HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lutje, qirinj tė ndezur dhe lotė pendimi pėrpara elterit tė Kishės shqiptaro-amerikane tė Shėn Palit nė Detroit

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova

ROCHESTER HILLS (DETROIT-MICHIGAN)
Ishte fluturimi i parė qė bėja me avion, duke udhėtuar nga New York-u nė Michigan, njė ndėr shtetet mė tė mėdha tė pjesės veriore tė Amerikės. Nė Michigan me rrethina, sipas burimeve tė pėrafėrta, mendohet se jetojnė e punojnė mbi 170.000 shqiptarė nga tė gjithė trojet etnike, qė janė vendosur qysh herėt kėtu, pėrmes emigracionit.
Kisha e Shėn Palit qė ndodhet nė Rochester Hills, me tė gjithė objektet e kompleksit tė madh shumėfunksional, ėshtė njė vepėr kulti i ri i ndėrtuar tėrėsisht me kontributin bujarė tė malėsorėve shqiptaro-amerikanė.
Kjo kishė, i ėshtė kushtuar protomartirit tė parė tė krishtėrimit, qė ka kaluar nėpėr trevat e Ilirisė (Illyricum), nė fillimet e shekulllit tė parė. Ndėrtimi i plotė nga themelet u bė i mundur, nėn udhėheqjen e palodhur tė klerikut tė nderuar dom Anton Kēira. E gjithė vepra ndėrtimore me ambientet pėrrreth ka kushtuar afėrsisht 12 milion dollarė. Ajo u pėrurua mė 2 shtator tė vitit 2003,. Nė pėrurim morėn pjesė nė bashkėcelebrim 18 meshtarė shqiptarė nga trojet etnike tė kryesuar nga arqipeshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi dhe ipeshkėvi i Kosovės imzot Mark Sopi etj.
Kisha e Shėn Palit, ku ėshtė famullitar meshtari i pėrkushtuar me pėrvujtėri pėr "Fe e Atdhe", pėrsonaliteti i mirėnjohur nė botėn shqiptare dom Anton Kēira sėbashku me kishėn e "Zoja Pajtore Shqiptare" nė Beverly Hills, ku ėshtė meshtar i nderuari dom Ndue Gjergji, i bashkohen 300 famullive katolike nė Detroit, shumė meshtarėve, 5 ipeshkėvijve dhe Kardinalit tė vendit Shkėlqėsisė sė Tij imzot Maida. Kardinali Maida, ka qenė i pranishėm disa herė nė kishėn e Shėn Palit pėrsonalisht dhe me pėrshndetjet me rastet e festave fetare, duke shprehur krenarinė, se me krrabėn baritore udhėheq shpirtėrisht dhe administrativisht nė arkidioēezė njė famulli me besimtarė shumė tė devotshėm shqiptaro-amerikanė.
Duke shfletuar historinė mundimshme tė kėsaj kishe lexojmė, shumė mesazhe pėrshėndetėse, qė Kardinali i ka sjellė grigjes dhe bariut tė pėrkushtuar dom Anton Kēira nė ditė tė mira dhe hidhėrime… Njė pjesė e tyre janė pėrshkruar nė dy libra: njė intervistė e gjatė me dom Anton Kēirėn me titull: "30 vjet me malėsorė" (Lezhė, 2000) dhe monografia: "Dom Anton Kēira shėrbestar i Zotit e Kombit" (Shkodėr, 2002).

Me lot, urata dhe pendesė...

Si njė gjest pendese dhe ndjeshmėrie, pėr tė gjithė besimtarėt shqiptaro-amerikanė tė kishės sė Shėn Palit nė Rochester Hills Detroit, moti me shi dhe rikthimi i temperaturave tė ulėta, po lajmėronte njė pendesė tė thellė shpirtėrore, tė shoqėruar me lot ngushėllimi, pėr ata keqbėrės, qė u pėrpoqėn tė fyejnė grigjėn, Krishtin e Kishėn e tij. Edhe natyra, po merrte pjesė nė hidhėrimin e pėrbashkėt, qė shoqėrohej me lot ndėr faqe dhe kristale breshi nė Michigan...
Mes lotėve tė hidhėrimit ishin tubuar mbi 2500 besimtarė, me qirinj tė ndezur ndėr duar, duke thėnė uratė pendėse dhe qėndrese sa mė pranė kishės dhe bariut tė tyre tė pėrkushtuar dom Anton Kēira. Shumė lot rrėshqitėn nga faqet e burrave, grave, fėmijėve, tė rinjve dhe tė rejave qė kishin ardhė nė meshėn e ribekimit tė kishės katolike shqiptaro-amerikane.
Njė dhimbje e thellė, kishte pllakosur me lėndime shpirtėrore tė gjithė njerėzit. Ata ndjenin nga shpirti i tyre keqardhjen e papėrshkruar, fjalė me nota prekėse hidhėrimi e ngushėllimi pėr atė ngjarje tragjike qė ndodhi nė kishė tė dielėn e kaluar tė fundmarsit 2003...
Tė gjithė e njohin figurėn e dom Antonit, nė qėndresėn e vendosur, pėr tė ndėrtuar me ēdo kush njė katedrale tė re madhėshtore nė zemėr tė Detroitit. Tashmė kushdo ka lexuar dhe ndjekur nga afėr aktivitetin e dendur patriotik nė drejtim tė ēėshtjes kombėtare nė tėrėsi dhe Kosovės martire nė veēanti. Por nė ato momente tė rėnda, pėr kishėn dhe bariun, pasojė e hidhėrimit qė ka pllakosur shpirtin e tij tė lėnduar si meshtar dhe pėr tė gjithė popullin qė udhėheq shpirtėrisht, nga faqet plot vija vuajtjesh rrėshqitėn lotėt… Frati ynė, i ulur nė gjunjė pėrpara elterit shqiptonte mes lotėve tė pikėllimit uratė, uratė dhe vetėm lutje... Ishte njė ēast vėrtetė i vėshtirė, ku pėr herė tė parė gjatė gjithė jetės sė tij meshtar ynė, ėshtė i lėnduar thellė nė shpirt… E gjithė kisha ndiente lotėt dhe lutjet e thella shpirtėrore tė dom Antonit dhe besimtarėve, qė qanin me uratė nė dorė tė ulur nė gjunjė pėrpra Kryqit tė madh nė elter…Shqetėsimi i brėndshėm, kishte dalė nė fytyrat e mbushur me lot nga tė gjithė pleqtė e moshuar, gra, vajza e djemtė shqiptarė...
Askush nuk do tė pėrmend, atė ėndėrr tė keqe, qė u shfaq si njė fantazėm brenda konakut tė Kishės, duke thėnė tė gjithė sėbashku uratėn e duhur "Puna e Pendimit". Burra, gra, fėmijė, vajza e djem, u drejtuan tė gjithė nga elteri dhe sėbashku me vargun e meshtarėve, qė kishin ardhur pėr tė bėrė ribekimin e kishės u lutėn me urata pėrshpirtėrie.
Besimtarėt, iu lutėn Zotit me keqardhje e me gjithė zemėr, pėr tė gjitha mėkatet qė kanė bėrė, duke pranuar, se kanė merituar Ferrin dhe kanė bjerrė Parrizin, sepse si asnjėherė tjetėr nuk ėshtė ndjerė Krishti i fyer, se atė ditė, kur ndodhi historia tragjike nė shtėpinė e Zotit. Ata sėbashku gjithnjė kėrkuan falje, duke premtuar, se me sot e mbrapa nuk kanė pėr tė veprur asnjėherė jashtė dėshirės dhe vullneses sė Zotit.
Ishin vėrtetė momente pikėllimi, me tė cilėn u ndien shumė ngusht edhe kolegėt reporterė gazetarė amerikanė. Rastėsia e njė ngjarje tragjike nė kishėn e grigjės sė devotshme shqiptare shpesh herė, kėto ditėt e fundit u keqpėrdor nga gazetarėt e zhurmės sė lajmit. Tė gjithė shqiptarėt e pranishėm, para meshės ishin mbledhur nė hollin kryesor tė kishės dhe para simbolit tė Krishtit, qė mbante nė duar njė djalė i ri, njėzėri filluan tė thonė uratė.
Ata janė mbledhur me qirinj tė ndezur ndėr duar dy orė pėrpara meshės sė shenjtė, pėr tė marrė pjesė sėbashku shpirtėrisht nė Udhėn e Kryqit (qė simbolizon 14 ndalesat e kalvarit qė iu desht Krishtit, pėr tė kaluar nė udhėn plot mundime drejt kryqėzimit nga Ponsi Pilat...).
Filloi pendesa me proēesion, ku nė fillim printe Kryqi i mbajtur nga xhakojt tė veshur me petka tė bardha dhe pas tyre menjėherė vinte meshtari dom Anton Kēira, i ndjekur nga grigja, qė ai udhėheq shpirtėrisht. Udha e Kryqit filloi me urata nga dom Antoni, i shoqėruar nga pas prej popullit tė shumtė, qė kishte mbushur kishės si asnjėherė tjetėr. Nė ēdo ndalesė, sipas ritit nė shenjė respekti, pėr kalvarin e Krishtit, nė udhėn drejt kryqėzimit, tė gjithė besimtarėt pas meshtarit u ulėn nė gjunjė, duke e shoqėruar ceremoninė me urata pėrshpirtėrie...

Ribekimi i Kishės sė Shėn Palit nga arqipeshkvi mons. Blair

Nė orėn 6:30 mbasdite filloi mesha nė bashkėcelibrim. Nė fillim proēesioni u udhėhoq deri nė elter nga ipeshkėvi nė arqipeshkvinė e Detroitit mons. Leonard Blair, i cili shoqėrohej nga famullitari i kishės dom Anton Kēira me bashkėatdhetarėt e vėllezėr nė Krishtin dom Ndue Gjergji, famullitar nė kishėn shqiptaro-amerikane "Zoja Pajtore Shqiptare" nė Beverly Hills nė Detroit, dom Alfred Kalaj ndihmėsfamullitar nė kishėn e "Zemra e Krishtit" nė qytetin e Liqeneve tė Bardha nė Detroit etj.
Nė fillim dom Antoni, pėrshėndeti arqipeshkvin e Detroitit Shkėlqėsinė e Tij mons. Leonard Blair, i cili ka ardhė, pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė ndarė bashkė me besimtarėt e arkidioqezit tė tij pendesėn dhe pėr tė udhėhequr ritin e ribekimit tė kishės sė re tė Shėn Palit nė Rochester Hills. Meshtari dom Alfred Kalaj lexoi Ungjillin e Shėnjtė sipas Lukės. Gjatė gjithė meshės kori i kishės nėn drejtimin e ish-sopranes sė mirėnjohur tė Teatrit tė Operes dhe Baletit zj. Ermelinda Paparisto, kėndoi kėngė pėshpirtėrie dhe pendese e shoqėruar nga besimtarėt nė kishė. Mė pas filloi riti i bekimit tė elterit nga arqipeshkvi mons. Blair, i cili mė pas pėrshkoi tė gjithė kishėn anėkend, duke spėrkatur mė ujė tė bekuar tė gjithė besimtarėt, qė e shoqėronin duke bėrė tė gjithė simbolin e kryqit...
Pas kungimit tė besimtarėve, meshtari i famullisė dom Anton Kēira, mbajti fjalėn e rastit. Ai me shqetėsimin e njė meshtari tė pėrkushtuar besimtarėve tė vet dhe si njė patriot dhe atdhetar shqiptar, u ndal jo nė analizėn e fenomenit negativ, qė ngjau nė kishėn e Shėn Palit nė javėn e kaluar, por nė atė qė ai e cilėsoi "keqinformim tė mediave tė huaja dhe njė pjesė shqiptare, qė u mundua tė keqinformonte dhe deformonte pėrsonalitetin e besimtarėve shqiptarė". Dom Antoni, si njė bashkėkombas i shqetėsuar shumė tha se: "I kam ndjekur dhe pėrcjellur me kujdes lajmet, qė janė dhėnė pėrmes televizioneve amerikane e gazetave. Unė habitem, qė edhe nė njė intervistė qė kam dhėnė, gazetarėt e huaj nė vend qė tė japin popullin qė merr pjesė rregullisht nė kishė, ata kishin vendosur nė shkrimet e tyre ilustruese tre plaka, duke i pėrēudnuar nė fografi. Me kėtė veprim, ata cenojnė profesionin e tyre dhe nuk qendrojnė aspak me realitetin. Gazetarėt sot kėtu tė pranishėm, kanė ardhur pėr tė marrė njė anė tė vogėl negative tė shqiptarėve, pėr ta zmadhuar dhe keqinformuar publikun."
Dom Antoni, ndėr tė tjera kėrkoj nga besimtarėt, qė tė mos shikojnė mbrapa se ēfarė ka ngjarė, por tė ecim pėrpara dhe tė qėndrojnė mė pranė kishės. Ai kėrkoi nga populli, qė tė mos prononcohen pėr gjėra qė mund tė pėrgjigjet famullitari i tyre, qė udhėheq shpirtėrisht kėtė kishė, pėr tė menjanuar keqinformimet dashakeqe qė po bėhen pėr shqiptarėt. Meshtari, tha nė fund, se duhet tė falim se jemi shqiptarė, ashtu sikurse na mėson doktrina e krishtėrė. Urretjen dhe armėt t'i kthejmė nė dashuri, duke u lutur mė shumė pėr vete dhe tė tjerėt.

Fėmijėt e shkollės mbrojnė dinjitetin shqiptar pėrpara sociologėve amerikanė

Rrreth 200 fėmijė, u mblodhėn tė dielėn e 6 prillit 2003, pas meshės shenjte nė klasat e tyre. Tė prirė nga mėsuesit katekistikė shqiptarė, si: z. Kanto Dushaj (drejtor katekistik nė kishėn e Shėn Palit), zj. Vera Lucaj, z. Franz Llesh Grishaj, zj. Gjelina Gjolaj, zj. Shaqe Nicaj dhe zj. Dila Dushaj, nxėnėsit u shpėrndanė nė klasat, ku zhvillojnė rregullisht orėt e mėsimit. Sot pėr tė gjithė, ishte njė ditė e veēantė. Buzėqeshja e fėmijėve lozonjarė, kėnga dhe loja e tyre gazmore, ka njė javė qė u ėshtė ngrirė nė buzė. Duke qėndruar mė pranė prindėrve tė dashur, mėsuesve dhe meshtarit tė devotshėm dom Anton Kēira, ata pėrpiqen tė largojnė trishtimin dhe lėndimin qė morėn njė jave mė parė...
Dhimbja e madhe, u bashkua njė ditė me parė me keqardhjen e thellė qė kishin prindėrit e tyre. Fėmijėt dhe tė rinjtė dje erdhėn pėr tė marrė pjesė nė meshėn e ribekimit tė kishės sė Shėn Palit nė Detroit.
Sėbashku me mėsuesit shqiptarė, tė pranishėm nė ēdo klasė ishin edhe specialistėt psikologė amerikanė, qė kanė ardhur pėr tė punuar me fėmijėt e tronditur nga ngjarja tragjike javėn e kaluar nė kishė.
Nėn pėrkujdesin e drejtėpėrdrejtė dhe me interesimin e veēantė tė Kardinalit tė Detroitit Shkėlqėsisė sė Tij Maida, ipeshkvit tė arkidioqezit ipeshkvit mons. Leonard Blair dhe tė shumė meshtarėve tė arkidioqezit dhe miq tė dom Antonit, kishin ardhur shumė specialistė amerikanė. Prania e tyre, ishte njė gjest fisnikėrie kristiane dhe solidariteti me kishėn katolike shqiptaro-amerikane.
I emocionuar, u futa nė klasėn ku mėsonin 34 adolishentė tė moshės 14-16 vjeē. Aty po jepte shpiegim lėnde mėsuesi i mirėnjohur Franz Llesh Grishaj, ( profesionist nė "Van Dyke Public Schools" Detroit, pėr lėndėt histori dhe politikat shkencore). Mes nxėnėsve ishin ulur nė ēdo klasė 3-4 socilogė tė mirėnjohur amerikanė tė Detroitit. Me njė dhimbje qė lexohej nė sytė e tij, dhe me forcėn e mirėsjelljes karakteristike shqiptare, ai mė fton qė tė bashkėbisedoj mė fėmijėt, qė janė lindur e rritur nė Amerikė dhe se si ato mbrojnė dinjitetin e tyre.
Fėmijė tė vegjėl e adolishentė, njė e nga njė me njė qetėsi, zgjuarėsi dhe kthejellėtėsi mendimi, thonin se ata bashkėkombas, qė janė shprehur para mediave tė huaja, se "shqiptarėt ndeshėn dhėmb pėr dhėmb dhe sy pėr sy", nuk e kuptojnė fenė tonė kristiane, sepse ky ligj rrjedh nga Besėlidhja e Vjetėr, qė do tė thotė tradita ebreje. Kurse ne jemi tė traditės kristiane, qė rrjedh nga vetė Krishti me Besėlidhjen e Re, ku Krishti na mėson, pėr me ia kthye faqen tjetrit. Mėsimi mė i madh, u shprehėn ata, ėshtė kur vetė Krishti ka dhėnė jetėn e vet dhe i ėshtė drejtuar Atit duke i thėnė: "Fali o Zot se nuk dinė ēka bajnė". Prandaj, ne si shqiptarė tė besimit kristian dhe antar tė Kishės sė Shėn Palit, nuk na pėrket ky ligj (vllavrasja dhėmb pėr dhėmb). Shokėve bashkėmoshatarė amerikanė, thonė nxėnėsit shqiptarė e kemi pėr detyrė, pėr t'i treguar, se kjo nė tė vėrtetė nuk ėshtė zakon shqiptar, por pėrkundrazi, ėshtė njė tragjedi i tė dy familjeve dhe tė komunitetit dhe jo njė reflektim i popullit tonė. Atė ditė tė diele kėtu nė kishė, kur dom Antoni ishte duke thėnė meshė, tė gjithė kanė menduar, se vrasėsi mund tė qėllojė mbi dom Antonin dhe tė gjithė janė shqetėsuar. Nė ato momente, menjėherė, ata qė ishin pranė fratit kanė shkuar rreth dom Antonit, pėr t'iu bėrė mur mbrojtės. Frati kujton: "Kam pėrcjellė me mendje tė gjithė skenat, duke filluar nga deklaratat nė dėm tė shqiptarėve dhe Qendres sė Kishės sė shėn Palit dhe deri tek ata besimtarė qė erdhėn rreth elterit pėr tė mbrojtur famullitarin e tyre, qė mos tė lėndohet. Kėtu unė pash heroizmin e popullit tonė kreshnikė gjithnjė gjatė historisė. Ky ėshtė turp, ku kanė humbur tė dy palėt, porme ta i gjithė komunitetit shqiptar pa dallim feje". I shqetėsuar shumė pėr kėtė ngjarje, pas disa minutash dom Antoni tregon: "Mesazhi asaj tė diele (kur ndodhi ngjarja tragjike) ishte se populli i Zotit e kishte braktisur besimin dhe Zoti i kishte ndeshkuar nė skllavėrinė e Babilonisė pėr 70 vjet me radhė. Ēfarė lidhje ka ky me ne nė lexim? Po, po ju them se edhe nė kohėn tonė paraqitet e njėjta situatė, sepse njėrėzit e kanė lėnė fenė dhe urdhėrimet e Zotit. Kam pėrmend Bosnjėn, ku kanė humbur jetėm mė se 200 mijė njerėz, Kosovėn, ku i kanė dėbuar prej shtėpive dhe i kanė vra e pjekė, sepse ėshtė predikuar pėr 50 vjet se nuk ka Zot dhe djalli ka ardhur pėr tė marrė mallin e vet dhe e ka marrė…Fėmijė e dy familjeve kanė mbetur tashmė pa baba dhe dy gratė kanė mbetur pa tė zotėt e shtėpisė. Kjo nuk ėshtė fitore por njė humbje." Kėto mendime dhe shumė tė tjera janė botuar edhe nė boletinin e pėrjavshėm tė sė dielės: "Drita e Jonė", qė botohet nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė dom Anton Kēirės. Dom Antoni e krahason tragjedinė me njė rrufe tė papritur qė ra nė kishėn e Shėn Palit. Kjo fatkeqėsi qė ndodhi brėnda nė kishė i hapi sytė shqiptarėve, pėr tė parė nga afėr tė vėrtetėn, tė afėrmit qė i do tė mirėn kishės dhe komunitetit shqipotar nė Amerikė. Qė nga ajo ditė e zezė, gjithnjė e mė tepėr shihet afrimi i mėtejshėm i besimtarėve rreth kishės dhe famullitarit tė tyre dom Anton Kēira.
Nxėnėsit tė indinjuar nga disa prononcime tė padenja pėr shqiptarėt pėrpara mediave amerikane, sqaruan pozicionin e tyre dhe tė prindėrve pėrpara psikologėve amerikanė.
Kėshtu nxėnėsit Santina Martini, Mikel Gojēaj dhe Martin Ivezaj, gjatė bashkėbisedimit shprehėn mendimin e njėjtė, kur thanė se shokėt tanė nė shkollat amerikane, duke dėgjuar shprehjen se "kjo ėshtė traditė shqiptare vllavrasja nė kishė dhėmb pėr dhėmb e sy pėr sy", na kanė thėnė se "ju shqiptarėt nuk jeni mė shokėt tanė", sepse ata (disa shqiptarė nė intervista) kanė folur me pėrbuzje pėr vetvetėn".
Ndėrsa nė klasėn, ku ėshtė mėsuesi me profesion z. Kanto Dushaj, mes 32 shqiptarėve nxėnėsja Gjystina Nucullaj u ngrit nė kėmbė dhe tha se "kjo lė njė pėrshtypje tė keqe nė komunitetin tonė. Tė gjithė (amerikanėt) thonė, se shqiptarėt janė vrasės dhe na shikojnė njėsoj sikurse ata qė kryen terrorizmin mė 11 shtator 2001 nė Neė York...".
Elizabeta Kalaj, dy herė fituese si nxėnėsja mė e mirė e dy muajve tė fundit pėr rezultatet nė mėsime thotė se: "Njerėzit duhet ta dinė, qė pas kėtij akti tė shėmtuar kanė mbetur dy gra dhe fėmijė pa baba".
Edmond Demaj: "Nuk ėshtė e drejtė qė pėr hir tė njė pėrsoni qė ka kryer aktin e denueshėm nga tė gjithė, media e huaj tė pėrgjithsojė popullin shqiptar. Ne nuk jemi tė kėqinj, por njė indidivid ėshtė i keq".
Lekė Vukdedaj: "Nuk ėshtė e drejtė, qė nė media tė thuhet, se tė gjithė shqiptarėt e kanė bėrė kėtė veprim, por ėshtė njė pėrson ai. Nė ēdo kombėsi qė jeton kėtu, ka njerėz tė kėqinj dhe se askush nuk thotė, se faji ėshtė i nacionalitetit qė i pėrket, por i atij qė kryen krimin, kudo qė e bėn atė". Krist Junēaj: "Njerėzit po na thonė qė tė harrojmė atė ēfarė ndodhi. Por ėshtė shumė e vėshtirė tė harrosh njė njeri qė ėshtė vrarė nė kishėn tonė. Jam tronditė dhe ėshtė e vėshtirė ta harroj, kur unė vetė e kam parė viktimėn afėr. Nuk ėshtė populli qė ka bėrė vrasjen, por njė njeri".
Cindy Ivezaj: "Ne na duhet qė tė lutemi pėr dom Antonin, qė ėshtė njė shtyllė e fortė e popullit tonė nė Detroit, sepse kur kanė kėrcitur plumbat, ai sėbashku me Albert Shanin dhe motrat katolike, kanė qėndruar nė kėmbė pa i luajtur qerpiku i syrit. Tani po e kuptojmė ėdhe mė mirė, se cila ėshtė vlera e meshtarit tonė tė dashur. Shqiptarėt e treguan vetėn kėto ditė, se nė fatkeqėsi janė tė bashkuar rreth famullitarit tonė dhe mė tė sjellshėm e tė dashur me njeri tjetrin...".
Vasko Gjonaj: "Mbas incidentit tė rėndė, shokėt e mi amerikanė mė janė larguar, sepse mendojnė keq pėr mua dhe shokėt e mi shqiptarė". Maria Gjokaj: "Pyes kėshilltare (psikologe) se si ka mundėsi qė tė ndodh njė akt i shėmtuar, kur kėtu jemi nė shtėpinė e Zotit e vetė Krishti ėshtė duke na parė!?"
Linda Ivezaj: "Si ka mundur, ai njeri ta mendojė dhe pėr mė keq tė veprojė pėr realizimin e aktit tė krimit nė sy tė mijėra njerėzve nė kishė?!" Marjan Dedvukaj: "Edhe pse ka qenė njė veprim tragjik, ka pas mundėsi qė tė jetė edhe mė i rėndė, por atė ditė Zoti, ka bėrė mrekulli mbi besimtarėt, duke i shpėtuar nė kishė".
Motra Anne Stamm: "E di fėmijė tė dashur, se ju keni shumė pyetje pėr tė mė bėrė sot mua dhe psikologėve qė kanė ardhur pėr tė bashkėbiseduar me ju. Lutuni pranė Krishtit, se unė gradualisht kam pėr t'iu pėrgjigj shqetėsimeve tė drejta tuaja".

Ne jemi me ty dom Anton dhe besimtarėt shqiptaro-amerikanė

Kėto kanė qenė fjalėt qė kanė mbizotėruar gjatė gjithė kėtyre ditėve, nė shenjtė solidariteti dhe pėrkrahja ndaj dom Antonit nga populli dhe arkidioqezi i Detroitit, besimtarėt shqiptarė tė krishtėrė, islamė dhe ortodoksė.
Gjatė gjithė javės, dom Antoni ka pasur nė zyrėn e tij me qindra telefonata nga besimtarė shqiptarė dhe amerikanė, Kardinali i Detroitit, Shkėlqėsia e Tij Maida, ipeshkvi iarqipeshkvisė mons. Leonard Blair dhe ndihmėsit e tij, meshtarėt shqiptarė e amerikanė, dom Alfred Kalaj, ndihmėsfamullitar nė kishėn amerikane "Zemra e Krishtit" nė qytetin e Liqeneve tė Bardha nė Detroit, dom Ndue Gjergji famullitar nė kishėn shqiptaro-amerikane "Zoja Pajtore Shqiptare" nė Beverly Hills nė Detroit, Kėshilli i Kishės sė shėn Palit i kryesuar nga Prenk Gjokaj.
Me mijėra besimtarė tė krishtėrė dhe tė besimeve tė tjera, kanė ardhur pėr t'ishprehur ngushėllimet pėr atė tragjedi qė ndodhi nė kishė. Kjo e bėn dom Antonin, qė tė harrojė ēdo kalvar vuajtesh qė ka kaluar gjatė 14 vjetėve si meshtar nė kishėn e shėn Palit nė Detroit. Besimtarė dhe shqiptarė nga Bostoni, New York-u, Florida, Washingtoni, Philadelphia, Ohaio, New Jersey, Stamford, California, Shqipėria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Italia, Maqedonia, kanė bėrė vizita, kanė shprehur nė telegramet e tyre, telefonatat, deklaratat nė mediat shqiptare dhe tė huaja, keqardhjen dhe se nė kėto momente pikėllimi, qėndrojnė pranė dom Antonit dhe besimtarėve shqiptaro-amerikanė tė kishės sė shėn Palit nė Detroit, duke iforcuar dhe dhėnė kurajo,qė tė pėrballojnė kėtė sprovė, pėr tė fituar duelin me djallin. Njė mesazh tė ngrohtė, menjėherė pas ngjarjes nė kishė, ka pėrcjellė miku i ngushtė i dom Antonit arqiivarit imzot Zef Gashi bashkė me gjithė famullitė dhe krerikėt qė drejton shpirtėrisht, arqipeshkėvi i Durrėsit dhe Tiranės Shkėlqėsia e Tij imzot Rrok Mirdita, ipeshkėvi i Kosovės Shkėlqėsia e Tij imzot Mark Sopi, franēeskanėt e Kuvendit tė Tuzit dhe tė trojeve tė tjera etnike shqiptare, vėllezėrit meshtarė shqiptarė kudo, tė cilėt njėzėri kanė shprehur ngushėllimet dhe pėrkrahjen e tyre brenda dhe jashtė atdheut. Meshtari dom Antoni me respekt tė posaēėm falėnderoi avokatin e ri patriot Tonin Vulaj, i cili diti tė pėrballojė me zgjuarėsi intervistat provokative, qė ju bėnė kėtij komuniteti nė kėto momente shumė tė vėshtira, duke iu pėrgjigjur provokimeve se "shqyptari e ka armėn si amerikani lapsin" etj. Menjėherė nė pėrkrahje tė dom Antonit dhe besimtarėve tė kishės sė shėn Palit, ka qenė edhe deklarata e dhėnė nga kolektivi i TV BOIN-Malėsi me drejtor z. Tomė Bojaj, ku ndėr tė tjera thuhej: "Me keqardhje tė madhe e pritėm lajmin mbi tragjedinė qė ka ndodhur tė dielėn mė 30 mars 2003 nė kishėn shqiptare tė Michiganit, akt tė cilin ēmojmė se mund ta bėjnė vetėm njerėz me sėmundje tė rėndė psikike. Kėtė arkt tė turpshėm e dėnojnė tė gjithė banorėt e Malėsisė dhe ēdo kush tjetėr, aq mė tepėr pėr faktin se ėshtė kryer nė tempullin e fesė dhe tė kombit pėr ndėrtimin e tė cilit keni angazhuar tėrė forcėn fizike dhe intelektuale". Ndėrsa mė poshtė nė telegram thuhej: "Mund ta paramendojmė se si e ndieni vetėn nė kėto ēaste, me siguri mė tė vėshtira nė jetėn tuaj, por njėkohsisht ju shprehim pėrkrahjen dhe solidaritetin tonė tė pakursyer, tė bindur se do tė jeni nė gjendje, qė sėbashku me komunitetin shqiptar tė Michiganit tė kaloni kėtė situatė tė vėshtirė ashtu si u keni bėbė ballė edhe shumė barrierave tė mėdha qė kanė qenė para jush nė rrugėn tuaj tė lavdishme fetare dhe kombėtare. Jemi me ju me shpresė se edhe njė kohė tė gjatė do ta udhėheqni komunitetin shqiptar nė rrugėn e Zotit dhe kjo ngjarje do tė jetė njė vrejtje e madhe pėr tė gjith ata tė cilėt e kanė harruar Zotin dhe porosinė e tij", thuhet nė fund tė deklaratės tė kolektivit tė TV BOIN nė Malėsi.

Marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara