HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Opinion 1)

Kujt po i biem?!

-- nga Arben Kallamata, Shekulli, 03.05.2003

Arben Kallamata Tė mbushėsh faqet e njė gazete tė pėrditshme me artikuj shkencorė, citime akademike autorėsh tė lashtė dhe imtėsira tė qėmtuara rigorozisht arkivave ėshtė njėlloj si tė marrėsh avionin Concorde nga Tirana pėr nė Ndroq. Kur njerėzit e ndiejnė tė nevojshme ta bėjnė njė gjė tė tillė, siē qe para do kohėsh rasti me ca shkėmbime "akademike" pėr rishikimin e historisė sė shqiptarėve, nuk ka se si tė mos tė tė shkojė mendja se shkruesit diēka duhet t'i gėrricė.
S'ma ha mendja qė media e specializuar akademike, ku kėta shkencėtarė mund dhe duhet t'i shpalosin studimet e tyre, tė ketė shterruar plotėsisht nė Shqipėri dhe jashtė saj. S'ma ha mendja as qė kėtyre autorėve t'ua bėjė syri tėrr e tė mos marrin dot guximin t'i nderin vlerat e tyre nė lėmenjtė pėrkatės. Atėherė? Duhet tė ketė diēka tjetėr qė ua bėn tė nevojshme daljen pėrpara lexuesve tė thjeshtė tė tė pėrditėshmeve?
Po le tė merremi me shėnjestrėn e shkrimeve. Tre janė elementėt kryesorė qė bien nė sy nė qendėr tė goditjeve pėr rishikimin e historisė sė shqiptarėve: 1. Skėndėrbeu; 2. Prejardhja ilire e shqiptarėve; 3. Gjuha shqipe. Pikėrisht kėta elementė u pėrdorėn njė shekull e ca mė parė nga Rilindasit pėr tė ringjallur ndjenjėn e pėrgjumur kombėtare te shqiptarėt. Tė tre patėn efekt dhe ngjitėn pėr bukuri. Pėrderisa ngjitėn, patjetėr qė duhet tė kenė pasur njė bazė tė fortė.
Skėnderbeu ka qenė ruajtur nė kujtesėn e shqiptarėve pavarėsisht shekujve tė gjatė e tė errėt tė pushtimit otoman. Qė pėrpara se tė rimerreshin nga Rilindasit, bėmat dhe legjenda e tij kishin kaluar gojarisht, nga njė brez nė tjetrin. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nuk ėshtė thjesht njė njeri qė ka jetuar nė shekullin e 15-tė. Ai ėshtė Heroi Kombėtar i njė kombi tė tėrė. Ai ėshtė njė figurė pėrtej njerėzores, qė i pėrket historisė por edhe qė ėshtė krijuar nga historia. Ėshtė njė mit, elementėt tokėsorė tė tė cilit s'kanė shumė rėndėsi.
Prejardhja ilire ka qenė dhe mbetet i vetmi shpjegim i logjikshėm pėr ekzistencėn e kombit shqiptar nė hapėsirėn ku ai mendohet tė ketė ekzistuar apo vazhdon tė ekzistojė. Ajo ėshtė i vetmi shpjegim i logjikshėm edhe pėr ekzistencėn e tij jo vetėm nė hapėsirėn, por edhe nė mbylltėsirėn mes maleve dhe skėrkave shqiptare, ku askujt veē autoktonėve mijėravjeēarė s'do t'i kishte shkuar mendja tė imigronte (duke lėnė, sipas dikujt, fushėzat pjellore buzė Danubit).
Sa pėr gjuhėn shqipe, ajo ka qenė dhe mbetet gjithmonė tipari themelor dallues i kombit. Asgjė tjetėr nuk mund tė konkurrojė dhe tė pėrqaset me tė - as feja, si te kombet fqinjė, as ndonjė karakteristike kulturore, as bashkėsia shtetėrore. Shqiptarėt duken se janė krenarė pėr tė mė tepėr se pėr gjithēka tjetėr. Dhe kanė tė drejtė.
Faktikisht kėta tre elementė po goditen prej kohėsh dhe mua me duket se kjo nuk ėshtė rastėsi. Nuk e kam fjalėn pėr njė sėrė grafomanėsh ordinerė qė, duke dashur tė hiqen si origjinalė, mbushin faqe eteri nė internet me sharje kundėr Kastriotit dhe figurave tė tjera tė shquara tė shqiptarėve, qė nga Nėnė Tereza te Kadareja, qė nga Kristoforidhi e Veqilharxhi te Noli e tė tjerėt. Shqetėsues ėshtė fakti qė injorimi dhe pėrbaltja e figurės sė Heroit Kombėtar ėshtė ngjitur deri nė shkallėt mė tė larta tė shtetit. Nė Janar tė kėtij viti ishte 535-vjetori i vdekjes sė Gjergj Kastriotit. Njė pėrvjetor i plotpjestueshėm me pesė, nga ata qė pėr ēdo komb krenar do tė pėrbėnte rast pėrkujtimesh. Mė kot hapa faqet e gazetave shqiptare nė internet pėr tė parė ē'ishte bėrė nė kėtė ditė tė shėnuar, sa aktiv ishte treguar Presidenti e ku kishte shkuar Kryeministri. Asgjė. Vetėm njė lajm i vockėl mbi njė veprimtari ku kishte marrė pjesė Kryetari i Bashkisė sė Lezhės. A thua tė jetė rastėsi gjithė kjo harresė?
Prejardhja ilire e shqiptarėve ua ka errur prej kohėsh sytė anti-shqiptarėve rreth e rrotull, veēanėrisht serbėve e grekėve. Ndoshta nė planin e thellė akademik - nė ato studimet e imta dhe tė ndėrlikuara qė unė nuk di t'i lexoj, debati ende vazhdon. Por, me sa di unė, nė literaturėn e destinuar pėr lexuesin e gjerė, qoftė edhe atė intelektual, vėshtirė se gjenden tė dhėna pėr tė provuar tė kundėrtėn. Botime shkencore-popullore, enciklopedi serioze, ndėr tė cilat edhe ajo Britanike, e konsiderojnė si tė mirėqenė faktin qė shqiptarėt rrjedhin nga Ilirėt. Kjo ēėshtje, me sa duket, vazhdon tė mbetet e hapur pėr diskutim vetėm nė Beograd, nė Athinė dhe ... nė Tiranė.
Sa pėr gjuhėn shqipe, kėtė kush s'e ka sulmuar e kush nuk po e sulmon. Asaj i janė vėnė me tė keq pėr ta shkatėrruar nė radhė tė parė politikanėt shqiptarė, qė vazhdojnė ta mbushin ēdo ditė me pėrēudnime huazimesh qesharake. Pastaj japin ndihmesėn e tyre tė zellshme pseudo-gazetarė dhe shkrues tė tjerė tė pandėrgjegjshėm. Po e shkatėrron ēoroditja institucionale, qė edhe 12 vjet pas ndėrrimit tė regjimit nė Shqipėri, s'ka gjetur kohė tė merret me elementin mė tė thelbėsishėm tė kombit. Nuk ėshtė aspak ēudi qė tani dalin shkencėtarė qė provojnė prejardhjen e saj nga Rumanishtja, Vllahishtja apo Ciganishtja. Sa pėr informacion, nė tekstet universitare tė studimit tė prejardhjes sė gjuhėve Indoeuropiane, Shqipja trajtohet pa hezitim si gjuhė e rrjedhur nga Ilirishtja dhe si degė mė vete, domethėnė si gjuhė qė s'i pėrket as gjuhėve Gjermanike, as gjuhėve Sllave dhe as atyre Latine - qė janė edhe tre ndarjet mė tė mėdha tė gjuhėve Indoeuropiane qė pėrdoren nė kontinent. Pėrmendet specifikisht fakti qė tre gjuhė tė veēanta pėrbėjnė tre degė tė "vockla", pa lidhje me kėrkėnd tjetėr: greqishtja, armenishtja dhe shqipja. Rumanishtja ėshtė gjuhė latine.
Po pėrse ndodh qė njė shekull e ca pasi Rilindasit e kryen punėn e tyre, disa venė lentet zmadhuese dhe fillojnė tė rishikojnė historinė? A thua tani i kemi arritur tė gjitha: kombin e kemi tė bashkuar dhe tė unifikuar, probleme me fqinjėt nė veri, jug, lindje dhe perėndim nuk kemi, ekonominė e kemi mė tė fortė se kurrė, politika ecėn si nė vaj, shoqėria ėshtė plotėsisht e emancipuar dhe njerėzit janė mendjehapur? A thua s'na ka mbetur gjė tjetėr veēse t'i rihapim ato qitapet e vjetra tė historisė dhe t'i pastrojmė nga ca "gabime" qė as vetė s'po e marrim vesh se pėrse na vrasin sytė? Njerėz me tė tillė sqimė intelektuale vėshtirė se gjen nė ndonjė vend tė botės, aq mė pak te fqinjėt. Me serbė e malazezė, me maqedhonas e me grekėr, tė gjithė vazhdojnė t'i bien qemaneve tė vjetra, tė lyejnė e tė zhgėrryejnė historinė si iua do qejfi.
Serbėt janė gati tė venė kokat nė satėr pėr tė provuar se janė mė tė hershėm se tė tjerėt nė Ballkan. Grekėt pėrkthejnė ēdo gjė qė ka lidhje me qytetėrimin e lashtė nė helenizėm, duke pretenduar trashėgiminė e njė ere tė tėrė historike. Askush nuk e ēan kokėn pėr tė vėrteta historike. Tė gjithė ndjekin aksiomėn e vjetėr: historinė e bėjnė fituesit. Ah, po. Ne s'jemi si fqinjėt. Jemi mė lart se ta. Jemi si bota e pėrparuar. Po pėr ē'botė bėhet fjalė? Po sjell nja dy shembuj. Nė pjesėn dėrmuese tė teksteve tė gazetarisė qė pėrdoren nė universitetet e Amerikės sė Veriut, kur flitet pėr fillimet e televizionit pėrmendet viti 1939 si edhe fakti qė SHBA nuk donte ta fillonte transmetimin televiziv nė prag tė luftės, prandaj e shtynė dhėnien e licensave pėr nė vitin 1947. Bukuri e madhe. Veēse askush nuk kujtohet tė thotė se Gjermani transmetohej rregullisht qė nė vitin 1936, ndėrsa Olimpiada e Berlinit ėshtė e para ngjarje sportive e transmetuar drejtpėrdrejt. Ah, po. Bėhet fjalė pėr Gjermaninė naziste dhe lejohen ca shtrembėrime tė vockla.
Nė klasat e dhjeta tė njė shkolle tė mesme tė Torontos jam befasuar kur kam parė se tė gjithė nxėnėsit ishin tė bindur se Lufta e Dytė Botėrore ishte konflikt midis Gjermanisė e Japonisė, nga njėra anė dhe Shteteve tė Bashkuara, Britanisė dhe Kanadasė nga ana tjetėr. Asnjė nga adoleshentėt nuk e kishte idenė se mund tė kishte marrė pjesė edhe ndonjė njėsit luftarak nga Bashkimi Sovjetik, se nė atė kasaphanė mund t'i ishte rrezikuar jeta edhe ndonjė polaku apo ndonjė francezi. Po nė kėtė zonė: shumė njerėz nė Amerikėn e Veriut janė tė bindur se Lufta e Dytė Botėrore ishte luftė e Hitlerit kundėr ēifutėve, se krimi mė i madh nė tė ishte Holokausti, domethėnė zhdukja e 5 milionė hebrejve. Natyrisht, kjo ishte njė tragjedi. Po ē'u bė me 25.5 milionė ruse? Po me 7 milionė polakė, 1.7 milionė jugosllavė? Historia qė iu mėsohet nxėnėsve nė vendet e Amerikės sė Veriut pothuajse i ka harruar. Po flas pėr histori tė 50 vjetėve tė shkuara, dhe jo tė 500 vjetėve tė shkuara. "Skrupulozėt" amerikanė, kanadezė e ēifutė nuk ndihen gjėkundi. Vetėm nė Shqipėri gjen me okė skrupulozė tė zellshėm.
Nuk jam dhe nuk do tė isha kurrė pėr shtrembėrimin e historisė. Kur ėshtė e domosdoshme historia duhet tė rishikohet. Kuptohet, jo nėpėr gazeta tė pėrditshme, ku shkrimet akademike tingėllojnė si shpalosje mburravece erudicioni. Por nėse rishikohet nga shqiptarėt, do tė ma donte zemra qė tė rishikohej pakėz edhe nė tė mirė tė shqiptarėve.

1) Dua ta theksoj qė nė fillim se ky shkrim ėshtė opinion, shprehje e mendimit tim, dhe asgjė tjetėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara