HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ROSE WILDER LANE, MIKJA SHQIPETARE QE DUHET EVIDENTUAR

-- nga Ilir Seci, Shtator 2003

Ilir Seci Lidhur me librin "Majat e Shales", ("The Peaks of Shala"), te autores amerikane Roza Uajlder Lein, (Rose Wilder Lane), botim i "Ndėrmarrja Botuese RILINDJA", Prishtine, 1997.

Rose Wilder Lane Kur flitet per librat e ndryshem qe udhetaret e huaj kane bere per vendin tone nuk jane te pakte emrat te cilet kujtohen menjehere ne mendjet e njerezve duke ardhe ne kujtese me veprat e tyre ashtu si e kane pershkruar vendin tone, vepra te cilat ne shumicen e tyre jane nje ndihmese e madhe ne njohjen e historise sone, pse jane dokumente te rendesishme e objektive.

Shumica e ketyre veprave jane afirmuese dhe perveē ndonje autori sllav apo francez, (keta te fundit gjithmone kane pasur nje rezonance sa i takon gjykimit mbi shqiptaret!), ne keto vepra eshte lartesuar miti shqiptar duke treguar botes se keta shqiptare mes maleve te Ballkanit jane te denuar nga historia por nuk jane me te paafte se fqinjet e tyre evropiane, ata vetem nuk e kane pasur ende fatin e tyre historik te deshmohen si komb. Njihet mire ketu vepra e Edit Durhamit, vepra kolosale e gjuhetareve gjermane e austriake, vepra te cilat jane njohur e publikuar nga studiuesit ne mbare viset shqiptare, duke dhene nje model mirenjohje shqiptare ndaj ketyre veprave.

Por ne te njejten kohe, ne disa raste jane mohuar dhe lene ne harrese nje radhe veprash qe ishin shkruar nga autore proshqiptare, duke portretizuar shqiptarin me aq dashamiresi, sa ky portret qendron lart ne galerite boterore te kultures. Ne mesin e ketyre autoreve padyshim eshte Roza Uajlder Lane, (Rose Wilder Lane), nje autore amerikane, e cila ne vitet '20 pati rastin te vizitonte viset shqiptare ne veri te vendit dhe atje u njoh me jeten dhe traditat shqiptare, duke mbetur e befasuar me ēfare gjeti atje dhe pas udhetimit shkruan nje liber te rralle "Majat e Shales", ("The Peaks of Shala"), ne te cilin portreti shqiptar i dhene aty eshte i realizuar me shume dashuri e simpati, e njeherit me nje objektivitet te pashoq, duke kontribuar ne ndertimin e ures se miqesise shqiptaro-amerikane.

Nuk mund te teprohet nese thuhet se kjo autore ka kontribuar ne ndertimin e ures se miqesise shqiptaro-amerikane sepse Roza Uajlder Lein eshte shume e njohur si shkrimtare ne Amerike, me nje aktivitet krijues te gjate dhe me nje emer te njohur ne shume lemi, letersi per femije, te drejten e njeriut dhe publicistike. Roza Uajlder Lein ishte nje kohe edhe autorja me e paguar ne bote dhe kishte nje aktivitet qe shkonte nga nje skaj i globit ne tjetrin, Ballkan, Lindje e Mesme e Lindje e Larget, duke dhene vepra, te cilat jane shume popullore ne Amerike, e pergjithesisht ne tė gjithe boten anglishtfolese.

Po t'i referohemi emrit dhe "horizontit te pritjes", qe kjo autore pat ne USA, lirisht mund te themi se Lein eshte padyshim autorja me e njohur nga bota, qe ka shkruar ndonjehere per shqiptarėt! Ndoshta kjo ndokujt mund t'i duket e pabesueshme por kjo shkrimtare eshte shume e njohur ne USA, France, Angli e Australi, me nje emer te madh ne fushen e publicistikes boterore dhe te drejtave te njeriut. Kjo autore, ne vepren e vet per shqiptaret "Majat e Shales", kishte skalitur nje portret shume dashamires te Ahmet Zogut, kapitulli i fundit i librit dhe me kete kapitull ajo e beri vepren e vet te pabotueshme ne kohen e komunizmit ne Shqiperi, gje e cila pasoi me nje gjysem shekulli mungese njohjeje, e tash shqiptaret rrudhin supet te habitur sepse nuk e kane degjuar kurre! Ne fakt libri eshte shperndare nen dore neper Shqiperi, ka patur edhe tentativa ta perkthenin, por kurre deri ne nivelin e nje botimi te mirefillte, deri ne diten kur u botua ne Prishtine, ne vitin 1997 nga Enti "RILINDJA" me perkthimin e Avni Spahiut, i cili ka bere nje pune te vyer ne shqiperimin e kesaj vepre, duke u dhene shqiptareve nje veper qe ata e kishin merituar me kohe ta njihnin, e njeherit, duke shperblyer me mirenjohje edhe Roza Uajlder Lein, e cila ne fakt meriton shume me teper nga shqiptaret, te cilet ende nuk e dine rendesine e atij libri ne boten e kultures.

Po kush ishte kjo shkrimtare, studiuese dhe juriste qe nga Amerika erdhi ne ato vite ne Shqiperi e shkroi ate veper mbi kombin tone?

SHENIME BIOGRAFIKE
Roza Uajlder Lein, (Rose Wilder Lane), u lind me 5 dhjetor 1886 ne De Smet, Dakota. Ishte femija i pare i Almanzo dhe Laura Ingalls Uajlder. E ema ishte nje shkrimtare e njohur dhe lindjen e se bijes Roza e ka pershkruar ne nje liber me titull, "Kater vitet e para". Pas lindjes Rozės i takon te kete nje jete me nje varg vuajtjesh, pa u bere dy vjeē e ema semuret dhe e derguan te jetonte me gjysherit per disa muaj, pastaj behet moter e vetme, pasi i vdes vellai pas disa ditesh, shtepia e tyre ne De Smet u digjet dhe detyrohen te shkojne njehere ne Minnesota, pastaj ne Florida, perseri ne Dakota, duke u perpjekur te perballojne jeten e veshtire te asaj kohe. Gjithe kjo periudhe levizjesh e perpjekjesh ka ndikimet e veta te kjo shkrimtare, sepse ajo me vone shkruan ne lidhje me keto eksperienca ne disa libra te saj.

Ne vitin 1903 prinderit e lejojne te plotesoje shkollimin e metejshem ne Louisiana qe e kryen me 1904. Duke qene nje natyre e pavarur qe ne ate kohe ajo kerkon te beje nje jete mė vete, meson telegrafine dhe fillon te punoje per Western Union ne fillim ne Kanzas City dhe pastaj tre vjet me vone ne Muont Vernon Indiana. Ne vitin 1908 Roza shkon ne Kaliforni, aty jeton me nje shoqe, e ne kete kohe njihet me burrin e ardhshem Klere Xhillete Lein, me te cilin martohet ne mars 1909. Pas martesės shkojne serish ne Kanzas dhe aty Roza nis te shkruaje per "Kanzas City Post". Ēifti bėhet me nje femije, qe nuk jeton gjate dhe vdes foshnje, e ne kohen pas kesaj fatkeqesie, ata shihen te levizin disa here derisa vendosen ne Kaliforni, San Franēisko ku merren me shitblerje shtepish.

Roza vazhdon te jete nje natyre e pavarur dhe kjo prirje e karakterit te saj me kalimin e viteve vetem sa theksohet, duke krijuar mosmarreveshje bashkeshortore derisa nje dite ndahet me te shoqin, divorcohen ne vitin 1918. Qe nga viti 1915 ishte bere nje emer i njohur ne publicitikė, fale punes me "San Francisco Bulletin" dhe me 1917 boton librin e saj te pare "Henri Ford - jeta e tij" e nje vit me vone vendoset ne New York, duke shkruar per nje gazeten e atjeshme "Hijet e Bardha dhe detrat e jugut" te Greenwich Village, fillimisht anonime e pastaj boton me emrin e vet "Berja e Herbert Huver" liber i cili ka emer edhe sot.

Pas Luftes se pare boterore Rouz behet reportere e Kryqit te Kuq Amerikan dhe nenshkruan nje kontrate qe te raportoje si reportere ne vende te ndryshme ku shkon. Nis udhetimet neper Evrope shkon edhe ne Rusi pasi asokohe pati nje periudhe kur u influencua nga idete komunsite, por me t'u kthyer nga Moska, deklaron distancimin nga ato ide, sepse "Unė besoj shume ne lirine e individit dhe komunizmi nuk ka gje te perbashket me kete!". Ne mesin e gjithe vendeve te Evropes ku ajo shkon, Shqiperia behet shume shpejt vendi i saj i preferuar, nga udhetimi i pare atje frymezohet dhe shkruan librin "Majat e Shales", njihet me Rexh Meten, atehere femije jetim nga Vuthajt, te cilin e adapton, e ka shoqerues dhe e ndihmon, i paguan shkollimin e te gjithe niveleve te asaj kohe derisa perfundon universitetin ne Kembrixh, Angli. (Pas Luftes se Dyte Boterore, Rexha u arrestua nga komunistet dhe Roza nderhyn deri te presidenti amerikan qe t'a lirojne!)

Me vitin 1924 kthehet ne USA, shkon ne Rocky Ridge Farm por nuk qendron shume gjatė, per t'u kthyer serishmi ne Shqiperi bashke me nje miken e vet dhe ben nje sere udhetimesh neper Ballkan, te cilat jane botuar si shenime udhetimi ne "Udhetimi me Zenobine","Zenobia" ishte emri artistik i nje makine "Ford", me te cilen shetit neper Ballkan dhe me se shumti ne Shqiperi. Keto shenime i pat planifikuar t'i botonte ne nje permbledhje titulluar "Kopshti i Shqiperise", me te dhena plot interes mbi jeten dhe situaten e asaj kohe ne vendin tone.

Pas kater viteve, ne 1928 kthehet perseri ne USA si pasoje e rrjedhes se paqendrueshme te ngjarjeve ne Shqiperi e ne kete kohe nderton nje shtepi te veten ku jeton bashke me prinderit e saj duke dashur te beje nje jete te qete. Kesaj kohe nxit te emen te shkruaje kujtimet e saj si tregime per femije te cilat sot jane shume popullore, veēanerisht "Shtepia e vogel ne Prarie" ishte shume e suksesshme ne USA,Angli dhe Australi sepse ne vitet '70 u be serial televiziv mjaft popullor. Keto vite, Roza shkruan edhe per vete. Mė 1933 boton "Lereni uruguanin te shungulloje", mė 1938 boton "Toke e Lire" si dhe "Qyteti im i vjeter". Me 1939 shkon ne New York ku boton "Me jepni Lirine" dhe pas nje viti vendoset ne Danbury, Connecticut, ku fillon nje jete aktive politike, si rezultat i se ciles eshte vepra "Zbulimi i lirise", qe u botua ne 1945.

E ema Laura vdes me 1957 dhe pas kesaj ngjarjeje ajo vendos te permbledhe kujtimet e femijerise, duke shkruar nje komplet prej shtate librash shume te njohura. Gjate ketyre viteve ben nje sere udhetimesh ne Lindje te Mesme dhe ate te Larget, duke shkruar rreth udhetimeve ne keto vise. Ne nje liber te titulluar "Islami dhe zbulimi i lirise" shkruan mbi fene islame, jep mendimet e saj mbi kete fe, duke shprehur simpatine e vet per kete besim dhe terheqjen qe gjeti te islami. Ne vitin 1965 shkon ne Vietnam si reportere lufte, shkruan qe andej, planifikon edhe nje udhetim neper Evrope, por nuk e ben kurre sepse vdes. Roza vdiq mė 30 tetor 1968 dhe u varros ne Mansfield, Missouri. Emri i saj eshte sot nje nder me te njohurit ne bote si aktiviste e te drejtave te njeriut e njohur nga Instituti Acton i te drejtave dhe lirive te njeriut, si nje nder shkrimtaret me te vendosura ne ruajtjen e lirise dhe te drejtave te individit, si dhe perēuese e ideve me liridashese te lexuesit...

BRENDIA E VEPRES "MAJAT E SHALES"
Libri fillon me pershkrimin e autores mbi fushen e Shkodres, ku autorja futet ne gjysemerresiren e muzgut, aty ngjizet rrefimi mbi udhetimin ne Shqiperi, rrefimi mbi shqiptaret, per te cilet ajo kishte pasur nje njohje fare te paket, "nganjehere emri shqiptar me dukej si emri bandit!" - thote ne fillim shkrimtaria! Dy shoqet e veta, qe punonin ne Kryqin e Kuq Amerikan ne Shkoder, e ftojne t'iu bashkohet atyre ne nje udhetim, qe ato do te benin ne Dukagjin ate vit dhe Roza pranon me kenaqesi. Eshte koha kur mijera refugjate lufte te larguar nga viset e tyre, nga Plava e Gucia e trojet shqiptare te Malit te Zi, jane vendosur ne Shkoder dhe aty kane gjetur njefare prehje me ndihmen e Kryqit te Kuq Amerikan, i cili ne ate kohe i jepte ndihmat ne emer te "Komitetit per Mbrojtjen e Kosoves". Karvanit qe do niste kete udhetim, i bashkohet edhe Rrok Perolli, funksionar i qeverise shqiptare, i cili ishte nga Peja dhe kerkonte te depertonte ne Dukagjin, per te pare nga anojne kreret e Dukagjinit, sepse ne pjesen veriore kishte ende forca serbe te cilat donin te merrnin tokat shqiptare. Si perkthyes marrin Rexh Meten,12 vjeēar nga Vuthajt, i cili ishte jetim dhe jetonte ne Shkoder, ku ishte nje ndihmes i vyer dhe njehere i shpeton jeten Roza Uajlder Leinit.

Percjelles jane dy malesore, qe bejne percjelljen e tyre neper krahina, te cilat jepen vetem me emra, Qerimi, Marku, duke i derguar nga nje fshat ne tjetrin, ne bese si e lype zakoni i atyre viseve. Ne udhetim Lein pershkruan ne fillim Shkodren dhe fushen e saj, pastaj ndalet ne hollesite e terrenit ne rrugen per Dukagjin Si merren vesh me njeri-tjetrin malesoret ne qafen e Bishkashit, "thirrjet majekrahut" qe Rrok Perolli i quan "telefonat shqiptare!", gjate kesaj pjese ndersa ata ngjiten ne tė perpjeten e malit te Shoshit, Lein pershkruan terrenin malor, shtepite, menyren e jeteses dhe traditat qe has, nje pershkrim i rralle, duke depertuar ne detaje. Flitet per plagen e gjakmarrjes, e cila ishte gangrene e kohes dhe ketu Lein thote se ne kushtet e mungeses se shtetit, shoqeria e tyre ishte reduktuar ne qeverisjen prej dokeve morale e kanunit te Lekes.

Femra ka nje pozite te shtypur dhe i vetmi privilegj qe gezon eshte se ajo nuk vritet si mashkulli, jeta eshte e varfer ne keto vise dhe mundesite e jetes jane te kufizuara, sepse toka eshte e pamjaftueshme e me prodhim te paket. Por mbi te gjithe keto vise kane nje pasuri qe eshte e madhe per Lein, mikpritjen te cilen e gjen ne cdo shtepi dukagjinase, respekti per te dhe jo vetem per te por edhe per Rexhen e vogel. Lein tregon se si nje nate, ata priten darken deri pas mesnate "sepse mikpritesit kishin vetem mish derri per darke e meqe Rexha ishte muhamedan, duhej respektuar ndaj derguan dike ne fshatin fqinje, tre ore larg te gjente disa veze qe mund te benin darken e tij!" Lein admiron kete shpirt respekti e nderimi ndermjet shqiptareve edhe pse me fe te ndryshme, e kete e thekson shume here ne veper. Libri i Lein ne teresine e tij shquhet per pershkrime te detajuara te vendeve, fshatrave, shtepive, udheve e njerezve qe ajo sheh, qe has gjate rrugetimit ne dukagjin, cka eshte nje tjeter vlere e vepres pse eshte dhe pasuri etnografike, persa i takon fakteve qe sillen.

Njerezit e duan shkollen ne keto ane thote Lein kur sheh se sa shume bejne ata per te pasur nje shkolle dhe ne fakt dy shoqet e Leinit ishin ne kete udhetim pikerisht per te hape nje shkolle ne Theth, pasi ishin marre vesh me priftin e ketij fshati. Nje malesor, qe ajo e takon i thote se "shkolla i shton fuqite e njerezve dhe i ben ata dhjetera here me te afte e me te mencur" dhe se endrra e tij "ishte te bente te birin me shkolle ne Tirane apo edhe jashte vendit!". Ne kėtė vepėr, shume faqe pershkruajne doket shqiptare, zakonet e tyre, martesat e traditat e tjera shqiptare,r refimet e mahnmitshme folkorike, perrallat me zana e ore, kenget e trimerise e ato te dashurise, duke shpalose nje bote, e cila jepet e magjishme ne syte dhe penen e Leinit. Gjate rruges per ne Theth, ata ndalojne ne disa shtepi, e ne secilen prej tyre, ajo njeh nje rrefim me vete, duke u habitur me gjeresine e shpirtit te ketyre njerezve, ne nje gjeografi aq te vogel, siē mund te jete Dukagjini! Disa kenge si "Kenga e Mark Gjeloshit", "Kenga e Ahmet Zogut" jane te shkruara ne shqip nga autorja, e cila i fut ne liber me ndihmen e Perollit.

Nė liber gjenden edhe foto te bera nga vete autorja, e cila fikson njerez dhe pamje nga Dukagjini. Rrefimet qe i kane bere me teper pershtypje Leinit, i ka futur te plota ne veper, keshtu shpjegimin qe i ben nje malesor plak origjines se fiseve ne Evrope e jep te plote "sesi para se te beheshin detrat fiset ishin vetem ne Ballkan dhe ne Veri te vendit dhe pastaj u bene detrat dhe njerezit u shperndane", origjines se Aleksandrit te Madh i cili "ishte nga Emadhia e Matit dhe pasi u rrit shkoi ne Maqedoni, e cila ishte shqiptare po ashtu". Malesori plak i rendit edhe breznite e Aleksandrit, brezat e tij: "Karana, Cenua, Trimi, Perdika, Argua, Filipi, Ajeropi, i cili u be edhe mbreti i pare i Maqedonise dhe kishte pastaj keta pinjolle: Alqeti, Leka, Arminti, Perdika i Dyte, Arqelloja, Oresti, Arqelloja i Dyte, Arminti i Dyte, Leka i Dyte, Perdika i Trete, Arminti i Katert, Filipi i Dyte dhe Leka i madh, i biri i Filipit, i cili eshte ndryshe si e njohin bota Aleksandri i Madh"!

Njerezit ne gjithe keto vise, ku ndaloi Lein ishin te informuar me ate cka ndodh me vendin e tyre dhe e perjetojne fatkqesine qe i ka pllakosur. Ata e perjetojne pushtimin serb ne veri si gjeme, dhe mendojne si ta heqin qafe. Keshtu Rrok Perolli, i cili ishte sekretar i Ministrit te Brendshem, gjen mirekuptim me malesoret e Thethit, te cilet vetem duan te clirojne bjeshket e tyre nje ore e me pare. Nje moment interesant eshte kur nje prej krereve te Thethit, Lulashi i kerkon Leinit te martohet me te "sepse ajo vjen nga Amerika e mund te ndihmoje ne mbarevajtjen e fisit te tij, ngaqe ajo ka pervojen e vendit te vet!". Pas qendrimit ne Theth, vjen udha e kthimit ne te cilen ata kalojne neper Shosh dhe aty njeh nje tjeter pervoje,t e cilen e pershkruan ne kapitujt e kthimit nga Thethi. Lein mahnitet nga zgjuarsia natyrale e njerezve, aty ajo sjell nje shembull shume domethenes ne nje bisede me bajraktarin e Shoshit, teksa ajo u tregon malesoreve prej nga ka ardhur dhe mundohet t'ju shpjegoje rrumbullakesine e botes, se si Lein eshte nga San Francisko e ka udhetuar rrotull, derisa ka ardhur ketu ne Shosh. Aty e ndepret bajraktari i Shoshit, i cili i thote, "nese eshte ashtu, pra nese bota eshte e rrumbullaket, atehere ajo duhet te levize shume shpejt sepse perndryshe ujerat do te derdheshin!" Lein shprehet se "mbeta e mahnitur me zgjuarsine natyrale te tij, dhe mendja me shkoi tek fakti se nese nje dite shqiptareve do u jepej mundesia, mendja e tyre do ēudiste boten!" Pas udhetimit neper Shosh, udha e Leinit vijon me zbritjen per ne Shkoder, ku pas nje qendrimi disa ditesh shkon ne Tirane, pjese e cila eshte permbledhur ne disa kapituj tjere dhe flasin per ngjarje e realitete politike te asaj kohe...

ZOGU MBROJTI SHTETIN SHQIPTAR
Ne kapitujt e metejmė te librit, Lein pershkruan Tiranen. Qyteti ato vite ishte shpallur kryeqytet i Shqiperise dhe kish nisur puna per hapjen e rrugeve si ajo e Durresit, Elbasanit, te cilat i realizonte Ahmet Zogu me njerezit e vet. Ate kohe, krahas pepjekjeve per ndertimin e rrugeve dhe infrastruktures se kryeqytetit, Ahmet Zogu duhej te perballonte edhe pengesat e shumta, qe i vinin nga elementet karrieriste e te shitur tek fqinjet shoviniste! Ne keta kapituj, autorja tregon se si Zija Dibra, (Leine e cileson nje agjent italian, por edhe serb!), me Mustafa Merliken e disa tė tjerė, donin te rrezonin shtetin e dale nga Kongresi i Lushnjes dhe keshtu manipuluan prijesin popullor Elez Isufi dhe mesyne Tiranen ne periudhen e marsit 1922, duke synuar te marrin pushtetin.

Akti i tyre nga ana Leinit tregohet antishqiptar pse keta kishin marre para dhe arme nga Jugosllavia e Italia, duke manipuluar me krere te njohur nga krahinat e ndryshme te Shqiperise. Keshtu ata manipulojne ne veri Bajram Currin me njerezit e vet, qe te mesynte Shkodren. Nė Tirane manipulojne e nxisin Elez Isufin dhe keshtu mendojne se i kane bere mire planet. Anetaret e Qeverise braktisin kabinetet dhe ia mbathin, duke e lene vendin ne meshiren e fatit. Ahmet Zogu si minister i Brendshem e merr situaten ne dore, nxjerr jashte ligji dhe i shpall ne kerkim si tradhtare te gjithe qeveritaret qe braktisen postet dhe pastaj rrethon Elez Isufin ne lagjen e jashtme te Tiranes, ku ishte strehuar. Forcat e B. Currit ne Veri, fatmiresisht nuk shkojne dot ne Shkoder sepse paralajmerohen per nje rezistence te madhe, e keshtu kjo perpjekje deshton. Shkrimtarja amerikane e takon vete A. Zogun dhe zhvillon nje interviste, nga e cila ajo del e befasuar. Sipas Roza Uajlder Leinit, "zgjuarsia dhe trimeria e fajkoit te Matit shpėtoi Shqiperine dhe Ballkanin nga lufta ballkanike". Pershkrimi i figures se Zogut eshte nga te paktet, qe i jane bere ketij burri shteti para se te behej mbret i Shqiperise, duke dhene nje portret me rendesi historike.

Shkrimtarja tregon se si perballohet kryengritja e Mustafa Merlikes dhe Zija Dibres, drejtuar kunder Ahmet Zogut, qe ne ate kohe mbante postin e ministrit te brendshem ne qeverine e Xhaferr Ypit. Kryengritja e manipuluar nga Zija Dibra beri qe malesoret e Veriut qe u sulen drejt Tiranes, sepse u abuzua me nje vendim te Zogut per t'u mbledhur atyre armet. Ata pane tek ky vendim nje perpjekje per shtypjen e lirise se tyre. Ne fund te shkurtit 1922, Hasan Prishtina dhe disa mbeshtetes te tij, Bajram Curri, Zija Dibra dhe Elez Isufi, vendosen ta permbysin me force Zogun duke rekrutuar nje ushtri relativisht te madhe ne numer dhe e kercenuan Tiranen ne tre drejtime. Kryeministri Ypi, shumica e qeverise dhe e deputeteve, perfshi edhe Nolin, u larguan te trembur ne drejtim te Elbasanit. Tirana u mbrojt vetem prej Zogut dhe disa pasuesve te tij, te cilet ishin mbyllur ne zyrat e qeverise. Pikerisht keto dite te veshtira pershkruhen nga amerikania Lein, e cila qendronte ngjitur me seline qeveritare dhe ndiqte hap pas hapi konfliktin e armatosur. Roza Uajlder Lein tregon se si kryengritja ndaj Zogut, vec reagimit te malesoreve dhe luftes per pushtet mes prijesave shqiptare, ishte gjithashtu e organizuar nga italianet, te cilet pas disfates se Vlores me 1920 donin prape te fusnin hundet ne Shqiperi dhe keshtu manipulonin revoltat e ndryshme shqiptare.

Dhe per kete sjell si argument edhe tentativen e Hamit bej Toptanit, vellait te Esatit, per te sulmuar Tiranen, pasi kishte marre Durresin. Lein paraqet koordinimin e ketij sulmi me ate te malesoreve, per ta futur Tiranen mes dy zjarreve. Gjithsesi Zogu ia doli mbane. Lein tregon nje detaj shume interesant: "Zogu kishte perdorur pergjues telefonash, te cilet i kishte marre ne Austri dhe keshtu kishte ndjekur gjithe bisedat e kundershtareve te tij!" Fillimisht duke thyer sulmin e veriut mbi Tiranen. Ahmet Zogu perdori perfaqesuesin britanik ne Tirane, ministrin e plotfuqishem Harry Eyres, per te bindur rebelet te terhiqeshin. Eyres, i cili kishte qene me pare ne Stamboll kishte pervoje te madhe ne Ballkan dhe ishte njekohesisht mik i besuar i kreut te kryengritjes, dibranit Elez Isufi.

Roza Uajlder Lein tregon taktiken se si Eyres realizon negociatat mes Elezit dhe Zogut deri ne arritjen e marreveshjes mes tyre. Terheqja e Elez Isufit, largoi rrezikun e pare dhe Zogu shpartalloi pjesen tjeter te forcave rebele. Ne kete menyre, Eyres, shpetoi jo vetem qeverine, por ndoshta edhe vete jeten e Zogut. Ky i fundit e ngriti ministrin britanik ne postin e keshilltarit personal, post qe do ta gezonin me pas te gjithe perfaqesuesit britanike te akredituar ne Shqiperi. Pas ketij episodi, Zogu fitoi prestigj te madh, pasi shqiptaret vleresuan shume qendrimin e tij heroik, ndersa pjesa tjeter e qeverise ia kish mbathur. Autoriteti i tij u rrit dhe ai ndermori nje vale spastrimesh dhe represioni, qe ndikoi ne vendosjen e rendit dhe qetesise. Zogu riktheu ne fuqi Ypin edhe pse ishte kryetar i nje qeverie te arratisur me turp dhe vetem nente muaj me vone, me 16 dhjetor 1922, si pasoje e krizes ku po hynte vendi dhe paaftesise se qeverise, Zogu e zevendesoi Ypin ne postin e kryeministrit. Ne ate kohe Ahmet Zogu edhe pse vetem 27 vjecar, i bindi te gjithe te ishin dakort se ai ishte i vetmi qe mund te mbante ne kembe strukturen e brishte te shtetit shqiptar!

Te gjitha keto ngjarje i ka jetuar dhe paraqitur Roza Uajlder Lein, e cila u njoh fillimisht me Ahmet Zogun, ndersa trokiti ne zyren e tij te ministrit te Brendshem per t'i kerkuar nje leje per te udhetuar ne malesite e veriut. Pastaj ajo e takon perseri dhe kerkon ta intervistoje ndersa mbetet e habitur kur e njohu me shume, ja fjalet e saj: "Pata intervistuar pa entusiazem te vecante cdo anetar te kabinetit shqiptar me perjashtim te Ahmetit, fajkoit, prijesit te Matit. Nga ato qe dija e kisha degjuar, prisja te isha mjaft entusiaste nga Ahmet Bej Mati, megjithese me duhet te pranoj se nuk impresionohesha kollaj si nga burrat e shtetit ashtu edhe nga ushtaraket. Gjithsejt gjashte shkencetare dhe biznesmene ishin heronjte e mi. Por pse valle vetem pas tre minutash bisede me Ahmet Bej Matin, une i shtova kesaj listes sime te vogel kete prijes malesh te fiseve gjysem te zbutura, i cili me siguri nuk dinte asgje si nga shkenca ashtu edhe nga biznesi modern?"

Vepra pas pershkrimit te mbrojtjes se shtetit nga A. Zogu mbyllet sepse autorja planifikonte nje tjeter veper - vazhdim te librit "Majat e Shales", qe eshte projekt tek "Udhetimi me Zenobine", duke dashe te percjelle te plote simpatine e Leinit mbi shqiptaret. Nuk mund te gjenden shume vepra ne te cilat bota shqiptare eshte perfshire aq gjeresisht dhe me detaje, si ky liber i Leinit duke forcuar miqesine shqiptaro-amerikane! Edhe njehere e perseris, se nje autore aq e njohur si Roza Uajlder Lein e realizoi nje gje te tille, sepse duke pase parasysh milionat e lexuesve te saj, ajo krijoi nje opinion te tere proshqiptar, qe ne ate kohe e tregoi Presidenti Uilson me fjalen e tij ne Lidhjen e Kombeve kur perkrahu shqiptaret dhe Shqiperine. Roza Uajlder Lein ka bere shume per shqipatret me vepren dhe aktivitetein e vet, tashti eshte radha e shqiptareve te bejne per te!N e nje kohe kur sheshet e shume qyteteve shqiptare mbajne emrat e politikaneve te huaj, te cilet as qe kujtohen me ne vendet e veta, nuk eshte gjetur dot nje rruge qe tė mbaje emrin e Roza Uajlder Leinit, kur dihet kontributi i saj per Shqiperine e shqiptaret, simpatia dhe zelli, me te cilin ajo i perkrahu dhe i pershkroi ne vepren e saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara