HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kleri Katolik me Malėsi - kryfjalė nė vite

-- nga Klajd Kapinova

Klajd Kapinova Flamuri i Gjergj Kastriotit nė Bratile tė Deēiqit mė 6 Prill 1911 ishte njė shkėndi pararendėse e Shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 nėntorit 1912

Shqipėria ka qenė historikisht pėrherė zemra e patriotėve tė vėrtetė tė Malėsisė sė Madhe, trevė e cila shpesh ėshtė pėrmendur se ka nxjerrė burra kuvendi e pushke; duke i falur Atdheut e maleve kreshnike Dedė Gjo’ Lulin (1840-1915), i njohur pėr burrėri, urti e autoritet.
Me kėto cilėsi, Deda pėrballoi me armė nė dorė ushtritė pushtuese turke e sulmet malazeze, duke ruajtur me vendosmėri trojet e tė parėve tanė.
Kryengritja e fillimit tė dekadės sė dytė tė shek. XX, i tregoi Evropės se kishte ardhur koha tė shkundej nga soditja indiferente qė i bėnte vėshtrimit tė ngjarjeve nė trungun e vjetėr tė Evropės Juglindore, nė trajtimin e ēėshtjeve shqiptare, paralajmėroi fuqitė e ndryshme ballkanike qė ėndrronin njė coptim midis tyre tė Turqisė evropiane, se trojet shqiptare nuk do tė ishin njė kafshatė e lehtė pėr t’u gėlltitur nga orekset e pangopshme. Ajo i dha njė mėsim tė mirė pushtuesit turk "tue provue nė gjuhėn e plumbave se kishte perendue tashma koha e ekspeditave ndėrshkimore dhe e raplezarjeve, tė udhėhequna nga gjeneralė shumė tė zot dhe tė sprovuem nė mizori, si Shefqet Turgut Pasha me shokė" (Tefė Krroqi, "Hylli i Dritės", vj.XXII, fq.11). Kombet, qė nė shekuj kishin vuajtur nė robėrinė turke, u gėzuan e nisėn tė gjallėrohen, duke menduar se po fillonte njė shpresė e re. Jashtė ndikimit jetėdhėnės nuk mbeti as Shqipėria, e cila mbi kurrizin e saj kaloi keqtrajtime me plagė tė thella. Mirėpo, nuk vonoi shumė se xhonturqit e rinj porsa erdhėn nė pushtet nisėn metodėn e kėrbaēit dhe tė mosprishjės sė "qetėsisė", duke vijuar tė merrnin nėpėr kėmbė kombet qė ende jetonin brenda pushtuesve osmanė.
Historiani at Marin Sirdani (1885-1962), duke vlerėsuar kontributin e elementit shqiptar nė drejtim tė atdhedashurisė, mbi lėvizjet shtypėse tė xhonturqve tė rinj kundėr kombeve qė kėrkonin liri shkruan: "Barbarit, mandej tė kryesum prej Xhavit Pashės e Shefqet Turgut Pashės pėr t’shtyp shqyptart ēuen pesh zemnat e shumkuj, e Leket e Malcis qi nuk ishin ken msue me u ba rajė e askuj, tue provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e t’drejtat qi kishin pas gzue per qindra vjet edhe nen Turki nisen me lvisė. Qysh n’prendveren e vjetit 1910 shifen faqe sheje paknaqsije: t’arratisunt shtohen e n’krye tė ēetave kryengritse asht "Kreshniku i Malcis" Ded Gjo’ Luli. Ky e Kol Toma, Bajraktari i Veles, ishin tė vetmit nė krahinen e Shkoders qi tuj mos zanė bes njaj permirsimi me djelm t’vet e kushrit nuk kishin dorzue armt e ishin arratis. Kaloi gjith ajo vjet pa ndonji ngjarje me randsi, por me 24 marc 1911 zuni fill nji luft e vertet kundra Turkis. Populli mbar i Malcis i lidhun me kryengrits, me pushk e pa pushk msyni njiherit t’gjitha postat qi gjindeshin brenda kufinit t’Malcis e me at yrysh n’e e nesre, pushtuen Tuzin, e ashtu t’forcuem me arm e me municion u drejtuen kah Shkodra e qendruen n’Koplik. Mali i Zi, i cilli mezi qi pritte me pa shtjellime nė Turki, tuj e pa se malcort ia kishin nis punes pernjimend, u vu me i mprojt e e bane kufinin e liri me hi e me dal. Lajmi se Malcia ishte ēue pesh e dojte me msye Shkodren e qiti ne mendim Bedri Pashen, valin e atij qyteti, e me shkak se ishte Dini ne rrezik rrejti muhamedanet e vendit, e kush kje i zoti i armve u bashkuen me asqer e duel ne luft kundra malcorve. Kta per me i diftue Fiqive t’Europes e shqyptarve qellimin e kryengritjes ban me 30 marc nji mbledhje n'Cetin e i ēun nji ‘memorandum’ Fuqive t’Mdha e Malit t’Zi. Ne ket tubim pos kremve t’Malcis muren pjes e u lidhen me ta edhe disa kren me randsi t’vendeve tjera, t’krishtene e muhamedan". (Dorėshkrim).

Kush ishte Dedė Gjo’ Luli?

"Pashė, o Pashė, t’ rrnoft bajraku,
Ndigjo Deden ē’asht kah flet:
Pėr pa rrjedh der n’sylah gjaku,
Knjazi vendin tem s’e shklet!

Ah! Qe prep don t’na dajn copa!
Prep mendimi i parė asht ngjall!
Por ta marr vesht tan Europa:
Ded Gjo’Luli prap asht gjall!"

Ai kishte lindur e rritur nė bjeshkėt e larta tė maleve tona, ku gurgullon uji i kristaltė nga bora e shkrirė, pyjeve, ku dėgjohet zėri nė kor i zogjėve, njerėzve qė si lisa tė gjatė hijeshojnė, me shtėpitė e mbushura plot me zėrin gazmor tė fėmijėve, qė harlisėn lirshėm tek shėtisin mbi ato shkrepa tė lara e tė larta me gjak e lot trimash, ku Atdheu e feja e tė parėve ilirė u ruajtėn mė shumė se nė asnjė vend tjetėr tė Shqipėrisė.
Deda, ishte i pari midis tė parėve, i barabartė mes tė barabartėve. U dallua pėr aftėsi drejtuese, si njė ushtarak popullor nė zemėr tė Alpeve. Ende jetojnė nė zemrat e kujtesėn e malėsorėve vlerėsimet nga bashkėkohėsit pėr Dedėn, ku midis tė cilėve demokrati Avni Rustemi e quajti "burrė i pafrikė e i panjollė i maleve tona". Ai ishte jo mė shumė se 38 vjeē si shoqėrues besnik i Ēun Mulės nė Lidhjen e Prizrenit 1878.
Ai ishte e mbeti shpirti dhe zemra e kryengritėsve, pėr mbrojtjen e trojeve tė vendlindjes, duke luftuar ballė pėr ballė bishėn osmane. Nė betejėn e hatashme u vranė trimėrisht kelmendas, hotjanė, shkrelas, koplikas, kastratas e shkodranė, tė cilėt qenė tė ndihmuar shpirtėrisht nga klerikėt katolikė… Po kjo histori u shoqėrua me ngjarje tė ēuditshme. Pikėrisht, pėr hir tė sė vėrtetės sė dokumentuar nė shtypin e kohės, pėr llogari tė ekspeditave famėkeqe ndėshkimore tė Turgut Pashės e Portės sė Lartė, brėnda ushtrisė pushtuese ishin tė veshur me rroba e pagueshin rregullisht (mercenarė) disa trathtarė shkodranė, tė cilėt shėrbenin me besnikėri, duke iu kundėrvėnė me armė nė dorė fatosave tė lirisė, tė cilėt pa iu trembur syri mbanin me vendosmėri njeri pas tjetrit nė majė tė Deēiqit flamurin shqiptar. Tashmė dihet fundi i turpshėm i tyre, tė cilėt trimat e Dedės nuk i vranė, por i lanė tė lirė tė ktheheshin (nė kėmishė e brekushe) nė vendlindjen qė e kishin trathtuar. Publicisti Risto Siliqi nė librin e parė: "Pasqyra e ditve t’pergjakshme nė t’pestin shekull Shqypnis sė robnueme", Trieste, korrik 1912, shkruan: "Me 26 t’marsit, bashkue ushtarėt e Hotit, tė Kelmendit, tė Grudės, tė Kastratit, tė Shkrelit e tė Shalės, e t’sokoluem me fitime t’pėrditshme, i ranė me nji rreptsi ushtrisė t’pėrzieme me shkodranė, sa mbas guximit e fatosash t’rrallė t’ktyre ushtarve shqyptarė, kta halldupa e pan se t’gjith po jesin me krye e ranė gjall n’dorė. Nder ta rob u xu dhe Abas Bekteshi, njaj trathtar qi nė kohė t’aksionit reformator ju pat kundershtue si shqyptar Shefqet Turgut Pashės, dhe pasi e patėn burgosun e dy hersh, nė t’pamė t’gjith popullit t‘Shkodres, e patne shtrue n’dajak, e ky i poshtri u ēue me i ndihmue anmikut tė vet e me e vra me vllazėn… Pėr pos tij u xun rob dhe tjer, tė cilve mbasi armt e fishekt ia moren, i lshuen lirė, t’cilet ikėn me marrė kah Podgorica, prej kėtej me avullore pėrmbi liqe e shkuene n’Shkoder, ku ndoshta nana e gratė e tyne do t’i kenė pritun tė padituna t’i ngjeshin furkat. Kėt ditė dhe prej Jusuf Gjokajve tė frugsuem prej plumbave tė shqyptarėve ikėn nė Podgoricė 70 vetė tė turkut. Ne nesre si plasi drita, fatosat ton psyne pėrsėri si luana dhe xune rob edhe 90 vetė tė tjerė, i ēarmatosen e i nisen kah Podgorica...".
Siliqi, si gjithė rilindasit e tjerė tė penės e pushkės, e njihte mirė fytyrėn e trathtisė. Me gjuhėn e fakteve historike dhe si dėshmitar, ai fshikulloi pamėshirė tė gjithė trathtarėt e kombit, qė iu kundėrvuan me armė nė dorė flamurit kuq e zi tė fatosa tė lirisė.
Studiuesi at Marin Sirdani, mbasi pėrshkruan pikėt kryesore tė ‘Memorandumit’, nėnvizon frymėn e bashkėpunimin e ngushtė qė ekziston midis malėsorėve pa dallim feje. E rėndėsishme ishte lufta e vendosur kundėr pushtuesit tė pėrbashkėt qė kishte shkelur trojet tona. Nė shėnimet historike lexojmė: "Ky ‘Memorandum’ kje i nenshkruem pos dy kryetarve tė kryengritsve, Ded Gjo’Lulit e Sokol Bacit, edhe prej Muharrem Beg Bushatit (n’emen t’Shkodres), Isa Beg Boletinit e Abdullah Agės (n’emen tė Kosovės), Kapidan Preng Marka Kokes (n’emen t’Mirdites) e Mehmet Shpendit (n’emen t’Dukagjinit). Nji lidhje e atill dy elementash dukej n’e parė se do tė prodhojn nji dobi tė perbashkt, por muhamedanėt e Shkodres vijuen me u mbajt me qeveri turke, e kta me asqer e nalen sulmin malsorvet derisa u erdh nė ndihmė Shefqet Turgut Pasha me shtatdhet bataljona…" (Dorėshkrim). E, natyrshėm, askush mė mirė se gjaku i derdhun nuk mund tė flasė pėr atdhetarizmin e shqiptarėve: Nė Deēiq e Kaēanik, trimat e Kosovės luftuan pėr Shqipėrinė e besuan Perėndinė. Dedė Gjo’ Luli e Isa Boletini, Themistokli Germenji e Shtjefėn Gjeēovi qenė besimtarė; Thimi Mitko e Papa Kristo Negovani, Sali Butka nuk qenė ateist, por megjithatė luftuan dhe dhanė aq shumė pėr atdheun. Jo besimi, por pėrkundrazi materializmi e dobėson dhe ligėshton njeriun.
Mbi kryengritjen e Dedė Gjo’ Lulit nė Malėsi, qė u ngrit menjėherė nė kėmbė, duke rrokur armėt pėr liri prof. Abaz Ermenji (1910-2003) nė veprėn e vet historike: "Albania-Vendi qė zė Skenderbeu nė historinė e Shqipėrisė" ("Shqypnia e Lirė", Paris, 1968, fq.279), nėnvizon: "Valiu i Shkodrės Bedri Pasha, u gjet ngushtė se s’kishte forca tė mjaftueshme pėr t’iu bėrė ballė kryengritėsve. Prandaj u vu tė shfrytėzonte fanatizmin fetar tė myslimanėve duke iu thėnė se "Dini" ishte nė rrezik dhe duke i gėnjyer se gjoja tė krishterėt donin tė sillnin nė Shkodėr Malin e Zi. Me kėto intriga mujti tė mblidhte njė turmė shqiptarėsh myslimanė prej Shkodre dhe t’i dergonte pėr tė luftuar kundėr vėllezėrve tė tyre katolikė. Por kėta "mbrojtės" tė "Dinit" u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritėsit. Pėr fat tė mirė, ky dram i shemtuar vėllavrasjeje nuk u pėrsėrit mė nė Shqipėrinė e Veriut."

Eshtrat e at Gjergj Fishtės, Dedė Gjo’Lulit etj., hidhėn nė lumin Drin

Figura e Dedės ėshtė lėnė nė hije nga historiagrafia moniste, tė cilin u mundua ta bėnte ateist e antiklerik, kur dihet se ai ka qenė njė mik e bashkėpunėtor me franēeskanėt e shquar tė vendit. A nuk ėshtė njė domethėnie dhe fakt kuptimplotė, pohimi ipeshkėvit imzot Zef Simonit (ish-Sekretar i Arqipeshkvisė sė Shkodrės nė kohėn kataklizmave antifetare prej komunistėve. Ai mė vonė arrestohet dhe bėri 12 vjet burg nė Spaē, Burrel, Sarandė, etj., shėnimi im K.K.), nė ligjeratėn e tij pohon: "…s’bashku me eshtnat e klerikėve shkodranė, nxjerrė nga diktatura, ishin edhe eshtnat e Dedė Gjo Lulit…Dom Mark Gjanit, tue e torturue, i kėrkuene tė mohonte Krishtin. Pėrkundrazi Dom Marku tha fjalėt e fundit mes dhimbave "Rrnoft Krishti Mbret!". Vdiq i varun nder shpatulla, tuj ia hjedhė trupin qejve e mbeturinat e tij i lėshuen nė prrue. Bash njiashtu si vepruen turqit me eshtnat e Gjergj Kastriotit e me prelatin e lavdishėm Imzot Pjeter Bogdanin, apo si vepruen ma vonė komunistat, tuej nxjerrė prej vorrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazėr Mjedjes, Mons. Gasper Thaēit, Mons. Ernest Cocit, Mons. Bernardin Shllakut e At Gjergj Fishtės e sė bashku me atė, pa dijtė gja, tė Dedė Gjo’ Lulit, eshtnat e tė cilit franēeskanėt i kishin ruejtė nė vorret e tyne pėr t’i ba nji monument". ("Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni 1944-1990", Shkodėr, 1999, fq.10).

Ky mik apo... i kėtyre njerėzve tė fesė?

Nga historiografia qė lam pas, Deda u pa gjithnjė i shkėputur nga bashkėluftėtarėt e tij, tė afėrm apo tė largėt, bile edhe nga pasardhėsit e Derės sė tij tė pėrmendur, ku, kėta tė fundit u ndoqėn e pėrsekutuan nė Shkodėr. Studiuesi i ndjerė prof.dr. Simon Pepa shkruan: "Dhe ėshtė pėr tė ardhur keq se kjo luftė, kėta heronj dhe vetė kryetrimi Dedė Gj’Luli pėr vjet e vjet u lanė nė harresė. Lufta dhe ngritja e Flamurit nė Deēiq, pėrmendej sa me thanė, emri i heroi vetėm sa citohej…Dhe ajo qė ėshtė rrėnqethėse ėshtė fakti se mjaft nga nipat e stėrnipat e Dedė Gj’Lulit, si dhe mjaft klerikė qė morėn pjesė me mendje e penė nė pėrpjekje pėr ēlirim u masakruan nė mėnyrė tė tmerrshme. Ata hynė nė rrugėn e mundimeve tamam si nė ferrin e Dantes". ("Gjurmime kulturore", Shkodėr 2000, fq.224)
Ai sistem mos vlerėsues veprash e vlerash, e la Dedė Gjo’ Lulin vetėm me urdhėrin "Pėr veprimtari patriotike" tė Klasit I-rė dhe vetėm nė vitin 1962. Vetėm me kaq dhe asgjė mė tepėr, kur mjaft figura tė tjera, natyrisht, secila me vlerėn e tyre, u pasuan me urdhėra, medalje e ‘tituj’ tė shumtė. Asnjė pėrmendore (tė madhe apo tė vogėl), asnjė rrugė a rrugicė (veē Tiranės), asnjė emėrtim tjetėr me emrin e Dedės, kur mjaft burra tė tjerė tė historisė sonė i kanė kėto pengje nderimi. Pikėrisht, mė 1962, shkodrani prof.dr. Jup Kastrati, boton librin: "Figura tė ndritura tė Rilindjes Kombėtare", ku Dedėn e lė nė vend tė fundit (ndėr 6 figura), pas Isuf Tabakut, Daut Boriēit, Hodo Sokolit etj.

At Gjergj Fishta e Dedė Gjo’Luli

Asokohe "Poeti Kombėtar" at Gjergj Fishta (1870-1940) pėrmes poezisė epike, nė veēanti rroku figurat e ndritura, njė prej tė cilėve ėshtė Dedė Gjo’Luli. Nė ato hapėsira poetike, Homeri shqiptar i kushton Fatosit tė lirisė, si peng nderimi kėngėn prej 800 vargjesh, si rrallė ndonjė heroi tjetėr. Pasi e lexon me endje kupton dukshėm melodinė poetike epike tė Fishtės, shpalosur me talentin e ngjyrave tė ndezura qė ruhet nė portretin e madh atdhetar, tek kryevepra e njohur "Lahuta e Malcis". Ai me pathos pasqyron ngjarjet e mėdha tė stuhishme nė faqet e poemės. Ato, gjithsesi, janė tė pėrcaktuara mirė historikisht, duke ruajtur raporte tė drejta tė ngjarjeve me figurat historike, mbasi ai njihte shumė mirė historinė dhe vendin e heronjve tė kombit. Nė hapėsirėn e atdhetarizmit tė ndjeshėm shquhen Dedė Gjo’ Luli, Oso Kuka, si dhe tė tjerė malėsorė trima, si: Marash Uci, Tringa, Ēun Mula etj. Denjėsisht Fishta, paraqet atdhetarin nė mėnyrė figurative:

"N’at Malsi, n’at Rapsh t’Hotit
Ded Gjo’Luli, burr si motit,
ma’ i qetė Lekė, bisha shkorretit,
ka nis pushkėn m’asqer t’Mbretit!"

Poeti, mbasi e quan trimin e Traboinit Dedė Gjo’Lulin si ‘shpatė e gjallė’, i vė atij nė gojė atė ligjeratėn e gjallė e aq kuptimplote, drejtuar Sulltanit pėrmes Bedri Pashės, duke e paralejmėruar se nuk do t’i shėrbenin mė shqiptarėt:

"Se me sotjet, emni i Zotit!
Sa jem nipash t’Gjergj Kastriotit e "Shqyptarė" qi thonė vendit
ma duva nuk i bajmė Mbretit"

Fishta si poet e Deda si lufėtar, e kanė shumė tė kjartė se si kishte jetuar populli nė thundrėn e hekurt turke, duke i sjellė atij aq e aq telashe e rreziqe tė panumėrta, tė cilat vėrehen kur autori flet shumė pėrmes pendės sė poetit:

"Na shkoi moti si a’ma zi
ngran e pangran, e kryet nė gershan
bje prej sherrit n’taksirat"

ose vargėzimet e mėposhtme tė mbushura me folje vepruese:

"Se ai s’po kish tjeter zanat,
veē pre e rep e digj e piq,
rrxo, rreno e vendin flliq".

Kishte ardhur fundit. Vargonjtė e gjatė shtrėngues tė zgjedhės sė huaj gjysmėmijėvjeēari duheshin kėputur sikurse ngjau, sepse Atdheu kishte thirrur fatosat e vet tė lirisė qė ta mbronin deri nė flijim.
Epilogu i luftės me fitore, dihet. Ngrihet Flamuri kuq e zi i Shqipėrisė, simbol i fitores mbuluar me lumenj tė shumtė gjaku, me thirrjen: "Rrnoft Shqypnia".

Historia me fakte historike

"Historia ėshtė mėsuese e madhe, njerėzit janė nxėnės tė kėqinj"
Bismark

Preokupimi me historinė ėshtė i veēantė. Ajo pėrjetohet e jetohet si kujtesė, por edhe si ekzistencė-realitet. Historia nė Shqipėri ėshtė kontrolluar e fshehur vijueshmėrisht. Nė fushatėn e fshehjes dhe falcifikimit sistematikisht e ka pėsuar pjesa mė e mirė e saj, ngjarje e situatė, individ e procese, tė cilat shqiptarėt tash duan t’i zbulojnė e pėrjetojnė intensivisht.
Diktatura e proletariatit, lufta ruso-kineze e klasave dhe koncepti i prolekulturės ishin instrumente e mbulesė e mjaftueshme qė atje tė bėhen krime ndaj njerėzve dhe tė asgjėsohen dokumente, tė falcifikohen epoka e ngjarje tė historisė, tė likuidohen pėrsonalitete e momente tė kulturės. Kėsisoj atdhetarizmi ishte shndėrruar nė fraza e etikė qė nuk thoshte asgjė. Me kėtė metodė stoliseshin ngjarje e situata, procese e pėrsonalitete, tė cilat sot historia po i harron shpejt ose mallkon rėndė.
Rizbardhja e ngjarjeve e individėve ėshtė njė punė e gjatė dhe e vėshtirė. Ai duhet tė kuptohet jo si gjest a pėrcaktim patriotik, jo si zhurmė a reto rikė stilistikore, por si punė e moral shkencorė. Historia e historiani vetėm duke qenė tė saktė e kritikė, krijojnė dhe rrisin vetėdijėn kombėtare e historike.

* * *

Shpesh autorėt qė kanė shkruar pėr ngjarjen dhe figurėn e Dedės nuk janė cekur nė ‘studimet’ e ‘librat’ me tituj historik. Kėshtu mund tė pėrmendim anglezen e njohur Miss. Edith Durham, Kamilio Libardi, major V. Lepetiē, atesheu ushtarak bullgar nė Cetinė, etj., pėr tė ardhur tek shkrimet e nėshkruar nga prof. Kolė Martinaj sekretar i Komitetit Shqiptar tė Podgoricės, Risto Siliqi anėtar, Nikoll Ivanaj etj.
Nė librin e historisė hartuar pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme harta historike e ngjarjeve tė kohės, e hedhur pėr t’u njohur nga brezat e sotėm, ka pasaktėsira, ēka tė krijon pėrshtypjen se kemi tė bėjmė me njė kryengrije spontane. ‘Historianėt’ (para e pas vitit 1990), kanė rėnė tek idetė dhe synimet e hartura (nė hartė) nga turqit pushtues asokohe, mbasi e kanė ngushtuar ose qethur rrethin e zgjerimit tė kryengrijes.
Dhe kėto pėr opinionin tim, pėr dy arsye: sė pari, sipas marrėveshjes sė pėrfunduar me kreshnikėt malėsorė, Qeveria turke ishte zotuar tė paguante dėmet e shkaktuara nga lufta dhe nė kėtė rast ajo kėrkonte t’a hapte qesen e dėmshpėrblimit sa mė pak tė jetė e mundur dhe se harta e paraqitur pėr dėmet e shkaktuara ėshtė disa herė mė e vogėl, formulė kjo e njohur nė shtetet e tjera ku turqit kishin pėsuar disfatė.
Ja qė ‘historianėt’ tanė e kanė ‘harruar’ kėtė argument qė burimet arkivore historike e njohin shumė mirė. Sė dyti, opinioni evropian dhe botėror ishte i shqetėsuar pėr dhunėn qė pėrdorte pa kursim Turqia kudo qė nuk donte tė tregonte tjetėrsimin qė po pėsonte Perandoria e ‘pathyeshme’. Kėtė synim, ajo kėrkonte ta tregonte duke i rrėfyer botės, se nuk ishte kryengritje e zemėrimit popullor, por ishin disa ‘rebelė’ joshqiptarė malėsorė afėr kufirit me Malin e Zi.
Pėr fat tė mirė jehona e ngjarjes shqiptare gjeti pasqyrim nė shtypin e atėhershėm shqiptar dhe tė huaj. (Shih koleksionet: "Hylli i dritės" "Leka" (Shkoder), "Corriere d’Italia" (Itali), "Liri e Shqypnisė" (Sofje), "The Times" (London), "Ora e Maleve", "Cirka", "Shqypnia e re", "Ora e Shqypnisė", fletoret e qytetit tė Shkodres, dorėshkrimet (e pabotuara tė klerikėve katolikė, tė cilat sot kanė mundur tė mbijetojnė), AQSH, fondi 270, Gjush Shedija "Historija e Shkodres" (dorėshkrim i vitit 1945 etj).
Kushdo e di se Papa Leoni XIII mė 1880 vendosi tė hapė dokumentet e Arkivit ‘Sekret’ tė Vatikanit pėr tė gjithė studiues qė vinin nga e gjithė bota, pa shikuar se cilės besim a komb i pėrkasin.
Kėtu ekziston njė dokumentacion shumė i pasur qė pėrmban informata jo vetėm tė karakterit kishtar e fetar, por edhe kulturė tė popujve, gjendjes sė tyre shoqėrore, ekonomike, historisė, gjuhės etj. Kėtė veprim me kurajo tė madhe, qė Kisha i jepte shkencės e kulturės botėrore, studiuesit shqiptarė duhet ta kishin shfrytėzuar para se tė shfrynin dufin dhe tė ulin seriozitetin e ‘shkencėtarit’.
Mbi luftimet e ashpra midis malėsorėve trima dhe taborreve tė armatosura deri nė dhėmbė e tė stėrvitur pėr barbarizma antishqiptare, studiuesi at Sirdani, thotė: "Fletoret europiane t’asaj kohe i pershkruejn trimnit e tyne porsi ata t’herojve legjendar tė kohve tė hershme".
Pas shpėrndarjes me forcėn e armėve tė Lidhjes sė Prizrenit dhe gjunjėzimit tė Turqisė pėrpara presioneve tė Fuqive tė Mėdha, qė ēoi mė pas nė copėtimin e trojeve shqiptare, rrethet patriotike nė vend nuk ishin tė bindur, se Turqia po merrte rrukollisjen dhe se nėn strehėn e saj rrezikohej seriozisht ekzistenca e trojeve shqiptare. Por kishte nga ata qė kishin vizione tė kthjellta iluministe, tė cilėt u shquan pėr veprimtari tė dendur atdhetare. Nė procesin historik kontributi i prelatėve shqiptarė ishte i dorės sė parė nė veprimtari praktike tė planit tė brėndshėm, pėr njėsimin e plotė tė faktorit shqiptar. Ndėrsa veprimtaria e jashtme nė planin politiko-diplomatik, qėndronte nė mbėshtetjen e kualifikuar tė ēėshtjes sė pavarėsisė sė plotė tė trojeve etnike.
Duke e analizuar gjendjen e pėrgjithshme nė Shqipėri, politikanėt evropianė paralejmėrojnė njė shpėrthim trazirash nė pranverėn e vitit 1911. Urretja qė kishin malėsorėt kundėr regjimit xhonturk bėri qė revolta qė filloj ashtu siē e kishin menduar krerėt patriotė malėsorė.
Nė Muzeun e Kuvendit Franēeskan nė Shkodėr, klerikėt me dashuri prindėrore ruajtėn pėr shumė vite nė gji simbolin e lirisė shqiptare. Pėr kėtė dėshmojnė etėrit franēeskan at Leon Kabashi, at Viktor Volaj, at Daniel Gjeēaj dhe at Zef Pllumi, tė cilėt pėr njė kohė janė marrė me mbarėshtrimin e institucionit. Sikur tė mos ishte ngritė Flamuri dhe sikur tė mos kishte ekzistue ai Flamur, do tė kishin pasė guxim etėnit franēeskan me saju njė gjarje tė tillė?
Patriotizmi dhe ndėrshmėria nė pasqyrimin e ngjarjeve kombėtare, kanė qenė ndėr shenjat dalluese tė franēeskanėve shqiptarė, prandaj edhe nuk mund tė vihet nė dyshim vėrtetėsia e ngjarjes. Vėrtetė u ngrit Flamuri nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 nė Ditėn e Pavarėsisė, por edhe mė pėrpara valėviti nė ajrin e pastėr tė maleve veriore shqiptare. I qendisur prej duarve tė vajzave shqiptare, flamuri u mbajt lart prej duarve tė ashpra tė burrave kreshnikė malėsorė. Dhe kishte pėrsėri disa qė, nė urretjen e tyre latente tė papėrmbajtur, deshėn tė mohojnė ngjarjen paraprirėse tė ngjarjeve tė mėdha tė Vlorės patriotike.
Pėr tė parė se sa ‘reaksionar’ e ‘antikombėtar’ ka qenė kleri po japim njė episod pėr fatet e historisė sė kombit tonė.
Ishte dhjetori i vitit 1919, kur shqiptarėt mėsonin pėr marrėveshjen Titani-Venezellos, sipas sė cilės dy pjesė shqiptare Korēa e Gjirokastra i ishin dhėnė Greqisė. Mė 12 dhjetor 1919 imzot Luigj Bumēi do tė nisej pėr nė Romė dhe nė pritjen qė i bėn Papa Benedikti XV (1914-1920), Ai i bėn tė ditur rrezikun duke u zhvilluar ky dialog:
Po ēka tė bėj pėr Ju? Me Itali, s’kam ēfarė tė bėj se e di gjithė bota si jemi. Me Francė marrėdhėniet janė kėputur. Ēfarė tė bėj? Unė kisha pėr tė thėnė Shenjtni, se bota s’ka vetėm Itali e Francė. Ka nė botė Angli dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ke tė drejtė. E pra qysh nesėr do tė piqem me Ambasadorin e Anglisė e e pasnesre me atė tė SHBA-sė. ("Hylli i Dritės", 1937, fq.219).
Qėndri i klerit ndaj kryengritjes sė Malėsisė ka qenė dashamirės e mbėshtetės pa rezerva pėr trimat dhe prijėsin e dashur Dedė Gjo’ Luli. Klerikėt e Malėsisė, duke theksuar nevojėn qė tė rezistonin me bashkėkombasit e vet tė arratisur dhe popullsisė sė dėbuar, u larguan sėbashku me ta dhe qėndruan nė Mal tė Zi.
Midis tyre ishte famullitari i Kastratit at Mati Prenushi. Pas disa viteve, nė kohėn kur atij i bėhej gjyqi komunist, i pyetur nga hetuesia qė zhvilloi gjyqin, pikėrisht aty ku kishte qenė redaksia e revistės "Hylli i Dritės", tha: "Pėrveē muzikės me sakrifica tė mėdha kam pėrshkruar nga antikuari i bibliotekės edhe tė gjitha veprat qė flitshin pėr Gjergj Kastriotin nga populli shqiptar. Tė gjithė kėto vepra janė kėtu edhe sot nė bibliotekėn franēeskane. Kur u ktheva nė Shqipni kam shkue famullitar nepėr male. Kam marrė pjesė aktive nė kryengritje bashkė me malėsorėt e prim prej Dedė Gjo’ Lulit nė vitin 1911 dhe kam ndejė disa kohė me popullin i strehum nė Mal tė Zi…" (Zef Pllumi libri me kujtime "Rrno pėr me tregue", vėll.II 1944-1951). Diplomacia e hollė e gjuhės fine tė moderacionit ka qenė njė tipar karakteristik dhe mbizotėrues nė pėrsonalitetin publik tė arqipeshkvit tė Shkodrės imzot Jak Serreqit. Misioni i tij, duhet tė pozicionohet kjartė nė kontekstin e ēastit kohor tė zhvillimit tė kryengritjes.
Jemi nė korrikun e vitit 1911, ku si rezultat i luftimeve tė ashpra disamujore, energjitė fizike dhe njerėzore tė familjeve malėsore po shkonin drejt njė kufiri, pas tė cilit do tė kishin vetėm asgjėsimin fizik. A ishte vėrtetė e arsyeshme, njerėzore dhe kristiane pėr bariun shpirtėror tė malėsorėve tė ndėrmerrte njė vepėr ndėrmjetėsimi pėr tė shpėtuar popullin e tij nga asgjėsimi i barbarit?
Mendoj se pėr njė patriot e figurė tė rėndėsishme publike, siē ishte Jak Serreqi, njė veprim i tillė ishte krejtėsisht i domosdoshėm dhe pėrbente njė detyrė morale pėr ēdo shqiptar tė arsyeshėm.

Abat Prend Doēi prelat i ndritur i vlerave amtare

Pėr prelatin katolik me shpirt patriotik Abatin e Mirditės Prend Doēin, ka mendime e dokumente qysh nė shekullin XIX, duke bashkėrenduar doket e virtytet e mira amtare me normat e kanunit tė maleve, qė asokohe zinte vendin e ligjit nė Mirditė. Ai vuri rregull nė lutjen e festave qė e rėndonin ekonominė e varfėt tė mirditasve. Si prelat katolik, fetar e atdhetar i ditur, ai gėzonte simpati e gjente mbėshtetje ndėr besimet e tjera nė Shkodėr, Lezhė, Mat, Dibėr e Lumė. Ai nuk e fshihte kurrė shpirtin e vet atdhetar. Nė ēėshtjen kombėtare ai kundėrvepronte gjithnjė hapur e ashpėr jo sepse ishte kryeneē, por sepse ishte patriot i papėrkulur dhe i qendrushėm. Nė mėnyrė qėllimkeqe dhe pa tė drejtė udhėtimi i Prend Doēit si Abat i Mirditės, duke qenė peng i Turgut Pashės gjatė udhėtimit nga Shkodra nė Orosh nė gusht tė vitit 1910 ėshtė pėrshkruar nga mjeku i shtabit tė ushtrisė sė Turgut Pashės, E. Jack. Mirėpo gjatė faqeve tė librit nė turqisht, gjendet njė foto, ku aty kanė dalė Prend Doēi pėrpara nė kalė tė bardhė e Turgut Pasha me kalė tė zi.
Pothuajse pjesa dėrmuese e autorėve tė mėvonshėm gjatė komenteve tė tyre kanė marrė pėr bazė tė dhėnat e parashtruara nga ky autor, i cili nuk ėshtė as politikan e aq mė pak ushtarak. Nė njė studim shumė tė kujdeshėm dhe serioz tė studiuesit G.Robel me titull: "Nopēa dhe Shqipėria" (G.Robel "Franz Baron Nopesa un Albanien" Wiesbaden, 1966, fq.71), vihet nė dukje se: "Ka tė ngjarė qė Jack tė mos e ketė kuptuar shahun dinak tė Doēit, por ka shkruar me hamendje".
E vėrteta ėshtė se prelati nuk i ka prirė ushtrisė turke pėr tė dalė nė Orosh, por ishte pikėrisht Turgut Pasha qė e mori peng dhe e vuri pėrpara. Kushdo e kupton se tjetėr ėshtė tė prijshė pėrpara dhe tjetėr ėshtė tė tė marrin me forcė e tė qesin me dhumė pėrpara.
Pse e mori peng dhe e vuri pėrpara imzot Doēin drejtuesi i ekspeditave ushtarake turke Turgut Pasha? Pėr dy arsye: sė pari, pėr tė siguruar vetėn. Duke pasur pėrpara Abatin me influencė nė tėrė krahinėn me besimtarė besnikė katolikė, imzot Doēi edhe po tė kalonte nė ndonjė pritė askush nuk do tė shtinte nė tė. Sė dyti, pėr tė treguar forcėn e vet, pėr tė pėrulur Abatin Prend Doēin, qė, ndonėse ka pėrkrahjen e shteteve tė Evropės, e vura pėrpara. (AQSH, Fondi 270, Dokumenti 53, fq.7)
Madje, tėrthorazi, Turgut Pasha donte t’i tregonte Austro-Hungarisė qė gėzonte tė drejtėn e mbrojtjes sė kultit, se jam vetė zot mbi ‘shtetasit’ e mi. Por Turgut Pasha megjithse e vuri pėrpara bariun shpirtėror tė malėsorėve, nuk mundi tė arrestonte nė Mirditė asnjė nga krerėt qė ai kishte tė dhėna qė janė strehuar atje, pra parashikimi i tij nuk u vėrtetua; qėllimi fushatės nuk u arrit, mbasi vetė fushata nuk u pėrligj.
Mbėshtetja vetėm nė librin e mjekut Ernest Jack, qė i shėrbente pėrsonalisht Turgut Pashės do tė thotė tė marrėsh si tė vėrtetė njė pikėpamje pėrsonale, subjektive tė njė tė huaji, madje aq mė keq tė njė njeriu jo specialist… Pra, sikurse shihet, kleri u pėrfshi pa ngurrim si shėrbestar i grigjės sė vet gjithnjė kur cėnoheshin interesat e larta kombėtare, dhe jo sikurse kanė shkruar disa profesorė tė Akademisė sė ‘shkencave’ me njė urretje latente se: "Me veprimtarinė e vet pėrēarėse, kleri vėshtirėsoi bashkimin e popullit shqiptar nė luftė pėr liri. Pavarėsisht se nuk ia arriti, ai u pėrpoē tė fuste shqiptarėt nė njė luftė vllavrasėse. Meqė pushtuesit osmanė nuk mundėn tė shtypnin kryengritjen, kleri veproi me tė gjitha forcat pėr t’i mashtruar kryengritėsit qė tė hiqnin dorė nga kėrkesat e tyre kombėtare, ose pėr tė mbajtur larg nga kryengritja e popullsinė e krahinave tė tjera tė vendi…Reaksioni klerikal katolik me demagogji vazhdimisht ka spekulluar mbi luftėn e pareshtuar tė popullsisė katolike tė vendit tonė kundėr pushtuesve osmanė, pėr tė maskuar sadopak qėndrimin e vet reaksionar e bile antikombėtar. Prandaj jo mė kot shtypi klerikal, veēanėrisht me rastin e 25 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė, i ėshtė referuar luftės sė malėsorėve tė Mirditės dhe tė Mbishkodres. Por kleri katolik duke qenė nė shėrbim tė papatit e tė Perandorisė Austriake, ishte i detyruar pėr hir tė interesave tė padronėve tė vet qė tė vihej edhe nė shėrbim tė autoriteteve osmane. Dihet pėrpjekjet dhe roli qė luajtėn klerikėt reaksionarė me nė krye arqipeshkvin e Shkodrės Jak Serreqin dhe Abatin e Mirditės Prend Doēin nė ndihmė tė Shefqet Turgut Pashės me 1910 dhe mė 1911 pėr t’i mashtruar e detyruar masat e malėsorėve qė tė ulin armėt dhe tė heqin dorė nga kėrkesat kombėtare tė Memorandumit tė Gėrēės. Pra lufta e malėsorėve tė udhėhequr nga Dedė Gjo Luli nuk ka asnjė tė pėrbashkėt me qėndrimin reaksionar klerikal…" ("Qėndrimi antikombėtar i Klerit ndaj Kryengritjes sė vitit 1911", Akademia e Shkencave, Tiranė 1980).

Lavdia e njė ngjarje tė rėndėsishme shqiptare

Intensiteti i zhvillimit tė ngjarjeve flet pėr shkallėn e lartė tė ndėrgjegjės politike kombėtare tė malėsorėve, tė cilėt, nė tė gjitha mėnyrat ndihmuan kryengritjen.
Mirėpo ka autorė qė pėrpiqen t’i shfrytėzojnė kėto veēori nė kahje tė kundėrt, kur e shtrijnė atė nė reduktimin e elementit tė ndėrgjegjės pėr pavarėsinė ndaj Portės sė Lartė. A mund tė zvogėlohen kėrkesat e mirėfillta politike tė luftėtarėve ēlirimtarė antiosmanė nė pamundėsi pėr ta mohuar atė krejtėsisht!? Duhet pranuar se autoritet shtetėrore e sidomos osmane pushtuese asokohe e kishin tė kjartė karakterin e vėrtetė politik dhe zemėrimin popullor tė mbledhur ndėr shekuj.
Vlera e populli matet me forcėn e ndėrgjegjės, aftėsinė vepruese nė mjedisin ku jeton e punon, matet me forcėn e qėndreses sė treguar gjatė etapave tė historisė sė pafavorshme.
Nė rrafshin e pėrgjithshėm, intelektualėt rilindas shqiptarė, kanė organizuar nė kohė tė ndryshme njė radhė protestash nė formė kėrkesash me shkrim. Njerėzit e kulturės dhe penės nė pėrgjithsi, jetonin me konceptin e shteteve me nivel kulturor disa herė mė tė lartė, sipas sė cilės duhet tė arrihet njė herė qytetėrimi i popullit shqiptar dhe pas ndėrgjegjėsimit populli do tė luftojė pėr pavarėsi ose ēlirimin nga pushtuesit. Situata nė tė cilėn gjendej populli ynė me pėrshpejtimin e zhvillimit tė ngjarjeve, nuk prisnin gjersa tė ndryshohej mendėsia e vonuar e shqiptarit.
Vėshtirėsitė ishin tė brendshme e tė jashtme. Sė pari, vėshtirėsia e brėndshme qėndronte nė pamundėsinė e mbledhjes e pėrdorimit tė enėrgjive tė kombit shqiptar nė njė drejtim tė vetėm: 'njė komb njė qėndrim'.
Sė dyti, vėshtirėsia e jashtme qėndronte tek Fuqitė e Mėdha tė kohės, duke pėrjashtuar ato forca (ShBA) qė ishin nė pėrkrahje tė ēėshtjes shqiptare, duke mos dashur t’a linin popullin tonė si pjesė pėrbėrėse e Perandorisė Osmane, nga e cila kemi trashėguar prapambetje deri nė ditėt tona. Turqia pushtuese asnjėherė nuk lejonte formimin e njė kombėsie shqiptare, se mund t’i rrėshqiste nga dora. Turqia edhe situatėn e tjerėrsimit tė saj tė brendshėm, donte ta mbante nė fshehtėsinė e vet 5-shekullore.

A u mbėshtet kryengritja e Dedė Gjo’ Lulit?

Nė rrethanat kur kryengritja nė fjalė nuk mund tė shndėrrohej nė njė kryengritje tė pėrgjithshme, kur Memorandimi i Grėēės ose ‘Libri i Kuq’ siē u quajt ndryshe, nuk u mbėshtet sa duhej, ndonėse kryengritėsit kėrkesat nuk i donin vetėm pėr vete por pėr tė gjithė Shqipėrinė, fjalė kėto tė cilat nė unitet pėrfaqėsojnė mendimin e pėrhapur politik tė lėvizjes kombėtare gjithpėrfshirėse.
Zhvillimi i lėvizjes e ndikimi i saj nė popull gjetėn shprehjen e vet nė formimin dhe rritjen e ndėrgjegjės kombėtare. Nivelin cilėsor ku ishte ngritur kjo ndėrgjegje e shpreh kjartė pėrgjigja qė i dha Dedė Gjo’ Luli pėrfaqėsuesit diplomatik tė Turqisė nė Cetinė, Satedin Beut, nė kohėn kur diplomati kėrkonte qė t’i largonte malėsorėt nga synimet e tyre tė mirėfillta tė ēlirimit kombėtar. Deda duke mos patur frikė deklaroi se: "Tė drejtat e kerkueme nuk i dona vetėm pėr vet, e por pėr t’tan Shqypnin". Kryengritja e vitit 1911, e drejtuar me aq urti, guxim e trimėri nga Dedė Gjo’Luli, nuk del si njė lėvizje e rastit, por si vijim i pėrpjekjeve tė pandėrprera tė malėsorėve dhe tė gjithė popullit shqiptar pėr tė jetuar tė lirė nė trojet e veta. Deda me bashkėluftėtarėt e vet ishin tė edukuar me ndjenja tė ngrohta atdhedashurie pėr liri, nė shkollėn e traditės popullore e familjare, nga e cila ata kishin mėsuar ndėr tė tjera, qė tė ruanin gjuhėn dhe zakonet e tė parėve, tė ishin tė gatshėm pėr tė flijuar jetėn pėr lirinė e Atdheut.
Tronditja e themeleve tė njė Perandorie, qė kishte vite qė po tregonte lėkundje serioze, si pasojė e kalbėzimit tė strukturave tė piramidės osmane, bėri qė edhe shtetet e vogla si Shqipėria t’u sillnin shqetėsime alarmuese. Heroizmin e fatosave tė lirisė tė malėsorėve kreshnikė plaku i urtė i Vlorės Ismail Bej Qemali gjatė vizitės qė i bėri Dedė Gjo’Luli nė Vlorė, pas shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912, kryetrimin do t’a pėrshkruante me njė mendim tė pjekur: ‘Dedė Gjo’ Luli pushkė e ngrehun pėr Shqipninė’. Shkrimtari, folkloristi at Donat Kurti O.F.M. (1903-1983), nė pėrkujtim tė 50 vjetorit tė shkollės franēeskane shkruan: "N’at dit Shqyptari njimend mushi mushknitė me frymė t’lirisė e brittė n’zemer t’vet: "Rrnoft Shqypnja’ tuj ba jeh nė ket mnyrė Flamurit t’Shqypnis tė ngrehun me guxim e trimni, po n’at vjet me 6 Prill 1911 prej Ded Gjo’Lulit nė Bratile t’Deēiqit".
(Dorėshkrim)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara