HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shampanjė e valse dashurie...

Ceremonia e fejesės sė ēiftit tė ri Robyn Laguardia me Pal Gojanin

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova NEW ROCHELLE (NY).
Nė hotelin ‘Surf Club’, qė i ngjason njė shtėpie antike aristokrate amerikane, u organizua ceremonia e fejesės sė ēiftit tė ri Robyn Laguardia me Pal Gojanin. Nė hollin e restorantit zonja Ennet Laguardia (nėna e vajzės), njė amerikane e mbajtur, me plot elegancė u thotė shqiptarėve: "Mirė se keni ardhė" dhe "Welcome" pėr tė rinjtė amerikanė qė vinin nė darkėn e shtruar nga Robyn & Pali.
I mbuluar nga emocionet Pali tregon se sot janė tė ftuar nė darkė miq, shokė tė tij dhe tė familjes Laguardia.
Robyn ka emocione dhe me miqtė e Palit flet disa fjalė shqip. Ajo e gėzuar u tregon vajzave unazėn e shtrenjtė qė i dashuri i ka dhuruar. Robyn ėshtė njė vajzė e bukur 17 vjeēare qė vijon studimet, ndėrsa Pali njė simpatik me pamje fisniku sot mbush 22 vjet.
Tullumbacat me ngjyrat e ylberit e kanė kthyer sallėn nė njė mjedis intim,ndėrsa dritat me ngjyrat e zbehta, e bėjnė mė romantike kėtė mbrėmje tė jashtzakonshme.
Nė tavolina, krahas mėnysė sė gatimit, shquhen dy zemra tė ngrira nė akull me gėrmat e gdhendur "R" (Robyn) dhe "P" (Pali).
Tinguj tė muzikės sė njohur tė kėngėtarit italo-amerikan Frenk Sinatra nė italisht e anglisht bėnė pėr vete 200 tė ftuarit. Njė zemėr e madhe ishte formuar nė sfondin ku qėndronte i ulur ēifti.
Buzė detit, rreth dritave me ngjyra, filloi riti i fejesės, duke marrė nė fillim bekimin nga dom Nikolin Pėrgjini, i cili kishte ardhur enkas pėr tė uruar e bekuar ēiftin... Mė pas zonja e organizimit tė darkės Ennet Laguardia, pėrshėndeti miqtė e ftuar dhe i uroj fejesėn vajzės dhe dhėndrit. Ajo tha se ishte shumė e lumtur nė kėtė ditė bashkė me vajzėn tjetėr tė vogėl, miqtė dhe tė afėrmit e familjes.
Nė njė ēast udhėheqėsi i muzikės ftoi miqtė tė dėgjojnė nga goja e ēiftit mėnyrėn se si i shprehin dashurinė njeri tjetrit, duke shkėmbyer unazat. I pari gėzimin e shprehu Pali. Ai u drejtua nga vajza qė dashuron dhe me qetėsi i tha: - Robyn a mė do mua? Ajo shumė e lumtur pohoi: "Yes" dhe nė shqip shtoi: "Pal unė tė dua!".
Njė surprizė e kėndshme mbuloi sallėn, kur fishekzjarret shumėngjyrėshe shpėrthyen nė tė gjitha tavolinat me zambakė e karajfila... Ēifti del pėr tė kėrcyer valėsin e dashurisė, duke u ndjekur nga ēifte tė reja amerikane e shqiptare. Grupi i kamerierėve tė shėrbimit nėn tingujt e muzikės sė lehtė amerikane, dhuroi shampanjėn e dashurisė sė ēiftit.
Njė suprizė tė kėndshme kishte menduar zonja Laguardia, e cila me delikatesė afrohet pranė Robyn e Palit tė ulur nė karriget e bardha dhe u jep nė duar nga njė zarf. Nė sallė menjėherė mbretėroi heshtja. Drejtuesi i muzikės thotė se duhet tė hapen zarfet dhe tė thuhet me zė se ēfarė surprize fshehin ato... Njė tronditje nga befasia dhe buzėqeshje e natyrshme shpėrtheu nga tė dy tė dashuruarit, qė pėrqafohen tė lumtur nė krahėt e njeri tjetrit. Muzikanti tha se zonja Annet, ka bėrė si dhuratė pėr Robyn e Palin nga njė makinė "Mazda 2003". Zonja lėshon dhe njė surprizė tjetėr. Ajo tha se Pali ka njė gėzim tė dyfishtė, mbasi sot ka ditėlindjen.
Dritat shuhen gradualisht dhe ēifti rifillon tė kėrcejė, duke mbajtur nė dorė karajfila tė kuq me llambushka tė ndezura. Salla mbulohet pėr disa minuta me shumė drita tė vogla qė pėrcjellin nė errėsirė ngjyrėn e kuqe tė dashurisė... Orėt e minutat kalojnė me shpejtėsi nėn tingujt e muzikės sė lehtė amerikane, italiane, tė cilat shpesh zėvendėsohen me muzikėn shqiptare, ku miqtė e Palit e ndjejnė vetėn si nė shtėpinė e tyre. Keny me Terry-n, Arbeni me Floren, Gjini me Meritėn, urojnė dajėn e tyre pėr fejesėn me lumturi tė pėrhershme. Nė orėt e vona tė mbrėmjes, kur njerėzit pėrshėndeten pėr t’u larguar, Robyn e Pali shpėrndajnė dhurata simbolike mes tisit tė bardhė tė dėborės qė kishte disa minuta qė binte...

Marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara