HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


STINE E RE TEATRALE NE ZGJEDHJET LOKALE

-- nga Ilir Seci, Shtator 2003

Ilir Seci Afrimi i zgjedhjeve lokale ne Shqiperi po sjell disa zhvillime te reja, te cilat nuk jane edhe aq befasuese sepse metafizika e poltikes shqiptare eshte shume e larmishme viteve te fundit pas revolucionit te Qoses, kur politiqaret shqiptare nderruan shume lekure sipas ambientit me shpesh se kameleonet, duke mos i lene vetes as dhe nje pike kredibiliteti ne elektorat, duke pretenduar se "keshtu e ka politika duhet nderruar shpesh"!

Kjo fjali eshte bere refren kur politikanet tane duan te motivojne veprat e tyre te pashoqe dhe ē'ka eshte me e keqja tentojne qe kete lloj mendesie t'a injektojne edhe ne elektorat, duke dashur te justifikojne sjelljet e tyre dhe te vjedhin edhe nje mandat votat e tyre. Shihet nje tendence dominiuese e politikes shqiptare qe perjashtimet t'i bejne rregulla, synohet te behet nje lloj institucionalizimi i te pamoralshmes, duke e paraqitur ate si standart dhe "menyra e vetme" per te mbijetuar, kerkohet nje lloj legjitimimi i veseve dhe perversiteteve ne politike dhe jo vetem aty, qe me ardhjen e Edi Rames ne politike u legjitimua jo vetem perversiteti politik, dera u hap per tere llojet!

Mjedisi politik pas '97 u ndot edhe me shume me zhvillimet qe pasuan kur shqiptaret pane qe vendi i tyre te behej teater i eksperimenteve me te makabershme, kur skenen e sundonin njerezit e kallasheve dhe kur pinjollet e komunisteve me emer tjeter nisen revanshin bolshevik te stepave. Ne kete mes kodi nderron del ne plan te pare nje tjeter pamje e politikes shqiptare qe dallon nga gjithe llojet e politikave ne bote: ne tere boten korrupsioni, amoraliteteti politik jane fenomene qe ndeshen por nuk dominojne, forcat politike luftojne te pastrojne fushen nga depertimet e elementeve te tille nisur nga perspektiva e te moralshmes, duke luftuar korruptimin e amoralitetin.

Ne Shqiperi eshte nje tjeter perspektive: ne kete politike dominon korruptimi, amoraliteti dhe nga nje perspektive e tille synohet te luftohet ndaj te moralshmes te se drejtes! Ne kete lloj ambienti ata politikane qe duan te mbahen me ideale, qe kerkojne te ndertojne nje tjeter perspektive si ne tere boten per te mbrojtur parimet normale njerezore, jane te denuar te deshtojne dhe menyra e vetme per ta qe te mbeten ne politike eshte te behen si tjeret, ndryshe jane perjashtuar si mutacion gjenetik, nuk ka shprese per ta!

Elektorati qe shikon kete lloj teatri reagon sipas orekseve te veta, disa ngrysen te deshperuar te tjere ferkojne duart me shpresen se nje dite do jene edhe ata vete, "dita ime do vije dhe ua tregoj une!", shume kthejne shpinen te zhgenjyer, duke i dhene mallkimin politikes dhe kalojne ne indirenece totale, duke mos shkuar as te votojne apo duke e fikur TV-nė, kur vjen ora e lajmeve! Fatkeqesisht keta te fundit jane shume; zgjedhjeve te fundit shihet se me shume se 60% e njerezve nuk duan t'ia dine per daten e zgjedhjeve apo te lodhen te votojne e gjithe kjo pasoje e zhgenjimit nga tere spektri politik nga tere ngjyrat e pretendimet.

Ketu edhe eshte realizuar nje prej enderrave te komunisteve te te gjithe partive, shmangia e njerezve nga votimi duke lene ne skene si votues me se shumti militantet dhe perkrahesit e tjere tifoze politike, rruga eshte e hapur, e ardhmja e sigurt! Ne kete teater te politikes shqiptare pas '97 me se shumti, rolin kryesor e luajten social-komunistet, te cilet edhe ishin me te interesuar te ky lloj zvetenimi te moralit shqiptar por menjehere pas suksesit nga kjo shfaqje u nxit edhe xhelozia demokratike e Berishes, i cili nuk priti shume te futej ne konkurence me shfaqjet e ketij lloji! Si gjithmone ne te tilla raste kur njeri synon t'ia kaloje tjetrit, Berisha u perpoq te dilte mbi nivelin e socialisteve te Nanos ne kete fushe, duke dashur t'u tregoje shqiptareve se edhe ne kete pike PD eshte e afte te afroje shume me teper se trashgimia e vjeter komuniste! Shembujt nuk munguan ne kete drejtim ku Berisha nisi konkurencen e vet qe e beri te kthehej ne nje figure komike ne politike, me perpara edhe kish pasur ndonje iluzion se lideri demokrat ishte nje figure tragjike per shkak te kalkulimeve te '97 por futja ne teatrin e ri politik e zhduku kete iluzion, ishte thjesht nje figure komike dhe e sterperdorur nga skenaristet komuniste!

Keshtu se pari u shfaq mosmirenjohja ndaj njerezve qe ne kohet e veshtira per Berishen nuk kursyen asgje duke rrezikuar jeten e tyre disa edhe u sakrifikuan per te, gjithe ata demokrate e ish-studente te dhjetorit qe u vrane e u burgosen, u shumezuan me zero ne kalkulimet berisho-nanoiste, qe lane gojehapur ēdo njeri qe i skuqet faqja sadopak! Teksa i shterngonte doren Nanos, Berisha nuk duhej te harronte ate gjak qe ish derdhur ne kauzen, qe njerezit idealiste besonin se ky i fundit i perfaqesonte. Azem Hajdari, Abdyl Matoshi, Gjin Kolbuēaj, Naim Dizdari, Besnik Suli e sa te tjere te vrare e te sakatuar neper hetuesira e tortura socialiste u flaken menjane si pengesa ne udhen e "perqafimit te madh", duke u harruar se ata ishin jete njerezore qe u dhane ne shpresen e nje kauze, e cila u tradhtua ne menyren me skandaloze.

E kete lloj tradhtie lideri demokrat u paraqit ta shiste si zbulimin e tij me te madhe ne fazen e re, "evolucion politik" ala-darvinian te cilit ish-komunistet me siguri i besojne per perzgjedhjen e llojeve! Se dyti u braktisen dhe u lane ne meshiren e fatit ata demokrate te cilet ne kohet me veshtira per Berishen rrezikuan gjithshka e te cilet pas ardhjes se kallashnikoveve ne pushtet u ndoqen e burgosen duke provuar gjithe ato konseguenca nga arrestimet, rrahjet barbare neper qeli, friken e vrasjes nga duart e sherbimeve te Klosit.

Gjithe ata demokrate u burgosen dhe u shpallen ne kerkim nga regjimi i Nano-Klosit sepse perkrahen PD dhe Berishen, shume raste qene ata djem qe ne kohen e qeverisjes se PD-se kishin qene edhe papune e te braktisur, qe ne 1997 u gjenden prane kesaj partie ne ditet e saj me te veshtira, siē mund te permenden ketu Flamur Buēpapaj, Bajram Hajdarmetaj, Sokol Mulosmanit, Astrit Danajt, etj.

Ne vitin 1997 te gjithe e kujtojne punen e bere nga njesia policore e njohur me emrin si reparti i Briskut, qe e komandonte Sokol Mulosmani, e cila ne ate kohe qe njesia e vetme qe mbajti nje kontroll mbi rruget ne Shqiperi duke kontrolluar nate e dite neper akset kyēe te vendit, ne ate lloj anarshie te organizuar mire nga PS e vetmja pengese ishte kjo njesi policore e cila me punen e vet ndikoi ne njefare stabiliteti te vendit ne pjesen qendrore te Shqiperise. Hakmarrja komuniste qe e ashper ndaj drejtuesve dhe efektivit te kesaj njesie; menjehere pasi erdhen ne pushtet, socialistet arrestuan ushtarakun model Sokol Mulosmani, denuan ne mungese zevendesin e tij Astrit Danaj ndaj te cilit u be nje gjyq i montuar me akuzat me te pabaza, u burgosen apo u pushuan nga puna te tjeret vetem e vetem sepse ishin i vetmi efektiv ne vend, qe kish synuar te ruante institucionet, kryesisht ne Tirane, gje e cila nuk u pat ardhur per shtat zjarrvenesve te Shqiperise! Keta djem u braktisen dhe u lane ne meshiren e fatit nga pazarlleqet e PD-se me socialistet e Nanos kur Berisha me nje gjest te vetem: i flaku ne kosh keta te rinj demokrate e te zellshem, te cilet mbeten ne arrest apo ne arrati duke iu ruajtur hakmarrjes nga shteti policor i Nanos dhe Klosit. Ishte e pafalshme per PD te braktise djem si Sokol Mulosmani apo Astrit Danaj, kuadro te kualifikuar e te perkushtuar e ne te njejten kohe t'i behet thirrje per bashkim ne krye te PD-se njerezve, qe i vune zjarrin vendit ne '97!

Nuk di si mund te justifikohet nga PD, ftesa per alence politike bere Arben Imamit, i cili ne '97 erdhi nga Greqia me uniforme te gjeneralit grek hipur mbi tank, duke i vene zjarrin Jugut e ne anen tjeter shqiptaret si Mulosmani apo Danaj ishin ne anen tjeter, duke dashur te mbronin Shqiperine pikerisht nga zjarri i Arben Imamit, Fatos Nanos, Neritan Cekes, Skender Gjinushit, etj! Harrohen ata qe bene aq shume per PD-nė, lihen menjane kur ne kryesine e kesaj partie sot jane ata qe ne '97 ia mbathen nga syte kembet, duke u fshehur vrimave nga frike e revanshit socialist, e pra ne ate kryesi me pare u ka takuar te jene atyre qe me shume bene per PD-ne!

Se treti, vjen ne krye te PD-sė Aleksander Meksi, permendja e emrit te te cilit nxit reaksion te cilido shqiptar qe e kujton per qeverisjen e tij skandaloze, qe e ēoi vendin te katastrofa e piramidave dhe ky lloj politikani ka edhe kurajo te kerkoje te mbroje veten neper gjyqe per 'fyerjet' qe iu bekan nga shtypi dhe publicistet! Ne nje kohe kur ne nje shtet normal, Aleksander Meksi duhej te ishte ne gjyq per pergjegjesine qe ka ndaj shembjes se shtetit ne '97, si pasoje e paaftesise se tij! Dhe Berisha e fton ne sofren e PD-se, duke dhene edhe nje tjeter shembull te thyerjes se rekordeve te amoralitetit politik!

Thirrja e njerezve si Meksi, Pollo, Imami, Zogaj, e tjereve figura te skaduara te politikes nga ana e demokrateve tregon se synohet vazhdimesia e nje linje, e cila fatalisht u legjitimua ne zyrat e Ramiz Alise, linje e cila fatkeqesisht sundon nga e cila edhe per nje kohe te gjate nuk do mundemi te ēlirohemi! Berisha ēirrej ne menyren me groteske neper TV duke dashur te mbroje F. Lubonjen nje nga pergjegjesit kryesore te zjarrvenies se Shqiperise ne '97, publicist i cili ishte dhe mbeti nga me te zellshmit ne stigmatizimin e PD-se dhe demokrateve si "ēeēene" dhe "maloke"! Te mbrosh nje person te tille, motoja e te cilit ne shkrime eshte te krijoje ndasi mes shqiptareve, nisur nga perkastesia gjeografike, duke dale nganjehere edhe haptazi nuk di si mund te motivohet!? F. Lubonja edhe ne ate kohe kur Berisha e mbronte, shkruante shkrimet me skandaloze, duke u talluar me jeten dhe vepren e Azem Hajdarit, ndersa skermitej tek shihte Berishen me ze te ngjirur ne mbrojtje te tij! E me tej, kete e quajne fleksibilitet politik...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara