HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryetari i "Lidhjes sė Prizrenit" nė mėrgim ing. Xhafer Deva nga Mitrovica

-- nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Klajd Kapinova Tomė Mrijaj Xhaferi ishte biri i Ibrahim Devės, njė tregtar i njohur nga Mitrovica. Origjina e mirėfilltė e kėsaj familje ėshtė nga qyteti i vjetėr i Gjakovės. Xhaferi ėshtė shkolluar nė gjuhėt: shqipe, serbisht, turqisht, gjermanisht dhe anglisht. Gjuhėn angleze e ka mėsuar nė Stamboll, nė shkollėn e quajtur " Robert Colleg" tė Turqisė. Pėrveē gjuhėve, qė pėrmendem mė lart, Xhaferi zotėronte edhe gjuhėn italiane, duke lexuar nė origjinal shumė kryevepra tė autorėve latinė. Ai, gjatė viteve 1941-1943, kishte fituar besimin e Guvernatorit gjerman me qendėr nė Beograd tė quajturit Noi Bayer, dhe nė vjeshtėn e parė tė vjetit 1943, kur italianėt lėshuan armėt e luftės dhe iu dorėzuan armiqėve, atėherė ushtria gjermane vrapoi pėr arsye strategjike pėr tė dalė nė bregdetin e Shqipėrisė. Kėsaj here, Guvernatori nė fjalė, e dėrgoi Xhaferin nė Tiranė, ku zuri vendin e Ministrit tė Brendshėm. Me tė drejtė, vlerėson studiuesi e publicisti Idriz Lamaj, se ing,Xhefer Deva ishte njė "burrė i shtetit shqiptar etnik, qė nė emėr tė atij populli luajti rolin mė vendimtar nė "Kohėn e Shqipnisė", padyshim ėshtė Xhafer Deva". (Shih, Lamaj, Idriz, "Xhafer Deva nė dritėn e letrave tė veta dhe zbulesa tė tjera tė mėrgatės", New York 2002, fq.6). Ai, pėrfaqėsonte grupin kosovar nė mėrgim, tė cilėt e lėshuan Prizrenin nė mes tė nėntorit 1944. Para largimit, u bė dorėzimi i zyrės qendrore tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Pėr sa kohė qė ata qendruan nė Kosovė, ing.Deva me shokėt e tij, kishin qeverisur, drejtuar administratėn e Kosovės, pėrmes zjarrit tė luftės. Kryetari Deva, me ndershmėrinė qė e karakterizonte, bėri dorėzimin e tė gjithė mjeteve financiare tė buxhetit tė shtetit (thesarit), nė mėnyrė korrekte e transparente, duke shprehur edhe njė herė moralin e lartė tė njė njeriu fisnik, qė asnjėherė nuk tundohej nga pushteti administrativ dhe pushteti i fuqishėm i parasė. Shpesh, figura e ing.Xhafer Devės ėshtė keqpėrdorur nė disa drejtime, por, ne po shpiegojmė shkurt, aspektin human tė tij. Nė njė dorėshkrim, qė kemi mundur tė gjejmė nė disa arkiva private, qė disponon Lidhja e Prizrenit nė New York, mėsojmė mbi aktivitetin e ing.Xhafer Devės, e cila ėshtė e ndarė nė disa pika. Dorėshrimi nuk ka autorėsi dhe ėshtė realizuar me makinė tė vjetėr shkrimi, qė krijon mundėsinė e leximit dhe kuptimit tė saktė tė ēdo fjale. Nė dorėshkrim, Deva nė veprimtarinė e tij kritikohet, se ėshtė treguar tolerant ndaj komunistėve. Nė mėnyrė qė lexuesit shqiptarė, tė krijojė njė ide mė tė saktė, po e citojmė faktoshkrimin mbi biografinė e ing. Xhafer Devės dhe veprimtarinė e tij si Ministėr i Brendshėm nė mėnyrė autentike : "S’pari, nė vend qė t’a shpėrndante tokėn e t’i kapte edhe ata komunistė qė inshin mbetun tė pa-kapun nė kohėn e Italis nga ana e policis shqiptare, aj (ėshtė fjla per ing.Deven, shėnimi yne T.M&K.K) hapi portat e burgut nė Tiranė, tue i lirue gjith ata komunistat e rrezikėshem, tė cilėt nė vend qė tė shkojnė nepėr shpijat e tyne, ata dulne nė mal, ku u furnizuen me arme dhe filluen akcjonet e tyne nė tė gjitha anėt tue vra kundershtarėt e tyne. Kėshtu jeta, malli, pasunija e popullit urtė u ba e pa-sigureme nga ana e qeveris."
Nė fillim tė dhjetorit 1944, grupi kosovar i pėrbėrė nga ing.Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Tahir Zajmi, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica pėrshkoi udhėn nėpėr malet slloveno-austriake (Alpet e Europės), duke mbėrritur pas njė rruge tė mundimshme nė shtėpinė e njė miku tė Devės. Mė pas, ata sė bashku mbėrritėn nė Austri, duke pasur kujdes, qė mos bien nė sy tė komunistėve rusė, qė si barbarė sulmonin e shkatėrronin gjithēka. Ata, pasi u stabilizuan falė ndihmės bujare tė Devės, ranė nė kontakt me grupet e nacionalistėve refugjatėve shqiptarė. Edhe atyre, ing. Xhafer Deva u siguroi strehė, ushqim dhe nevoja tė tjera tė domosdoshme pėr njė kohė tė mirė. Nga letrat e botuara, pėr herė tė parė pas disa dekadave, nga studiuesi i kujdeshėm shqiptaro-amerikanė Idriz Lamaj, mėsojmė se "nė mėnyrė tė veēantė, Xhafer Deva u kujdes pėr Rexhep Mitrovicėn shėndetlig, tė cilit, me anė miqėsh pėrsonale i siguroi strehim nė njė senatorium, nė njė rreth tė qytetit Feldkirch afėr kufirit mė Zvicėr. Nė fund tė vitit 1945 e deri nė fillim tė vitit 1947, Deva u tėrhoq tė disa miq tė vet nė Austrinė perėndimore, prej ku ndejti nė lidhje tė vazhdueshme me shokėt e Grupit Kosovar dhe u pėrpoq tė marrė lajme dhe tė krijojė ndėrlidhje me qendresėn antikomuniste nė Kosovė, Mal tė Zi e Maqedoni, ku mijėra e mijėra shqiptarė kishin pėrfunduar nėn breshėrinė e skuadrave tė pushkatimit dhe ndėr burgje. Lajmi i shuarjes sė kryengritjes sė Drenicės, nėn udhėheqjen e Shaban Polluzhės, Mehmet Gradicės dhe Ymer Berishės, ndjekur me vetėmohim nga masa popullore e atij rrethi, la nė fushėn e luftės mėse 5000 vetė dhe shkrirja nė zjarr e 44 katundeve, e tronditi sė tepėrmi Grupin Kosovar. Shpresa dhe premtimi, se aleatėt mund tė zbrisnin nė Ballkan, po tė kishte kryengritje tė tilla tė qendresės sė organizuar nacionaliste nė vende nevralgjike si nė Kosovė, filloi tė venitet, pėr tė mos thėnė se u shua..." (fq.8)
Ing.Deva, asnjėherė nuk u step dhe nuk tregoi shenja pesimizmi nė situatėn e re tė zezė, tė krijuar nė Ballkan dhe vendlindjen e tij. Mė 1947, ai gjendet nė Itali, ku takohet me Tahir Zajmin, Ali Dragėn, Xhelal Mitrovicėn. Asokohe, tėrhoqi nga Austria Rexhep Krasniqin e Rexhep Mitrovicėn, tė pėrmirėsuar nga shėndeti. Gjeografia e lėvizjeve tė tij nė shtete zgjerohet. Ai duke shfrytėzuar miqėsinė, qė kishte me njė diplomat turk (me origjinė prizrenas), i siguroi Rexhep Mitrovicės njė vizė, pėr tė shkuar nė Turqi. 4 nga 5 antarėt e grupit kosovar, shkuan nė Damask (Siri) nė fund tė vitit 1947. Kėtu filloi njė aktivitet politik, sikurse botimi i gazetės "Bashkimi i Kombit" nė vitin 1948, si zėdhėnse e parė e nacionalizmit shqiptar, pas Luftės II Botėrore. Kėtu mundi tė tubojė rreth vetės shumė bashkėatdhetarė e patriotė, qė kishin emigruar prej kohėsh.
Ai ishte pėrfaqėsuesi mė i lartė nė bisedimet politike tė mėrgatės, pėr mbrojtjen e jashtme tė kryengritėsve antikomunistė. I madh ėshtė aktiviteti i tij nė vitet 1948-1949, ku pėrpiqej qė nė Komitetin Kombėtar "Shqipnia e Lirė" tė pėrfshiheshin tė gjithė viset shqiptare dhe Kosova. Pėr mė tepėr, studiuesi Idriz Lamaj vlerėson, "Megjithėse nuk kishte asnjė lidhje me inteligjencėn angleze, ai ndikoi drejtasi qė ēėshtja e Shqipėrisė etnike tė mos ndahej prej problemit tė shtetit tė cunguar shqiptar". U zgjodh kryetar i Kuvendit tė Aleksandrisė, nė kohėn kur Mbreti Zogu I, ftoi tė gjithė pėrfaqėsuesit e partive shqiptare nė diasporė. Ing.Deva, ndikoi fuqishėm nė krijimin e bazave tė rezistencės, nė malet e Shqipėrisė Veriore, ku u krijuan shumė qendra radiofonike 1944-1953, kundėr regjimit komunist. Njė vit mė pas futet nė punė, pranė njė zyre polake pėr refugjatėt, duke ndihmuar shqiptarėt tė shkojnė drejt SHBA, Kanadasė, Australi, etj., mbasi kishin mbetur prej kohėsh nė kampet e emigracionit nė Itali e Greqi. Nacionalisti gjendet nė Australi, ku themelon Organizatėn "Bashkimin e Shqiptarėve nė Australi". Miku i tij i ngushtė Xhelal Mitrovica, i jep jetė gazetės kuptimplote "Vatra Shqiptare". Njė udhėtim tjetėr tė gjatė, Deva fillon nė vitin 1956 nė drejtim tė SHBA. Asokohe nė vendin e lirive dhe kryeqendrėn e demokracisė botėrore, kishin mbėrritur shumė emigrantė politikė nga Kosova, Shqipėria dhe trojet etnike shqiptare. Si gjithnjė, ai mbajti tė ndezuar nė zemėr ndjenjėn nacionale, finikėrinė dhe traditėn e pasur shqiptare, forcėn e karakterit tė burrėrisė dhe pėrsonalitetin e vet, tė respektuar e nderuar me mirėnjohje nga tė gjithė bashkėpatriotėt. Punoi me ndershmėri ēdo lloj pune nė New York, Boston. Nuk i pėlqente tė ishte parazit nė kurriz tė tjerėve. Mė 1960 shkoi nė Kaliforni, nė krahinėn malore Calavera Coubty, ku qendroi pranė njė miku amerikan. Si njė punėtor i thjeshtė, u punėsua nė njė stabiliment sharrash dhe lėndėsh drusore, duke pėrsėritur tė njėjtėn punė pas dy dekadash, ēka i kujtonte sharrtarėt nė luginėn e Ibrit nė Kosovė. Si njė nėpunės zyre, punoi deri sa doli nė pension nė vitin 1972 nė Universitetin e Stanfordit nė qytetin Palo Alto tė Kalifornisė. Duke qenė i dashur dhe i respektuar nga tė gjithė e zgjeroi shumė rrethin e miqve dhe shokėve, tė cilėt do tė lozin njė rol tė rėndėsishėm nė pėrsonalitetin e tij, duke u bėrė shumė i njohur nė universitet. Kėsisoj, sė bashku me mergatėn shqiptare tė SHBA, ing.Xhafer Deva do tė bashkėpunonte dhe do tė pranonte pėr hir tė nacionalizmnit detyrėn e Kryetarit tė Lidhjes II tė Prizrenit, qė do tė themelohet nė SHBA nė vitin 1962. Njė ndėr miqtė bashkėkohės, studiuesi e publicisti Idriz Lamaj shkruan me respekt, se: "Mėrgata etnike e ndjeu vetėn tė entuziazmuar pėrsėri si nė kohėn e qėndresės, kur luftuan me jetėn e vdekjen pėr tė mbetur bashkė me Shqipėrinė. Me sakrifica pėrsonale, Xhafer Deva shkon nė New York herė mbas here dhe riorganizon Lidhjen e Prizrenit nė Mėrgim, e cila mbėshtetej nė tė kaluarėn e vet historike dhe nė parimet e larta kombėtare tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė atdhe. Organizatės sė ringjallur nė New York, Deva i dha formėn moderne tė kohės, duke krijuar pėrfaqėsimet, zyrėn e shtypit dhe atė tė kontabilitetit.
Megjithėse kjo Organizatė nuk kishte thirrė ende Kongresin e saj tė parė, shtypi i Tiranės dhe i Beogradit filluan fushatėn e propagandės sė tyre kundėr pėrsonit tė Xhafer Devės. Nga seria e artikujve tė botuar nė "Veēernje Novosti" tė Beogradit dhe "Zėri i Popullit" me titull "Xhafer Deva nė lėvizje", shihet qartė, se ata nuk kishin harruar, se cili ishte Deva kur vihej nė lėvizje." (Fq.13).
Pas njė jetė tė tėrė kushtuar atdheut dhe bashkimit tė trojeve etnike shqiptare, pas shumė udhėtimeve me karakter nacional, pranė bashkėatdhetarėve tė shpėrndarė nėpėr botė, pas njė jete tė pėrmallshme pėr vendlindjen e dashur, i zhuritur me mallin pėr tokėn ku lindi dhe u mėkua me ndjėnjėn fisnike tė atdhedashurisė vdiq ing.Xhafer Deva, duke lėnė trashėgim pėr bashkėatdhetarėt dhe emigrantėt nėpėr botė testamentin e vetėm tė Shqipnisė etnike. Pikėrisht nė pragun e 100 vjetorit tė ditėlindjes sė "Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" 1878, mė 25 maj 1978 mbylli sytė, njė ndėr udhėheqėsit e flaktė tė nacionalizmit ing.Deva. Sot hap pas hapi, po ndriēohet kontributi i madh nga studiuesit e rinj tė diasporė e trojet etnike shqiptare, tė mbėshtetur kryesisht nė arkiva, kujtime tė bashkėkohėsve. I rėndėsishėm mbetet arkivi i pasur i letėrkėmbimeve, qė ing.Xhafer Deva kishte pasur, me pėrsonalitete tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim. Kur te botohen letėrkėmbimet qė ka pasur me pėrsonalitetet e huaja, do te zbardhin shumė aspekte tė errėsuar nga historiografia komuniste...

-- marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara