HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Baletmaestro Peter Minnar - njė shekull pėr atdheun e shqiptarėt nė SHBA

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova

Prishja e "statukuosė"

Sot nė botė ėshtė bėrė modė gėrmimi i historisė dhe personaliteteve tė saj. Eshtė e pranueshme, se nė funksion tė evoluimit progresist debati i lirė dhe diversiteti i mendimeve ėshtė njė kulturė e re, qė pėr gjysėm shekulli ka munguar mes nesh. Kėsisoj nuk duhet tė na udhėheqin verbėrisht pasionet, pasi kėshtu mundėsohet vijimėsia e ndikimit 60 vjeēar e pėr pasojė frenohet gjykimi i kthjellėt e nė kah tė kundėrt, pra vijon korniza e mbyllur e atij qė quhet vetėmkriticizėm.

Emigranti shqiptar 103 vjeē nė Boston

Peter Minnar, ėshtė njohės shumė i mirė i disa figurave tė rėndėsishme qė bėnė shumė pėr diasporėn, mėmėdheun e kulturėn tonė. Ai njeh kolosin brilant, njohėsin e 16 gjuhėve tė huaja Faik Konicėn, sikurse letrarin e shquar Fan Nolin, me tė cilėt ka qėndruar nga afėr.
Duke shfletuar me kujdes librin e Peter Minnar me titull kuptimplotė "Pėr Shqipėrinė" (Boston, 1995), lexuesi krijon njė ide tė qartė mbi atdhetarin, baletmaestėr nė Amerikė, aktivist tė gjallė tė ēėshtjeve nacionale, si bashkėkohės tė Konicės, Nolit, Ēekrezit, Dakos etj., qė bota amerikane i ruan nė gjirin e vet.
Dhimitėr Panajoti nė Boston mė 1997, kur shkruan: "Mosha, gjallėria dhe veēanėrisht kujtesa e fortė e kėtij bashkatdhetari, tė habisin tek dėgjon pėr takimet apo letėrkėmbimet e tij me presidentėt e SHBA, si: Nixon, Bush, Clinton, me senatorė apo kongresmenė tė tjerė. Pėr tė ruajtur vėrtetėsinė e shkrimeve, preferova t'i fotokopjoj ato."
Ky ėshtė Minnar, shqiptari me banim nė Boston, tė cilit pėr dekada tė tėra iu privua dėshira pėr tė vizituar vendin e tij amė. Arsyeja si zakonisht: Antikomunist. Mjaftonte vetėm ky shkak, pėr ta ndarė nga gjiri i fisit tė vet nė Korēėn e kulturės dhe serenatave.
Piteri i ri nė moshėn 20-vjeēare nis njė aventurė. Mė 1920, lė vendlindjen e dashur dhe shkon nė SHBA. Kundra dėshirės sė nėnės mori udhėn e kurbetit. Ishte i ri plot energji e ėndrra qė i vlonin nė gji. Asokohe nuk kishte shumė dijeni pėr Amerikėn, ndonėse nė historinė e emigracionit shqiptar shėnohet se i pari emigrant qė shkoi nė shek. XVIII-tė nė SHBA ishte njė qytetar nga jugu i Shqipėrisė.
Joshja ishte e pashmangshme. Kur shkoi nė Amerikė, midis shumė problemeve Peter-i kishte me pėrvetėsimin e anglishtes, pa tė cilėn ishte e pamundur qė tė bėnte hapa pėrpara.
Ai kujton: "Nė fillim nuk e dija se emri im Minai shkruhej krejt ndryshe. Mė pas e mora vesht se e shkruanin Mainas. Kjo nuk mė pėlqeu. Edhe forma Minas, qė nuk tregonte origjinė shqiptare, por greke. Jo, jo thashė me vete, nuk jam i tillė. Ja kėshtu duke u njohur me gjuhėn angleze, e mėsova se mbiemri im qė tė drejtshqiptohet duhej tė shkruhej Minnar. Edhe ermi m'u shndėrrua nė Peter, por unė jam nė tė vėrtetė Petraq Minari, shqiptar i kulluar."
Edhe pse ishte nė Amerikė, ai mendonte pėr Shqipėrinė, e thėnė ndryshe zemra i rrihte pėr Atdheun. Menjėherė nisi punėn si punėtor nė njė fabrikė, pataj hyri nė shkollė. Nė vitin 1923-1929 punoi si aktor nė njė teatėr amerikan. U muar shumė me baletin klasik. Mė pas kuptoi, se baleti ishte thjeshtė njė art, qė nuk i siguronte tė ardhura financiare, mbasi nisi tė dalė nė ekranet prej bezeje kinemaja, e cila bėri tė falimentonin shumė nga baletet e kohės. Peter-i iu fut udhės sė vėshtirė, por tė bukur tė tregtisė, zanat tė cilin e preferuan shumė shqiptarė tė tjerė sapo zbrisnin nė "Tokėn e premtuar" tė SHBA-sė.
Nė vitin 1929 pas 9 vjet tė qėndrimit nė Amerikė vjen nė Korēė, me mallin e zhuritur pėr mėmėdheun, familjen e fisin. Nė ditėt qė qėndron nė vendlindje, njihet me njė vajzė dhe kėshtu vendos tė martohet. Ajo ishte vajza e familjes sė tregtarit tė njohur Koli Asllani. Ai kujton detajin e para 72 vjetėve, ku, i ka shtypur ftesat e dasmės, tė cilat ua kishte shpėrndarė miqve, shokėve tė tij.
Sot ende funksionojnė relike si pjesė tė mbetura tė shtypshkronjės me emrin e korēarit "Dhori Kotit", qė i pėrkasin fillimshekullit XIX-tė.
Gjendjen e Shqipėrisė e krahason me vitin 1927, ku, hypin e zbresin qeveritė shqiptare pa bėrė asgjė pėr popullin. Me keqardhjen e thellė qė ka shpesh ka shkruar nė masmediat amerikane, qė shqiptarėt tė kuptohen dhe drejtuesit e partive, duhet t'i lėnė grindjet e pasionet pėr pushtet dhe tė tregojnė patriotizmin e dashurinė pėr Atdheun, duke respektuar njėri-tjetrin nė qeverisjen e vendit, ndryshe "shtėpia" e prishur do t'i zėrė tė gjithė brenda, sikurse i zuri nė vitin 1997.
Peter Minnar ka kontribut konkret nė diasporėn shqiptare nė Amerikė, pėr tė cilin ėshtė krenar qė ka shėrbyer si i pari Kryetar i Shoqėrisė Letrare Shqiptaro-Amerikane me qendėr nė Boston, bashkėpunimi me Departamentin Amerikan tė Shtetit kundėr komunizmit internacional. Kėtė gjė e vėrteton mė mirė sidomos mbrojtja, punėsimi i 1615 antikomunistėve shqiptarė tė ardhur (arratisur) qė i shpėtonin rregjimit nė vitet 1952-1954. Pėrmes shkrimeve publicistike, denoncoi vijueshmėrisht gjendjen e rėndė tė shtypjes sė njeriut nė vendin e shqiponjave. Shkrimet e tij mbetėn njė dokumentacion i gjallė kundėr shtrembėrimeve qė i janė bėrė historisė shqiptare. Pėr kėtė, gjithnjė ka rezervuar tė drejtėn e viteve qė mban mbi supe kur shprehet: "Historia e Shqipėrisė do tė rishkruhet nga djalėria shqiptare".
Ai ka pasur njė njohje me kolosin e mendimit shqiptar, siē i pėlqen shpesh ta quan tė madhin Faik Konica. Kur Konica ishte Kryetar i Federatės Panshqiptare "Vatra" (themeluar mė 1912) me qendėr nė Boston, Peter Minnar njėkohėsisht ishte Kryetar i degės sė Federatės pėr qytetet Natick Massachusets.
Nuk ėshtė e lehtė tė ndėrmarėsh nismėn tė flasėsh pėr F. Konicėn thotė shpesh Peter-i, por "... dhe nuk mund ta bėjė kushdo. Pėr t'ua bėrė mė tė qartė kėtė gjė mund t'ju them vetėm kaq, se brenda atij kostumi kombėtar qė vishte me dėshirė Faik Konica, ishin tė fshehura shkollat dhe universitetet mė tė dėgjuara tė botės. Ja ky ėshtė Konica, krenaria e mendimit tė kombit shqiptar, i lėnė nė harresė me qėllim nga regjimi i kaluar komunist pėr tė mos u bėrė i njohur as nga vetė shqiptarėt."
Ai ėshtė mik i ngushtė i biznesmenit tė suksesshėm Antoni Athanas. Tė dy miq tė ngushtė tė njėri - tjetrit, ndonėse me mendime tė ndryshme, ndonėse Peter ėshtė 10 vjet mė i madh nė moshė.

Burime tė reja nga jeta e atdhetarit

Ėshtė "i ri", ndonėse e ka kaluar shekullin me vitet mbi supe. Gėzon shėndet tė mirė, dhe pėr z. Minnar sekreti i jetėgjatėsisė ėshtė njė fjalė filozofike "tė duash veten, ta respektosh atė". Gjithnjė ka qenė i kujdesshėm me alkoolin. Cigaren nuk e ka pėrdorur. Mish ha fare pak, kurse tre ditė nė javė ha peshk dhe dy ditė mish pule (zoga tė vogla). Mbi tė gjitha i pėlqen tė lėvizė dhe ky mbetet padyshim sekreti tjetėr i sfidės, qė ai i bėn moshės sė tij. Ai punon sikurse ka punuar sistematikisht gjatė gjithė jetės. Pėrmes punės njeriu mund tė bėhet i pasur nė Amerikė, mbasi Amerika nuk ėshtė filantropike.
Kėshtu njeriu i huaj qė vjen aty ėshtė gjithnjė nė rolin e atyre heronjve tė Xhek Londonit qė ishin nė kėrkim tė etheve tė arit. Drama e tyre ėshtė edhe refren i ditėve tė sotme. Gjatė bisedave tė lira, duke vėnė buzėn nė gaz, pėr tė mos demoralizuar njerėzit ai shton "mos harroni se duhet edhe pak fat". Ai citon njė shprehje tė njohur angleze: "Tė ndodhesh nė kohėn e duhur, nė vendin e duhur".
Gjatė jetės ka pasur fat. Sot pas njė historie tė pasur dhe njė pėrvoje tė mbushur me ngjarje, personalitete, senatorė, kongresmenė amerikanė, njerėz tė thjeshtė, politikanė amerikanė e pas viteve '90 me shqiptarė nga trojet etnike, ai bėn ēdo ditė njė jetė normale.
Peter-i ka lindur nė shek. XIX nė Korēė. Ai ėshtė i ngjarjes historike, kur nė vendin tonė ekzistonte ende pushtimi i natės sė gjatė tė ushtrive turke, kur nė pushtet ishte Sulltan Hamiti. Nėna e babai i tij kanė lindur nė qytet. Familja kishte njė gjendje ekonomike tė mirė dhe se nė familje jetonin katėr vetė, Piteri, motra dhe nėna e babai. Pas 20 vjetėve merr udhėn e emigrimit. Ai nuk kishte nevojė tė emigronte, mbasi ishte djalė i vetėm nė familje. Fati e hodhi nė njė shtet tė zhvilluar. Pas disa viteve e kishte tė vėshtirė qė tė rikthehet nė Korēė. Amerika e kishte bėrė bir tė saj dhe nuk e lėshonte mė shqiptarin plot energji rinore.
Ai hyri nė njė shkollė nate, ku, mėsonin edhe 18 korēarė tė tjerė. Pėr fat tė mirė Piteri i ri ishte i vetmi qė dinte alfabetin latin. Atė e ndihmoi shumė gjuha frėnge e kultura e marrė nė Liceun e Korēės.
Gjatė Luftės sė Parė Botėrore punoi si pėrkthyes (terxhuman) me disa tregtarė. Mori pėrvojė tė pasur nga kontaktet me ushtarėt francezė. Mė pas futet nė njė shkollė baleti, ku, iu krijua mundėsia tė mėsonte gjuhėn angleze.
Shpesh Peter-i ėshtė pyetur nga amerikanėt, se duke qenė djalosh i pashėm, pse nuk u martua me njė amerikane. Por gjithnjė me dashuri pėr shqiptarėt, gjuhėn dhe vajzat e bukura qė ka Shqipėria ėshtė pėrgjigjur se: "Kjo ėshtė ēudia ime dhe e shumė miqve tė mi qė mė njihnin. Kur shkova nė Amerikė si zura punė, vajta nė shkollė baleti dhe mė pas formova njė grup baleti me 5 vajza amerikane. Vetėm unė isha djalė. Dhamė shfaqje nė shumė qytete tė Amerikės. Ishin vajza tė bukura, tė pasura e megjithatė kur erdhi koha pėr t'u martuar zgjodha nga qyteti im i lindjes Korēa".
Sė bashku ēifti do tė jetonte gjatė. Ai nuk e ka harruar asnjėherė vendlindjen dhe nė Shqipėri ka qenė 10 herė. Pėr herė tė parė zbret nė tokėn e tė parėve, mė 1983 dhe pėrsėri pas 3 vjetėve nė vitin 1986 dhe 6 herė tashti nė periudhėn e demokracisė.
Asokohe sikurse thotė Peter Minnar, ishin pak vetė qė vinin pėr vizitė si turistė nė Shqipėri nė kohėn e diktatorit Enver Hoxha. Por duke e pyetur se si munde tė hysh nė Shqipėri, kur ti shkruaje nė gazetat amerikane kundra rregjimit tė Tiranės, ai kujton me njė freski detajet mė tė vogla: "Vetėm me anėn e njė zyrtari tė lartė tė Tiranės, mik pas miku, unė munda tė vij kėtu dy herė nė 70 vjet mėrgim".
Gjatė kohės 82-vjeēare qė jeton nė Amerikė, ai ka hulumtuar dhe skeduar pėr emigracionin shqiptar, duke gjurmuar nė biblioteka dhe arkiva. Kėtu ka mundur tė zbulojė, se shqiptarėt e vjetėr tė vendosur nė Amerikė para Luftės sė Dytė Botėrore, kanė qenė patriotė dhe kanė punuar pėr Shqipėrinė. Kėshtu "Shoqėria mė e vjetėr e diasporės Federata Panshqiptare "Vatra" me Kryetar Faik Konicėn, ėshtė historia e vėrtetė e kėsaj diaspore. Ai. pėrmend shpesh kontributin e Nolit nė fushėn e letrave, duke qenė i kujdesshėm nė vlerėsimin e tij pėr disa aspekte tė tjera. Ai ishte njė njeri i zgjuar dhe ka merita tė tij. Pėr mė tepėr shqiptaro-amerikani mė i moshuar deri mė sot nė Amerikė thekson: "Ju vazhdimisht flisni pėr Fan Nolin. Bukur ishte njeri i zgjuar dhe ka meritat e tij. Por historinė e diasporės nuk e bėri njė njeri. Noli ka bėrė shumė tė mira, po ka edhe gabime. Faik Konica e Shahin Kolonja u hapnin sytė shqiptarėve. Asokohe shqiptarėt nuk dinin tė lexonin shqip. Konica e Shahin Kolonja i mėsuan tė lexonin me anėn e njė korēari tjetėr, Kristo Dakos, i cili udhėtonte nė rrethinat e Bostonit qė t'i mėsonte shqiptarėt tė kėndonin shqip e anglisht."
Djemtė shqiptarė e patriotė edhe pse nė emigracion mėsonin bashkėvėllezėrit e njė gjaku e gjuhė qė tė flisnin, tė shkruanin e tė lexonin gjuhėn e tė parėve tė tyre. Kėshtu p.sh. Kristo Dako foli pėr ēėshtjen shqiptare me filantropistin e dėgjuar amerikan Charles Grey, i cili ishte mik i presidentit tė dėgjuar amerikan Wilson. Ishte Grey ai qė i mbushi mendjen presidentit Willson pėr tė ndihmuar Shqipėrinė, mbasi asokohe Evropa ishte progrekėve e prosllave nė drejtim tė ēėshtjes shqiptare. Pėr rolin e kėtij filantropisti amerikan mund tė mėsojmė shumė po tė lexojmė artikullin e Faik Konicės botuar tek "Dielli", mė 1921. Dhe pėr kėtė dėshmi e shumė tė tjera atdhetari i flaktė Peter Minnar flet dhe ka dokumenta tė shkruara nė shtypin e kohės qė i ruan me fanatizėm si vlera atdhetare e kulture sė asnjėherė nuk janė cituar pas 10 vjetėve tė "demokracisė" nė Shqipėri.
Me orė e ditė tė tėra ai tė rrėfen pėr intelektualin tjetėr Kristo Kirka, Kryetarin e Shoqatės kuptimplote "Besa - Besėn", njė nga figurat mė tė shquara korēare. I tillė ėshtė edhe atdhetari Eftim Naēi, ku, vėllai i tij hapi tė parėn shkollė shqipe, por qė nga historiografia komuniste ėshtė lėnė nė harresė.
Mbi kėtė temė tė preferuar nė punimet publicistike tė Peter Minnar, historia shqiptare ėshtė dyfiēitare. Por me qetėsinė e mprehtėsinė qė e karakterizon thekson: "E megjithatė pėr kėta patriotė ėshtė folur fare pak. Ku e kemi Themistokli Gėrmenjin? E dini pse vdiq Th. Gėrmenji? Kini edhe njė statujė tė tij kėtu nė Korēė. Ku e kini Bellkamenin, Tromarėn? Natyrisht historia ju shfajėson disi pasi nė kohėn e Enver Hoxhės nuk e zije dot nė gojė emrin e Faik Konicės dhe tė patriotėve tė tjerė... Roli i diasporės ka qenė dhe mbetet i madh."
Figurat e panjohura qė lidhen me diasporėn shqiptare nė Evropė e Amerikė, kanė qenė e do tė jenė objekt i shkrimeve nėpėr faqet e gazetės "Illyria", pėr tė respektuar gjithēka qė ata kanė bėrė e po bėjnė pėr kombin shqiptar me jetėn e veprėn e tyre.

Marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara