HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrveē lutjes, ka edhe rrugė tė tjera...

-- nga Jozefina Topalli (PD), Nėnkryetare e Kuvendit

Jozefina Topalli-Ēoba Kisha menduar gjithmonė se pushteti ėshtė njė ēėshtje kaq delikate, sa nuk mund tė tolerojė asnjė shmangie apo keqkuptim. Nė fakt, s'qenka krejt kėshtu. E ngecur nė llucėn e pritshmėrisė e tė imoralitetit, kur ai ka nevojė mė shumė se kurrė pėr t'u purifikuar, e gjithė vėmendja e opinionit pėrqėndrohet krejt tjetėr kund. Titujt qė mbulojnė faqet e para dhe lajmet bombė, flasin pėr letra, dreka, tė ftuar e tė munguar. Meta i shkroi letėr Nanos, por Nano ėshtė indiferent me letrėn.

Xhoi mblodhi ministrat pėr drekė tek "Piazza" dhe Meta nuk erdhi. Biles, as Xhuveli. E ftoi Nano Metėn, apo Meta s'e begenisi ftesėn? Jo, Nano nuk e paska ftuar Metėn. Dhe diskutimi i madh vazhdon, gazetat plot, elektronika ka punė tė mėdha. Po, kur do tė vijnė dritat, se s'mora vesh si pėrfundoi puna - i kėrkoi Nano dorėheqjen Metės? - mė pyetėn nga Shkodra.

Ruēi: Jo, nuk i kėrkoi dorėheqjen.
Nano: Po, i kėrkova dorėheqjen, z. Zv/Kryeministėr.

Meta: Unė e kam mbyllur, nuk jap dorėheqjen. Shpejtojnė komentet: ky ėshtė debat konstruktiv. Shprehje e qartė e demokracisė nė PS. E rėndėsishme ta shtyjmė, pavarėsisht nga kriza - kemi zgjedhjet - pushteti lokal - pushteti ynė. Jo - shokė e shoqe, tė dashur delegatė - Fatosi juaj nuk ia lėshon pushtetin - thotė Nano. E nė fund tė fundit, kjo ėshtė e rėndėsishme.

Ndėrkohė, diku nė njė sallė tė "Sheraton"-it, flitet pėr nxitjen e zhvillimit njerėzor. Njė studim profesional i njė institucioni ndėrkombėtar nė qarkun e Elbasanit, tregon se shifrat e z. Nano pėr punėsim, s'qenkan ashtu. Studimi tregon se papunėsia nė kėtė qark ėshtė 37.6 %. Shifra ėshtė tronditėse, (pavarisisht se mėse e pritėshme). Po ėshtė shumė e lartė, ėshtė tmerr! Thashė unė. - E kuptove tani? - mė tha njė deputet socialistė, se pse fitojmė zgjedhjet ne socialistėt nė Elbasan. Kishte tė drejtė!? E dija qė Elbasani ėshtė njė ndėr rrethet me varfėrinė mė tė madhe. Dija pėr ndotjen e madhe tė ajrit, pėr papunėsinė e frikėshme, pėr numrin e madh tė vetėvrasjeve - e merrja me mend natyrisht, qė pėr pasojė, do tė kishte edhe braktisje tė shkollės. Por, nuk kisha dėgjuar pėr klasat e kombinuara.

E dini ju tė dashur lexues ēfarė janė? Pėr ciklin e ulėt, zakonisht u bashkoka klasa e I-rė me klasėn e III-tė dhe klasa e II-tė me klasėn e IV-ėt, dhe bėkan mėsim bashkė - tė njėjtin program. Por, kjo u bėka edhe nė shkollat tetėvjeēare, pėr shembull: klasa V me klasėn e VII bėjnė mėsim bashkė dhe klasa e VI me klasėn e VIII. Studimi thotė: "Njė numėr jo i vogėl nxėnėsish tė ciklit tė ulėt ose tė lartė tė arsimit bazė, megjithėse e ndjekin nė mėnyrė tė rregullt shkollėn, shfaqin njė prapambetje tė theksuar nė shkrim dhe lexim, duke iu bashkuar praktikisht grupit tė analfabetėve. Kėta mund tė jenė nxėnės qė nuk njohin tingujt, qė i njohin ato, por nuk dinė t'i bashkojnė nė rrokje, qė nuk dinė tė bashkojnė rrokjet nė fjalė dhe qė nuk dinė tė bashkojnė fjalėt nė fjali. Nxėnės tė tillė, qė nuk janė nė gjėndje tė bashkojnė fjalėt nė fjali tė thjeshta, hasen dhe nė klasėn e shtatė dhe tė tetė, por mėsuesit nuk i mbesin nė klasė pėr shkak se kėta fėmijė janė tė disiplinuar dhe nuk duan qė ata tė braktisin shkollėn dhe tė jenė tė ekspozuar ndaj rrezikut pėr t'u bėrė pre e dukurive negative. Pėrgjithėsisht kėta nxėnės e pėrfundojnė klasėn e tetė, por nuk arrijnė tė marrin dėftesėn e lirimit." "Nė qarkun e Elbasanit janė evidentuar rreth 5,500 nxėnės me prapambetje tė theksuar nė shkrim e kėndim, qė ndjekin arsimin bazė. Kėta pėrfaqėsojnė rreth 10 % tė numrit tė pėrgjithshėm tė nxėnėsve".

Aty mėsova edhe pėr anafalbetizimin e "fshehtė" - thėnė shqip - 12 % e fėmijėve qė ndjekin tetėvjeēaren nuk ditkan as tė shkruajnė e as tė kėndojnė. Raporti thotė se, jo vetėm qė nė shumicėn e komunave ka mė pak se 15 banorė me arsim tė lartė, por edhe qė norma e vdekshmėrisė foshnjore ėshtė 22/pėr mijė lindje dhe e atyre nėn pesė vjeē 29.1. Sa pėr ujin, ai mungon pėr mė shumė se 70 % tė familjeve nė 40 fshatra, nga tė cilėt nė 20 fshatra mungon pėr mė shumė se nė 90 % tė familjeve.

Po tė bėhej njė studim i tillė nė Dibėr, Shkodėr apo diku tjetėr, shifrat aty rrotull sillen. Po nė fund, ēfarė rėndėsie kanė kėto fenomene? Ē'rėndėsi ka se edhe nė pikun e verės nė Shkodėr, qytet i rrethuar me ujėra, lumenj e hidrocentrale, elektriku mungon 15 orė nė ditė? E punė e madhe se s'ka biznes, se s'ka rrugė, se s'ka mėsime, se s'ka qetėsi, se vriten e vetėvriten, se ka drogė apo mafje nė kėtė vend. E rėndėsishme ėshtė qė PS tė mos zyrtarizojė krizėn, qė Xhoi tė jetė First Lady, e t'i kapėrcejė edhe kėto zgjedhje. Kjo, s'ėshtė "pėrgatit e vendos", s'ėshtė as "shiko e bėj" - kjo ėshtė "shpreso e lutu" - mė tha dikush. Nė fakt, unė mendoj se kur s'ka ujė e s'ka dritė, kur s'ka punė e bukė, shqiptarėt pėrveē lutjeve kanė edhe shumė rrugė tė tjera...

-- marrė nga "Korrieri", 07.07.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara