HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Epilogu i njė tragjedie qė pėr 50 vjet mbeti nė harresė

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Miku im, ish i burgosuri politik, z. Viktor Luka, duke parė koleksionin e pasur tė fotografive (njė arkiv pėr martirėt antikomunistė), ndėr tė tjera nisi tė flasė edhe pėr fotot, qė ditėt e fundit, pėr herė tė parė, i vėllai i tij me banim nė shtetin Ohio (Cleveland) tė Sh.B.A., ia kishte treguar. Qė prej 50 vjetėsh ai ruante njė foto shumė interesante tė afėrsisht 100 parashutistėve qė erdhėn me detyrė pėr tė pėrmbysur regjimin e hijenave, pėr tė sjellė lirinė e popullit.
Pasi u largova nga Viktori, mendimet, si nė sekuencė filmash amerikanė mė silleshin nė kujtesė. E kėshtu nė darkė me kėto mendime nisa tė shfletoj librin-ditar plot kujtime tė mbajtur nga Zef Luka, edhe atėherė kur plumbat nga ēasti nė ēast i rrezikonin jetėn. Por Zoti e kishte ruajtur kėtė martir tė gjallė qė, sė bashku me 100 shqipe tė tjerė, herė pas here vinin me misione nė Shqipėrinė e vuajtur, pėr tė dėshmuar tė djeshmen e egėr tė sistemit komunist.
Por, si pėr ironi tė fatit, para meje qėndronte dhe gazeta sensasionale pėr komunistėt (sot socialiste) "Gazeta Shqiptare", qė, nė faqet e para, kishte portretin e zv/diktatorit Mehmet Shehu qė pėr krimet e bėra nė Veri tė Shqipėrisė, sė bashku me partizanėt e Jugut, kėrkonin tė thonin mbi tavolinėn e kompjuterit tim, se "... ne jemi kėtu dhe se bijtė e nipat tanė socialistė do tė na pėrjetojnė pėrmes gazetave dhe pushtetit qė e mbajnė qysh prej vitit tė zi 1997... "
Ishte njė monolog midis gazetės me emrin "Gazeta Shqiptare" dhe librit-ditar tė Zef Lukės me titullin sinjifikativ: "NJIQIND SHQIPE QĖ ERDHĖN ME PRUE LIRINĖ". Sa mė shumė qė futesha nė labirinthet e librit tė shqiptaro-amerikanit nė mėrgim Zef Luka, aq mė shumė bindesha se Zef Luka dhe miqtė e tij martirė qė nuk jetojnė mė, sikurse ishte edhe martiri Hamid Toshi (Saiti), ishin tė mbrujtur me ideale tė bukura dhe fisnike pėr Shqipėrinė, duke qenė krenarė pėr detyrėn deri nė flijim qė kishin marrė pėrsipėr. Ngjarje, njerėz, vende, fjalė, rrethana tragjike parakalojnė nė kėto fletė nė mendjen time qė asnjėherė nuk i ka lexuar kėto episde qė pėrshkruhen thjeshtė, por qė ruajnė nė vetvete njė epizėm homerik, ashtu sikurse kanė qenė e mbeten tė thjeshta tė gjitha gjėrat sublime.

Familja bujare Toshi (Fusha, pas viteve ‘60) njė kalvar nė histori
Prindėrit e Hamitit, Saiti ishte njė baba dhe shok pėr tė birin qė e donte aq shumė, sikurse nėna qė qysh nė djep e lėkundi dhe i mėkoi me gjirin e saj dashurinė pėr tokėn ku kishte lindur, miqtė, shokėt dhe tė afėrmit e tjerė. Ajo shpesh e pėrkėdhelte edhe kur vogėlushi Hamit, vinte nė shtėpi sė bashku me shokėt e tjerė tė fshatit, sepse ishte shumė i dashur me tė gjithė. E me kėto ndjenja fisnike shqiptare hodhi shtat, duke pasur pėrherė edhe pėrkujdesin e tre motrave, qė sot jetojnė: njė nė Ulqin (Vladimir, nė Mal tė Zi), njė nė Trush dhe njė nė Dajē tė qarkut tė Shkodrės. Kjo familje me shumė virtyte fisnike tė traditės shqiptare ka qenė njė derė e madhe. Prindėrit e Hamitit kishin 6 fėmijė, 3 djem dhe 3 vajza.
Kėshtu, sikurse mėsojmė edhe nga tė afėrmit e familjes, Muhameti ka qenė mė i madhi, pastaj vinte Isufi dhe nė fund vėllai i vogėl ēamarrok, Hamiti, ndėrsa motrat e tyre qenė Pashe nė Trush, Cace nė Ulqin dhe mė e vogla Gjylana, nė Dajē.
Qysh herėt, nė fillim tė shekullit tė 20 dhe mė saktė nė vitin 1912 i ati i Hamitit, pra Saiti, ka pasė 3 vėllezėr si pjesmarrės nė lufėn e Taraboshit, nė vitin 1912, kundėr ushtrisė malazeze, ku edhe plagoset me tė shoqen dhe mė pas, si pasojė e pezmatimit (infeksionit) tė plagės, humb edhe jetėn mbas dy vjetėsh. Kėshtu me jetėn e tė atit ekonomia e brishtė e familjes nis tė vėshtirėsohet deri nė vitet ‘30.
Gjatė pushtimit fashist tė vendit mė 7 Prill 1939, Muhameti ka luftuar me armė nė dorė okupatorėt e huaj. Gjithnjė ka ruajtur marėdhėnie tė mira me familjet e vjetra tregtare shkodrane, sikurse ishin asokohe familja tregtare Muzhani, Myftia, Danhasani. Edhe pse nuk ka qenė e njė niveli ekonomik, ai, sikurse shumė familje qytetare e fshatare shkodrane, ka mbajtur tė hapur dyert i mikpritjes, bujari e cila ka qenė dhe mbeti tipike edhe sot nga stėrnipėrit e tyre.
Pranė shtėpisė sė tyre herė pas here kanė qenė edhe persona publikė tė njohur tė qytetit tė Shkodrės, sikurse kanė qenė Hasan Isufi e Caf Beg Ulqini, tė cilėt kanė qenė eksponentė nė Lėvizjen e Parė Antikomuniste nė Evropėn Lindore siē ishte ajo e fshatit tė njohur Postribė (pak kilometra larg qytetit tė Shkodrės), nė vitin 1946. Duke shfletuar disa dorėshkrime dhe nga kujtimet e pjestarėve tė fisit tė tyre, mėsojmė se pak muaj para se tė kapitullonte Italia fashiste, ėshtė rrethuar shtėpia e tyre pėr tė kapur tė gjallė Hamitin dhe Muhametin.

"Ēlirimi" i vendit dhe kalvari i vuajtjes sė familjes...
Pikėrisht viti 1944 deri fundi i vitit 1990 janė vitet mė tė dyshimta, tė cilat historiografia komuniste, qė ende vegjeton sot nė tė gjitha instancat "kulturore" nė Shqipėri, janė edhe sot defiēitare nė "vėrtetėsinė" qė ata i kanė bėrė jetės sė njerėzve, ku, ata qė kanė qenė antikomunistė, janė denigruar deri mė sot.
Ndoshta ėshtė njė rast i veēantė pėr tė shprehur shpirtin e tij human, Hamiti, me inisiativėn e vet, shkon vullnetarisht ushtar, pėr tė mos shkuar disa djem tė rinj qė vinin nga familjet mė tė varfėra dhe ishin djem tė vetėm nė familjet e tyre. Kėshtu familja Toshi, tashmė kishte njė djalė ushtar qė vinte nga Villgara, Ana e Malit - Oblikė. Gjatė rekrutimit pėr ushtar, tek shtėpia e Brahim Dulit, kujtojnė tė afėrmit e Hamitit, krimineli komunist Zoi Themeli, qė aso kohe ishte shefi i Degės sė Punėve tė Brendėshme pėr Shkodrėn (pėr ēudi tė historisė apo koinēidencė rrethet e Shqipėrisė thirreshin Qarqe dhe socialistėt pėrsėri e kthyen Shqipėrinė nė Qark, kur bota i quan distrikte (shqip = rreth)), (Shėnimi im. K.K.), u bėri thirrje qė tė dorėzojnė armėt.
Pasi dorėzuan armėt, iu komunikua pėr tė shkuar nė qytetin jugor tė Gjirokastrės, nė njė kohė qė ata ishin caktuar pėr tė qėndruar si ushtarė nė fshatin Obot nė Oblikė. Mirėpo Hamit Toshi, pa pasur aspak frikė e kundėrshton hapur kėtė vendim tė padrejtė dhe shumė tendencioz qė personalisht i bėri pėrfaqėsuesi i Sigurimit komunist, Zoi Themeli. Ndėr tė tjera Zoi Themeli i thotė Hamitit me pėrēmim dhe tallje: "Po tė ishe burrė i mirė, nuk i dorėzoje armėt". Duke ruajtur gjakftohtėsinė, Hamiti menjėherė del nga rreshti, pėrkulet, nxjerr njė pistoletė nga ēorapi dhe ia hedh pėrpara syve Zoi Themelit. Ai ka pasur gjithnjė me vete deri nė tre pistoleta. Me pistoletėn e tretė ai e fton Zoi Themelin qė tė marrė pjesė nė dyluftim, mbasi burri i armatosur nė sy tė burrave tė tjerė nuk fyhet. Me kėtė veprim prej trimi, Hamiti bėn qė tė gjithė ushtarėt tė qėndrojnė nė Obot pėr 6 muaj dhe mė pas i transferojnė nė Delvinė.

Zgjedhjet e para "demokratike" tė 2 dhjetorit 1945
Edhe sot, po t’i hedhėsh njė sy librave tė historisė qė janė nė pėrdorim deri nė Universitetet politike shqiptare, do tė shohėsh se asgjė nuk ka ndryshuar nga historiografia 50 vjeēare komuniste dhe se zgjedhjet e 2 dhjetorit tė vitit 1945 pėrmenden si votime e zgjedhje tė lira, kur terrori shtetėror ishte njėsoj, sikurse mė 2001, por me ndryshim se atėhere opozita votonte nė njė kuti tė veēantė me kokrra. Kėshtu, mė 2 dhjetor 1945, Isufi ka qenė nė komisionin zonal nė qendrėn e votimit. Njė natė para se tė bėhen votimet arrestohet nga UDB-ja Jugosllave dhe dėrgohet me ndihmėn edhe tė forcave tė Sigurimit Shqiptar pėr nė Ulqin. Me kėrkesėn e Shefqet Hamza Dulit, villogradas (asokohe kryetar kėshilli i fshatit) insistohet dhe sillet nė burgun e madh tė qytetit tė Shkodrės, i kapur prej krahėsh nga dy kolonelė jugosllavė. Arsyeja ende sot ka mbetur enigmė. Gjatė pyetjeve qė i bėn nė hetuesi Zoi Themeli, nė prezencė tė oficerit gardian Elez Mesi dhe dy kolonelėve jugosllavė, nė provokim e sipėr, Isufi nuk duron mė dhe i drejtohet Zoi Themelit: "Jugosllavėve nuk ua kena pa hajrin denbabaden dhe jo t’ia shohim tashti". Ndėrsa Zoi Themeli i thotė ta pėrkthejė qė ta marrin vesh edhe jugosllavėt se ē’ka do tė thotė nė gjuhėn e tyre jugosllave. Nė ēast u thuhet pėrfaqėsuesve tė huaj se Isufi, si bandit, kėrkon tė prishė miqėsinė shqiptaro - jugosllave. Nė ato momente, gardianėt sė bashku me drejtuesin e tyre Elez Mesin e lidhin Isufin, e ulin ratė (poshtė) dhe mė pas tė dy kolonelėt jugosllavė, me ēizmet me thumba, njėri i hyp nė kokė dhe tjetri nė bark dhe e mbajnė pėr disa minuta nė gjėndje torture. Dhe torturat nė forma dhe metoda fashiste kanė vijuar edhe nė ditė tė tjera, por Isufi asnjėherė nuk ėshtė pėrkulur. Ai nė burg si bashkėvuajtės ka pasur persona tė njohur nė Shqipėri, sikurse ėshtė Mandela i gjinisė femnore Drita Kosturi, Terezina Pali, Padėr Prenushi, Gulielm Suma, pronari i Kafes sė Madhe, etj. Duke parė se nga Isufi nuk nxjerrin asgjė tė rėndėsishme pėr Sigurimin komunist, ashtu sikurse kishin vepruar edhe me tė burgosur tė tjerė, nė mėnyrė qė tė mos i lirojnė pėr mungesė provash, dhe se dėnimi ishte i domosdoshėm (porosi e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhės pėr tė gjithė antikomunistėt), akuza, nga prishja e miqėsisė shqiptaro-jugosllave, i kthehet si organizator apo ndėrlidhės i Lėvizjes Antikomuniste tė Postribės pėr zonat Postribė, Shkodėr, Ulqin, Krajė dhe Ana e Malit. Pėrsėri tortura tė llojeve tė ndryshme, tė ushtruar me saktėsi nga xhelatėt specialistė dhe tė dhunshėm e tė pashpirt. Biruca, ku ata kanė qėndruar pėr shumė kohė, ishte rreth 1.5 metra gjėrėsi dhe 2 metra gjatėsi. Tė gjithė tė prangosurit nė burg ishin tė lidhur me njėri-tjetrin, ku i fundit dhe i pari ishin tė lidhur nė mure nė mėnyrė qė tė mos kishin mundėsi qė tė lėviznin.
Njė ditė prej ditėsh, kujton nipi i tij Xhevahiri, gardiani Elez Mesi hap sportelin e birucės dhe vėshtron tė burgosurit. Isufi po bisedonte dhe ai dėgjonte. Gardiani merr Isufin sė bashku me Padėr Mati Prenushin dhe i ēon nė gropėn e zezė tė WC-sė, ku gishtat e kėmbėve nuk u hasnin nė tokė. U vendos vetė nėn sqetull vezė tė ziera, kuja pishe nė thua, i fusin deri nė bel nė gropėn e zezė pėr t’i gjunjėzuar martirėt e fesė dhe tė lirisė, deri sa tė dy shqiptarėve tė lidhur, herė pas here, u binte tė fikėt nga torutrat e njerėzve tė pashpirtė tė Sigurimit komunist.
Njė ditė tjetėr, kur kanė ardhur nė vehte tregtari i nderuar shkodran Gulialm Suma dhe kleriku katolik Padėr Mati Prenushi, nė atė gjėndje tė vėshtirė qė ishin, kanė kėrkuar qė mė mirė t’i vrisnin, se sa t’i linin gjallė e pėr gazep, nėn torturat ēnjėrėzore qė bėnte xhelati i pashpirt Elez Mesi me tė tjerėt. Mė pas, ata janė pushkatuar pa mėshirė nga togat e zeza tė pushkatimit, tė ngritura vetėm pėr tė bėrė vrasjen e shqiptarėve martirė. Por Isufi, nė vitin 1947, lirohet nga burgu. Gjatė kohės qė ai ishte nė burg, Hamiti (vėllai i vogėl) arratiset nė Greqi. Mė pas nis kalvari i familjes sė tij, ku menjėherė forcat e ndjekjes komuniste tė Sigurimit arrestojnė Muhametin nė vitin 1949 dhe e dėnojnė me akuza fallco me 9 vjet heqje lirie, sepse "deshti t’i bėnte njė atentat njė punonjėsi tė Sigurimit". Para se tė burgosej, Muhameti me disa miq tė tij, kanė nxjerrė jashtė shtetit, pėr t’i shpėtuar pėrndjekjeve, qytetarin Zija Myftia. Dy vjet mė pas, gjatė kohės qė axha ishte nė burg, vijon nė kujtimet e tij Xhevahiri, ai vritet nė Dukagjin.

Cili ishte aktiviteti antikomunist i Hamit Toshit nė vitin 1951 e vijim?
Duke iu rikthyer edhe njė herė librit tė autorit Zef Luka me titull: "Njėqind shqipe qė erdhėn me prue lirinė" (Ditar) ndėr tė tjera, mbi Hamitin, ai kujton nė faqet e tij se si e kishte marrė vesh ngjarjen e vrasjes sė Hamitit. Ai kujton: "Millė. Nė mbramje vėrejmė se rreth orės tetė kalon pėrmbi ne njė aeroplan. Thamė se asht tue hedhė letra. Ne e nesre rinia e Sigurimi dolėn me i mbledhė pėr tė mos ra nė dorė tė popullit, tue na vue edhe ne kėshtu nė rrezik. Ne nesre, sapo zbardhi dita, ndiem pushkė e mitraloza. Unė mendova se asht tue ba manovra ushtria, por ma vonė mora vesh se ishin hedhė parashutista nė Livadhet e Barit, nė Cukal. Ata luftuan e u vranė deri sa arritėn nė Kir. Grupi qė kishte parashutuar ishte i Komitetit "Shqipėria e Lirė". Personi parashutist qė ndėr ta kishte mbetur i vrarė ishte shoku im mė besnik, i ikun prej Brigadės XV Sulmuese, Divizioni I, Kompania II e Delvinės, Hamit Toshi (Saiti), prej Villgarit, Ana e Malit, Shkodėr. Ai pat edhe njė vėlla qė mė duket e thirrshin me emrin Isuf, si edhe njė motėr tė martueme nė Ulqin, Tokat i kishin nė kufi me Jugosllavinė" (Shih faqen 95).
Pra Hamiti kishte rėnė me parashutė vetė i katėrti nė njė nga lėndinat e malit Cukal, por edhe kėtu kishte rėnė nė pritė. Me sa duket, Sigurimi komunist ishte nė dijeni mė pėrpara pėr kėtė zbarkim nga ajri tė njerėzve qė kėrkonin lirinė e popullit shqiptar. Komandanti i grupit ka qenė vetė Hamit Toshi, i cili shoqėrohej nė misionin e tij fisnik nga tre persona tė tjerė shqiptarė. Ata ishin Hazis Rustja nga Bėrdica, Dedė Hili nga Dukagjini dhe Rifat Zyberaj.

Tradhėtia e agjentit tė dyfishtė Kim Philby dhe vrasja e Hamitit
Pėr hir tė realitetit duhet vėnė nė dukje se shpesh edhe disa gazeta tė djathta bien nė pozitat e gazetave tė majta komuniste nė Shqipėri, duke iu referuar autorėve qė kanė qenė nė kupolėn e Sigurimit komunist, saqė shpesh ata e nxjerrin Sigurimin shqiptar si mė i pėrsosuri nė "dėshtimin" e komploteve kundėr tyre.
Pėr kėtė, gazetarėt komunistė ende sot i bien tė njėjtit fyell dhe nė tė njėjtėn vrimė, kur shpesh tė rinjtė shohin nė TVSH e shumė kanale private filmat e tyre qė nuk janė asgjė tjetėr, veēse sajesa bajate tė ideologjisė komuniste, tė shkruar nga skenarė rusė dhe tė luajtur nga "aktorė" shqiptarė qė, pėr ēudi, sot presidenti Mejdani u jep edhe tituj me lopata, sikurse ėshtė ēorba e fundit "Mjeshtėr i Madh i Punės", etj.
Shpesh qėndroj pėrpara televizionit dhe, kur shoh kėta filma pėrversė, them me vete (sikurse edhe shumė tė rinj tė tjerė): Kaq budallenj paskan qenė trupat aleate anglo-amerikane dhe shtetet e tjera perėndimore antikomuniste, saqė kanė rėnė nė grackėn e Sigurimit, apo "Mjeshtrave tė Mėdhenj tė Punės" e pėrkthyer me gjuhėn e presidentit Mejdani?! Por nė tė vėrtetė, pas viteve ‘90 shqiptarėt kanė mundėsi tė ndjekin emisione nė kanalet e huaja, pa pasur nevojė qė t’i "pėrkthejnė" ato sekretarėt e P.P.Sh.-sė nė RTVSh, qė pėrkthejnė tė kundėrtėn e deklaratėve qė japin personat politikė botėrorė e evropianė.
Duke shfletuar faqet e librit "La missione tradita" (Come Kim Philby saboto l’invasione dell’ Albania) me autor Nichollas Bethell (dėrguar posaēėrisht nga U.S.A. nga patrioti antikomunist z. Zef Luka) kushdo e kupton se sa fallco dhe komike kanė qenė dhe mbeten filmat propagandistikė komunistė qė rishfaqen sot si "kryevepra" tė kinematografisė "shqiptare", kur regjizorėt ishin rusė tė KGB-sė.
Grupi i kryesuar nga Hamit Toshi ka rėnė nė grackė qysh nė fillim, si pasojė e lojės sė dyfishtė tė agjentit Kim Philby, pėr tė cilin "Gazeta Shqiptare" asnjėherė nuk ka shkruar a thua se nuk ka aq burime e literaturė pėr ta trajtuar se si veproi ai kundėr parashutistėve shqiptarė dhe shumė vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore.
Duhet tė keni parasysh, tė dashur lexues, se shumė libra qė flasin pėr Kim Philby-n janė edhe nė gjuhėn, mė tė folur pėr shqiptarėt, nė italishte dhe pėr mė tepėr pėr "Gazetėn Shqiptare", qė tash njė vit fryhet si gjel kur jep e ējep kriminelėt Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha, pėr tė larguar vėmendjen nga masakrat e tyre, duke u shitur shqiptarėve (klientėve) histori tė luftės sė brrylave midis llojit komunist dhe asnjėherė nuk pėrmend malet me eshtra qė ata formuan nė Veri e Jug tė Shqipėrisė. A ėshtė i rastėsishėm njė veprim i tillė?!
Kur grupi i kryesuar nga Hamit Toshi ka rėnė nė tokė me parashutė, ata kanė qenė tė tradhėtuar qysh nė ajėr dhe jo si pasojė e aftėsisė sė Sigurimit. Parashutisti Rifat Zyberi plagoset rėndė dhe, pėr tė mos rėnė i gjallė nė duart e Sigurimit, vret edhe veten. Ndėrsa tre tė tjerėt kanė qenė tė rrethuar dhe, mbasi kanė ēarė rrethimin, kanė marrė rrugėn drejt pjerrėsisė sė malit tė Cukalit dhe mė pas janė nisur pėr nė Dukagjin. Me tė arritur nė Dukagjin, tė lodhur, tė uritur dhe pa gjumė, kanė shkuar pėr tė bujtė nė shtėpinė e mikut tė tyre bashkėluftėtar, dukagjinasit parashutist Dedė Hili, pikėrisht nė fshatin Kir. Ardhja e tyre, merret vesh nga njė spiun vendali, qė punonte pėr llogari tė Sigurimit.
Pas spiunimit, pas disa ēastesh, shfaqen nė shkrepat e Dukagjinit mbi 800 forca tė ndjekes komuniste tė cilat edhe ato, pėr ēudi, kryesoheshin nga njė komandant qė ishte po vendali nga zonat e Dukagjinit. Menjėherė krisi pushka mes parashutistėve tė vendosur pėr misionin e tyre pėr tė shpėtuar popullin nga zgjedha komuniste dhe forcave tė Sigurimit qė luftonin nėn simbolin e Titos dhe tė proletarėve pa fe, atdhe, ide dhe qėllim luftimi. Mbas dy orė luftimi tė pėrgjakshėm, vritet heroikisht trimi i vendosur Azisi dhe, pas 6 orėve tė tjera, mbetet i vrarė Hamit Toshi dhe i fundit, pas 8 orė luftė, i vetėm pėrballė shumė kriminelėve tė Sigurimit, vritet dėshmori i lirisė, dukagjinasi Dedė Hili.
Edhe nė atė gjendje tė rėndė dhe skene makabre pėrpara bjeshkėve tė Dukagjinit, kunata e Dedės, njė grua trimėreshė dhe fisnike e Kanunit tė Lekė Dukagjinit, pa iu trembur syri pėr pasojat qė mund tė rridhnin nga veprimi i saj, i kėrkon komandantit komunist qė ta lejonte pėr tė marrė trupat pa jetė tė tė tre martirėve, pėr t’i varrosur. Mė pas, pasi janė larguar forcat e komandės dhe tė policisė komuniste, ajo i ka varrosur tė tre. Nė vitin 1991 trupat e tyre janė gjetur pėr t’u rivarrosur nga tė afėrmit e tyre me ceremoni, mbasi Zoja ka shėnuar emrin e secilit prej tyre, duke e mbajtur sekret, deri kur ata janė rivarrosur nga bashkėvuajtėsit.

Ngjarje tė tjera tė familjes sė patriotit Hamit Toshi
Pėr aktivitetin e madh tė Hamitit shkruan edhe miku i tij mė i afėrt, Zef Luka, i cili edhe kur erdhi nė Shqipėri nė vitin 1992, bėri njė vizitė tė shkurtėr tek tė afėrmit e tij, duke u theksuar edhe njė herė se e kishte patur njė mik dhe shok shumė besnik dhe se ai kishte qenė me tė vėrtetė njė antikomunist i vendosur.
Shqiptaro-amerikani Zef Luka, nė njė nga kapitujt e librit tė tij, pėrmend edhe tradhėtinė e madhe qė i bėri agjenti i KGB-sė Kim Philby, i cili i humbi Shqipėrisė pėr ambicjen e vet personale dhe pėr tė holla, bijtė mė tė mirė dhe trima tė popullit shqiptar dhe pėr mė tepėr qytetit mė antikomunist nė Shqipėri, Shkodrės dhe rrethinave tė tij, bijtė qė sot nderojnė qytetin dhe familjet e tyre pėr aktivitetin e vendosur antikomunist me jetėn qė dhanė pėr ēėshtjen e atdheut.
Familja Toshi dhe veēanėrisht vėllezėrit e Hamitit ndiqen nga persekutimet e njėpasnjėshme. Kėshtu, nė vitin 1956 Muhamet Toshi, lirohet nga burgu (qė e ka vuajtur nė kampet mė tė kėqia nė Shqipėri duke tharė kėneta), mbasi kishte qėndruar nė kampet e Maliqit, Vlorės dhe Bedenit tė Kavajės. Nė fund ai lirohet nga Rinasi. Ai ėshtė njohur me prof. Arshi Pipėn, Ragip Lohen, Hajdar Rusin, Muharrem Sahitin, Muhamet Fejzon, Prof. Sami Repishtin dhe shumė klerikė tė besimeve tė ndryshme tė Shqipėrisė.
Fill pas daljes nga burgu, ka shoqėruar pėr jashtė "burgut tė madh" tė Shqipėrisė shumė vetė, meqenėse e njihte shumė mirė zonėn kufitare. Njė ditė tė bukur, pas ditės sė fundit tė festės sė Bajramit, kalon kufirin dhe shkon pėr Bajram tek motra e tij nė Vladimir tė Ulqinit. Atė e kishte njohur njė person vendas, i cili menjėherė e spiunon tek forcat e Sigurimit jugosllav dhe ata lidhen me Sigurimin komunist shqiptar. Gjatė kthimit nė vendlindje i bėhet pritė dhe, nė kthim, pa paralajmėrim, shkrehin breshėritė e automatikut kallashnikov mbi trupin e njė fetari islam tė devotshėm.

Cila ėshtė gjeografia dhe vitet e burgut tė familjes Toshi?
Menjėherė pas vrasjes sė Muhamet Toshit, forcat e Sigurimit, si tė xhindosur, i vėrsulen shtėpisė sė familjes sė tij dhe e bastitsin, duke bėrė rrėmujė ēdo vlerė materiale tė vėnė me mund e sakrifica mbijetese. Pėr familjen fillon menjeherė internimi pėr 3 vjet nė Gradishtė tė Lushnjės. Mė pas ata kthehen nga internimi nė vendlindjen e tyre nė vitin 1956. Po atė vit arratiset jashtė shtetit djali i Muhametit, Xhemali, duke qenė i kėrcėnuar pėr jetėn nga spiunėt e Sigurimit dhe sot ai jeton nė Nju Jork tė Sh.B.A.-sė. Familja e tij riinternohet nė fshatin Hajmel gjatė viteve 1955-1970. Mė 1970 ata lirohen nga internimi.
Nė vitin 1973, vėllai i Hamitit, Isufi, dėnohet me burgim me nenin famėkeq "55" pėr Agjitacion e Propagandė, duke i theksuar nė gjyq se ka mbajtur Ramazan, se ka thėnė se malli kinez ėshtė i keq, se ka thėnė qė ka shkuar sateliti nė hanė, se nuk i del buka, ka thanė se sa e madhe ėshtė minarja nė Vladimir tė Ulqinit". Nė gjyqin famėkeq kundėr tij i kanė dalė dėshmitarė 5 vetė, qė ishin njerėz tė dėnuar ordinerė, qė, sikur thoshte populli, ishin spiunė me 1200 lek. Burgun Isufi e kalon nė kampin e tmerrshėm tė Spaēit e nė Ballsh sė bashku me Dom Nrekė Kroqi, njeriun kurajoz dhe trim Fadil Kokomani, Spartak Ngjela (sot njė ndėr avokatėt e njohur tė mbrojtjes sė demokracisė), Dylber Merdani, Kolec Traboini, Pjetėr Loro, Pashuk Loro, Zeqir Ceni etj. Mė 2 Prill tė vitit 1990, Isufi lirohet nga burgu. Kjo familje mė pėrpara ishte internuar edhe nė Lumas tė Beratit, mė 25 Qershor tė vitit 1980, duke qėndruar pėr 5 vjet me motivacion qė "tė mos kishte tė drejtė kthimi nė vendlindje".

Pėrfundimi i dramės Toshi
Familja Toshi ka tė pushkatuar dy vetė: Muhamet Tusha (Toshi), 29 Maj 1961, Hamit Toshi, vrarė mė 16 Gusht tė vitit 1951; tė burgosur: Muhameti 8 vjet, Isufi 8 vjet; internim: Isufi 5 vjet, Menja Tusha 5 vjet, Xhevahiri, i biri, 5 vjet (1980-1985); familja Muhameti: Internimi i parė 1960-1963, pas vrasjes sė Muhametit: Zadja 3 vjet (1960-1963), e bija Nadirja, (1960-1963); Xhemali, i biri (1960-1963); Melihaja kur ishte 2 vjeē (1960-1963). Pas arratisjes, i biri, Xhemal Fusha, shkon nė Nju Jork ku jeton edhe sot) kur ishte 19 vjeē. I gjithė kalvari i familjes Toshi pėrfshihet nė 42 vjet internim, 16 vjet burg dhe 2 tė vrarė nga Sigurimi komunist. Mbijetesa e kėsaj familjeje, ėshtė madhėshti.

Marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara