HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Miku im i shtrenjtė, kompozitori Kastriot Gjini!

-- nga Zhuliana G. Jorganxhi, 30.07.2003

Zhuliana G. Jorganxhi Kėngė tė pambaruara
Kompozitorit Kastriot Gjini

Ēdo vit,
Si lule festivalet ēel dhjetori
dhe mua mė duket, se ai vjen,
me njė kėngė zemre,
qė kurrė s'e mbaroi...

Pentagramet - rreze dielli,
presin meloditė e zemrės,
n'ato fusha e vija qielli...
Ah, sa shumė i mungon kėngės!...

dhjetor 1979

Sa here nis te flas a te shkruaj per te paharruarin , te talentuarin, mikun tim te shtrenjte Kastriot Gjini nuk mund ta bej pa m'u dridhur dora dhe zemra nga mallengjimi dhe ai mall qe nuk pershkruhet dot. Eshte malli per kengen, melodine, buzagazin , fjalen e tij te menēur.

E kam njohur ate para se te filloja punen si redaktore letrare ne Radiotelevizion. Ai ishte "paraqitur" para meje me kenget e tij te mrekullueshme, qe ne te rinjte e atyre viteve i kishim bere tonat menjehere, qe ne degjimin e pare.

Me njohu me te miku yne i perbashket, korrektori i gazetes "Bashkimi", zoti Agim Fortuzi.

Pastaj ne vitin 1974 njohja jone do te behej nje miqesi, qe do te vazhdonte te forcohej ēdo dite e me shume.

Do te na lidhte fort muzika. Sa kisha filluar punen si redaktore ne redaksine e Krijimtarise dhe Inēizimeve Muzikore, kur ai do te vinte te me uronte i pari pune te mbare dhe aty ne nje nga kameralet e Radios do te fillonte bashkepunimin me mua per kengen "Kenga, ēelik dhe dashuri", qe ate vit do ta kendonin ne konkurimin e estradave kengetaret e rinj ne ate kohe: Luan Zhegu dhe Fatbardha Rakipi.

Me vone mbas pak kjo kenge e kenduar nga Luani do te zinte vendin e pare ne anketen e muajit.

Si lindi kjo kenge? Kastrioti me pat thene:" Sa bukur qe tingellon ajo shprehja e tekstit tend ne kengen e Enver Shengjergjit "Vajzat e fshatit tim" anes e pas anes-o" dhe une i tregova se ai ishte motivi i nje kenge popullore korēare "Zoge ku me qenke rritur-o?" dhe fillova t'ja kendoj. Kaq u desh dhe Oti mori motivin dhe krijoi aty ne ēast strofen e kenges "Kenge ēelik e dashuri". Te nesermen me vjen me kenget e mbaruar...

Ishte nje burim i gjalle melodish. Mbeshtetesh fort ne motivet e jugut, qe i njihte shume mire. Kkeshtu nje dite me vjen e me tregon kengen "Zeri i nenave". Ne fillim ishte mbeshtetur si tekst mbi nje poezi te Flora Gjindedes (Dervishi) dhe pastaj tekstin e ndryshoi se bashku me poetin Shaban Murati dhe i dha permasa me te medha, duke ia kushtuar gjithe nenave shqiptare. Punonte me nje entusiazem te papare, me pasion te madh dhe ishte shume kerkues si ne gjetjen e fjales dhe ne interpretimin e kengetarit. Po keshtu dhe per orkestracionin. Ishte lidhur me muzikantin e talentuar Robert Radoja dhe e ēmonte shume ēdo note qe ai shkruante mbi partituren per orkestren.

Nuk harroj ate dite kur erdhi ne redaksi dhe i tregoi muzikantit te madh Gjon Simonit,( atehere pergjegjes i Redaksise se Krijimtarise dhe Inēizimeve muzikore) kengen e bukur "Shtegetimi " me tekst perseri te Shaban Muratit. Gjoni e degjoi me kujdes kengen dhe i dha vetem nje sugjerim te vogel: te bente nje kembim: strofen-refren dhe renfrenin per strofe. Oti ja degjonte gjithmone fjalen Gjonit dhe do te keshillohej perhere me te per te miren e kengeve.

"Shtegetimi" doli si kenge fituese e anketes se muajit. O Zot, sa here e degjoj ate kenge, te interpretuar aq bukur nga e mirenjohura kengetare Liljana Kondakēi, sikur jetoj pranveren e shpirtit te Otit, sikur bredh fushave te bleruara ku nje "Bejke e bardhe" pret bariun e saj aty ne kullote mes tufes se bardhe, sikur ndjen ate fllad e ajer te paster, qe te mbush shpirtin me dashurine per jeten, ate jete qe Oti yne e donte ta jetonte si askush, gjithe aktivitet si njeri, si gazetar dhe si artist.

Sa here afrohej dhjetori, sa here ai do te vinte buzagaz prane tavolines ku punoja, do te merrte nje karrige e do te me ulej prane duke me hedhur doren ne sup dhe duke me thene:

- Nje varg nje cigare e ke!

Ishte rastesi a nuk e di si do ta quaja, po sa here do te vinte ai do ta kisha nje portokall ne sirtar te tavolines dhe do ta ndaja me te. Mbas "ikjes" sa here neper vitrinat e dyqaneve do te shfaqeshin portokallet syte do te me digjnin nga lotet...Do me kujtoheshe ai portokall i ndare me dysh me Otin, mikun tim te shtrenjte.

Sa i shkonin ato dy kostumet blu dhe boje kafe, kete fundit e vishte gjithmone me nje kemishe ngjyre te verdhe te embel...I ngjante shume nenes se tij, Krisanthit dhe siē e respektonte dhe e adhuronte ate. Me sa dashuri dhe dhembshuri fliste per motren e tij Lulin , kunatin e tij Fluturak Germenjin, per djalin e tyre... per gjithe familjaret e tij te gjyshin, te atin, vellain e tij Spartakun!

Kur vite me vone, do te krijonim me tim nip Gjergj Leken kengen "Ne duart e nenes" te kenduar nga Bashkim Alibali, nena e Otit, zonja Krisanthi do te me uronte duke me thene: "Me bere te qaj me ate kenge, kur thua "t'i puth ato duar..."! Me kujton Kastriotin tim, qe sa here vinte nga puna do te me puthte duart..."

Keshtu ishte ai Oti yne i dashur! I sjellshem dhe i edukuar dhe aspak mendjemadh per gjithe ato dituri qe zoteronte. Kishte nje humor te holle dhe ishte shume delikat ne ndjenjat. Kete e tregon dhe gjithe krijimtaria e tij.

S'me harrohet ai dhjetor, kur ai kishte krijuar kengen "Nga llogorja s'luajme kurre!" I ndrruhej si gjithmone "komisionit" te festivalit, "inkuzitoreve" qe i numeronin dhe sinkopat, si me qene ne nje loje kungulleshkash. Vjen nje mbasdite tek une dhe me thote:

- Nderruhem se kane per te ma hequr kengen. Ti a e ke degjuar gje, se vetem ty te besoj!

- Jo! - i them - Kenga per mua e ka marre "pasaporten".

- Mire, mire, po te lutem mbasi te mbarosh "hallet" per sot do te vij andej nga ora dhjete e nates te punojme per nje tekst kenge. Nese me heqin kete kenge atehere te paraqes tjetren. E kam per deshmoret e lirise.

- Mirė - i thashe-atehere ne oren dhjete eja te punojme.

Kemi punuar ate nate ne redaksi deri ne oren 12!

Ishte i lumtur, qe kenga ishte gati per ēdo "rast". Perseri "portokalli" na kishte lagur buzen gjer ne ate ore te vone te nates.

Kur punonim per tekstin a per ndonje "redaktim" te vogel te tij, ai ulej ne piano dhe me frymezonte me ate zerin e tij melodioz tek me kendonte melodine e kenges. Kenaqej kur gjeja nje varg te bukur, ose ishte i rrepte kur ajo nuk i pershtatej melodise. Atehere te ndihmonte, t'i jepte krahe frymezimit...

Ate dhjetor te 1978 ai do te merzitej si asnjehere! Do t'i hiqnin kengen, si zakonisht me "pretektet" me absurde! Po per ate kenge pastaj, mbas "ikjes" se tij, ne koncertet e Majit te '79-tes do t'i jepnin ēmim!!!

Ē'dhembje ne shpirt na ka dhene ajo "ikja" e tij ate mars te 1979! Mbas disa muajsh me 14 Korrik ai mbushte 30 vjeē! Te gjithe ne miqte e tij kemi qare ate dite humbjen e nje miku te shtrenjte, e nje nga kompozitoret me te talentuar te rinise, nje talent dhe njeri te rralle!

Kur ne qershor te 1984 do te zhvillohej per here te pare festivali i interpretuesve ne RTVSH., une si redaktore letrare dhe skenariste e atij festivali menjehere mendova te "ringjall" te shtrenjtin tone Kastriot Gjini. Zgjodha me kujdes disa nga kenget e tij, qe ishin hequr nga transmetimi per shkak te kengetareve "te denuar" si Sherif Merdani, Nevruz Yzeiri. Ishin kenget "Fqinja" , "Ofelia" dhe "Kabina 3". Kengen e pare e kendoi Luan Zhegu "Artist i Merituar", kurse dy te tjerat Kozma Dushi. Tek teksti i kenges "Fqinja", "u detyrova" te redaktoj fjalen "indiferente" vetem "per te shpetuar" kengen. Fjala "indiferente" kritizereve te muzikes dhe "vigjilenteve" iu tingellonte "keq"...

Kur i ridegjova ato kenge tashme "te ringjallura" perseri, qe ne provat e para u mallengjeva jo vetem une po te gjithe koleget e redaksise. Kastrioti ishte kthyer perseri mes nesh me tri nga kenget e tij me te bukura dhe kjo nuk ishte pak per ne!

Ai ishte, eshte dhe mbetet perhere kompozitor i rinise, se kenget e tij mbeten te pavdekshme per melosin e tyre, per ate frymezim djaloshar e te paster , qe buron vetem nga nje shpirt artisti siē eshte Kastriot Gjini!

-- marrė nga lista "Mėmėdheu"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara