HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Malėsia u shndėrrua nė arenė kryesore tė betejave pėr liri

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Prof. dr. Selami Pulaha: "Kėto kryengritje tė armatosura, me intensitet mė tė madh kanė shpėrthyer me 1565, 1566, 1570, 1575, 1576, 1582, 1638, 1688, 1690, 1701, 1708, 1714, 1716... dhe malėsorėt vetėm kanė luftuar..."

ROCHESTER HILLS (Michigan)
Ėshtė bėrė traditė e pėrvitshme qė nė sallėn e madhe tė Kishės sė shėn Palit nė Detroit tė mblidhėn nė njė darkė festive bashkėatdhetarėt nga Malėsia dhe trojet etjera etnike. Ata sėbashku pėrkujtuan 92-vjetorin e ngritjes sė flamurit kombėtar mė 6 prill 1911 nė Deēiq tė udhėhequr nga trimi i maleve Dedė Gjo’Luli.
Pėr tė folur pėr zhvillimin e ngjarjes historike dhe jehonėn e saj, kishte ardhur i ftuar nderi nga Malėsia prof. dr. Anton Kolė Berishaj ligjėrues i socilogjisė nė Universitetin e Prishtinės. Ai kohėt e fundit ka botuar librin: "Procesi i integrimit tė malėsorėve nė Amerikė".
Nė veprimtarinė atdhetare nderonin me pjesėmarrjen e tyre meshtari i palodhur dom Anton Kēira, dom Alfred Kalaj, ndihmėsfamullitar nė kishėn "Shėn Patrik" nė qytetin e Liqeneve tė Bardha, drejtori i radio "Alba" nė gjuhėn shqipe z. Petrit Musolli, z. Prenk Gjokaj kryetari i Kėshillit tė Kishės sė shėn Palit nė Detroit etj.
Kryetari i darkės z. Lulash Palushaj nė fillim falėnderoi pjesėmarrėsit, kle rikėt e nderuar dhe profesorin Anton Kolė Berishaj, qė ka ardhur nga vendlindja. Ai tha: "Kryengritja ėshtė ngjarje e paharruar nė historinė e kombit tonė, ku Dedė Gjo’ Luli me burrat e Malėsisė u ēuan nė kryengritje dhe luftuan kundėr pushtuesit otoman, duke ngritur flamurin e Gjergj Kastriotit". Ai mė pas ftoi kėngėtarin Lukė Junēaj, qė tė kėndoi hymnin kombėtar amerikan dhe shqiptar.
Sipas zakonit, kleriku dom Alfred Kalaj, bėri bekimin e darkės, ku ndėr tė tjera tha se "... jemi mbledhur sot pėr tė pėrkujtuar dhe mbajtur lidhje tė freskėta me paraardhėsit tonė, qė i vunė gjoksin dhe i dolėn pėrpara pushtuesve tė huaj. Jemi mbledhur sot nė solidaritet me njeri tjetrin". Kleriku, iu lut Zotit qė tė hedh sytė nga populli shqiptar, pėr ta ruajtur qė tė mos bie nė veprime negative, duke ruajtur shpirtin trupin dhe mendjen nga tundimet e kėqija.
Mbajtėsi i kumtesės kryesore prof. dr. Anton Kolė Berishaj, duke falėnderuar tė pranishmit, nė fillim tregoi se kishte qenė nė Malėsi dhe ndjente njė mall, tė cilėn po pėrpiqet ta pėrcjellė mes jush. Ligjėruesi nuk u ndal shumė nė leximin e kumtesėn, qė kishte pėrgatitur, por bėri njė lidhje tė temės shkencore me ngjarjet qė po pėrjetojnė trojet etnike dhe nė veēanti vendlindja e Dedė Gjo’Lulit. Ai tha se kishte qenė nė katundin Bardhaj tė Hotit nė trojet e Dedės, Deēiqin legjendar, malet, Triepshin etj. Profesori pėrkujtoi se malėsorėt dhe shqiptarėt krenohet me ju pėr shqiptarizmin, pėr shpalosjen e vlerave tė larta patriotike nė kohėt mė tė vėshtira. Nuk ka njė objekt nė vendlindje, ku tė mos ndie ndihma e juaj bujare.
Nė analizėn historike referuesi tha se "Koha e ka zbuluar dhe nxjerrė krenarinė e kėsaj ngjarje, kur populli u pėrlesh me udhėheqėsin e ekspeditave ndėshkuese turke Shefqet Turgut Pashėn, i cili i zuri nė befasi malėsorėt, duke nxjerrė intriga, se "malėsorėt qė luftojnė kundėr Sulltanit janė tė pa fe dhe ndaj rebelėve duhet pėrdorur plumbi". Por burrat e vendosur asokohe thanė: "Ne nuk kishim shumė armė, se do tė ēlironim edhe Shkodrėn".
Profesor Berishaj, citoi historianin e shquar prof. dr. Selami Pulahėn, ku shkruan se: "Pėrpjekjet e okupatorit otoman, pėr tė shkelur tė drejtat e vetėadministrimit dhe depėtimin nė Malėsi gjatė shekullit XVI-XVII, kanė shkaktuar gjithmonė luftra tė pandėprera, tė cilat nė Malėsi shndėrroshin nė harenė kryesore tė betejave pėr ēlirim tė trevave shqiptare. Kėto kryengritje tė armatosura, me intensitet mė tė madh kanė shpėrthyer me 1565, 1566, 1570, 1575, 1576, 1582, 1638, 1688, 1690, 1701, 1708, 1714, 1716... dhe malėsorėt vetėm kanė luftuar...". Nga kjo paradė luftrash del se malėsorėt kanė jetuar vetėm pėr luftė e liri. Gjatė periudhės pėr 2-3 shekujve tė kaluar, tė vetmit pushkė qė janė shkrepur nė tė gjithė trojet etnike janė ato qė e kanė zanafillėn nė Malėsi.
Nė fund profesor Berishaj, bėri njė analizė tė situatės nė tė cilėn ndodhen trojet tona nė Mal tė Zi.
Mė pas e mori fjalėn kleriku i nderuar dom Anton Kēira. Ai, gjatė pėrshėndetjes tha se luftrat e malėsorėve pėr liri, kanė qenė tė vijueshme dhe tė pėrkrahur me zemėr nga populli shqiptar qė kishte 500 vjet qė vuante nga otomanėt.
Gjatė orėve tė darkės festive, kėngėtarėt e komunitetit Prekė Shkreli, Lukė Junēaj, Gjon Lulgjuraj kėnduan kėngė patriotike me ēifteli dhe lahutė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara