionit tė lėshimit nė lashtėsi, preokupimin me arketipet ekzistenciale tė qenies, me vetė qenėsinė zanafillė dhe nė origjinė, poeti nxjerr disa shtresime kuptimore tė poezisė, nė radhė tė parė e materializon poetikisht si rezultat tė ndeshjes lashtėsi-bashkėkohėsi. Dilema, para sė gjithash dilema poetike, qė realizohet nė procesin e ideintifikimit tė qenies me "formėn, origjinėn" shfaqet si klithje shqetėsimi perballė momentit kozmetik, pėr tė cilin poeti konstaton dhe pyet. Pyetjeve tė shtruara kėtu, dilemės ekzistenciale tė qenies, tė cilėn e fikson nė kuadėr tė njė konteksti mė tė gjerė, u pėrgjigjet nė poezi si

"Brezit tim"
Kopete e diteve tona
shkojne drejt disa brigjeve te corodituna
te ndjekuna nga lehje qensh.
Ne bulshite e atyne lehjeve
te perjarguna
eshtnat e te ardhmes sone".

Poezitė e librit tė dytė "Heshtja ka tingull guri" cilėsohen pėr tendencėn e zgjerimit tė njėsive strukturale tė vargut, kėshtu qė kushtėzohet shfaqja e dy proceseve strukturale: defigurimi i gjuhės poetike dhe neutralizimi i kuptimt dhe i shtresės emocionale tė verbit poetik. Pikėrisht kėtu mbėshtetet vlera e poezisė.

Tė nisemi nga procesi i defigurimit tė gjuhės. Struktura ligjėrimore e vargut dhe sistemi figurativ i poezisė pėrgjithėsisht modifikohen nė tėrėsi duke pėsuar nė planin figurativ: vjen deri te defigurimi i gjuhės poetike. Tashmė figura poetike si njėsi themelore poetike i nėnshtrohet parimeve tė funksionalizimit pėrbrenda njėsive mė tė mėdha tekstore, duke u kompozuar kėshtu nė semantikėn integrale tė tekstit. Nė poezitė e kėtij cikli mundėsohet fiksimi i njė subjekti-bazė, i cili do tė jetė figurė qėndrore qė kushtėzon kuptimin e poezisė nė tėrėsi. Mu ky subjekt i dhėnė nė njė situatė tė alienuar reflekton simbolikėn e situatave jetėsore, duke shndėrruar gjuhėn e poezisė nė gjuhė tė mimetizuar, e cila do tė jetė pasqyruese e asaj situate tė alienuar. Kėshtu poezia, megjithėse nė njėfarė dore pasqyruese e momenteve jetėsore, asnjėherė nuk mbetet nė nivelin e shenjimit, tė momenteve banale te realitetit.

Anton Ēefa e pėrgjithėson kuptimin e poezisė dhe realizon efektet qė esencialisht lidhen me simbolikėn universale; me sukses i eksterieron disa nga elementet negative: patetiken, sentimentin, nostalgjinė dhe dhembjen personale. Nė kėtė rrafsh, rol tė dorės sė parė, domethene nė eksterierimin dhe mė tepėr nė relativitimln e pėrmbajtjes sė kėtyre kategorive, ka procesi i neutralizimit tė kuptimeve dhe tė shtresimeve emocionale tė verbit. Poeti neutralizimin e kuptimit tė fjalės e arrin pėrmes iluzionit, i cili herave mė tė shpeshta ėshtė ironi, por ndodh qė tė arrijė edhe shkallėn e sarkazmės. Nė planin semantik, procesi i neutralizimit te kuptimit dhe te shtreses emocionale te verbit rezulton ne krijimin e "iluzionit moral", (R. Barthes).

Kėrkimi i identitetit
Librat me poezi tė Anton Ēefės sjellin njė lloj tjetėr arome ne poezine tonė, poeti pėr shkak tė rrethanave jetėsore mė shumė shkroi nė heshtje, duke pasė frikėn e botimit, pasi i pėrkiste klasės qė u ndoq nga regjimi komunist. Pėr poetin, realizmi socialist ishte nje lloj tjeter burgu dhe kėshtu shkroi vetėm nė vetvete dhe ne nje kohe te gjate u mor me poezite e veta, pa i botuar. Deri ne diten e daljes ne dritė, keto poezi jane shikuar e streshikuar dhe lemuar shume e shume here duke arritė ne kete perzgjedhje ate forme qe i ka bere me te komunikueshme e me me shume mbartje.

Kjo lloj udhe e krijimtarise sikur ia shton njė rezonancė tė re, kesaj poezie, aq mė tepėr kur poeti i ka kushtuar nje kujdes jo tė paktė edhe pėrpunimit te tyre. Prandaj, ideali krijues, i cili priret nga pėrsosmėria, duhet kuptuar me kėtė rast si njė pėrpjekje qė vėrtet ka dhėnė rezultate. Motivimi i poezisė ne te dy librat, (kėtu libri duhet kuptuar si njė tėrėsi tekstuale, ku ēdo gjė ka funksionin qė del nga synimi i poetit, dhe ēdo libėr dhe tekst duhet marrė si tėrėsi intencionale tė autorit sipas Lotman), pra qėndron nė ndryshimet qė shfaqen nė kuadėr tė shtrirjes ne kohe dhe perzgjedhjes se bėrė nė to.

Mirėpo edhe pėrkundėr kėsaj, librat dallohen pėr njė trajtim specifik tė tematikeve tė vjetra e te reja, tematika qė jane konstante dhe shkrihen nėpėr dy librat. Ndryshimi, edhe nė procedimin poetik, edhe ne tematikė, ėshtė si rezultat i njė tė ashtequajturi konversion psikologjik, i cili nenkupton ndryshim nė tė shumtėn e rasteve nė sferėn subjektive tė autorit, e qė shkaktohet nga rrethanat e jashtme, pra tė jetės sė pėrditshme tė individit.

Pa hyrė nė shpjegimin e kėtyre shkaqeve e pasojave tė sferės joletrare, po themi se konversioni psikologjik ka kushtėzuar qė pėrnjėhere, mbase edhe papritur, autori tė preokupohet me njė ēėshtje tė veēantė. Nė keta dy libra si pikėpyetje mbi ēdo poezi qėndron kuptimi i ekzistencės: sa ka jeta kuptim nė ditėn e sotme, nė kohėn dhe hapėsirėn tonė? Pra nė plan tė parė ėshtė ekzistenca, kuptimi i jetės nė rrethana specifike social-historike.

Libri i parė, "Dritarja e njė britme" pėrmes vetė titullit, na fut nė ēėshtje; qėndron si njė thirrje ekzistenciale e individit pėrballė vetvetes dhe tė tjerėve. Poeti gjurmon kohėn, ia fillon me historinė, lashtėsinė, ku zė e ngjizet qėnia e vetėdija dhe arrin deri nė ditėt tona, ku e nesėrmja ėshtė nė pikė-pyetje.

Pra, qysh nė fillim kemi hyrjen nė ēėshtje: Anton Ēefa pothuajse nė gjithė poezitė merret me qenėsinė e njeriut, ekzistencėn, ku siē thotė nė poezine

"Embleme"
Po flet?
Shshsh, mos fol
Fjala ka flatra
e Zeusi s'duron blasfemi.
Kane tringellim tė pėrjetshėm
tridhjetė paret
Juda i ka veshėt e gjatė
e pėrgjon ditė e natė.
Sot ėshtė emblemė e jetės
bisku i gjakur emblemė pesėcepėshe"

A ėshtė jeta e njeriut ajo qė varet nga frerėt e dikujt apo fati tragjik i njeriut nė kozmos? A mund tė flitet pėr pikėpamjen ekzistencialiste mbi botėn? Pikėrisht kur shtrohet kjo pyetje, duhet ta kėrkojmė pėrgjigjen te "konversioni psikologjik", pra te situata jo e rėndomtė psikologjike e krijuesit, i cili befasisht ballafaqohet me pikėpyetjet qė vdekja ia shtron jetės. Prandaj, poezia del e motivuar, e argumentuar pėrmes fakteve qė ofron jeta.

Mirėpo, poeti sikur ėshtė i befasuar me situatėn e re jetėsore. I ballafaquar me tė keqen, njeriu ka filluar historikisht ta humbė identitetin e vet individual e kolektiv, pėr tė cilat poeti apelon nė dy librat e tij, se duhet gjetur e duhet kapur fort mbas tij, kuptohet njė apelim, i cili assesi nuk ka rėnė nė moralizim. Poeti i apelon njerėzve me forcėn qė qendron tjetėrkund, nė atė forcė qė jep arti i vėrtetė, gjė qė ndodh tek poetėt e mirėfilltė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara