HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E DREJTA E JETĖS - KU KA IKUR?...

-- nga Jozefina Topalli-Ēoba,
Nėnkryetare e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė

Jozefina Topalli-Ēoba Lasgush Poradeci thoshte:
"Poeti mban pėrgjegjėsi pėr ēdo gjė.
Unė ndjehem fajtor pėr pushkatimin
e poetit Vinēenc Prendushi".

Ēfare faji kishte Poradeci, te gjithe e dijme. Hiē fare.
Por, ndergjegja e tij, fisnikeria dhe shpirti i tij, i thoshte te ndante peshen e krimit e te mekatit qe s'i perkiste.
Ēfare duhet te themi ne politikanet. Te kerkojme ndjese... kot. Te qajme... ē'vlere ka. Te reagojme... shume vone. Dashur pa dashur, me te drejta pa te drejta te gjithe kemi pjesen tone te mekatit e pergjegjesise.
Une nuk i shoh filmat horror. Por, skenat e femijes se ngrire dhe te vellait Arditit lakuriq, me te tmerrshme skena qe mund te shihen ne keto filma, me te frikshmet qe mund te imagjinojme, me te dhimbshmet qe shpirti mund te mbaje - jane nje akuze e forte.
Sa Armir e Ardit ka Shqiperia? Askush s'e di. Statistika s'ka. Sigurisht jane shume. Por politika ka gjera me te rendesishme. S'ka kohe per t'i kerkuar edhe pse jemi rrethuar me to? S'pranon t'i mesoje, sepse eshte nje akuze per te. Aq te pashpirte jemi bere, sa duhet te frikesohemi nga vetja. Ēdo goje pas pamjeve qe pame ka te drejte te pyese:
Ku shkoi e drejta per jeten?
Ku iku e drejta per mbrojtjen e shendetit, e drejta per t'u mbrojtur kunder varferise e perjashtimit shoqeror, e drejta per te marre mbeshtetje e asistence, per te permiresuar "cilesine e jetes!!?
Te gjitha keto pyetje kane pas nje pyetje etike.
Mos duhet qe te varferit te mendojne per shendetin e te pasurve?
A mundet qe varferia te kompromentoje kaq rende dinjitetin njerezor e te drejten e jetes?
A mund t'ia leme vetem medias qe te investigoje?
Arditi e Arditet i perkisnin nje jete pa uje, pa ushqim, pa ngrohje. Ardite te tjere - blihen, shiten - trafikohen, dhunohen - i shiten organet. Por, kaq na eshte ngurtesuar shpirti, sa keto duken fjale pa permbajtje. Thua se kultura e vdekjes eshte bere pjese jona.
Politika eshte kthyer ne nje "pacient". Vuan nga nje anemi shpirterore. Asaj i duhet nje ilaē shpirteror.

Arditi:

A del pėr mue pranvera?
A zbardh pėr mue me dritė?
A gėzon kjo zemėr e mjerė?
A po rrij kot tuj pritė?

- Poezi e Vinēenc Prendushit

-- marrė nga Koha Jone, 13.02.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara