HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
 
  [ Prapa ]


Nikollė Mrijaj (1911-1999) intelektual, atdhetar e kuvendar i odave tė burrave

-- nga Klajd Kapinova

Klajd Kapinova

1911-1999 dy data tė shėnuara tė historisė sė familjes Mrijaj

Fillimshekulli dhe fundi i tij nė analet e historisė sė popullit tonė kanė mbetur si ngjarje tė rėndėsishme plot luftra dhe pėrpjekje pėr pavarėsi dhe liri. Ishte viti 1911, kur mė 6 prill, nacionalistėt tė udhėhequr nga trimi i maleve kreshnike tė Hotit e Grudės Dedė Gjo Luli, nė maje tė Deēiēit ngritėn flamurin e Skėnderbeut, pas njė robėrie tė gjatė 5 shekullore tė kolonizatorėve osmanė. Dy vjet mė vonė mė 1913 Kosova shkėputet nga trungu amė dhe trojet etnike shqiptare do tė copėtohen padrejtėsisht, kur fėmija Nikollė sapo kishte mėsuar fjalėt e para nė gjuhėn e nėnės. Kėto ndjenja tė thella atdhetare, ai do t'i marrė qysh nė djep nga prindėrit e tij tė dashur, tė cilėt kishin njė taban tė hershėm atdhetare. Kjo ishte karakteristikė e tė gjithė viseve shqiptare, tė zonave, ku, historia ėshtė vulosur pėrmes grykės sė ngrohtė tė pushkės.

Ditet do tė kalojnė, duke ia lėnė vendin muajve dhe viteve, qė nė kalendar, kishin tė shėnuar gjakun e fatosave tė lirisė, historinė dhe qendresėn heroike tė shqiptarėve, qė pėr afėrsisht njė shekull do tė qendrojnė tė pushtėruar e keqtrajtuar nga ēizma e rėndė e kolonizatorėve serbė. Klika e egėr e Beogradit, gjithnjė kėrkonte ēkombėtarizimin e Kosovės, kthimin e saj nė njė shtėpi tė dytė pėr kolonėt ardhacakė serbė.

Si nė vegim, tek shfletoj faqet e dhimbshme tė shkruar pėr popullin martir dardan, mė parakalojnė imazhet e mbijeteses sė kėtij populli, qė mbi gjakun e bijve mė tė denjė tė saj, ka shkruar epopenė e lavdishme tė historisė sė gjithė martirėve tė saj, duke e merituar me tė drejtė epitetin "Kosova martire".

Nikolla, u largua nga kjo jetė plot histori tė trazuar, duke parė mė nė fund lirinė e ėndėrruar prej kohėsh nga tė parėt e tij. Viti 1999, ka hyrė nė historinė e popullit kreshnik tė Kosovės, si data e lirisė sė shqipes nė vendin e shqiponjave. Ai vdiq i qetė, se fėmijėt, nipat dhe mbesat e tij tashmė do tė flasin e shkruajnė gjuhėn shqipe (ndonėse njė pjesė jeton dhe punon nė SHBA dhe Evropė, shėnimi im, K.K.), se serbėt nuk do t'i qendrojnė mė mbi krye si ēekan. Ata doket dhe zakonet e tė parėve do t'i ruajnė dhe pasurojnė jo nė mėnyrė tė fshehur, por hapur dhe do tė mburren se janė vijues tė tė parėve tė tyre dardanė...

Njė histori 90 vjeēare e Nikollė Mrijaj nga Klina

Duke shfletuar me kujdes disa dokumente dhe dorėshkrime, qė ruhen nė familjen e njohur Mrijaj nė Kosovė, mėsojmė hap pas hapi, pėr disa nga pjesėt kryesore tė jetės sė Nikollė Mrijaj. Kėshtu gjyshi i tij, ishte i njohur nė njė seri luftrash kundėr Perandorisė sė "pathyeshme" pushtuese osmane, ku, sė bashku me shume bashkėluftėtarė vendas kishte shėrbyer nė lėvizjet e Kapidanit tė Mirditės Bib Doda, deri sa u vra nga turqit e rinj (lėvizja xhonturke qė pėrfshiu edhe vendet qė ishin koloni e Perandorisė Osmane, shėnimi im K.K.), nė vitin 1907.

I ati i tij Pren Nikolla, ishte njė intelektual i njohur asokohe, ishte shkolluar nė njė kolegj tė njohur tė Austri. Shkaku i vijimit tė shkollės ėshtė, I ati kujdesej shumė pėr djalin e vetėm dhe ishin shumė kohė tė turbullta historike. Njė ditė e pyesin ushtarėt austriakė, pse ti, nuk po rrin per njė kohė tė gjatė me ne si pėrpara. Unė, thotė ai, kam frikė se nga luftimet midis shqiptarėve dhe turqve, mund tė mė vrasin djalin e vetėm. Atėherė, austriakėt i premtojnė se ta strehojmė ne djalin dhe kėshtu ai pati fatin e mirė tė shkollohet nė Austri. Mė pas, ai kishte shėrbyer me sukses pėr shumė vite si kryetar komune sė Zllakuqanit deri mė vendekjen e tij tė hershme nė moshėn 33 vjeēare.

Pas tetė vitesh...

Pas tetė vitesh, detyren e tė atit e vijon i biri Nikollė Mrijaj, duke qenė njė nder mė tė rinjtė nė drejtim tė Komunės sė Zllakuqanit.

Pėr tė riun, kishin filluar hallėt dhe problemet e komunitetit tė tij, ndonėse ai nuk kishte pėrvojė dhe eksperincė pune. Ai gjithnjė kuvendonte me tė atij dhe nė njė farė mėnyrė babai i mėsoi "sekretet" e punės sė tij me popullin, se si duhet tė sillej, komunikonte dhe tė respektonte pėrherė votėn e popullit, shqetėsimet, brengat dhe gėzimet e bashkėfshatarave tė tij. Tashmė jeta e kishte pjekur para kohe, duke e burrėruar dhe fisnikėruar gjithnjė kėtė njeri zemėrbujar.

Nikolla fėmijė, hapat e para tė dijes, do t'i marrė nė shkollėn e kishės sė komunės Zllakuqan. Asokohe dyert e shkollės sė parė shqipe i kishte hapur meshtari franēeskan martir atė Shtjefen Gjeēovi (1873-1929) nė vitin 1889. Si mėsues tė parė, qė pėr herė tė parė e mėsoi nė gjuhėn e nėnės abc-nė, shkrim e kėndim, ka qenė franēeskani i kulturuar atė David Pepaj.

Gjatė jetės sė tij, punoi si nėpunės nė disa komuna, si: Zllakuqan, Gurrakoc, Istogu (Burimi) dhe Klinė. Partia Komuniste Jugosllave e dėnoi tre herė me burgim pėr shkak, se ai nuk iu bind asnjėherė urdhėrave tė tyre dhe pėr ketė disa herė ia morėn librezėn e partisė. Pėr herė tė fundit, ėshtė denuar kur Nikolla kryente detyrėn e sekretarit dhe arkėtarit nė njė sipėrmarrje komunale tė komunės sė Klinės me drejtor asokohe Millan Bashanoviqi. Ai asnjėherė nuk e deshti kėtė librezė dhe bėnė shumė mirė qė ia morėn pėr tė mos ia kthyer mė.

Sipas njė shkrimi tė gazetės "Politika" e Beogradit, tė vitit 1939, shėnohet, se njė delegacion shqiptar i kryesuar nga patėr Tomė Xhaja, sė bashku me deputetin e Parlamentit tė Jugosllavisė, atdhetarin Adem Dushin, Nikollė Mrijaj, Llesh Gjon Lleshi e shumė burra tė tjerė tė Lugut tė Drinit, u takuan nė Beograd me Kryeministrin Dr. Vllatko Maēek. Ky delegacion kishte ngritur zėrin e protestės, kundėr kolonizimit serb e malazez nė kėto treva.

Nė vitin 1940, njė delagacion i kryesuar nga Adem Dushi e Nikollė Mrijaj me disa bashkėvendas tė tjerė u gjenden nė Tiranė nė zyrėn e Ministrit tė Arsimit shkrimtarit Prof. Ernest Koliqit, ku, kėrkuan gjatė bashkėbisedimit, qė t'u dėrgojnė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur tė dėrgonin nė Kosovė arsimtarė pėr tė mėsuar shkrim e kėndim, mbasi politika e Beogradit pėr ēkombėtarizim ishte shumė e madhe. Kosova kishte shumė nevoj qė bijtė e tyre tė vijonin tė flisnin gjuhėn shqipe, qė gjendej pėrballė presionin tė egėr tė gjuhės cirilike sllave. Pas kėtij takimi shumė tė rėndėsishėm, menjėherė Prof. Ernest Koliqi me cilėsinė e Ministrit tė Kulturės dėrgoi Prof. Rexhep Krasniqin, Mati Logoreci, sė bashku me shumė profesorė dhe arsimtarė tė tjerė nga qyteti i Shkodrės dhe disa qytete tė tjera tė Shqipėrisė, qė iu pėrgjigjen njėzėri thirrjes kombėtare tė Ministrit Koliqi. Mendohet se tė kėsaj periudhe janė edhe hapja e mbi 200 shkollave nė gjuhėn shqipe nė Kosovė, ku dominon shumė kontributi i intelektualėve nga qyteti i Shkodrės.

Nikollė Mrijaj edhe gjatė periudhės sė vitit 1945 dhe nė vitet nė vijim ndihmoi nė mėnyrė tė fshehur lėvizjet nacionaliste nė Kosovė, qė luftonin pėr bashkimin e tė gjithė trojeve etnike nė njė shtet tė vetėm dhe pėr lirimin e Kosovės nga pushtuesit shekullorė serb. Kėshtu me radhė do tė ndihmojė nė luftėn e njohur tė Drenices dhe nė veēanti ndihmoi me tė gjithė mundėsitė ēeten nacionaliste tė udhėhequr nga trimi i Kosovės Ndue Pėrlleshi, Ukė Sadiku, Prof. Ymer Berisha e sokoleshen shkodrane Marije Shllaku. Gjithashtu i erdhi nė ndihmė popullatės sė vendit. Ndue Pėrlleshin e kishte bashkėvendas, shokė tė fėmijėrisė dhe rinisė. Nė Beograd, kur Nikollė Mrijaj ishte me shėrbim ushtarak nė garden e Krajl Aleksandrit ishte edhe Ndue Pėrlleshi. Nikolla punonte ato ditė nė njė depo armėsh dhe i kishte dhuruar Ndout njė revolver, tė cilėn e mbajti si kujtim tėrė jetėn. Edhe kur ndeshte brigada apo ēeta nė mal Nikolla i kishte orientuar partizanėt nė drejtime tė rrejshme, nė mėnyrė qė tė mos tė ballafaqohen me ēetat e Ndue Pėrlleshit e tė tjera ēeta nacionalistėsh qė vepronin me shumicė asokohe nė tė gjithė Kosovėn, nė luftė kundėr komunizmit dhe pushtimit kolonial serb. Ai ka strehuar dhe ndihmuar me tė gjithė mundėsitė lėvizjet pėr lirinė e Kosovės dhe nacionalistėt e flaktė tė ēėshtjes amtare.

Nė vitet e pleqėrisė ky burrė i madh dhe i urtė nė shumė kuvende burrash tė Lugut tė Drinit, kishte pasė fatin e mirė qė tė marrė pjesė nė shumė momente delikate dhe tė rėndėsishme tė pajtimit tė gjaqeve dhe ngatėrresave nė zonėn e tij, falė pėrvojės pėr t'u marrė me njerėz dhe kuvenduar shtruar me tė gjithė. Njihte shumė mirė "Kanunin e Lekė Dukagjinit", historinė e fisme tė Derės sė madhe tė Kapidanve tė Mirditės, nga ku e ka prejardhjen edhe fisi Mrijaj, qė prej kohėsh mė vonė ishte shpėrngulur nė Kosovė.

I paisur me kėto virtyte tė moēme dhe fisnike shqiptare, Nikolla la njė emėr tė mirė nė tė gjithė trevėn e vet dhe nė tėrėsi nė Kosovė ku kishte shumė miq dhe dashamirė, me tė cilėt kishte bashkėpunuar pėr ēėshtjen e shenjtė kombėtare.

-- marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara