HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrkujtohet nėna pajtore e famullisė "Zoja e Shkodrės", si mbrojtėse e katolikėve shqiptarė

-- nga Klajd Kapinova

Klajd Kapinova EASTWOOD MANOR (Bronx)
Festa e "Zojės sė Shkodrės" ose e njohur si "Nana e Kėshillit tė Mirė", mblodhi rreth 600 besimtarė bashkėatdhetarė nė njė mbrėmje festive tė organizuar nga kisha katolike "Zoja e Shkodrės", pėr tė pėrkujtuar 27 prillin si Dita e Pajtores sė famullisė tė kishės katolike me tė njėjtin emėr nė Hartsdale New York.
Qendra Katolike Shqiptaro-Amerikane "Zoja e Kėshillit tė Mirė", ėshtė themeluar nga i ndjeri mons. Zef Oroshi (1915-1989) mė 1969 nė Qendrėn Katolike shqiptare shėn Pjetri e Pali themeluar nga mons. Zef Oroshi dhe dom Lazėr Shėldija.
Nė vitin 1973, si rezultat i bashkimit tė kėtyre dy qendrave u formua ajo qė sot quhet krenaria e tė gjithė besimtarėve katolikė shqiptaro-amerikanė kisha e "Zojės sė Shkodrės" nė New York.
Qendra Katolike shqiptaro-amerikane "Zoja e Kėshillit tė Mirė", ėshtė themeluar me formimin e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane me 16 qershor tė vitit 1962, me nismėtarėt e pėrkushtuar meshtarėt shqiptarė dr. mons. Zef Oroshi dhe prof. dr. at Andrew Nargaj, tė mbėshtetur nga njė grup tė vogėl besimtarė katolikė shqiptarė tė porsa ardhė nga kampet Italisė dhe Austrisė. Kurse Lidhja Katolike u formua nė njė mbledhje tė mbajtur nė kishėn katolike sllovene tė Shėn Qiricit nė Manhattan New York. Ky tubim inkurajoi tė gjithė besimtarėt dhe barinjtė shpirtėrorė qė tė fillojnė kishėn e parė katolike shqiptare nė ShBA dhe nė pėrkujtim tė "Zojės sė Shkodrės".

Qė prej vitit 1973 tradicionalisht filloi tė pėrkujtohet edhe festa e pajtores sė famullisė "Nana e Kėshillit tė Mirė" ose "Zoja e Shkodrės", e cila si njė nėnė e kujdeshme i ka mbrojtur e i ruan gjithnjė tė gjithė besimtarėt katolikė shqiptarė nė vendlindje dhe diasporė... Qė nga ajo kohė e deri mė sot festa e shoqėruar me darkė tė madhe, ka 30 vjet qė festohet nė New York nga tė gjithė besimtarėt katolikė tė kishės shqiptaro-amerikane. Ata vijnė nga shumė shtete tė Amerikės pėr tė gėzuar sė bashku me ish-famullinė e parė tė kishės shqiptaro-amerikane.
Nė darkėn festive mė 27 prill 2003 nė orėn 7 pm, ishin tė pranishėm nė tavolinėn e nderit meshtarėt e nderuar dom Pjetėr Popaj, dom Nikolin Pėrgjini, dom Viktor Dedaj, motra Buonaventura, kryetari i Kėshillit tė Kishės z. Gjeto Dushaj, drejtuesi i ri i darkės Henrik Berisha etj. Nė fillim e mori fjalėn Dom Pjetėr Popaj. Ai duke pėrshėndetur tė gjithė popullin, qė kishte ardhur pėr tė marrė pjesė nė darkėn e madhe e pėrbashkėt tė komunitetit tė famullisė sė besimtarėve katolikė shqiptaro-amerikanė, u uroj mirėseardhjen nė gėzimin e pėrbashkėt nė familjen e madhe tė kishės tonė. Ai shprehu kėnaqėsinė qė sheh nė darkėn festive njė numėr shumė tė madh pjesėmarrės, duke i falėnderuar si famullitar, sikurse bijtė e bijat e "Zojės sė Shkodrės", qė ėshtė edhe pajtoria e jonė.

Ai vijoi, fjalėn e tij duke thėnė se "Kjo ėshtė e rėndėsishme jo vetėm pėr ne, por pėr mbarė krishtėrimin dhe popullin shqiptar. Ju i dini ndėrmjetėsitė e Zojės sė Bekuar, lutjet e Saja, qė historikisht i kanė ndihmuar popullit shqiptar, historisė plot vuajtje e ngarkesė luftrash kundėr pushtuesve qė kemi kaluar gjatė shekujve. Kur populli ynė ka qenė ndėr mjerimet mė tė mėdha, populli i ėshtė drejtuar Zojės sė Bekuar dhe ka ndjerė siguri nė realizimin e lutjeve tė tij, ėshtė mbėshtetur dhe pėrkrahur gjithnjė." Pasi bėri njė historik tė shkurtėr tė kalvareve tė popullit tonė, meshtari i nderuar dom Pjetėr Popaj, shtoi se "Populli ynė sot ėshtė nė pėrparim. Edhe pse i vuajtur i ka dhėnė botės shumė njerėz tė mėdhenj qė kanė luajtur rol kryesorė ne tėrė historinė. Tani pėr tėrė kishėn katolike ėshtė koha pėr tu pėrgatitur nė shenjtėrimin apo lumninė e motrės tonė Nėnė Tereza. Kemi shumė arsye, pėr tė falėnderuar Zotin dhe pėr kėtė arsye ne e quajmė si natė shenjte".
Mė pas e mori fjalėn drejtuesi i darkės, punėtori i palodhur dhe aktivist i dalluar pranė kishės, z. Henrik Berisha. Ai tha se kjo natė ėshtė traditė e hershme e pėrkujtimit qysh nga emigrantėt e parė qė kanė mbėrritur nė ShBA dhe vijon me pėrkujdesje tė veēantė nga grupi organizator dhe meshtari i nderuar dom Pjetėr Popaj po vijon kjo traditė shumė e mirė e popullit tonė. Nė fund ai u lut qė Zoja e Shkodrės tė ndihmojė shqiptarėt si gjithmonė nė tė gjitha lėmit famullitare e familjare.
Famullitarit i ri i kishės sė shėn Ndout nė Bratic tė Ulqinit dom Viktor Dedaj e mori fjalėn pėr tė bėrė bekimin e darkės. Nė shenjė respekti besimtarėt u ngritėn nė kėmbė pėr tė marrė bekimin nga meshtari. Ai e hapi fjalėn e bekimit me njė shprehje popullore "Mirė se keni ardh, e mirėse ju ka prue Zoti nė kėtė sofėr bujare me buk, kryp e zemėr pėr ju sot. Nė tryezė duke ngrėnė bukėn bashkė, fillojnė bisedat vėllazėrore, marrim pjesė nė vuajtet e njeri tjetrit dhe nė tė mirat e pėrbashkėta. Krypa qė i jep shije ushqimit, ėshtė shija qė na fton pėr ta gėzuar kėtė mbrėmje." Ndėrsa mė poshtė ai tha: "Zėmra qė simbolizon zemrėn trupore tė njeriut, shpreh dashurinė e njeriut. Gėzuar dhe pėr shum mot festėn e pajtores tė pėrbashkėt "Zoja e Shkodrės"".
Kryetari i Kėshillit tė Kishės "Zoja e Shkodrės" z. Gjeto Dushaj, i cili e mori fjalėn pasi uroj pjesėmarrėsit bashkėatdhetarė dhe klerikėt e nderuar, bėri njė historik tė shkurtėr tė "Zojės sė Shkodrės" deri nė ditėt tona. Ai tha se "Zoja e Shkodrės" ėshtė e nderuar dhe e respektuar prej shekujsh nga tė gjithė populli shqiptar. Kjo darkė ėshtė organizuar nga Kėshilli i Kishės "Zoja e Shkodrės", Qendra Kulturore "Nėnė Tereza" pėrmės kontributit tė madh tė aktivistėve tė palodhur tė kishės Gjeto Dushaj, Gjon Dedvukaj, Dedė Shkreli, Prekė Curanaj, Zef Lulgjuraj, Gjokė Selca, Ndue Palushaj dhe si gjithnjė i kundondodhuri kryeredaktori i revistės fetaro-kulturore "Jeta Katolike" z. Mark Skreli. Gjatė gjithė kohės kėngėt popullore nga tė gjithė trojet etnike shqiptare u pėrcollėn me valle tradicionale popullore nga tė gjithė pjesėmarrėsit. Grupi muzikor "Kastrioti" e shtoi edhe mė shumė atmosferėn me kėngė e melodit e bukura popullore. Interpretimet me nivel tė lartė artistik tė kėngėtarėve tė mirėnjohur tė komunitetit Gėzim Nika, Aurela Gaēe dhe Morena Reka argėtuan deri nė orėt e vona tė mbrėmjes tė gjithė pjesėmarrėsit nė darkėn e madhe tė bashkėatdhetarėve shqiptaro-amerikanė.

Cila ėshtė historia e "Zojės sė Shkodrės"

Figura e Zojės sė Shkodrės qė ėshtė e realizuar nė pikturė edhe nė kupolen e kishės me tė njėjtin emėr ka njė histori tė hershme. Ajo ka qenė e vendosur nė lterin e kishės nė qytetin e vjetėr tė Shkodrės dhe nderohej me njė devotshmėri tė posaēme, sikurse njė engjėll i gjallė. Shtegtarėt shkodranė po i luteshin Zojės sė Shkodrės pėr ndėrmjetėsinė e Saj dhe se si figura nė njė mėnyrė tė mrekullueshme shkėputet nga muri i kishės sė Shkodrės, duke kaluar brigje, kodra e lumenj dhe mė pas detin Adriatik dhe u vendosėn nė Itali. Qė prej vitit 1467, kur iku nga Shkodra, figura origjinale e "Zojės sė Shkodrės" sot pushon nė Bazilikėn e Gjenacanit disa kilometėr afėr Romės. Nė atė kohė ushtria pushtuese otomane e rrethoi kalanė "Rozafa" nė Shkodėr, ku figura gjendej. Shqiptarėt i bėnė rezistencė ushtrisė otomane, por edhe pėrballė rezistencės qyteti ra nėn sundimin e pushtuesve. Forcat turke praktikonin shkatėrrimin e kishave dhe qytetėrimin e populli tė arbėrit. Ata pėr dy javė e kthyen kishėn kushtuar shėn Shtjefnit protomartir nė xhami, por qė mė vonė u rikthye besimtarėve tė mėparshėm katolikė.
Sot gėrmadhat e kishės gjenden nė mėnyrė fragmentare si rrėnoja me disa faqe muri nė kalanė 2400 vjeēare "Rozafa". Qyteti zhvendoset nga kodra rreth kalasė nė drejtim tė zonės fushore, ku edhe vendoset popullsia e krishterė qytetėse. Pėr qytetarėt shkodranė dita e 7 prillit e vitit 1858 ėshtė njė nga ditėt qė ka mbetur e gdhendur nė kujtesėn e historisė.
Vetė fjala aq e njohur nė "Kisha e Madhe" siē e thėrrasin ende sot tė gjithė, kishte si synim tė rėndėsishėm qė nė gjirin e saj tė jenė tė pranishėm sa mė shumė besimtarė tė pėrkushtuar me lutje tė pėrshpirtme. Nga arkitektėt italianė ndėrtues, ishte menduar qė Kisha tė zėnte mbi 7500 besimtarė... Edhe pse u largua prej Shkodre prania e saj si nėnė mbrojtėse ishte gjithnjė pėr tė gjithė shqiptarėt. Ajo i ruajti dhe ndihmoi popullin shqiptar gjatė shumė ēasteve tė vėshtira, qė tė mbajnė gjallė fenė e shenjtė katolike. Termeti i vitit 1905 dhe bombardimi i qytetit mė 1913, shkatėrruan vetėm njė pjesė tė vogėl tė qytetit dhe objektet kishtare.
Edhe gjatė regjimit tė ashpėr komunist ėshtė pėrdorur njė barbarizėm i madh ndaj fesė dhe meshtarėve tė popullit shqiptar.
Nė pjesėn ballor tė kishės nė lter ka qenė figura e "Zojės sė Shkodrės", e cila u ripikturua mė 1958 nga njė sėrė piktorėsh tė njohur tė qytetit tė krishterė dhe muslimanė. Mė 1995 meshtari dom Ndoc Noga, me njė grup piktorėsh tė rinj tė talentuar si Jozef Martini, Zef Paci, Adrian Paci i rikthyen buzėqeshjen besimtarėve tė devotshėm katolikė, kur ato ripikturuan "Zojėn e Shkodrės" nė kupolėn e Kishės katedrale tė shėn Shtjefnit... Nė dekadėn e fundit "Zoja e Shkodrės" e adhuruar nga tė gjithė besimtarėt katolikė kthei lirinė e besimit popullit tonė, ku u ngritėn dhe u rihapėn kishat e reja.

10 vjet pas vizitės sė Papa Gjon Pali II nė kishėn "Zoja e Shkodrės" nė Shkodėr

Tė gjithė ata qė kanė patur rastin tė udhėtojnė pėr vizitėn si turistė nė hyrje tė qytetit tė Shkodrės, kanė verėn re njė kishė tė re tė ndėrtuar mė 1995. Kjo kishė ėshtė rrėnuar me themel dhe lėndė plasėse nga sistemi ateist, duke zhdukur dhe vrarė me dhe pa gjyq njė pjesė tė madhe tė klerikėve katolike qė kanė shėrbyer edhe nė kėtė kishė. Skicė idea e ndėrtimit tė kishės pėr herė tė parė ėshtė bėrė nga "poeti kombėtar" at Gjergj Fishta (1870-1940), qė ėshtė pjesė e 25 punimeve qė ruhen nė Kuvendin Franēeskan nė Gjuhadol Shkodėr.
Mė 25 prill 1993 para 10 vjetėve Ati i Shenjtė Papa Gjon pali II bekoi gurthemelin e ndėrtimit tė kishės sė re si dhe shuguroi katėr ipeshkjėvij tė rinj tė hierarkisė sė re tė Kishės katolike pranė katedrales "Shėn Shtjefni". Papa solli dhe i dhuroi Katedrales sė Madhe nė Shkodėr njė kopje tė figurės sė "Zojės sė Shkodrės", qė sot gjendet nė Gjenacan afėr Romės. Si pėrputhje tė pėrkushtimit shpirtėror edhe ipeshkėvijtė e shuguruar tė ndjerėt imzot Frano Illia, imzot Robert Ashta dhe Shkėlqėsinė e Tij imzot Zef Simoni ipeshkėv ndihmės i arqipeshkėvisė metropolitane tė Shkodrės dhe Shkėlqėsinė e Tij imzot Rrok Mirdita arqipeshkėv nė arqipershkėvinė Durrės-Tiranė, kanė pasur figurėn e "Zojės sė Shkodrės".

-- marrė nga gazeta "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara