HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koment:

Tė mendosh politikisht II

-- nga Jusuf Shpuza

Problemi qe shtrohet per diskutim ka rendesi te madhe per historine dhe gjeografine, por edhe per etnogjenezen dhe per etnokulturen tone.

Spastrimi i hartave tona nga emertimet e huaja: latine, sllave, greke, turke etj. nuk do te ishte veprim i mencur. Perkundrazi ai do t'i ngjasonte nje aventure donkishoteske, sepse toponimet, si edhe elementet e tjera te onomastikes jane pjese te gjuhes se nje kombi, pra edhe te gjuhes shqipe. Prandaj ky spastrim duhej te behej edhe ne leksikun e pergjithshem te shqipes, cka do te krijonte nje boshllek jashtezakonisht te madh ne marredheniet midis njerezve. Konkretisht, vetem ne fshatin Selce te Kelmendit do te duheshin hequr nga harta emrat e lagjeve: Gjenoviq, Radotina, Jesanova, Osojna, Dobrija, qe vijne nga sllavishtja. Nga harta e Shkodres duhej te hiqeshin emertimet topike: Barbullush, Domen, Koplik, Kalldrun etj. qe vijne nga latinishtja. Ndersa nga leksiku i shqipes duheshin hequr fjalet: Kemisha, kali, shendeti, buka, lepuri, pula, qe vijne nga gjuhet latine e neolatine e keshtu shume fjale me origjine sllave, turke, greke etj.
Mendoj se eshte detyre e gjuhetareve qe te mos lejojne sllavizimin e toponimeve, qe ne gjeografine popullore e kane ruajtur emertimin shqip, sic eshte rasti i toponimeve ne trevat shqiptare ne Mal te Zi, si: Katerkoll, i cili ne hartat malazeze shenohet Vladimir, ose Tivar - qe shenohet Bar, Skje - qe shenohet Ckla, Krythe - qe shenohet Krute, Ulqin - qe shenohet Ulcinj etj. Po keshtu duhen flakur nga fjalori i gjuhes shqipe fjalet e huaja, te cilat i kemi te gjalla ne gjuhen e popullit, si: miting (tubim), angazhim (zotim), prioritet (perparesi), ambient (mjedis), sabah (agim), etj. Pra duhet te ruajme ato fjale dhe emertime per te cilat kemi nevoje.

Persa i takon prejardhjes se emrit Kosove.
"Studiues serbe dhe ndonje i huaj kane pranuar mendimin se Kosovo vjen nga fjala "Kos" (mellenje). Por dihet, gjithashtu, se shqiptaret e quajne Fushe-Kosoven "Fusha e mellenjave" (pra Fusha e mullizezave). Dihet gjithashtu, se shqiptaret ishin banuesit e pare te ketij rajoni, qe prej koheve iliro-dardane, pra shume kohe perpara se serbet te vendoseshin ne Ballkan e ne Kosove. Ne Kristobulen kishtare te Decanit (1330) emri "serb" nuk permendet fare. Po keshtu, ne "Dekretet e Stefan Dushanit dhe ne Regjistrin osmano-turk te vitit 1455, nuk e gjejme te shkruar emrin e serbeve. Pra, ka shume mundesi qe fjala "mullizeze" te jete perkthyer nga shqipja ne serbisht "koseri" (zogjte e zinj). Historia na meson se serbet e kane praktikuar rendom perkthimin e emrave te njerezve, te vendeve, te ujrave, te maleve etj. si nje metode pune ne procesin e sllavizimit te tokave te pushtuara, ne rastin tone, per serbizimin e Kosoves. Keshtu u perkthyen nga shqipja ne sllavisht toponimet: Ujemire (Dobra voda), Gjakove (Djakovica), etj. si dhe emrat e familjeve: Kryeziu (Cernogllaviq), Pellumbaj (Golluboviq), Shkreli (Shkrijel) etj.
Nje qytet i vjeter me emrin "Kosova" ka ekzistuar deri tani i paidentifikuar, nderkohe burimet rreth origjines se emrit "Kosova", i cili sipas historiografise hungareze, eshte konsideruar me origjine italiane, si dhurate nga pushtimi romak.

Besoj se emri "Dardania", qe ka qene gjithmone emer shteti, eshte me i pershtatshem per emertimin e shtetit te ardhshem te Kosoves. Kjo do te sherbente me se miri edhe per evitimin e ndonje keqkuptimi, apo keqinterpretimi. Nga ana tjeter edhe himni qe kane zgjedhur kosovaret titullohet "Himni i Dardanise". Shume bukur.

Shkodėr, me 23.02.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara