HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Harmonia fetare pėrmes historisė dramatike

-- nga Ismail Kadare

Ismail Kadare "Shqipėria e re dhe ajo e vjetėr karakterizohet nga marrėdhėnie tė mira mes besimeve. Toleranca dhe harmonia fetare ėshtė vlera mė e madhe e Shqipėrisė dhe kjo nuk ėshtė vetėm diēka proverbiale. Shqiptarėt ditėn tė pėrballen me holokaustin. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria ishte vendi i vetėm, ku numri i hebrejve u rrit gati 10-fish. Megjithėse nė Shqipėri ekzistojnė 3 besime e 4 komunitete fetare dhe nuk shquhemi si popull i urtė, nuk i kemi njohur konfliktet fetare. 2 vėllezėr, njėri katolik e tjetri musliman kanė jetuar nė njė pullaz.
Katolicizmi ishte feja e vjetėr e shqiptarėve. Merret me mend se njė kalvar i gjatė dhe njė martirizim i pafund i priste katolikėt shqiptarė, kėta tragjikė tė vetmuar nė perandorinė qė ishte krejt e huaj pėr ta. Ata e mbajtėn ndezur pishtarin e lirisė, tė fesė dhe tė kulturės, pėr t'u kujtuar shqiptarėve atė qė kishin humbur atdheun dhe Evropėn.
Ortodoksėt shqiptarė ndonėse tė ndarė fetarisht nga katolikėt, u pėrpoqėn dhe ata tė mbanin ndezur flakėn e lirisė dhe tė shqiptarizmit Njė ndėrlikim i ri u shfaq nė jetėn e ortodoksėve shqiptarė nė shek e 19 e 20 pas ēlirimit tė Greqisė nga zgjedha osmane. Njė ide groteske e pjellė nga qarqet panheleniste, ideja se ortodoksėt ballkanas janė vetėm grekė dhe s'mund tė jenė tjetėr kombėsi, i helmoi marrėdhėniet midis tė krishterėve grekė dhe atyre shqiptarė. Ortodoksėt shqiptarė, disa herė edhe me flijimin e jetės sė tyre treguan se ishin ortodoksė tė njė kombėsie tjetėr. Ka kaluar kaq kohė dhe pėr fat tė keq, njė ide e tillė absurde vazhdon tė qėndrojė nė Greqinė e sotme, anėtare tė Bashkimit Europian. Muslimanėt shqiptarė, ithtarė tė besimit mė tė ri, do tė duhej ndoshta tė kalonin nė provėn mė tė vėshtirė duke marrė fenė islame, besimin zyrtar tė perandorisė, muslimanėt shqiptarė tė tunduar nga favoret kishte rrezik t'i pėrēmonin e tė ndaheshin nga vėllezėrit e tyre tė krishterė. Ky do tė ishte fundi i harmonisė fetare nė Shqipėri dhe ndoshta fundi i Shqipėrisė.
Muslimanėt shqiptarė nuk e bėnė kėtė dhe jo vetėm kaq, si pėr tė treguar qartė se ata ndėrruan fenė, por nuk ndėrruan kombin, ata ashtu si mė parė morėn pjesė nė tė gjitha aksionet kombėtare bashkė me tė krishterėt. Ata morėn pjesė nė besėlidhjet e hapta dhe tė fshehta, nė kryengritjet, nė komitetet, nė kryengritjet kundėr shtetit osman.
Pavarėsia e gjeti vendin nė njė kaos tė plotė, megjithatė edhe midis kėsaj rrėmuje ballkanike tė paparė, midis flamujve, peshkopėve, imamėve, feudalėve, edhe nė ditėt kur dukej se shqiptarėt kėrkonin veē diēka pėr t'u kacafytur, pėrēarja shqiptare, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, nuk u shfaq.
Njė nga sekretet pėrse pas kaosit, mbretėria e Zogut, arriti nė njė kohė tė shkurtėr tė vendosė rregullin nė Shqipėri, ka qenė legjislacioni pėr marrėdhėniet mes tri feve, katėr komunitetetve dhe shtetit shqiptar.
Edhe pse i pėrpiluar tre shekuj mė parė ky legjislacion, ėshtė mė i miri gjer mė sot, nė historinė e Shqipėrisė dhe njė ndėr mė tė mirėt nė Europė pikėrisht se ėshtė i bazuar nė traditėn e harmonisė fetare. Duke pėrfituar nga rasti t'iu sugjeroj autoriteteve shqiptare qė lidhur me problemet e sotme tė ngjashme, do tė bėnin mirė tė kėshilloheshin me kėtė legjislacion.
Historia e harmonisė fetare nė Shqipėri nuk ėshtė njė histori idilike, nė thelb ajo ka qenė dhe mbetet dramatike, nuk e kam fjalėn pėr episode tė tilla, si farsa tragjikomike e ndalimit tė besimeve nga regjimi komunist, as pėr mallkimin qė nė emėr tė fesė iu bė alfabetit shqiptar dhe as rebelimit proturk tė Haxhi Qamilit, historia ka qenė dramatike sepse ka qenė pėrherė e mbarsur me rreziqe tė mėdha. Edhe tani nė Shqipėrinė demokratike tė gjitha rreziqet e kapėrcyera janė prapė tė mundshme, ato janė tė tilla nė Europė e padyshim nė botė.
3 besimet nė Shqipėri janė tė lidhura me kombin me vetė ekzistenėn e tij. Neve nuk na lejohet asnjė sjellje e pandėrgjegjshme asnjė harresė, asnjė pakujdesi pėr mirėmbajtjen e kėsaj ngrehine. Aq mė pak na lejohen pasionet meskine, pėr tė mos pėrmendur provokimet dhe provokatorėt. Themeli i themeleve pėr ēėshtjen fetare nė Shqipėri ėshtė qė tre besimet kryesore dhe komuniteti i katėrt, ai bektashian, janė tė gjitha barazisht tė rėndėsishme e barazisht tė ligjshme.
Katolikėt, edhepse janė tė paktė nė numėr pėrfaqėsojnė fenė e parė tė shqiptarėve, ata janė njė zbritje vertikale nė historinė dhe kulturėn shqiptare. I kanė dhėnė kombit shenja dhe simbole themelore nga Gjergj Kastrioti tek Nėnė Tereza, ura mė e vjetėr qė lidh Shqipėrinė me Evropėn.
Muslimanėt shqiptarė ndonėse feja mė e re nė Shqipėri, kanė tė njėjtin legjitimitet. Ai sigurohet jo vetėm nga prania e tyre numerike, por edhe nga kontributi rrjedhimisht i fuqishėm nė gjithė rrugėtimin e popullit shqiptar drejt lirisė dhe emancipimit.
Ortodoksėt, si muslimanėt, si katolikėt, kanė qenė pjesė e pandarė e korpusit kombėtar. Keqkuptimet e pafalshme lidhur me kombėsinė, ata i kundėrvunė kontributin kolosal krahas vėllezėrve katolikė e muslimanė.
Ky drejtpeshim ėshtė njė realitet, thelb. Shqipėria ėshtė njė vend me tri fe. Ajo nuk mund tė identifikohet me asnjėrėn prej tyre. Nėse ne nuk besojmė nė kėtė, nuk besojmė nė arsyen tonė tė tė qėnit. Respekti i ndėrsjelltė midis feve duhet tė jetė i shenjtė nė kėtė vend. Asnjė ngacmim i laikėve kundėr fetarėve, asnjė ngacmim i fetarėve kundėr laikėve, sė fundi, asnjė ngacmim i tė tri besimeve kundėr shtetit.
Tundimet pėr tė kundėrtėn janė vėrejtur pėr fat tė keq kohėt e fundit. Keqkuptimet mė tė ndjeshme janė ato qė lidhen me raportet komb-fe. Pėrkundėr traditės shekullore janė shfaqur prirjet pėr tė vėnė fenė kundėr kombit. Lidhur me pretendimin e qarqeve fetare greke, pėr t'u mohuar ortodoksėve shqiptarė kombėsinė, ky ėshtė njė problem i rėndė qė nuk ndihmon pėr asgjė tė mirė nė Ballkan. Shpresojmė qė qeveria greke tė ushtrojė aq sa mundet ndikimin e saj nė kėtė rreth pėr tė ndrequr kėtė keqkuptim. Nė shtyp dhe internet janė hedhur ide qė e mendojnė haptas kombin shqiptar, nė emėr tė njė kombi tjetėr atij islam. Tė jeni tė sigurt se njė shpallje e tillė nuk mund tė ketė pėrkrahje mes shumicės sė islamistėve tė rinj shqiptarė, njė pjesė e tė cilėve kanė kryer studimet nė vendet arabe. Si nė rastin e panhelenizimit shoqėruar mes emigrantėve shqiptarė, ashtu dhe nė rastin e panarabizmit kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje pėr njė tkurrje tė kombit shqiptar, njė version soft tė copėtimit tė vendit.
Njė dhunim tjetėr i rėndė i ndeshur nė propagandėn antishqiptare ka qenė pėrēmimi i idesė sė lirisė dhe tė drejtave tė njeriut, duke u identifikuar vetėm me ato fetare. Pėr njė kohė tė gjatė, propaganda e Millosheviēit u pėrpoq t'i mbushte mendjen botės se lufta pėr lirinė e shqiptarėve tė Kosovės, s'ishte gjė tjetėr veēse njė luftė fetare. Luftė fetare e muslimanizmit shqiptare kundėr krishterimit serb. Nuk ėshtė vėshtirė tė pėrfytyrohet sot sesa tragjike do tė ishte pėr Kosovėn po tė binte nė kėtė kurth dhe nė vend tė lirisė sė mirėfilltė tė kėrkonte lirinė fetare. Nė vend tė kriminelėve serbė t'i shpallte luftė krishterimit fqinj. Njė vend i largėt nė malet e Kaukazit, Ēeēenia, po e paguan shtrenjtė njė ngatėrresė tė ngjashme. Njė tjetėr problem qė lidhet me trysninė radikale fetare ėshtė pėrpjekja pėr tė shfytyruar historinė e vendit. Nga acarimet midis fondamentalistėve rrezikohet pėrēudnimi i historisė shqiptare, gjer nė atė shkallė, sa qė pėr kundėrpeshė ndaj krishtėrimit tė mohohen rrėnjėt, tė mohohet autoktonia e popullit shqiptar nė trojet e tij. Nė Ballkan teza tė tilla dalin nga sajimi kinse i historisė pėr tė ēuar mė pas deri nė tragjedi njerėzore. Mbėshtetur nga teza tė tilla, popullsia ēame u dėbua nga trojet e veta 60 vjet mė parė. Mbėshtetur prej tyre 300 mijė shqiptarė tė Kosovės u dėbuan nė Turqi prej Jugosllavisė sė Rankoviēit. Sė fundi ne e pamė me sytė tanė dėbimin e rreth 1 milionė shqiptarėve tė Kosovės nė prag tė shekullit tė 21-tė.
Duke iu rikthyer idesė sė ruajtjes sė drejtpeshimit fetar nė Shqipėri, mendoj se ėshtė koha qė shteti shqiptar t'i sigurojė njė bazė kushtetuese ligjore kėtij drejtpeshimi. Institucionet fetare, vendet e kultit, shkollat, fondacionet, klerikėt shqiptarė dhe tė huajt qė shėrbejnė nė to, financimet e brendshme ose tė jashtme, tė gjitha kėto nuk mund t'i lihen rastėsisė, por duhet tė rregullohen me ligj.
Si rrjedhojė e kėsaj shteti shqiptar duhet tė marrė masa pėr tė njėmendėsuar Autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Gjithmonė nėse qė kombi shqiptar ka tre besime dhe 4 komunitete fetare, shteti shqiptar duhet tė sigurojė me kushtetutė ndalimin e pjesėmarrjes sė Shqipėrisė nė aleancė ose liga fetare, ngaqė ēdo aleancė e tillė bie ndesh me parimin bazė tė laicitetit tė republikės dhe vė nė pozitė diskriminuese dhe pėrjashtuese besimet e tjera. Shteti shqiptar duhet tė ritheksojė parimin e laicitetit tė republikės duke bėrė tė qartė se feja ėshtė e ndarė nga shteti dhe republika.
Vendi ynė ka zgjedhur rrugėn dhe orientimin e vet drejt familjes sė tij natyrale, familjes sė popujve europianė, dhe tė popujve tė tjerė perėndimorė. Ai bėn pjesė sot nė aleancėn dhe luftėn kundėr terrorizmit, kėsaj flame qė ėshtė drejtuar kundėr gjithė botės dhe kundėr gjithė besimeve. Vendi ynė ndodhet tani pėr tani nė atė zonė qė quhet oborri i jashtėm i Europės dhe vendet qė ashtu si ne janė nė pritje t'i ofrojnė kontributet e tyre shtėpisė europiane. Kontributi ynė, harmonia fetare, ėshtė mesazhi mė i lartė i miqėsisė dhe mirėkuptimit qė Shqipėria i dėrgon familjes dhe popujve.

-- marrė nga TemA, 15.11.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara