HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Labinot Gashi me disa nga trofetė e fituara gjatė garave sportive nė atletikė dhe futbollin amerikan

Ėshtė nder dhe privilegj tė pėrfaqėsoj flamurin shqiptar nė atletikė

-- nga Klajd Kapinova

Klajd Kapinova MANHATTAN
Labinot Shaqir Gashi ka lindur mė 1985 nė katundin Pavlan nė komunėn e Pejės. Djaloshi shqiptar ka njė shtat elegant sportisti dhe sjellje tė thjeshtė me tė gjithė ata qė i afrohen pėr tė ditur diēka nga aktiviteti i tij. Si shumė emigrantė, familja e tij u vendos nė ShBA nė vitin 1995. Ata prej 8 vitesh ndodhen nė Astoria tė New York-ut. Sė bashku me vėllanė e tij Erzenin vijojnė High School Metropolitan ‘Christ the King’, njė shkollė private nė Queens. Ai vijon vitin e tretė tė shkollės, duke udhėtuar 10 milje me autobus pėr njė orė e gjysmė larg nga shtėpia e tij. Tė dy vėllezėrit merren me futboll amerikan e atletikė.
Labinoti me tė ardhur nė Amerikė, u regjistrua nė shkollė dhe filloi tė merret me sport, njė ėndėrr qė e ka pasur qysh fėmijė. Prej tre vitesh ushtron mbretėreshėn e sporteve, sikurse quhet atletika. Nė vitin e parė tė shkollės, pas garave tė atletikės, bėhet fitues i vendit tė parė duke marrė trofenė e parė. Gjatė garave tė shkurtėra dhe tė gjata tė shpejtėsisė, ėshtė pėrpjekur tė ulė kohėt e mėparshme tė vendosur nga atletė tė moshės sė tij gjatė garimeve mes shkollave. Duke shfletuar kujtesėn e dy viteve mė parė, ai thotė se provat e para nė kėrcim sė larti i ka bėrė me shkelje tė vijės sė bardhė (faull), kurse pėr herė tė tretė ka arritur sukses, duke marrė pėrgėzimet e trajnerėve tė ekipit. Gjatė garave nė pistė pėrherė kujton porositė e para tė trajnerit amerikan, i cili i ka thėnė: "Vrapo mė shpejt dhe pėrqėndrohu nė finale. Mendo vetėm pėr fitore dhe tė arrish nė finish i p ari".
Pėr herė tė parė ka bėrė njė kėrcim hedhje 5 metra, qė sipas garuesit ka qenė njė rezultat i kėnaqshėm. Ai ka qenė i vetmi atlet qė ka pasur rezultatin mė tė lartė pėr moshėn e tij nė tė gjithė New York-un, duke ndihmuar me 6 pikė ekipin e shkollės kampion. Pėr rezultatet qė ka arritur, ka shumė kėrkesa, pėr ta pasur anėtar tė ekipeve universitare.
Nė vitin e dytė tė shkollės ka qenė kampion nė atletikė pėr garėn 400 metra me pengesa. Deri mė sot ai ka koleksionuar nė shtėpinė e tij 47 medalje, tre strofe dhe njė fitore kampion si ekip i shkollės nė futbollin amerikan. Familja gjithnjė e ka pėrkrahur nė rrugėn e tij tė sportit, ndonėse futbolli amerikan ėshtė pak i rėndė. Ai, asnjėherė nuk ka shprehur zhgėnjim nė sportet tė cilat i ushtron me pasion. Gjatė tri viteve tė fundit ka pėsuar dy herė lėndime tė rėnda, por falė ndėrhyrjeve tė mjekėve i kaloi me sukses. Atleti, ka punuar shumė nė seancat stėrvitore individuale, duke pasur pėrherė pranė tranierin kroat Antoni Turkoviq, i cili ka qenė dy herė kampion botėror nė "kickboks".
Turkoviq merret me pėrgatitjen e djaloshit shqiptar gjatė lėndimeve dhe falė punės sė tij intensive pėr dy javė u rikthye nė terren. Labinoti thotė se mjeku i tij, pas operacionit ėshtė habitur pėr kurajon e tij, duke thėnė me keqardhje se Labinoti "nuk ka mundėsi tė futet nė sport nga lėndimet e rėnda gjatė ndeshjeve".
Duke e pyetur se nėse i kėrkohet nė tė ardhmen tė pėrfaqėsojė ngjyrat e kombėtares shqiptare nė atletikė, sportisti i ri thotė se ėshtė njė kėnaqėsi e nder pėr tė fituar njė vend nderi me ngjyrėn e flamurit shqiptar. Labinoti mendon qė pas pėrfundimit tė shkollės sė lartė nė sport, tė kthehet nė Prishtinė pėr tė ndihmuar sportin e atletikės. Ai dėshiron qė klubet shqiptare tė atletikės tė jenė nė njė nivel me ekipet amerikane dhe evropiane.

Garat individuale dhe rezultatet nė atletikė:

Nė 110 metėr me pengėsė ka arritur kohėn 14 sekonda e 2 tė qindat.
400 m. me pengesa 55. 8 sekonda.
100 m. shpejtėsi 11. 2 sekonda.
200 m. shpejtėsi 22. 2 sekonda.
400 m. shpejtėsi 51.01 sekonda.
Nė kėrcim sė larti ka arritur 6 m.

Nė futbollin amerikan...

Gjatė sezonit 2002-2003 ėshtė shpallur kampion dhe ėshtė cilėsuar si lojtari mė i mirė nė MVP, duke pėrfaqėsuar ngjyrat sportive tė shkollės ‘Christ the King’. Gjatė sezonit tė futbollit amerikan ka pasur 11 (touchdowns) kalime tė zonės pėr marrje tė pikėve maksimale e barabartė me shėnimin e golit nė futbollin evropian. Labinoti ka shėnuar 1600 (yards) kalime me top nė sulm. Pozicioni i tij nė futbollin amerikan ėshtė nė rolin e sulmuesit anėsor (wide reciver).
Sportisti ka pak kohė tė lirė dhe me pasion tė veēantė ushtron rolin e udhėheqėsit muzikor (DJ), duke qenė anėtar i grupit muzikor "Music in Motion" me tre shokė e tij Rob Reznik, Steve Orlando dhe Eugene Khrompynė njė lokal nė Queens.

-- marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara