HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Familja e tregtarit Mhill Gjuraj, me njė mall tė pashuar pėr Kosovėn

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova

STAMFORD (CONNECTICUT)
Njė shi i lehtė pėrkėdhel xhamat e makinės dhe pas njė ore vranėsirat zhdavariten, duke i lėnė vendin rrezeve tė diellit qė shpėrndajnė aromėn e stinės sė luleve...
Makina rrėshqet me shpejtėsi nė drejtim tė pjesės veriore, duke lėnė pas New York-un, pėr tė hyrė nė qytetin e ri Stamford drejt shtetit Connecticut.Stamfordi ėshtė njė qytet i ri, i ndėrtuar shpejt dhe populluar pėr banim gjatė 30 vjetėve tė fundit. Sipas tė dhėnave tė pėrafėrta tė shqiptarėve (qė jetojnė nė qytet me rrethina), banojnė 2500 shqiptarė.
Afrohem pranė shtėpisė sė re tė familjes Gjuraj dhe sapo futem brėnda ndjehem si nė shtėpinė time. Ndonėse ėshtė njė shtėpi tipike amerikane, brenda ambienteve tė saj antarėt e familjes flasin gjuhėn shqipe. Nė odėn e miqve, shquhet njė ēifteli, disa fotografi familjare dhe punime artistike qė Mhillit ia kanė dhuruar miqtė dhe shokėt e tij. Kurse librat thotė kryefamiljari, i kam blerė qė fėmijėt, nipat, mbesat, tė mos e harrojnė gjuhėn e nėnės... Babai Gjoni e nėna Filja, kujtojnė se tė parėt u shpėrngulėn prej Pukės nė fillim tė shekullit XIX, pėr t’u vendosur nė pjesėn perėndimore tė Kosovės. Ato kanė jetuar nė katundin Sferrka e Thatė nė komunėn e Pejės deri sa morėn udhėn e kurbetit. Pėr t’i ardhur nė ndihmė ekonomisė sė familjes, Gjurajt janė marrė me bujqėsi e artizanat. Dyert e familjes kanė qenė gjithnjė tė hapura pėr komitėt qė vepronin ndėr male, si Ndue Pėrlleshi me shokė, nė luftė kundėr pushtuesve serbė e komunistė.

Me valixhen e emigrantit drejt ShBA-sė

Familja ka dalė nga Kosova nė gusht tė vitit 1972. Gjurajt janė 10 antarė. Gjoni e Filja kanė rritur fėmijėt: Hana, Mirja, Zoja, Filja, Lajdja dhe vėllezėrit Mhilli, Krista dhe mė i vogli Toma. Ata nė fillim nisėn pėr Itali, ku vendosėn nė qytetin verior Attina. Kėtu, ata punojnė e jetojnė pėr 16 muaj, derisa i miratohet kėrkesa pėr tė shkuar nė SHBA.
Fėmijėt e Gjonit dhe Files sot janė tė martuar. Ata kanė nipa e mbesa dhe sė bashku festojnė gėzimet e familjeve. Tė gjitha motrat e Mhillit janė tė martuar me shqiptarė. I vetmi vėlla i tyre, Tomė Gjuraj (1976), ka lindur nė Stamford CT, kur familja kishte 3 vjet qė jetonte nė Amerikė.
Dy vėllezėrit Toma e Krista, kur u rritėn u fejuan nė Kosovė dhe sollėn nusėt nė Amerikė. Ata sot jetojnė tė lumtur me fėmijėt dhe tregtinė e tyre. Mė 1973, pėr arsye tė sundimit tė pushtuesve serbė nė Kosovė dhe pėr njė jetė mė tė mirė, prindėrit me fėmijėt emigrojnė. Asokohe Mhilli ishte 16 vjeē, kur zbret nė ‘tokėn e premtuar’. Ata vendosėn pėr njė muaj nė njė nga lagjet e Bronx-it. Aty e kanė zanafillėn e jetės sė tyre artistė tė famshėm nė historinė e kinematografisė amerikane.
Pėr fėmijėn e madh Mhillin ka shumė punė dhe pak kohė e lirė. Nė Amerikė iu desht mė shumė impenjim pėr tė siguruar jetesėn me prindėrit, motrat e vėllezėrit e tij.

Ecejakjet Stamford - New York dhe anasjelltas

Mė 1973 nė Stamford Mhilli punėsohet nė restorantin "T.R Restorant", duke punuar 16 orė nė ditė. I pyetur pėr fillimet e para nė punė ai thotė: "E kam pasur nė fillim tė veshtirė. Duke qenė i ri dhe djali mė i madh i familjes, punoja e mėsoja anglisht. Kam larė pjata dhe isha shumė i lumtur qė kisha gjetur punė pėr tė ndihmuar familjen me shumė antarė."
Familja mė vonė lėviz drejt Stamfordit, ku jetojnė pėr 8 vjet. Ecejakjet nuk kanė tė sosur nga Stamfordi nė New York dhe anasjelltas. Ata rivijnė nė Pelham Pkwy nė Bronx dhe pasi qėndrojnė 3 vjet i rikthehen Stamfordit. Kėtu, ai fillon punėn si shofer nė njė kompani ndėrtimesh, duke marrė njė pagė shumė tė mirė.
Familja pėrben pėr te njė fazė tė rėndėsishme tė jetės private. Mė 1977 fejohet dhe po atė vit martohet me Agen me njė darsėm tė madhe nė Bronx. Ai tė ofron i gėzuar fotot qė i ruan si kujtime tė pėrjetshme.

Udhė e vėshtirė, por e bukur nė tregti

Gjatė vitit 1978, Mhilli blen sė pari njė shtėpi nė Stamford, ku jetoi vetėm dy vjet me vajzėn e vogėl Linda. Sėrisht ndėrron punė dhe punėsohet nė "Pitney Bowes", njė kompani qė merrej me dėrgimin e pullave postare nė Stamford. Pėr 19 vjet me radhė qėndron nė kompani, ku siguron familjen e re dhe rrit mireqėnien. Pėr Mhillin, tregtia, familja dhe ndihma pėr vendlindjen do tė bėhen triemėr i pandashėm dje dhe sot nė ShBA.
Gjatė viteve ėshtė shtuar me fėmijė djem e vajza. Ai u gėzua shumė pėr lindjen e Zefit, Marjanit dhe vajzės Lorja, tė cilat i shtuan mė shumė gėzimet familjare. Gruaja e tij Agia qysh me ardhjen nė Amerikė mė 1978 punėsohet pėr 7 vjet nė njė fabrikė telefonash. Agia njė nėnė e dashur dhe amvisė e mirė, me lindjen e fėmijėve i pėrkushtohet punės si shtėpiake. Por tregtari shet e blen. Kėshtu mė 1981 Mhilli shet shtėpinė nė Stamford e kthehet nė New York. Ai blenė njė pallat tė ri me 25 banesa sėbashku me njė ebrej si dhe njė shtėpi private pėr vete nė Pelham Pkwy. Babai Gjon e nėna File, pėrkujdesėn pėr pallatin e blerė. Katėr vjet mė pas, mė 1984, duke parė me kujdes ecurinė e tregtisė bėn shitjen e pronave tė vet dhe merr njė fitim tė konsiderueshėm. Me tė ardhurat e financiare rikthehet nė North Stamford dhe blen njė shtėpi tė re me 15 dhoma, ku jetojnė babai, nėna ,dy vėllezėrit dhe familja e tij. Krista ishte i ri, ndėrsa Toma ende fėmijė. Mhilli blen dy shtėpi tė tjera nė Stamford. Nė vitin 1987, tregtari rikthehet pėrsėri nė Bronx dhe blen njė pallat me shumė apartamente.

Fati e udhėheqė nė jetėn e tij

Nė vitin 1995 nė Pelham Pkwy pas njė pune tė madhe e zgjeron tregtinė, duke blerė njė pallat tjetėr. Nė fillim tė vitit 1996 pėr herė tė parė hapė njė zyrė "Gjuraj Reality Management Office" 2706 Williams Bridge Rood Bronx, New York 10467.
Kur e hapi zyrėn iu desht tė lėshonte punėn, ku punonte pėr 19 vjet. Tregtia e tij po pėsonte njė sukses. Fryt i saj ėshtė blerja qė bėn nė vitin 2001 tė njė pallati tjetėr me shumė apartamente nė Pelham Pkwy.
Ai e ka filluar tregtinė me 25 banesa dhe sot ka nė pronėsi 200 apartamente, ku banojnė me qira shumė bashkėkombas. Pas disa kohe nė vitin 2002, hapė njė kompani tė re pėr shėrbime nė ashensor me emrin: "UPLIFT Elevator Corp.", ku ofron shėrmbime tė kualifikuar nga specialistė profesionistė pėr 24 orė pa pushim. Klientėve u shėrben shpejt, me ēmime tė arsyshme dhe ēdo defekt riparohet me specialistė me shumė pėrvojė nė kėtė fushė.
Mhilli flet me shumė respekt pėr partnerin e palodhur e tė aftė nė tregti amerikanin z. John Lubina, i cili qysh nė fillim pa ngurrim, ka qenė i gatshėm pėr tė bashkėpunuar me tregtarin shqiptar. Ai i nderon dhe respekton shqiptarėt, pėr ndihmėn qė i japin nė tregti.
Mhilli me bujari ka blerė njė shtėpi private dhe ia ka dhuruar vėllaut tė vogėl Tomės, me tė cilin sot jetojnė nėna e babai. Ato nė festa e gėzime familjare rimblidhėn pėr tė gėzuar sėbashku. Mhilli, ndihmoi vėllaun Kristen pėr tė blerė shtėpinė e tij nė Stamford. Ai ėshtė i lumtur, se njerėzit mė tė dashur tė zemrės kanė ecur pėrpara dhe ruajnė njė harmoni e gėzime nė fisin Gjuraj.

Fėmijėt njė gėzim i pėrhershėm pėr Mhillin e Agen

Linda Gazivoda, ėshtė vajza mė e madhe e Mhillit. Ajo ka lindur mė 1979 nė Stamford. Linda punon nė njė zyrė me babain e vet si administratore e tregtisė sė tij. Ajo thotė se ka mbaruar shkollėn e tregtisė nė vitet 1997-1999. Shpesh ka punuar si shitėse e rrobave "Lord &Taylais" dhe nė zyrėn e avokatėve si sekretare nė Stamford nė vitet 1998-1999. Njohja e fejesa me djaloshin shqiptar Nikollė Gazivoda sjellė nė verėn tė vitit 1999 martesėn qė gėzon shumė prindėrit e vet. Ēifti i ri, ka njė vajzė tė vogėl simpatike Briana nė moshėn 2 vjeē.
Zef Gjuraj, ėshtė djali 20 vjeēar qė ka lindur nė Stamford. Ai ka mbaruar High School. Pasioni i tij ėshtė ēiftelia dhe shpesh ka kėnduar kėngė popullore sa herė qė janė organizuar festivale nėn pėrkujdesin e kishės katolike "Zoja e Shkodrės" nė Hatsdale NY. I pėlqen tė merret me sport, njė kėnaqėsi qė e ushtron ēdo ditė nė sallat e forcės nė qytetin ku banon. Ai gjatė ditės punon pranė bisnesit tė babait nė zyrėn e tij.
Marjan Gjuraj, ėshtė djali i dytė 18 vjeēar qė ka lindur nė New York. Kur e pyet, ai shprehet se vijon shkollėn e mesme tė pėrgjithshme dhe ėshtė i dhėnė pas librave. Ai ka dėshirė tė vijojė shkollėn e lartė nė degėn e bisnesit muzikor pėr disqe.
Gėzimi dhe hareja e familjes, ėshtė vajza e vogėl Lorja Gjuraj, qė sapo ka mbushur 14 vjetorin e lindjes. Ajo vazhdon studimet nė njė shkollė publike nė Stamford. Eshtė shumė inteligjente dhe ēdo ditė pėrpiqet qė tė mėsojnė tė flasė shqip bashkė me babain e nėnėn. Mėsueset e shkollės flasin me shumė respekt pėr vajzėn e vogėl tė Mhillit...
Mhilli ėshtė bujar dhe me modesti pėrgjigjet, se "ēdo njeri nga ne e ka pėr detyrė pėr tė ndihmuar Kosovėn, mbasi atje kemi lindur e jemi rritur. Kosova si shtet i pavarur, ėshtė gjithnjė nė zemrėn time".

Marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara