Nacionalisti Abaz Kupi nė njė monografi shkruar nga Makensen Bungo
-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York
Shumė rrallė dhe pėr mė tepėr vetėm nė vitet e demokracisė nė Shqipėri ėshtė folur dhe shkruar pėr veprimtarinė dhe jetėn e nacionalistit Abaz Kupi.
Aktiviteti dhe puna e tij nė dobi tė nacionit tonė ėshtė ende e panjohur dhe pėr mė tepėr, gjatė sistemit tė anatemimit tė vlerave shqiptare komunizmi dhe "studiuesit" komunistė hodhėn baltė dhe nxinė aktivitetin patriotik tė nacionalistit Abaz Kupi. Kjo vepėr letrare si njė pronė e punės sė palodhshme krijuese, hulumtuese dhe shkencore e studiuesit skrupuloz Makesen Bungo ėshtė e mirėpritur nė qarqet e kulturės mbarėshqiptare dhe nė veēanti nė diasporė SHBA, Shqipėri, Kosovė dhe Ēamėri, si njė punė e mirėfilltė shkencore me vlera tė veēanta nė llojin e vet.
Redaktori i kujdesshėm dhe i talentuar Dalip Greca, ėshtė pėrkujdesur njėsoj
sikurse autori Makesen Bungo, duke i dhuruar Atdheut dhe trojeve etnike
shqiptare Abazin tė gjallė dhe nė pėrjetėsi. Duke lexuar dhe rilexuar ndihesh
sikur je pranė personalitetit tė madh tė shquar Abaz Kupit. Stili dhe mėnyra
e tė rrėfyerit e gėrshetuar me finesė me materialet e dokumentat historike
origjinale janė njė mjeshtėri e art nė tė shkruarit tė autorit Bungo. Pėr tė
tillė burra tė shquar tė nacionit shqiptarė ka nevojė tė edukohet dhe tė
ripėrtėrihet nė vlera patriotike populli ynė i lodhur nga historiografia e
shterpėr komuniste dhe shėrbėtorėt e saj qė pėrsėri shkruajnė dhe
zhgarravisin si nė kohėn e monizmit.
Duke depėrtuar nėpėr arteriet e kapitujve tė veprės monografike kushdo e
kupton, se je futur nė vėrtetėsinė e ngjarjeve e fakteve historike tė ofruar
me kulturė nga Makesen Bungo, duke na shpalosur shembullin e shėrbestarit tė
nacionit dhe tė Flamurit shqiptar, me tė cilin ishte rritur e mbrujtur
personaliteti i Abaz Kupit. Ai ishte njė fytyrė e ndritshme e dashurisė,
sakrificės, pėrkushtimit ndaj nacionit dhe Atdheut tė tij tė dashur pėr shumė
dekada. Ai sakrifikoi njė jetė tė tėrė nė shėrbim tė vatrave martire
shqiptare.
Shumė studiues ka raste qė bijnė nė pėrsėritje nė stil dhe nė mėnyrėn se si e
ndėrtojnė monografinė e tyre shkencore, duke sakrifikuar kėshtu gjithė atė
material tė pasur qė kanė vjelur dhe mos tė arrijnė nė qėllimin e tyre tė
mirė. Por tėrėsisht i veēantė paraqitet studiuesi e letrari Makesen Bungo dhe
redaktori i kujdesshėm Dalip Greca. 5 dekadat e jetės e aktivitetit patriotik
tė personazhit kryesor Abaz Kupi lexohen kėndshėm, duke e dalluar atė si
luftėtar, organizues e udhėheqės nė pėrpjekje tė reja e tė pashtershme pėr tė
fituar lirinė dhe pavarėsinė shtetėrore, pėr forcimin dhe sigurimin e kėsaj
qenie tė lirė shqiptare.
Kontributi i shquar i Abaz Kupit, ėshtė e mbushur me pėrpjekje pėr kėtė ideal
dhe si njė rrymė atdhedashurie pėshkon tėrė monografinė pėrkushtuar me
dashuri, theks shkencor dhe nota tė ndezura letrare nga vetė autori i veprės
Bungo. Me interes mund tė kundrohen aspektet e rėndėsishme tė aktivitetit tė
dendur dhe cilėsor tė patriotit Kupi nė dobi tė Atdheut, qoftė kundėr
ndėrhyrjeve tė shteteve fqinjė pėr tė penguar nga brenda konsolidimin
fillestar tė shtetit tė ri shqiptar, ashtu edhe kundėr qėllimeve pushtuese
tėshteteve megallomanė. Ai natyrshėm ėshtė shquar pėr krijimin e njė shoqėrie
shqiptare progresiste, duke iu larguar gjithnjė e mė shumė rrymave politike
bolshevike qė si sėmundje kancerogjene kishin prekur si individėt dhe njė
pjesė tė shoqėrisė shqiptare kishin importuar si ideologji nga Rusia.
Nėse ndonjė shqiptar nuk e di apo nuk ka pasur shansin dhe fatin tė mėsojė
nga puna e madhe patriotike qė ka bėrė atdhetari nacionalist Abaz Kupi,
tashmė sot ka mundėsi qė tė ketė nė dorė njė vepėr serioze monografike me tė
gjitha tė vėrtetat e historisė sė jetės sė tij brenda komunitetit shqiptar nė
vendlindje ashtu dhe kėtu nė diasporė e nė familjen e tij.
Vepra monografike kushtuar Abaz Kupit ėshtė ndarė nė 10 kapituj. Ajo fillon
me njė kushtim, pėr tė vijuar mė pas me; "Rinia, nė vazhdim tė jetės",
"Oficeri i xhandarmarisė", "Kthimi nė Atdhe", "Nga Peza nė Mukje", "Pushtimi
nazist", "Vėllavrasja", "Jeta e kampeve nė SHBA", "Vlerėsimi", "Heronjtė nuk
vdesin", pėrmbajtja dhe njė resume nė gjuhėn angleze.
Ndoshta do tė ishte me rėndėsi qė tė vihet nė dukje, se autori Makesen Bungo
pėr hartimin e kėsaj vepre, ka mbledhur me durim dhe qėllimin fisnik si njė
bletė punėtore shumė tė dhėna gojore tė bashkėkohėsve kujtime dhe dokumente
tė ndryshme nga zotėrinjtė: Petrit Kupi, Enver Shaskaj, Fuat Myftija, Ndrecė
Gjergji, Bradhok Ndreu, Atdhe Dungu, Nderim Kupi dhe sidomos Ramiz Dani, i
cili autori thekson se ėshtė edhe nismėtari pėr hartimin dhe botimin e kėsaj
vepre, duke e ndihmuar shumė autorin pėr hartimin e kėsaj monografie serioze
shkencore.
Autori nė shenjė mirėnjohje dhe respekti falėnderon tė gjithė, miqtė dhe
dashmirėsit, bashkėluftėtarit e patriotit tė madh Abaz Kuqit, mbasi pa
kontributin e tyre kjo vepėr do tė ishte e pamundur qė tė botohej. Pėr
hartimin e veprės ėshtė dlirė dhe hulumtuar njė literaturė e pasur dhe e
larmishme nė diasporė dhe nga autorė tė ndryshėm shqiptarė dhe tė huaj,
libra, dorėshkrime, shtypi i kohės, si "Atdheu", "Balli i Kombit", "Bota
sot", "Dielli", "Illyria", etj., nė Shqipėri, Kosovė.
Vepra luksoze ka nė ballinė portretin e patriotit dhe personalitetit tė
shquar nė jetėn politike dhe shoqėrore nė diasporė dhe vendlindje tė Abaz
Kupit dhe botuar me pėrkujdesje tė veēantė nga Shtėpia e njohur Botuese dhe
Shtypshkronja cilėsore "Gjonlekaj Publishing" nė New York tė SHBA, nė vitin
2001.
Kush ėshtė Abaz Kupi?
Duke respektuar tė gjitha tė drejtat e autorit tė monografisė studiuesit dhe
letrarit Makesen Bungo, nuk dua tė shkruaj mbi tė rejat qė zbardhen nė vepėr
pėr herė tė parė nga autori, por nė mėnyrė telegrafike tė pėrshkruaj
truallin, se ku punoi pėr 50 vjet me radhė intelektuali dhe personaliteti i
spikatur Abaz Kupi brenda Shqipėrisė dhe jashtė saj.
Autori Bungo me tė drejtė e fillon monografinė e tij me kapedanėt qė kanė
pasur dhe kanė shtete e tjera tė botės, princėr, mbretėr, perandorė,
presidentė, apo personalitete tė tjera tė shquara tė fushave tė ndryshme qė
janė respektuar nga popujt e tyre gjatė shekujve. Ndryshe ndodhi e ndodh
shpesh nė vendin mė tė ēuditshėm nė botė qė ka emrin e bukur Albania dhe
albanėt qė jetojnė nė trojet e tyre, mbasi kėshtu na njeh bota.
Afėrsisht 200 faqet e monografisė shoqėrohen me shumė foto origjinale, tė
cilat hijeshojnė dhe e rrisin edhe mė shumė dinjitetin dhe vėrtetėsinė e
veprės nė fjalė. Ky prijės i lirisė shqiptare radhitet sipas autorit tė
monografisė me tė drejtė pėrkrah Mic Sokolit dhe Azem Galicės, Spiro
Bellkamenit dhe Shaban Polluzhės, Isa Boletinit dhe Selam Salarisė, Ēerēiz
Topullit dhe Mihal Gramenos, Dedė Gjo Lulit dhe Bajram Currit, Idriz Seferit
e Sef Kosharja, pėr tė ardhur sipas mendimit tim tek mijėra e mijėra Adem
Jasharė tė UĒK-sė nė Kosovė qė luftuan kundėr makinės shfarosėse serbe nė
trojet etnike shqiptare, detyrė tė cilėn e kishte edhe Abaz Kupi.
Shpesh krahina e Krujės, ka qenė vendi i heronjve tė vėrtetė dhe mbi tė
gjitha Gjergj Kastriotit qė pėr 25 vjet me radhė bėri qė tė dridhet Evropa
pėr qėndresėn e tij kundėr Perandorisė sė "pathyeshme" turke, qė kishte
pushtuar vendin tonė dhe pas vdekjes sė Heroit Nacional embajti vendin nė
morsėn shkatėrrimtare pėr 500 vjet me radhė...
Saktėsisht 111 vjet mė parė lindi Abaz Kupinė Krujė nė njė ditė tė nxehtė
gushti, mė 6 gusht 1892. Autori ėshtė futur nė thellėsia tė origjinės sė
Kupėve duke theksuar se ata nuk janė vendas po tė ardhur nė Krujė (Kurbini).
Biografi dora-dorės ka pėshkruar me hollėsi gjithēka ka lexuar, mėsuar dhe
dėgjuar nga bashkėkohėsit apo shtypi periodik nė diasporė dhe pas 1991 nė
Shqipėri mbi Kupėt dhe birin e tyre tė denjė Abaz Kupi. Vepra e mirėseardhur,
vjen nė njė kohė dhe situatė kur nė Shqipėri po shkruhet shumė pėr
"historitė" e lavdishme tė diktatorėve shqiptarė nė gazetat dhe revistat e
majta, duke privuar shqiptarėt pėr tė parė edhe anėn tjetėr tė medaljes,
sekush kanė qenė bijtė mė tė denjė tė popullit shqiptar. Sot harxhohen me
mijėra ton letra, bojė dhe dollarė pėr ti mbushur mendjen shqiptarėve se
diktatori (kujtojmė vitin 1998 kur nga njė anketė e gazetės "Koha Jonė"
(Tyne) Nėnė Tereza dhe Skėnderbeu u radhitėn pas Enver Hoxhės, Mehmet Shehut,
etj.
Pėr mė tepėr nė kapitujt e "Historisė sė Shqipėrisė", (Tiranė, 2002) nuk e
pėrmendet Abaz Kupi, ose nėse rastėsisht citohet ky personalitet mė shumė
trajtohet sipas syzeve tė sistemit tė Enver Hoxhės, mbasi ata qė e
rishkruajnė "historinė" janė tė njėjtit persona qė kanė zėnė vendet kyēe nė
fondacione, ministri dhe departamentet e "kulturės".
Pėr tė qenė realisht tė saktė ėshtė mė mirė tu thuhet edhe disa brezave se
kurrė dhe asnjėherė nuk do ta mėsoni historinė e Shqipėrisė tė saktė dhe
paanshmėri dhe ideologji komuniste. Mbasi ende vegjetojnė "studiuesit"
dritėshkurtėr. Po tė lexosh me kujdes "veprat" e diktatorit E. Hoxha del se
Abaz Kupi ėshtė njė legalist tradhėtar, reaksionar, armik i popullit, agjent
i CIA-s, KGB-sė, UDB-sė, Vatikanit, Serbisė, Greqisė e shumė epitete tė tjera
qė pėr ēudi kanė zėnė rrėnjė thellė edhe nė mendjet e hartuesve tė teksteve
pėr shkollat e mesme dhe ciklin e Lartė Universitar.
Vepra "Abaz Kupi" shkruar me fakte dhe argumenta nga studiuesi dhe letrari
Makesen Bungo ėshtė njė vepėr e mirėseardhur pėr qarqet atdhetare dhe
nacionaliste qė e kanė kujtuar gjithnjė nė heshtje gjatė kohės sė diktaturės
dhe me shkrime e libra (tė integruar me personazhe tė tjera tė
personaliteteve tė anatemuar shqiptarė, kumtesa dhe pėrvjetore nė shenjė
respekti dhe mirėnjohje pėr misionin e tij tė madh nė pėrkushtim tė Atdheut
tė dashur dhe njerėzve nė diasporė nė SHBA.
Pak fjalė pėr rautorin dhe redaktorin Dalip Greca
Dy autorė tė ndryshėm Makesen Bungo dhe redaktori i talentuar dhe gazetar i
njohur Dalip Greca, kanė bashkuar energjitė e tyre, talentin dhe dhuruar
kohėn pėr tė nxjerrė nė dritė njė vepėr shkrimore me tė gjithė elementet
bashkėkohorė qė pėrmban hartimi i njė monografie. Ndonėse larg shtetit amė
Shqipėrisė autori Bungo dhe redaktori Greca, janė pėrpjekur me korrektėsi tė
shkruajnė nė gjuhėn e bukur shqipe ēka nuk ngjet shpesh nė shumė libra qė
vijnė nga diaspora nė vendlindjedhe pėr mė tepėr nga SHBA qė ndėr shekuj
bluan kultura dhe gjuhė tė popujve nga vijnė dhe vendosen emigrantėt. Me sa
duket pėrvoja e pasur dhe talenti nė tė shkruar pa pėrsėritje dhe fjalė tė
huaja tė pakuptueshme kanė bėrė qė vepra kushtuar nacionalistit tė flaktė
"Abaz Kupit" tė radhitet me dinjitet nė fondin e artė tė librave monografikė
si tė veēantė nė llojin e tyre. Puna voluminoze dhe pėrkushtimi atdhetar i
autorit Bungo dhe redaktorit tė kujdesshėm e tė pasionuar Greca ka bėrė qė
tashmė lexuesit shqiptarė tė kenė nė dorė njė vepėr tė cilėn me vėshtirėsi
ose aspak sdo ta kishin bėrė njė departament historie nė Universitetin e
Tiranės apo departamentet shkencore tė Akademisė sė Shkencave, qė mė shumė
merret me promovimin e librave tė diktatorėve komunistė se sa tė
nacionalistėve tė vėrtetė shqiptarė. Shpirti dhe dashuria pėr tė kryer kėtė
shėrbim ngaj popullit shqiptar dhe miqve ka bėrė ka bėrė qė autori Makesen
Bungo dhe redaktori i monografisė gazetari dhe redaktori i palodhur Dalip
Greca tė mirėpriten nė Shkodėr, Tiranė, Krujė dhe Kosovė pėr kėtė vepėr
cilėsore dhe luksoze qė i kanė ofruar lexuesit dhe studiuesve tė rinj
shqiptarė. Urime dhe vepra tė tjera presim nga Makesen Bungo e redaktori i
saj Dalip Greca, qė nderuan vetveten, mbasi njė fjalė e urtė franceze thotė:
"Lavdia e tij (nė rastin tonė personalitetit Abaz Kupi) ska nevojė pėr asgjė
(mbasi flet vetė vepra e tij) e jona (autorit e redaktorit) ka nevojė pėr Tė".
Marrė nga gazeta "Illyria"