HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė 53 vjetorin e lindjes

Dr. Dom Lush Gjergji - biografi mė i shquar i Shėn Nėnė Terezės

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova "Dr. Dom Lush Gjergji, emėr qė gjatė kėtyre dy dekadave tė fundit i dha sharm krijimtarisė kulturore e fetare, u gjend gjithandej, ku e kėrkoi vullneti i mirė njerezor, pėr paqe, afri e unitet nacional, gjithnjė duke gjetur dhe shtigje tė afrimit nė botė tė asaj qė ėshtė krenari nacionale..."

Ibrahim Kadriu

Portreti i njė njeriu qė e njeh e gjithė bota
Vepra e deritanishme e dr.dom Lush Gjergjit, ėshtė nė pėrputhje tė plotė me jetėn e me formimin e tij shpirtėror, kulturor dhe nacional. Tė konturosh portretin e dr. dom Lush Gjergjit, kėtė emėr krijues qė e njeh gjithė bota intelektuale e niveleve cilėsore evropiane, ėshtė paksa e vėshtirė, mbasi mungonin tė dhėnat biografike. Kėsisoj, njė pyetje e thjeshtė mė lind fare normalisht: cila ėshtė biografia e kėtij pėrsonaliteti?
Nga sa kam mundur tė shfletoj dhe hulumtoj me kujdes 32 vėllimet e botuara, si vlera origjinale nė llojin e vet, prej mendjes dhe dorės sė palodhur tė dr. dom Lush Gjergjit, del se ėshtė e vėshtirė tė mėsosh njė "Curriculum Vitae". Mirėpo, njė proverb i lashtė afrikan thotė: "Po e pate qėllimin rrugėn e gjen!".
Dhe nė kėtė mėnyrė, bota ėshtė tepėr e vogėl pėr njė individ. Pėrballė kėsaj, secili lidhet me njė farė mėnyre me obligimin shoqėror, duke shprehur gatishmėrinė e vet, e cila ndalė e ngadalė ndėrgjegjėsohet dhe i dashuruar pas veprės dhe misionit tė tij tė begatė, mbart aspiratėn njerėzore, pėr tė qenė diēka pėr tė dhe pėr bashkėsinė, ku ēliron vlera cilėsore tė dobishme. Intelektuali me shpirt pėrherė tė ri e si pa e kuptuar, bėn edhe kryen njė veprim, qė kalon vargojtė e kufijve tė meskinitetit, hidhet pėrtej gardhit tė rutinės, nuk do tė vegjetojė, por kėrkon tė jetė plot energji, tek kryen njė veprim fisnik tė pasurimit tė panteonit tė kulturės nacionale, qė zė vend e lė gjurmė nė kujtesėn e brezave bashkėkohorė, e prandaj merr, ose do tė marrė falėnderimet qė meriton.
Dora - dorės, kemi njė krijues tė palodhur tė vlerave tė pastra nacionale e fetare, qė njė jetė tė tėrė ia kushtoi njeriut. Por njeriu, duke kėrkuar e hulumtuar me shpresėn e madhe arrinė tė gjejė, falė angazhimit tė vendosur, atė qė ka si objektiv, pikėrisht potencialin e bashkėatdhetarit dr. dom Lush Gjergjit, qė gjithė jetėn ia kushtoj binomit udhėheqės "Fe e Atdhe" me krye e pendė.
Dhe jo pa qėllim, kjo ndėrmarrje e re, por pėr t’u afruar shqiptarėve tė kudondodhur dhe lexuesit nė tėrėsi, kėtė frymė aktive krijuese, atė qė njihet si seriozitet nė punėn intelektuale njėherazi nė disa gjuhė tė botės, si pėr vėllimin qė ka ofruar pas ēdo botimi e ribotimi, po ashtu pėr shtrirjen e madhe gjeografike.
Si pėrsonalitet, paraqitet si njė bibliotekė e re, e formuar nga dora e mendja produktive, nė lėmin shoqėror dhe kulturės amėtare, pėrmes dijeve solide tradicionale dhe ato tė avancuara, qė buruan nga asimilimi i rrymave dhe i kulturės progresiste bashkėkohore.

Kush ėshtė dr. dom Lush Gjergji?

Kur e sheh dhe bashkėbisedon ngrohtėsisht me tė, ēlirohesh nga emocionet, qė pushtojnė bisedėn, falė ngrohtėsisė, thjeshtėsisė, butėsisė, frymės sė pastėr tė sinqeritetit, qė e shoqėron kėtė meshtar karizmatik, tė pushton dėshira pėr t’a zgjatur bisedėn, pavarėsiht nga objektivi qė i ke vėnė vetės. Ai, nuk dėshiron qė tė flasė pėr vetėn, mbasi para meje gjendet biblioteka e pasur plot libra, me tė cilat ai ėshtė i lidhur ngushtėsisht. Por, besimtarėt e shumtė dhe intelektualėt bashkėpunėtorė tė klerikut, tė flasin me admirim pėr intelektualin, burimet e tė cilėve, mė bėnė tė pėrkushtoj kėtė punim mirėnjohje e respekti, pėr margaritarin e kulturės fetare e nacionale.
Dr. dom Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisė Shkup-Prizren, ka lindur mė 21 mars 1949 nė Stubėll tė Epėrme tė Karadakut, komuna e Vitisė (Kosovė). Lushi i vogėl, zuri tė dallohej nė mes shokėve bashkėmoshatarė pėr urtėsi, bujari, zgjuarėsi e devotshmėri. Shkolla ishte pjesė e jetės sė tij. Katėr vitet e para tė shkollės fillore i mori nė vendlindje. Ishte ndėr nxėnėsit mė tė dalluar e tė dashur me tė gjithė qė e rrethonin. Mėsonte mirė e me rregull, ndonėse nė shtėpi nuk kishte kushte tė pėrshtatshme. Studionte mbi njė sofėr druri karakteristike, qė i shėrbente si njė tryezė pėr tė pėrgatitur mėsimet dhe mė pas pjesėtarėt e familjes shtronin sofrėn pėr miqtė e shumtė.
Sė bashku me tė vėllanė dyfish: nė familje e nė Krishtin, tė devotshmin dhe tė nderuarin dom Ndue Gjergjin (famullitar nė kishėn "Zoja Pajtimtare" (Shqiptare) nė Beverly Hills nė Detroit tė Michigan nė SHBA), mėsonin dhe bėnin detyrat, pėr tė nesėrmen nė shkollė. Ende i vogėl, duke medituar dhe shkuar shpesh pranė kishės, binte nė sy tė tjerėve devocioni i thellė qė kishte pėr tė Lumin Jezu Krisht.
Por, mbi tė gjitha, nė shpirtin e vogėl tė Lushit, dhe nė vitet e adolishencės, do tė mbetėn tė pashlyera gjurmėt dhe shembujt e lartė qė jepnin meshtarėt e kėsaj treve pjellore, bijė martirė tė Kosovės, pėrherė kreshnike nė historinė e lavdishme tė nacionit shqiptar. Ngjarja shpirtėrore e gėzim i brendshėm, lumturoi Lushin e vogėl, thirrja e Zotit, pėr t’a pasur pranė si shėrbestar besnik, duke e pranuar nė gjirin e meshtarėve, qė i pėrkushtoheshin Zotit, njeriut dhe vendit, ku ato kryenin misionin baritor tė popullit shqiptar.
Mirėpo Stubulla e Eperme, ka ngjarje qė ruhen thellė nė kujtesėn e historisė nacionale e fetare tė kėtyre trevave, ku, kulmojnė ndėr tė tjera edhe martirėt qė e falėn jetėn e tyre, nė shėrbim tė krishtėrimit (mbi tė cilėt sot ekzistojnė edhe libra studimorė, tė realizuar nga autorė shqiptarė, nė formė monografie me fakte e tė dhėna tė pasura me ndodhitė e historisė). Kėtu ruhen me dashuri, ende si jehonė tė shekujve qė kanė kaluar afresket e kishės plot kolorit tė gjallė, qė shfaqen hijshėm nėpėr faqet e murale tė objektit tė kultit, tė cilat, me stoicizėm i kanė rezistuar erėrave tė furishme tė historisė qė ka pėrjetuar kisha.
Kėtu meshtari i ardhshėm lutej dhe vetėm lutej, pėr vete dhe tė tjerėt. Ai, do tė kujtojė me mall ceremoninė e bukur tė krezmimit tė tij. Pėrsėri vitin e pestė, vocrraku qė hidhte shtat, do tė vijojė ēdo ditė shkollėn e Vitisė. Ndėrsa tre vjetėt e fundit nga klasa e pestė deri nė tė tetė i ndjek nė shkollėn e fshatit Zheger. I riu, vijon studimet nė gjimnazin klasik nė Dubrovnik, ku vitin e parė gjendet si student nė degėn e filozofisė pranė qytetit tė Splitit, kurse vitet e tjera tė filozofisė, niset pėr t’i ndjekur nė Romė, ku mė pas mbron magjistraturėn me temė: "Pavdekshmėria e shpirtit nė Plotinon", mė 1970.
I etur pėr tė zgjeruar dhe thelluar dijet, me tė cilat nuk kėnaqėj asnjėherė, pėrsėri nė Itali, vijon studimet e arrin tė marrė diplomėn e teologjisė, pranė Universitetit Papnor tė Urbanias ose siē njihet "Propaganda Fide" nė Romė. Hapėsirat kulturore pėr kėtė meshtar ende tė ri, nuk do tė njohin kufi. Paralelisht me studimet e larta universitare tė filozofisė e teologjisė, ka bėrė pronė tė tij asimilimin e plotė tė studimeve universitare dhe pasuniversitare nė Insitutin e Psikologjisė nė Universitetin Shtetėror "La Sapinza" tė Romės, ku ka doktoruar mė 1975, duke mbrojtur temėn e disertacionit: "Gruaja shqiptare".
Sipas vlerėsuesve profesorė laikė dhe klerikė tė famshėm nė Itali, qė kanė asistuar nė kėtė eveniment shkencor, theksohet, se punimi i autorit shqiptar shquhet pėr njė trajtim korrekt dhe serioz, e pasur me argumente logjike dhe burime tė larmishme shkencore shqiptare e botėrore nė fushėn e psikologjisė shoqėrore. Dr. Gjergji, ka preferuar tė rrokė temėn e ndieshme tė njė forcė tė shoqėrisė shqiptare: "Roli i femrės shqiptare nė familje dhe shoqėri", tė cilin nėnshkruesi e botoi dhe ribotoi si vepėr te veēantė. Shtypi i kohės, i ka kushtuar njė kujdes tė veēantė nė shumė rrafshe. Nė veēanti shquhet njė artikull vlerėsues, konceptuar me kulturė nga studiuesi i letėrsisė shqipe prof. Isak Ahmeti, ku midis tė tjerave e ka cilėsuar kėtė vepėr, si njė "... hap i guximshėm prometik nė lėmin pėrkatės" ("Drita", 3 Maj 1978). Sapo e hap pėr tė shfletuar, nė hyrje tė veprės sė vet, sa tė thellė nė analizėn e shumanshme shkencore, aq dhe aktuale, pėr pjesėn e rėndėsishme tė komunitetit shqiptar sot. Kėtu bie nė sy ndėrthurja, zbėrthimi me hollėsi e maturi dinjitoze i analizave, qė u ka kushtuar temave. Lėnda tė parė e materialit faktik, ka tė bėjė me gruan shqiptare, nė tė drejtat zakonore tė Lekė Dukagjinit, me gruan shqiptare nė tėrėsi etj. Pėr me tej autori, thotė: " Nėnės time, pėrsonifikimit tė dashurisė, tė mirėsisė, tė vuajtjeve, tė duresės, tė qėndresės dhe tė urtėsisė, asaj e cila mė rriti dhe me plot dashuri, gėzim dhe hare nė shenjė falėnderimi dhe mirėnjohjeje!"
Mė 1975, mbasi pėrfundon me sukses doktoraturėn, kthehet nė Kosovė, duke mbartur me vete njė kulturė tė shėndoshė, i paisur me cilėsi tė lartė morale, fetare, shoqėrore e patriotike. Ai bėhet njė pėrkushtues deri nė ditėt tona i interesave tė larta tė devocionit tė fesė dhe tė nacionit shqiptar. Ai, ėshtė njohur sot, jo vetėm si prift i thjeshtė (nė njė ndėr zonat mė tė vėshtira tė Kosovės, ēka tė kujton shėn Jeronimin dhe mons. Simon Filipaj-n, qė pėrkthyen Biblėn i pari nė latinisht dhe i dyti nė shqip nė kushte shumė tė vėshtira, duke mbetur tė pavdekshėm pėr botėn dhe shqiptarėt, shėnimi im K.K.), por mbi tė gjitha si njė njeri me botė tė madhe njerėzore, duke vėnė tė gjithė talentin e tij intelektual dhe njerėzor, vetėm pėr tė mirėn e popullit e vendit tė tij.
Me erudicion, mė pėrpara dhe tashti, diti me mjeshtėri, tė ndėrthurė e kanalizojė interesat nacionale, shoqėrore tė popullit tonė, me nevojat e brendshme shpirtėrore tė tij. Edhe nė ditėt tona shpesh porositė, se: "Nė mėnyrė graduale duhet tė vijė ripėrtritja e qėndrushme ose rindėrtimi i shpirtit tė njeriut veēanėrisht pėr Shqipėrinė, duke e shėruar nga plagėt e thella, tė shkaktuar nga konflikti me sietmin dogmatik ateist, i cili pėr pasojė solli edhe rėnien e kulturės. Nė kėtė kontekst tė nevojės imediate, njeriu duhet tė ripėrtėrihet, duke rifituar drejtimin ndaj vlerave mė tė larta tė jetės shpirtėrore, ku inkuadrohen nė unitet: feja, shpresa dhe dashuria. nė kėtė mėnyrė mund tė rimarrim jetė dhe lulėzim, tė ripėrtėrihen nė gjerėsi dhe thellėsi tėrėsia e strekturave tė shoqėrisė dhe qytetėrimit. Nė qoftėse duam tė krijojmė njeriun e vetėdijshėm, si njėri tė vėrtetė brenda komunitetit tė krishter, domethėnė njeriun e krijuar, sipas shėmbėllimit dhe ngjashmėrisė sė Perėndisė, duhet edhe nė kėtė rast t’i pėrshtaten strukturat e mendimit tė njeriut, nė tė cilin rregullat e drejtėsisė po fuqizohen dhe plotėsohen nga dashuria, nė fushėn e marrėdhenieve njerėzore, tė karakterizuara nga bashkėsia dhe solidariteti..."
Vala e rėndė e keqtrajtimeve, qė pėrfshiu Kosovėn, si pasojė e okupimit tė gjatė nga kolonizatorėt serbė, bėri dr. dom Lush Gjergji tė gjendet mė pranė halleve e shqetėsimeve tė pėrditshme tė grigjės sė vet, duke qenė njė bari model i populli besimtar, qė si dele e urtė e ndiqte nga pas, pėr t’iu gjendur nė kėto ēaste tė vėshtira, qė po kalonin ēdo ditė.
Pra, ai shquhet, pėr njė aktivitet tė ngjeshur edhe nė poret e tjera tė jetės nė Kosovė, ku angazhimi shoqėror dhe atdhetar zinin peshė tė dukshme. I palodhur u gjend nė tė gjitha tubimet, ku printe flamuri nacional, duke i paraprirė misionit fisnik pėr pajtimin e gjaqeve, pėrkrah profesorit tė nderuar Anton Ēettės. Aksioma udhėheqėse e kėtij akti sublim popullor, pėr rėndėsinė qė po merrte pėr dr. dom Lush Gjergjin ishte e shkruar nė ndėrgjegjėn e zemrės sė tij: "Ne mė parė duhet tė shėrojmė plagėt tona, pastaj t’i kthemi vetvetes". Nė ato ēaste, kur gjakmarrja pėrmes normave kanunore tė maleve ishte kthyer nė njė plagė, u gjend me Kryqin nė dorė dhe Biblėn si fitimtare tash 2000 vjet, meshtari i matur e i urtė, nė realizimin me sukses tė misioneve pajtimi, dom Lush Gjergji.
Kėtu, mė tepėr se kurrė, u pa karakteri i vėrtetė i shqiptarit, ku, mbi tė gjitha dominoi logjika e shėndoshė njerėzore, me vullnetin e vetė popullit fisnik, me njė shpirt tė gjėrė qė di tė falė, u realizuan shumė pajtime midis kuvendeve tė burrave, duke u dhėnė normalitet dhe jėtė tė gjatė foshnjave tė reja, qė nuk do tė kėrcėnohen mė nga armėt vrastare.
Viti 1990, shėnoi njė ngjarje tė rėndėsishme pėr popullin shqiptar nė Kosovė, ku, merr jetė themelimi i Shoqatės Humanitare me emėrimin e njė shenjtoreje, me emrin "Nėnė Tereza", nė krye tė sė cilės u zgjodh si kryetar dr. dom Lush Gjergji. Ai, pa kursim, por me vullnet tė madh mori pjesė nė hartimin e programit dhe tė statutit tė kėsaj Shoqate. Mirėpo, ajo qė e dallon kėtė meshtar, ėshtė thjeshtėsia si virtyt cilėsor i dr. Gjergjit. Ai shprehet: "E kam parasysh njė thėnie tė vjetėr tė Pjetėr Bogdanit: "Fati i popullit tim ėshtė edhe i imi", prandaj (nė ēdp formė organizimi, qė ka pėr bazė mirėsinė ndaj popullit tij), kam ofruar mundėsitė e mia organizative dhe krijuese"

Nėnė Tereza "flet" nė shumė gjuhė tė botės
dhe biografi i afėrt dr. dom Lush Gjergji

Ka mė shumė se dy dekada, qė qarqet publicistike botėrore, pėrmes shkrimeve nė gazeta e revista prestigjioze religjioze e kulturore, njohin pendėn e palodhur tė mendjes sė ndritur tė dr. Lushit, qė njė jetė tė tėrė ruan bashkėpunimin me shumė ente botuese dhe median botėrore sot. Si njė intelektual, ėshtė kėrkues drejt horizonteve tė reja tė kulturės shqiptare e botėrore, duke i dhuruar njerėzimit 7 vepra tė Nėnė Terezės, me shifra astronomike me tirazh 4 milion kopje, sikurse ėshtė "Madre della carita" (N ėna e mėshirės).
Ashtu si pėr Shėn Nėnė Terezėn e Kalkutės, India ka qenė atdheu i dytė i saj edhe pėr dr. dom Lush Gjergjin India dhe viset e tjera tė botės, ku ndoqi jetėn dhe mirėsitė e Nėnė Terezės kanė qenė atdheu i dytė, njė lėndė e parė pėr hartimin e veprave qė janė bėrė pronė e thesarit tė artė tė kulturės. Ai i pėrket mbarė njerėzimit, duke u rradhitur me dinjitet nė panteonin e artė tė kulturės evropiane dhe botėrore me dinjitet si njė shqiptar i vėrtetė. Ky biograf e studiues i afėrt i jetės sė Gonxhe Bojanxhiut, u bė motoja e jėtės sė tij, krahas detyrės baritore tė pėrditshme, me arsyen e parė pėr t’i treguar mbarė botės, se kush janė shqiptarėt qė Shkrimi i Shenjtė i Biblės i pėrmend me krenari tash 2000 vjet, pėr t’i pėrcjellė botės, se kjo Nėnė e vogėl, shpirtėrisht kishte njė zemėr tė madhe, sa mbarė bota, qė e respektoi pėrjetėsisht me veneracion. Ajo, kur ka ndėrruar jetė nė lumninė e pasosun, sė bashku njerėzimi ka ngritur zėrin e kėrkesės, pėr t’a bėrė pjesėtare tė denjė (beatifikua) nė familjen e madhe tė shenjtorėve tė krishtėrimit. Kėto vepra janė shumė tė rėndėsishme, sikurse vlerėson prof.Isak Ahmeti, nė librin e njohur "Kleri katolik shqiptar dhe letėrsia", kur shkruan: " ...kanė vlerė monumentale, janė dėshmi e gjallė se kemi tė bėjmė me njė pendė tė rrallė, qė po krijon ura afrimi tė botės shqiptare, tė botės humanitare, nė botėn e komunitetit evropian..."
Meshtari e publicisti, mbrojti me stoicizėm identitetin shqiptar tė Nėnė Terezės, ndonėse nė kohėn qė kishte botuar librin biografik "Nėna jonė Tereze", shtypi i atėhereshėm jugosllav, kishte mbushur faqet e saj me pretendimin, se ajo ėshtė jugosllave. Ishte pikėrisht serioziteti dhe ofrimi i fakteve autentike qė studiuesi i palodhur dr. dom Lush Gjergji i ka bėrė kėsaj figure madhore tė njerėzimit. Mė pas media e shtypi i huaj, ka marrė si pikė referimi e botoj shkrime nga jeta e Nėnė Terezės, duke u mbėshtetur nė veēanti nga burimet origjinale tė hulumtuesit shqiptar dr. Lush Gjergji. Kėshtu do tė vijojnė edhe 6 vepra tė tjera qė autori i ka pėrkushtuar Gonxhe Bojaxhiut.
"Lule pėr Nėnėn", ėshtė libri ekskluziv, qė u botua nė shqip dhe italisht e kohėt e fundit nė gjuhėt e tjera. Kėtu pėrmblidhen kontribute arti, qė nė kėtė rast i kushtohen Nėnė Terezės. Kjo ėshtė tema mė e preferuar universale, qė ka trajtuar shpesh penda e mendja e dr. Lushit, ku poezitė pėrkushtuar Engjėllit tė pėrjetshėm tė Paqes, do tė mbesin si njė lule qė freskon zemrat e do njeriu, qė ka pasur fatin ose privilegjin e madh tė takojė ose tė ketė mbi kryet e vet, pėr njė ēast solemn meditimi duart e shenjta tė Nėnė Terezės.
Poezia shqipe, qė ėshtė krijuar mbi Nėnė Terezėn e qė vijon tė krijohet ka shpėrblyer vrudhshėm e nė tėrė bukurinė e saj, sepse, "kjo poezi, e frymėzuar nga triumfi i humanizmit nga vetėflijimi i Nėnė Terezės pėr Njeriun, pėr Njerėzimin, pulson nga njė Frymėmarrje e gjėrė, nga Triumfi i metaforės poetike", vlerėson studiuesi prof. Isak Ahmeti.
Ndėrsa nė 80 vjetorin e lindjes sė saj, autori nxjerrė nga shtėpia e botimit me titull domethėnės: "Madre Tereza" (1990). Ajo, ėshtė nė vetvete, njė pasqyrė monografike dhe reale me vlera shumėdimensionale e historisė shqiptare, mbasi kėtu bėjnė pjesė shėnime historike, mbi origjinėn, traditėn dhe gjuhėn shqipe "...qė ishte mburojė e pathyeshme e Ballkanit dhe e Evropės ", siē vlerėson edhe vetė biografi i veprės.
Nė qoftėse, do tė ndanim me kujdes librat firmėn me dr. dom Lush Gjergji, atėherė rezulton, se nė biografinė shqiptare brenda trojeve etnike, janė lėvruar mbi 14 libra nė gjuhėn shqipe, ndėrsa tė tjerat janė nė gjuhė tė huaj. Kėshtu, vėtem libri "Nėna jonė Tereze" nė fillim u botua nė gjuhėn amtare, mė pas u botua me sukses edhe nė 9 gjuhė tė botės, si: anglisht, italisht, gjermanisht, portugalisht, spanjisht, frengjisht, sllovenisht, hungarisht dhe kroatisht.
Monografia monumentale, shpalos me madhėshti dinjitoze botėn e madhe humanitare tė shqiptares, pėrmes njė pende tė rrallė tė pėrdorur me efikasitet. Jepet kėndshėm jeta e pėrkushtimi i nobelistes, si motėr nderi e tė gjithė botės, duke rradhitur me kujdes njė mori dokumentash qė ka hulumtuar vetė nė Indi e kudo, ku, mund tė marrėsh, mesazhe, episode tėrheqėse dhe emocionale.
Tek e lexon e rilexon me endje, ndjen nė thellėsi tė shpirtit pikėrisht figurėn e qetė, tė kėsaj krijese ėngjėllore gjithnjerėzore, fisnike nė zemėr e shpirt, tė urtė e tė dlirė, tė dashur e tė pėrkushtuar, tė vendosur e vetmohuese, nė njė kontekst mė tė gjėrė mbi gjithēka qė me finesė. Ai, ka skalitur me portretin e Nėnės sė shekullit XX, me emrin: Nėnė Tereza, kėtė pėrfaqėsuese tė dashut tė shumė konfesioneve (besimeve) tė kombeve e tė racave tė ndryshme, ku ajo dhuroi dhembshuri, dashuri, jetėn e vet kushtuar Zotit e njeriut tė varfėr kudo nėpėr botė.
"Madre della carita" (Nėna e dashurisė), mbasi u botua nė shqip nė vitin 1990, u pėrkthye nė: italisht, frengjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht e polonisht. Libri i ri, ėshtė njė publikim i rrallė, i veēantė, duke rrezatur e vendosur njė urė afrimi mes botės shqiptare me atė humanitare amtare, tė mishėruar nė piedestal, pėrmes Nėnė Terezės, si shembull pėrsosmerie nė tėrė botėn.
Ajo, si vepėr, ka arritur nė njė shifėr rekord nė 4 milion kopje, ēka do t’a kishin zili shumė shtėpi botuese njėhezazi nė Evropė dhe pėr disa dhjetėvjeēarė nė Shqipėri. Shtypi e ka pėrcjellė kėshtu: "...njė letrat me talent e kallzimtar qė na e kujton Barlecin, pėrmes shkrimesh e ngjyrash tė gjallė, ka pėrjetuar figurėn madhore tė Nėnė Terezės." Varianti nė italisht "Madre della carita", nė njė numėr prej 500 kopjesh janė speciale, pra, me njė fjalė tė mbėshtjell me lėkurė ariu tė bardhė tė zonave polare. 500 ekzemplarė i janė dhėnė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, i cili ua dhuron autoriteteve botėrore tė lėmeve tė ndryshme.
Intelektuali dr. Gjergji, njihet pėr libra tė tjerė: "Kosova, strategji pa dhunė", botuar nė italisht mė 1993. Eshtė ribotuar disa herė nė vit. Eshtė rast i vetėm, qė njė autor shqiptar me librin nė fjalė shėrben si literaturė plotėsuese e informuese pėr shkollat e mesme nė Itali. Libri tjetėr qė ka zgjuar shumė interesimin e botės evropiane ėshtė "Bosnje, s’mund tė na detyroni t’ju urrejmė". Autori, ka shkruar njė libėr tjetėr: "Tė falem pėr tė jetuar", dhe mė 1997 ėshtė botuar nė italisht. Ngjarjet, i ka marrė nga jeta e pėrditshme e bashkėatdhetarėve tė vet nė Kosovė, qė zė fill nė pjesėn mė tė madhe mė 1981. Ai pėr shumė vite me radhė ka qenė redaktor dhe kryeredaktor i revistės fetaro-kulturore "Drita", si dhe i shtėpisė Botuese me tė njėjtin emėr nė Ferizaj Kosovė.
Nė botė emri dhe vepra e tij, veē shkrimeve origjinale (nė gjuhė tė huaj), ka pasur nderin tė jetė si bashkėpunėtorė i shumė revistave kombėtare dhe ndėrkombėtare, veēmas me punime dhe studime rreth edukimit tė fėmijėve dhe rinisė, studiues e analist i kujdeshėm bashkėkohorė i ēėshtjeve familjaro-shoqėrore. Eshtė bashkėpunėtorė i revistės sė njohur kulturore-rinore "Shpresa" nė Prishtinė.
Dr. dom Lush Gjergji, ėshtė njė fabrikė qė prodhon pėrherė me cilėsi pėr fenė e nacionin dhe sė shpejti do tė prezemtohet me vepra tė reja, qė prej vitesh i ka nė dorėshkrim, pėr tė cilat janė tė interesuar shumė shtėpi botuse prestigjioze nė Evropė, SHBA dhe madje dhe njė shtėpi botuese serbe nė Beograd.
Urime dr. dom Lush dhe jetė tė gjatė dhe frytshmėri intelektuale dhe baritore.

Marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara