HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nėnė Tereza:

"Unė jam njė pendė nė dorėn e Zotit"

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Shėn Nėnė Tereza - antare e denjė e familjes sė shenjtorėve tė krishtėrimit shqiptar e botėror

Vuatja ka mbetur pa shėrim. Trupat e Dandit tė Indisė dhe Xheharl Nehru, (Kryeministėr i parė) kishin si privilegj shtratin e topit, pėr t’u dėrguar nė banesėn e fundit. Kėtė fat kishte edhe trupi i Nėnė Terezės, i mbuluar me shumė ngjyra lulesh dhe me flamurin kombtar tė Indisė. Nė varrin e saj, mė 13 shtator 1997, morėn pjesė 1 milion vetė, nė njė varg tė gjatė prej 9 kilometėr dhe 3 miliard teleshikues tė tjerė ndoqėn direkt ceremoninė e varrimit.
Por, bota sot ėshtė nė zi. Ajo ka ndjer jetėn dhe vuajtjen, pėr t’ia lehtėsuar atė tė varfėrve midis tė varfėrve. Njerėz me zemėr tė madhe e ndėrgjegje tė pastėr, janė tė domosdoshėm, pėr tė lehtėsuar ato vuajtje, qė mori pėrsipėr pėr 50 vjet tė shėronte Nėnė Tereza e Kalkutės.
Nėnė Tereza Mė shumė se kurrė, bota ka mbetur jetime. Vuajtjet e njerėzve kudo kanė mbetur pa shėrim. Bota po shton pikėllimin mbi Shenjtėreshėn e gjallė tė kohėve moderne. Njerėzimi, humbi Nėnėn e Madhe dhe fitoi Shenjtėreshėn e Madhe. U tronditėn isntitucionet teologjike, civile, kulturore dhe shkencore. Shkencėtarėt, tashmė kanė rėnė nė heshtje tė thellė, pėr disa ēaste, duke respektuar Princeshėn e Humanizmit. Kumbimi i kėmbanave, mbushi eterin dhe mė shumė ato u mbytėn nga kumbimet e zemrave njerėzore. Jeta njerėzore humbi drejtpeshimin, ndjeu varfėrinė, qė papritmas e pllakosi nė mėnyrė tragjike pėrballė pllakosjes sė tragjedisė. Ajo ishte dhe ėshtė mė tepėr Njeri-Nėnė-Shenjtėreshė.
Tek figura e saj poliedrike evidentohet si element plot vlerė unisimi mes filozofisė sė saj predikuese, pėrkushtimit shpirtėror, duke dhuruar kompleksin e ndjejave qė quhet mirėsi njerėzore dhe okjonit praktik, si veprim, ku, karakterizohet gjithēka si pėrkushtim, ndjenjė dhe mesazh filozofik, shoqėror e rezatues. Kjo strukturė vlerash, projekton Atė, jo si njė moralizuese, por si objekt kristian, qė mishėron diēka mė shumė. Ajo, krijoi njė filozofi sociale, me njė kurs tokėsor, me qėllim; kujdesin tokėsor dhe jo pranimin e vuajtjes nė emėr tė shpėtimit tė shpirtit me njė botė tjetėr. I shtrenjtė ėshtė ai njeri, i thirrur nga Zoti, nė gjithēka qė bėnte derisa Zoti e mori nė krahėt mikpritės tė Tij.
Butėsia, buzėqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese mė tė varfėr midis mė tė varfėrve, mė tė pėrbuzur, mdis tė pėrbuzurve, mė tė uritur midis tė uriturve, njerėzve tė braktisur si mbeturina tė mbeturinave. Ajo, u shtriu dorėn e pėrjetshme tė mirėsisė. I mori nė krahėt e saj tė ngrohtė, duke u thėnė mos u merzisni, unė do t’ju mbaj me ngrohtėsinė prindėrore. Buzėqeshje, lumturi shpirtėrore dhe ngrohtėsi shoqėrore u fali me gėzim pėrherė Nėnė Tereza. Ajo u shoshte nė shqip shqiptarėve "Zoti ju bekoftė".
Si njė mesazhere biblike, shenjtore e gjallė dhe e prekshme, ajo sillte e pėrhapte atė gonxhe jete tė mrekullueshme si vetė emri i saj, atė dashuri njerėzore kaq tė zbehur gjatė shekullit XX, kur pėrbuzja, mjerimi, lufta e pakuptimta, kėrcenin valle si nė shtėpinė e tyre. Ajo ishte njė ushtri i vėrtetė dashurie.
Thjeshtėsia, ishte bashkėudhėtare nė jetėn nė shėrbim tė tė varfėrve, tė sėmurėve me lėbrozė, antikapatėve, jetimėve, tė moshuarėve, qė padrejtėsisht ishin braktisur nga aparaardhėsit e tyre, fakirėve tė Indisė, me tė cilėt gjithė jetėn ndau vuajtjet e kėsaj bote. E donte thjeshtėsinė, sepse njerėzit me tė cilėt punonte dhe u dhuronte pėrkushtimin mbinjerėzor, u dhuronte me ėmbėlsi aq tė dashurėn fjalė, "Dashurinė".
Ajo, pėrsonifikonte mirėsinė, dashurinė me anė tė Jezu Krishtit nė Tokė. Me dashuri e pėrvujtėri, iu bind fjalėve profetike tė Jezu Krishtit. Dhe tashmė Ajo ėshtė lart nė Qiellin e pavdeksisė sė pėrjetshme, nė atė banesė qė e ėndėrronte drejt lumturisė sė pasosur nė paqe. Ajo ėshtė ulur nė tryezėn e shenjtorėve tė historisė sė krishtėrimit dhe po kuvendon pėr jetėn tokėsore me tė cilėn ajo u shkėput me dėshirė.

Jo histori,
por pak sintezė ėshtė mirė tė thuhet

Ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt ndėr shekuj, janė ndeshur me tė keqen dhe kanė dhuruar vazhdimisht mirėsinė. Oėr mė teoėr, ndėr shekuj, besa, mikpritja, qėndresa, fjala, etj., si institucione tė traditės popullore, mbetėn kode morale, juridike, etike, kushtetuese, etj., tė cilat, sė bashku shpalosin veoritė e genit shqiptar, atė kumt e formulė magjike shekullore, qė humbet nė mugėtirat e lindjes sė njerėzimit, tė transmetuar nga brezi nė brez, nga vitet nė shekuj.
Edhe fjala, si varg konstitucional, ka me vete esencėn e mėshirės, e cila nė ballafaqim mendor tė shqiptarit shprehet me njė semantikė tė veantė, duke pohuar njėherazi bujarinė, dhurimin, dhėnien e vetės, flijimin pėr tė tjerė. Purifikimi i shpirtit njėrzor dhe mbushja e vullnetit tė tij me dashurinė dhe pėrkushtimin pėr tė bėrė vetėm mirė, e pėr t’ju ndodhur pranė atij qė vuan, se i kėrcenohet vdekja, i ėshtė gjymtuar trupi, e turturon sėmundja, i mungon dashuria njerėzore, e tmerron braktisja e shoqėrisė apo e shpėrbėn vetmia torturuese, janė abetare tė virtytit Terezian, tė cilat mishėruan njerėzoren e pamėkatuar dhe bėnė qė hierarkia e lartė shtetėrore tė pėrkulej e tė bėnte apel pėrballė trupit tė saj pa jetė, duke kėrkuar njė kod tė ri moral. E kėsisoj, ky dhurim, kjo fjalė, ky flijim pėr gjakun shqiptar ka pėrmasa qė kalon kufijtė e lindjes, duke pushtuar hapėsira e vizione tė reja pėrjetimi. E Shqipėria e vogėl gjeografikisht, a nuk i dhuroi njerėzimit figura tė mėdha krenarie, qofshin kėto perendorė tė tillė, si Konstandini i Madh me origjinė ilire, qė nė vitin 313 pas Krishtit, nxori Dekretin e Milanos, tek sanksionoi krishtėrimin si fe zyrtare? A nuk u pėrpoqėn tė parėt e krishterė ilirė, tek tė cilėt kemi edhe martirėt e parė tė krishtėrimit, si: shėn Lauri, shėn Flori, shėn Asti (emrat e tė cilėve pėrmenden nė librin e njohur "Martyriologun romanum", tė cilėt nė kohėn e perendorit Adrian nė Ulpianė tė Dardanisė, dy gurėgdhendėsit (tė parėt shėn Lauri e shėn Flori) i mbysin nė pus, pėr tė mohuar fenė e Krishtit? A nuk janė ndjekėsit mė tė mėdhenj, nė kohėn, kur kisha po legalizohej si institucion shpirtėror, perandorėt e gjakut ilir , nė mėnyrė sistematike pėrmes Decit, Aurelianit, Dioklecianit, bėjnė qė tė derdhet gjaku i fatosave tė krishterė kudo? Sa kontrast i madh! Mirėpo kjo trevė e begatė dhe konkretisht nga Salona (Vlora), nė vitin 183 mbas Krishtit, dhuron edhe njė papė me emrin Gain, tė pa zbardhur deri tani nga historiografėt kishtar shqiptar. E gjithsesi, bota e krishtėrė dhe kisha nė veanti, gjatė kėsaj periudhe ballafaqohet edhe me herezi tė shumta qė tė parė nė prizmin njerėzor, kanė mundur tė jenė edhe fatale. "Mirėpo, kėtu shihet Provania Hyjnore dhe elementi Hyjnor i Kishės", -sintetizon studiuesi i shquar akademik prof.dr. Zef Mirdita, pedagor i historisė antike nė Universitetin e Zagrebit.
Por historia ėshtė e lavdishme, sepse tė tillė e bėjnė njerėzit e kėsaj tokė, duke kulmuar mė tej me njė nga prelatėt mė tė mėdhenj tė krishtėrimit Papa Klementi XI (Gjon Albani), i lindur nga prindėrit me origjinė tė trungut tė mirėfiltė shqiptar nė Urbino, duke qenė kėsisoj i 250-i papė nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan. Ai, ishte pėrkrah papėve tė famshėm, si: Gjoni XII, Gregori VII, Piu V, qė kishin sukses nė organizimin kishtar, etj. Por tė mos harrojmė se lutja e famshme dhe e mbarė krishtėrimit "Te Deum", ėshtė shkruar dhe kompozuar nga njė peshkop shqiptar. Po shėn Jeronimi ilir (340-420), qė pėrktheu Shkrimin e Shenjtė (Bibla) nė latinisht?
Kėsaj radhe, Zoti me fisnkėri pėr Shqipėrinė dhuroi plot bujari njė Nėnė tė Madhe, qė shquhej pėr nga forca shpirtėrore deri nė kufijtė e shenjtėrisė. E kjo ishte Nėnė Tereza e Kalkutės, e lindur nė dekadėn e parė tė shekullit XX. Sa dorėlėshuar jemi treguar ne shqiptarėt, sa shumė kemi dhuruar si komb deri aty, sa i falem njerėzimit Nėnė Terezėn! E famshme sa trimėria dhe vendosmėria e Gjergj Kastriotit legjendar, qė si "Atlet i Krishtėrimit", u bė mburoja e civilizimit evropian, ndėrsa Nėnė Tereza e Kalkutės sė mjerė, u bė mburojė dhe histori e gjallė feje, pėrkushtimi, duke ndryshuar fytyrėn e botės sė mjeruar. Ajo jetoi nė varfėri, me tė varfėrit midis mė tė varfėrve, duke pėrjetuar tėrėsisht filozofinė e Krishtit. A nuk u shndėrrua ajo si e tillė se qe shqiptare?
tė gjitha kėto janė pyetje me pėrgjigje shembullore tė popullit shqiptar. Njė Nėnė prej gjak shqiptari, qė do tė lindte trupvogėl e imėt dhe shėndetlig, do tė vinte njė ditė qė tė shpėrthente si njė trėndafil i mrekullueshėm, tė kthehej nė trėndafil tė dashurisė, duke u dhuruar skamnorėve dashuri tė pėrjetshme. Ajo tronditi botėn, duke i apeluar, se kjo substancė e shformuar ėshtė pjesė dhe produkt i shoqėrisė sė sotme, qė kontraston me qytetėrimin. Nė fund tė shekullit XX, Ajo rizgjon imazhin e Jezusit tė Nazaretit dhe aksioni i saj human mori sendertim real, duke shpalosur tipare krejt unikale. Ku ta dinte babai i Nėnė Terezės, ky tregtar i thjeshtė shqiptar, se para thjeshtėsisė sė bijės sė Tij, do tė pėruleshin me respekt tė thellė mbretėr, presidentė, prelatė tė kishės dhe tė gjithė besimeve fetare nė botė; ku t’a dinte ai se si njė kor gjigand, tė gjithė njerzit e planetit kėrkojnė qė Ajo tė shpallet Shenjtore edhe zyrtarisht nga insitucioni mė i lartė i kishės katolike (Selia e Shenjtė) nė Vatikan.
Nė saksinė e botės plot vuajtje tė ndryshme, si i lajmėruar prej njė fuqie Hyjnore, ai vuri emrin e thjeshtė, por kuptimplotė Gonxhe dhe Gonxhja, si njė syth trėndafili, nuk mund tė rrijė plotėsisht e tillė.
Ajo kėrkon me ngulm dritėn dhe dashurinė. Ajo ėshtė njė dhuratė e Zotit pėr t’i shėrbyer me pėrvujtėri vetėm Atij. Me jetėn dhe veprėn e Saj, na tregoi, se do gjė ėshtė e mundur me Zotin. "Mbani qetėsinė e zemrave, meditoni, sepse atje do tė takojmė Krishtin, sepse edhe ne mund tė ecim tė takojmė Zotin tonė "- i porosistė bashkėudhėtaret e "Misionit tė Dashurisė" kryemurgesha Nėnė Tereza. Jeta pa vepra ėshtė e kotė, se veprat pa lutje janė tė papėrkryera. Ajo nuk ėshtė e shkėputur nga universi shqiptare.
Mbretėresha e Humanizmit, e Pėllumbit tė Paqes tokėsore, nuk kishte se si tė mos ishte shqiptare. Ajo ėshtė pjesė e hershme e genit shqiptar. Rastėsia nuk e solli atė qė tė lindte nė kėto troje me tradita tė pastra, nė kėto treva ilire tė lashta, aty, ku, kanė zanafillėn e tyre kozmike erėrat qė sollėn agimin e lindjes sė qytetėrimeve mė tė lashta se sa vetė historia e kontinentit tė plakur tė Evropės; aty ku ngjizi miti dhe legjenda, kėnga e vaji, ninulla e fosnjes mitologjike, aty ku morėn udhė shtrati i besimeve dhe drita e dijeve, filozofia e jetės dhe e vdekjes.
Ajo erdhi nė jetė, nė fillim tė shekullit tonė, kur ende nuk kishte shtet shqiptar politikisht tė krijuar dhe u largua nga kjo botė e zhurmshme nė fund tė shekullit, duke i mbyllur sytė nė njė vend tė largėt nga Atdheu, por shumė tė dashur prej saj, atje, ku nė saj tė veprės qė ajo realizoi, shnderrimin e madh tė vetes dhe tė moralit njerėzor nė pėrmasa tė tilla tronditėse, si rrallėkush tjetėr. Nė tryezėn e shenjtorėve tė Romės do tė ftohet tė kuvendojė nė paqe, mirėsi dhe dashuri Hyjnore edhe Nėna e tė gjithė Nėnave. Ndoshta, edhe njė Nėnė qė po shėron plagėt e nipave dhe mbesave tė atyre shenjtorėve, qė pėrfaqėsojnė pėr nga origjina shtetet ku ato kanė lindur. Tashmė Nėna nė Shqipėri, ėshtė njė institucion me vlera dashurie ndaj tė gjithė atyre, qė kėrkojnė tė triumfojnė mbi kulturėn e vdekjes, pėr t’i dhėnė dritė e shpresė kulturės sė jetės. Me shtatė pėllumbat e bardhė ka ngritur folezat e dashurisė Hyjnore, pėr njeriun e Atdheut tė Saj.
Nė rrugėtimin e Saj, mbėshtjellė me njė frymė universale, krijoi mitin e shenjtit, tė profetit tė luftės kundėr mjerimit, tė Engjėllit Mbrojtės, qė komunikoi me botėn Hyjnore, tė shpresės dhe tė guximit pėr njė jetė mė tė lumtur.
Pamteoni i njerėzve tė shquar, qė me veprėn e tyre tė shumanshme kanė manifestuar virtyte tė larta njerėzore dhe forcėn inspiruese pėr bashkėsinė sociale me vdekjen e Nėnė Terezės, pėsoi njė zbrazje tė thellė e tė gjėrė. Porse kur individė tė tillė unikal lėnė pas njė filozofi, njė moral dhe njė pėrkushtim nga dishepujt, Ata (nė kėtė rast) Ajo, njėherėsh gjenden nė majė tė panteoneve tė vlerave universale tė njerėzimit, duke rrėzuar njėherėsh pseudovlerat.
Anjeze Gonxhe Bojaxhiu (1910-1997), bota e nderon pas vdekjes tragjike tė Princeshės sė Uellsit Ledi Dianės. Lajmi i dytė ėshtė shumė mė i hidhur pėr ne. Kjo vjen nga shpirti me fjalė zemre tė pikėlluar, sepse ishte njė njeri frymor qė drejtohej drejt Shpirtit tė Shenjtė dhe Ajo me shpirtin e paqes ka bėrė mrekulli. E shpirti i mrekullueshėm qe Nėnė Tereza. Dhe shpirti e njohu, jetoi me Nėnė Terezėn, qė ishte njė njeri i tillė. "Ēdo njeri ka lindur shenjt, por duhet tė dėshiroj dhe t’a dėshmoj"- ka pėrkufizuar Nėnė Tereza. Ajo solli evolucion, ose lėvizje tė re nė shpirtin e Saj njerėzor. Besonte shumė nė familje si njė bėrthamė solide, qė duhet ruajtur nga tjetėrsimi i demtuesve mėkatorė. Familja shtonte Ajo, aty lind, krijohet dhe vazhdon t’i jepet shoqėrisė, kur shpesh takohej me tė rinjtė shqiptarė.
Nėnė, kam etje, nėnė dua tė ha, nėnė dua tė pi, nėnė kam ftohtė, nėnė jam sėmurė, nėnė o NENE, i thėrret fėmija, i riu, i braktisuri, plaku qė rėnkon nga plagėt e gėrbulės, nė ēastet e hidhėrimit e tė gėzimit. Mirėpo binomi Njeri-Nėnė, qė kėrkon ndihmė, ėshtė njė nyje e pazgjidhshme nė ēastet e hidhėrimit tė madh, nė vuajtje e dhimbje. Mirėpo, nėna ėshtė njė titull, njė ofiq, njė gradė, njė mision e mbi tė gjitha njė mesazh jete, buzėqeshjeje, gėzimi e hareje. Nė ēdo gjuhė tė botės, ajo ėshtė fjalė e parė dhe mė e dashur qė kanė mėsuar tė gjithė njerėzit nė kėtė planet, por nė shenjė dhembshurie e dashurie tė pakufi, ajo ka kuptimin e oksigjenit pėr ēdo qėnie njerėzore.
Nėnė Tereza, nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse njė kryenėnė e tė gjithė nėnave tė botės, qė mirė ose jo, pėrpiqen tė pakėsojnė dėshpėrimin e madh tė kėsaj bote tė rėnduar. Dashurinė pėr jetėn e ka udhqyer pėrherė Ajo, me shpirtbutėsinė bujare, pėrmes duarve tė rreshkura qė kanė pritur e pėrcjellė pėr shumė dekada miliona fėmijė nė buzė tė vdekjes sė sigurtė. Vdekjen e tė sėmurėve e ka larguar, duke mėkuar dashuri njerėzore, pėr ditė tė tėra nė krye tė tė lėnduarve, ka lidhur miliona plagė, sikurse u ka mbyllur sytė pranė njė vdekje tė qetė natyrale tek i pėrkdhelte me uratė nė dorė. Ajo ka ofruar jetėn e ka larguar vdekjen e etur pėr flirte mjeranėsh, nė ēdo kėnd tė globit; ka dhėnė frymė, duke ngrohur trupat e ngrirė nė borė pa pėrkujdesje. Ka ulur urretjen midis njerėzve, duke falur dashurinė midis atyre njerėzve nėn shembullin e Jezu Krishtit. Nė shtegtimin e saj tė gjatė, si ikonė e gjallė qė adhurohet me dashuri nga tė gjithė, ėshtė ledhatuar, ndjerė nga miliona njerėz, duke ndezur qiriun e dritės sė pėrjtshme.
Njerėzimit iu dorėzua e gjallė, duke dhuruar trupin, zemrėn, mendjen, fjalėn, frymėn, jetėn e saj dhe gjeneroi me forcė dashurinė, kėtė gonxhe tė mrekullueshme tė fshehur thellė nė skutat e shpirtrave njerėzorė. Postulatet e saj janė tė thjeshta nė formulim, por janė tė thekuara si ide: "Nuk ka paqe pa dashuri", "Nuk keni bėrė pak nėse keni dhuruar buzėqeshje", "Po, dashuria ėshtė e vėrtetė dhe ju takon juve!"
Duke u endur e palodhur, Nėna e botės arriti ta gjejė, ta kėputė kėtė gonxhe dhe ua dėshmoi si shembull jetėsie, se kjo ėshtė dashuria nė Hyjin dhe njeriun, qė Ai vėtė krijoi pėr tė pėrballuar mirėsitė e natyrės qė pėrsėri vetė i dhuroi. Njerėzorja, autentike ėshtė institucioni mė i lartė, mė i pastėr, mė human dhe se institucionet e tjera, si: shteti, propoganda, ceremonitė, janė tė vonshme, e jo tė sinqerta pėrballė humanizmit dhe dashurisė.
Kur shihte bebe tė vogla, vraponte qė t’i pėrkthelte dhe i merrte nė krahėt e saj tė ngrohtė, duke u dhuruar dashuri me njė buzėqeshje fisnike. Ajo kishte njė optikė tjetėr, kur vraponte nėn moton, se dhimbja e tjetrit zbutesh kur kujdesesh pėr te, dhe kujdesi kryehet kur vetė jeton thjeshtė e bashkė me te. Ajo shihte frikė nga vdekja ndaj edhe jetoi gjatė. Veshja e thjeshtė dhe kėmbėt e zbathura me sandale, asnjėherė nuk qenė garniturė moralizuese, por sfidė stoicizmi.
E komentonte gjithnjė fjalėn "Kam etje" ("I’m thirsty), pėr dashurinė e njerėzve, ashtu sikurse e thotė Krishti nė Kryq. Ajo bėri atė qė bėnte me dashuri, i jepte ujė tė uriturit, veshte tė zhveshurit, mėkonte me ngrohtėsi prindėrore mė tė braktisurit. Dhe kėtė rit e pėrsėriti pėr shumė dekada, duke sfiduar pėrherė moshėn e vet, sėmundjet e njėpasnjėshme qė e shoqėruan kudo, dhe mbi tė gjitha kohėn qė jetojmė.
Dhe bota u ul nė gjunjė pėrpara madhėshtisė sė bamirėses sė saj. Media marramendėse elektronike, nuk e besoi humbjen e saj dhe bėri qė t’a nderonin tė gjithė tė pasurit dhe me tė dashurit e saj, tė varfėrit midis mė tė varfėrve, mbasi Ajo dinte tė komunikonte me tė gjithė qėniet njėsoj si Krijesa tė Hyjit. Ajo ndėrroi jetė, mbasi shenjtorėt nuk vdesin. Pėrpara kamerave botėrore shihej qartė se si luksi e grykėsia njerėzore, etika e moralit akademik, uniforma e ushtrisė dhe kostumet e diplomatėve, mbetėn tė shtangur dhe u pėrulen me veneracion, me pendesė e me shqetėsim pėrpara atij lėmshi njerėzor, e aq gjigand njėherėsh!
U kėput Gonxhja e Shqipėrisė, Lulja e Njerėzimit. Nėnė Tereza ėshtė poezia e jetės, poezia njerėzve tė varfėr. Kalkuta shumėmilionshe dhe me tė, mbarė bota qė e nderon si Qetetare Nderi tė ēdo kombi, race dhe ngjyre, ėshtė ulur nė gjunjė dhe si njė domosdoshmėri pavdeshmėrie, kėrkon tė shenjtėrohet. Ajo u shpall Shenjtneshė, por nėse altari shpirtėror, do tė mbajė nė koleksionin e tij si brilant emrin Shenjt, altari i vėrtetė i prekshėm tokėsor, human, bartė Nėnė Terezėn e vėrtetė, e cila duket tashmė e shpėrndarė si eter nė veorėn e misioneve tė saj, tė cilat me stoicizmin e tyre janė plazmor si specie Tereziane, aq tė mirėpritura e tė respektuara...

Marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara