HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Meditacion mbi esse-nė e kredos sė njohurive etiko-shkencore filozofike te Bepin Kuqanit

Njė jetė e tėrė mes idealizmit dhe materializmit

-- nga Klajd Kapinova, Woll Street, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Gjatė vizitave tė shpeshta nė shtėpinė konforte amerikane tė ndėrtuar nga duart e arta e mjeshtėrit Genc Kuqani, pranė qytetit tė bukur tė Stamfordit nė shtetin Kenerike nė ShBA, publicisti Bep Kuqani, me njė modesti e thjeshtėsi fisnike mė dhuroi librin e ri: "Kredoja ime filozofike", tė botuar nė vendlindje. Nė vorbullėn e titujve tė shumtė tė librave nė gjuhėn shqipe, qė janė botuar pas vitit 2000 nė ShBA, ėshtė edhe libri i besueshmėrisė sė pikėpamjeve filozofike tė autorit Kuqani. Kėto mendime e kanė preokupuar gjatė dekadave tė jetės nė vendlindje Shkodėr dhe vendbanimin aktual nė Stamford, njeriun me dije tė thella matematike dhe filozofike.
Qė nė hyrje tė veprės ai ka lėnė tė gdhendur nė pėrjetėsi pėrkushtimin: "At Pjetėr Meshkallės dhe Hafiz Ali Tare Krajės: dy bashkvuajtsve tė mi; dy kundėrshtarėve tė pikėpamjeve tė mija filozofike - religjioze; por edhe dy miqve tė mij, ma tė mirė e ma tė dashtun, qė nė debatet e tyne shumė tė sinqerta dhe shumė dashamirėse, mė hapėn horizonte tė reja nė fushėn filozofike - theologjike tė panjohuna prej meje deri n'atė kohė. Ne shej Nderimi tė thellė dhe Kujtimi tė Pėrjetshėm ua kushtoj".

* * *

Si fushat e tjera tė diturisė edhe filozofia, sikurse analizon autori, ka qenė njė "mollė e ndaluar". Nė kėtė privim ishin tė pėrfshirė historia e popujve tė vendeve tė botės, historia evoluitive e dokeve dhe zakoneve, traditave tė transmetuar brez pas brezi, kultura fetare me epėrsitė dhe vlerat e shumta shpirtėrore e nacionale nė historinė e popullit shqiptar e pėrtej, me tė cilat u pasurua mė tej historia e njerėzimit. Shqiptarėt ishin tė pėrjashtuar, pėr tė njohur tė vėrtetėn, pėrmes dritės tė sė vėrtetės sikurse nė vendet e qytetėruara dhe tė lira tė botės.
Kushdo e di nė vendlindje dhe kėtu nė ShBA nga bashkėkombasit tanė, se kjo e drejtė ka qenė privilegj i drejtuesve komunistė, pėr bijtė e bijat, pėrsonat e zgjedhur dhe shumė tė beseshėm dhe tė afėrt me udhėheqjen komuniste. Autori Kuqani, sqaron lexuesit e kombit tė vet, se "Kėto "kuadro", tė brumosuna me idena komuniste - tipike bizantine - do tė pėrdoreshin nė vazhdimėsi, jo pėr t'i pėrhapun kėto dije nė popull, por pėr tė luftue kundėr ēdo rryme filozofike e shkencore, qė binte sadopak nė kundershtim me tė ashtequajtunen filozofi markisiste - leniniste, staliniste, maucedoniste e, nė veēanti enveriste; qėllimi i sė cilės ishte dhe mbeti perjetimi i sundimit politik e ekonomik".
Ndonėse ka shkruar njė libėr me tematikėn e dashur tė filozofisė, falė modestisė qė e pėrshkon qėnien e tij, e ndien nė shpirt boshllekun e madh qė solli pėr pasojė sistemi komunist i antivlerave humane e shpirtėrore nė Shqipėri. Vetė autori u pėrshkua nga kalvari i gjatė i burgut politik, ku e plandosi diktatura e Enver Hoxhės. Por, megjithatė, autori nė qelitė e ftohta tė burgjeve, fati i krijoi mundėsinė tė merrte njė univesitet me dije tė qendrueshme, pa elozhet, fodullekun dhe pseudointelektualizimin e servileve shterpėr tė sistemit komunist.
Ai meditoi kėshtu thellė e mė thellė pėr jetėn, edhe pse trupin e kishte tė sfilitur nga vuajtjet, i izoluar dhe i stėrmunduar nga trajtimi mė ē'njerėzor, qė iu bė tė gjithė elementėve antikomunistė. Pas punės, me orė tė tėra nė miniera, hapje kanalesh, nė ndėrtim, mendjen dhe shpirtin e pamposhtur e kishte tė lirė, qė fare lehtė tė mund tė fluturonte ku tė donte, jo vetėm jashtė hekurave tė akullta, por edhe nė vendet mė tė zhvilluara tė botės "por edhe jashta kufijve tė kohės sė tashme: nė kohėn e kalueme dhe tė ardhshme", vlerėson ndėr tė tjera autori.
Edhe pse nė kafazin komunist, ai e ndiente nė shpirt agimin e lirisė, ndiente se njė ditė ky sistem i ndėrtuar si kalaja me rėrė do tė shembej keqas, sikurse dhe ndoshi nė realitet nė vitet 1991.

Si mundi Bepi tė mbaronte universitetin nė burg

Shumė intelektualė tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, qė ishin diplomuar nė universitetet e Evropės dhe tė Amerikės dhe qė i shpėtuan ekzekutimit, kishin sjellė nė burg nga bibliotekat e tyre pėrsonale veprat "qė i ruajtėm si "libra tė Shenjtė, falė injorancės sė plotė tė rojeve dhe oficerave tė burgut, tue i maskue me kopertina veprash marksiste - leniniste dhe tė E. Hoxhės (qė s'do tė ishin diktue kurrė, veēse nga denoncimet e ndonjė spiuni tė fėlliqun), mujtėm na - brezi i ri i asaj kohe - (bahet fjalė pėr afro 45 vjet mė parė nė burgun e Burrelit), me krijue ndonjė ide tė saktė mbi filozofinė e me vu deri nė njėfarė shkalle bazat e formimit intelektual e shpirtėror". Duke medituar mbi faqet e para tė autorit, buron natyrshėm mendimi, se vetėm me dije tė sakta dhe me njė kulturė tė vėrtetė do t'a mundim tė keqen, qė ka mbirė thellė gjatė viteve tė zeza tė sistemit komunist.
Bė qelitė e burgjeve autori qėndroi dhe bisedoi deri nė orėt e vona, me njėrėz tė ndritur tė nacionit, mėsoi dhe provoi mėdyshjet i ideve dhe pikėpamjeve filozofike mbi aspektet qė ishte me shumė i interesuar. Takimet me kėty njerėz tė ndritur, qė patėn njė fund tragjik nė burgje, litar e pushkatim, ishin nė tė vėrtetė libra tė gjallė, tė cilat i respektoi dhe fiksoi thellė nė memorien e tij fenomenale. Njohja dhe pėrvetėsimi shumė mirė i gjuhėve tė huaja, ishin njė mundėsi mė shumė pėr tė zhvilluar biseda shoqėrore pa u zbuluar nga afijet e sigurimit nė qelitė e burgjeve...

* * *

Njeriu qė qėnie me nivelin mė tė lartė arsyes, gjithnjė ka qenė i pritur pėr tė njohur hapėsirėn qė e rrethon, dėshirė kjo e papėrmbajtur, intensiteti i sė cilės, me kalimin e shekujve ka ardhur duke u rritur. Kozmosi, misteret, sistemet diellore, galakrikat dhe megagalaktikat, fenomenet dhe dukuritė e mbushur me mantelin e misteriozitetit, me pafundėsi enigmash kanė zgjuar kėrshėrinė e dijetarėve dje dhe sot.
Pikėrisht, pafundėsia qė e rrethon njeriun, u bė edhe lėnda e parė e marrė nė studim nė tė gjitha pikėvėshtrimet. Tėrėsia e tė gjithė kėtyre problemeve, ka bėrė tė mundur qė pėr njeriun tė lind shkenca e mirėfilltė e filozofisė, qė cekė tė gjitha fushat e dijet njerėzore tė planetit tonė.
Kėtė dėshirė tė mijėra gjeneratave ka pasur dhe ka ende sot dėshirė dituraku Bepin Kuqani, qė me kulturėn solide arsyetuese qė zotėron, mbetet modeli i njė intelektuali tė heshtur deri nė madhėshti. Ashtu, sikurse filozofia ėshtė e vjetėr sa vetė historia e njerėzimit, edhe kėrkesa pėr dituritė shoqėrore dhe shkencore tė autorit janė tė hershme, qė zėnė fill nė moshėn e fėmijėrisė, pranė shkollės fillore privare katolike tė Urdhėrit tė Shėn Franēeskut (Kolegji i Fretenve), ku zotėrimi i gjuhėve tė huaja evropiane tė vjetra (greqishtja e vjetėr dhe latinishtja) dhe tė reja e kanė zhytur nė botėn e labirintheve filozofike. Si pa i kuptuar nė fillim profesorėt franēeskėnė tė shkollės, kanė filluar shpiegimin me alfen fillestare pėr shkencat ekzakte, pėrpjekjet me dashuri pėr tė njohur ligjet dhe fenomenet e ndryshme tė natyrės: njohja e ēdo ligji tė fizikės apo astronomisė, qė merrte nė orėn e mėsimit, e ka bėrė autorin e librit, tė zgjojė interesim pėr lėndėt qė quhen filozofi.

* * *

Nė shkolla, universitete (college) dhe akademi botėrore, filluan tė rriteshin e zhvilloheshin shkencat qė nga ana e tjetėr e ulte nivelin e nocionit tė filozofisė, sepse ligjet dhe kuptimi i fenomenit, tashmė kishte njė emėr tė shkencės qė i pėrkiste. Por prapė njerėzimi, nuk rreshti sė kėrkuari, ku si gjithnjė pėr njerėzit e sferės sė filozofisė si objekt i pėrhershėm mbeti rruga e filozofisė, pėr tė njohė e shpieguar botėn dhe kompleksitetin e saj nė vetvete dhe hapėsirė, pėrmes mendjes sė etur pėr tė shuar kėrshėrinė.
Si pėr tė gjithė edhe pėr Kuqanin, studimi i botės solli lindjen e njė vargu shkencash tė natyrės me profile mė tė ngushta, si: matematika, fizika, kimia, astronomia, biologjia e shumė tė tjera, qė kanė si objekt studimi botėn e trupave organikė dhe inorganikė. Nga ana e tjetėr, vetė njeriu u bė gjithnjė e mė shumė objekt vėzhgimi si individ dhe komuniteti ku ai pėrfshihet, duke lindur kėshtu shkenca e pėrgjithshme e Antropologjisė. Ajo nė tėrėsinė e saj i kushtohet studimit tė shfaqjes sė jashtme tė veprimtarisė njerėzore. Nė dobi tė saj erdhėn nė ndihmė edhe shkencat filozofike, me degėt e nėndegėt e saj, qė kanė si temė studimi mėnyrėn se si njerėzit flasin dhe shprehin mendimet e tyre. Tė tilla janė sociologjia, politika, drejtėsia, teologjia, ekonomia politike, qė e studiojnė njeriun si qėnie tė komunitetit, pėr tė mbėrritur nė grupin e shkencave historike, si: historia e filozofisė, politike, shkencore, letrare, arti, religjioni etj., qė sipas kėnshikimit tė tyre studiojnė jetėn e njerėzve dhe ngjarjet e tyre.
Autori, pasi pėrshkruan grupet e shkencave psikologjike, qė trajtojnė studimin e botės sė brėndshme tė njerėzve (psikologjinė racionale), shtjellon objektin e studimit, qė pėrfshinė metafizikėn e natyrės (kozmologji), me synim studimin e prejardhjes sė vetėdijės dhe botės qė na rrethon. Duke qenė i pritur pas logjikės racionale, ai pėrlqen tė flasė dhe argumentojė pikėrisht logjikėn, qė si objekt tė studimit tė vet ka ligjet e arsyetimit, qė sipas kredos sė Bepit, ajo duhet t'i prijė intelektitit nė kėrkimin e sė vėrtetės. Kėshtu thuhet edhe pėr lėmin e etikės, e cila nga ana e saj studion mundėsitė e zhvillimit dhe tė pasurimit tė imagjinatės krijuese, nė konceptimin sa sa mė ideal tė sė bukurės dhe shprehjen e saj me vepra konkrete arti etj. Jo pa rėndėsi mbetet (etika), qė studion mundėsitė dhe rrugėt, qė duhet t'i prijnė vullnetit nė jetė drejt tė mirės dhe psikologjia eksperimentale, qė trajton shkaqet e jashtme tė vetėdijes.
Nė faqet e librit tė Bepit, mėsojmė pėr shndėrrimin gradual tė filozofisė nė shkenca tė reja, qė nė momente tė caktuara shkaktuan lindjen e njė farė konfuzioni rreth ngushtimit gjithnjė e mė tepėr qė mori fjala e njohur filozofi. Objektet qė mund ose duhet t'i pėrkasin filozofisė, assesi nuk mund tė kuptohen jashtė konceptit tė fjalės filozofi pa objektin e studimit tė saj.
Kushdo qė ka lexuar sado pak nga historia e gjenialėve tė njerėzimit ndėr shekuj dhe enciklopeditė mė tė njohura nė gjuhėt mė tė folura tė botės, do tė shoh me kujdes, se pikėrisht kėtu e ka zanafillėn historia e pasur e shkencėtarėve me famė botėrore, mbasi pa qenė filozof, nuk mund tė mendohet qė tė kemi njė shkencėtar tė suksesshėm, qofshin kėto edhe sot e nė tė ardhmen e karrierės sė tij, nė fushėn e sė cilės ai ėshtė i pėrkushtuar.
Pėr tė treguar dashurinė, qė autori ka pėr shkencėn e pasur tė filozofisė (e cila sido qė ta vėshtrosh e kupton se ajo zhvillon natyrshėm logjikėn mendore), jep shembuj pėrkufizimi qė i ka regjistruar nė trurin e pasur, kur shkruan: "Filozofia asht "Poezia e shpirtit", "Shkenca e ideve", "Shkenca e shpirtit njerėzor", "shkenca e ligjeve, simbas tė cilave zhvillohet njohja", "Shkenca e njohjes sė Zotit dhe e vetės sonė", etj., tė cilat gjatė jetės sė autorit Kuqani, i ka pasur si vija udhėheqėse nė jetė dhe ka shuar kėrshėrinė pėr t'u futur edhe mė tej nė labirinthet e saj.
Ndėrsa, pėr njohuritė qė i pėrkasin shkencave normative e, posaēe grupit tė dytė tė tyre, qė perifrazuam mė lart (shkencave psikologjike), kemi sipas adhuruesit tė filozofisė, njė larmi pafundėsisht teorish, sistemesh, e interpretimesh nga mė tė ndryshmet dhe shpesh herė ashpėrsisht kontradiktore. I pjekur me pėrvojėn e studimit tė disiplinave dhe kėndvėshtrimeve filozofike, arrin nė pėrfundimin e tij origjinal, se: "Me gjithė pėrpjekjet vigane tė mendimtarėve ma tė mėdhenj e deri te ata tė ditėve tė sotme, nuk asht ba e mundun tė ndėrtohet njė shkencė e mirėfilltė shoqnore, e saktė dhe e pranueshme nga tė gjithė. Dhe kjo ose pse mendja e jonė ka krijue edhe Zotin, edhe djallin, pėr tė mos u marrė vesht kurrė njeni me tjetrin". (Kuqani, fq. 12 - 13)

* * *

Megjithėse gjatė historisė mijėravjeēare tė njerėzimit, nė tėrėsinė e kulturave tė lashta, mesjetare dhe moderne, konfuzionet, konfliktet nė lėmin e mendimit filozofik, kanė qenė dhe mbeten, grupi i shkencave normative.
E parė mė mėnyrė individuale, duhet venė nė dukje, se kėtu spikat dukshėm epėrsia e veēantė, qė ka mbizotėruar nė psikologjinė racionale, e cila nė vetvete pėrfshinė problemin e qėnies absolute tė Zotit, tė Shpirtit dhe Trupit, tė botės sė ideve objektive (materiale), ose e shprehur ndryshe, si problemi i metafizikės sė shpirtit dhe i botės, pėrkatėsisht i gnozologjisė dhe kozmologjisė.
Me njė logjikė e fakte historike, autori ka sjellė si argument problemet dhe pasojat me tė cilat ėshtė ballafaquar njerėzimi, autori e vė theksin nė mijėra trakte tė shkruar gjatė shekujve, qė nga lashtėsia me papirus deri nė ditėt tona, ku tematika filozofike mbetet mbizotėruese, nė tryezat apo debatet, librat, konferencat internacionale, si ēėshtje ende nė diskutim dhe pa udhėzgjidhje definitive.
Nė libėr trajtohen disa pyetje, qė natyrshėm shtrohen me pėrgjigje gjatė fletėve tė librit tė Kuqanit. Kėshtu nė kredon filozofike tė autorit shtrohet pyetja se: A ekziston mendja si realitet objektiv ose lėndor? A ekzistojnė edhe trupi edhe mendja, bota shpirtėrore si realitet objektv ose lėndor? A ekzistojnė edhe trupi edhe mendja nė mėnyrė tė pavarur ose jo njėra nga tjetra, a por tė dyja kėto janė njė gjė e vetme? A ėshtė realiteti shqisor produkt i mendimit, a por mendimi ėshtė produkt i kėtij realiteti? A ėshtė mendja (bota e ideve) primare dhe bota shqisore sekondare apo anasjelltas etj.
Gjithsesi, me gjithė vorbullen e mistereve, qė e shoqėrojnė njeriun, pėr tė dalė nga gjendja paradoksale e shekujve tė kaluar, sipas kredos sė autorit, pėr kuptimin e disa ēėshtjeve tė tjera lėnda, kur do tė gjendet ēelėsi i arsyes objektive do tė kemi do tė kemi udhėzgjidhjen e tyre, pėr tė krijuar kėshtu zanafillėn e pikėpamjeve tė reja mbi tė cilėn tė shpresojmė se do tė ndėrtohet njė shkencė e re dhe e vetme e njohurive tėrėsore tė psikologjsė racionale, duke zgjidhur dobishėm gamėn e problemeve, qė vėrtiten mė mendjet e njerėve tė planetit tonė. Pėr tė pėrforcuar idenė e tij, autori sjell si argument shkencėn e gjeometrisė, qė dallohet pėr njė saktėsi pothuajse absolute "tue u nisė vetėm nga nji "Pikė" abstrakte, premisė kjo krejtė e pakapėshme dhe e papėrkufizueme; se shoqnia njerėzore ecė vetėm pėrpara dhe vetėm pėrpara drejt njohjes sė botės dhe mistereve tė saj. Ēėshtja e "kohės" kėtu, nuk pėrbėn asnji problem para pėrjetėsisė". (Kuqani, fq. 15) Nėse do tė meditonim nė qetėsi rezultatet finale tė tė dy rrymave kundėrshtare, ēdo lexues i kujdeshėm, do tė pajtohej (ose jo) me mendimin, se fatkeqėsitė mė mizore mbi popuj tė ndryshėm nė kėtė planet janė kryer nga pėrfaqėsues tė rrymės idealiste dhe materialiste. Kėshtu historia tregon shembuj tė ruajtur thellė nė kujtesėn e popujve, se si fashizmi e nazizmi, pjellė e kampit tė idealizmit (gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, janė vrarė mbi 57 milion njerėz, ndėr tė cilėt 7 milion kanė qenė ebrej) dhe komunizmi ateist, pjellė e kampit tė materializmit, qė i shkaktuan njerėzimit miliona viktima, vuajtje e mjerime, internime dhe masakrime tė papėrshkrueshme.
Tė marrim si shembull tė freskėt pėr vendin tonė rastin e komunizmit. Gjatė regjimit komunist nė Shqipėri, janė pushkatuar 5577 burra dhe 450 gra pėr arsye politike. Janė dėnuar politikisht 26768 burra dhe 7367 gra, kanė vdekur nė internime 7022 vetė. Pėr tė qenė mė konkret i bie qė ēdo tre ditė njė pėrson ekzekutohej me ose pa gjyq pėr motive tė pastra politike. Ēdo dy javė njė i burgosur politik vdiste nė burg, ēdo dy ditė internoheshin tre pėrsona thjeshtė pėr motivin absurd politik. Ēdo dy muaj, njė i burgosur politik pėsonte gjymtime pėr shkak tė keqtrajtimeve nė hetuesi dhe nė burg. (Gazeta "Liria", organ i Shoqatės Kombėtare tė ish- Pėrndjekurve dhe tė Denuarve Politikė nė Shqipėri, Tiranė).
Pra nė kėtė rast, filozofia si shkencė, ėshtė keqpėrdorė nga njerėz aventurierė dhe tė papėrgjeshėm qė nė momente tė caktuar kanė pasur nė dorė fatet e njerėzimit. Nė kundėrshtim me realitetin, nė tė vėrtetė qėllimi i vėrtetė dhe i fundit i filozofisė "ka qenė dhe asht pėrfeksionimi i njeriut nė shkallėn ma tė naltė si figura morale, intelektuale dhe shoqnore, si dhe gjetja e njė forme organizimi tė jetės shoqnore, ma tė miren e mundshme mbi kėtė Tokė; por te mėnyra e kuptimit tė tyne: ndryshe i kupton idealizmi e ndryshe materializmi". (Kuqani, fq.17)
Autori si njė vėzhgues gjakftohtė nė veprėn e vet shpreh haptas opinionin e lirė, duke i dhėnė pėrgjigje pyetjes themelore kredos sė vet, se: Cila nga kėto dy rryma filozofike ėshtė mė reale dhe cila na jep njė shpiegim mė tė saktė pėr botėn, pėr moralin, pėr tė mirėn, pėr tė keqen e pėr gjithēka ekziston? Ai e shtrin mė tej mendimin e vet kur pranon, se idealizimi e materializmi, ndonėse me diferenca botėkuptimesh filozofike, mund dhe duhet tė bashkėjetojnė brenda individit dhe komunitetit, duke e shtrirė argumentin me shembullin e mirėnjohur si dy anėt e ndryshme tė sė njėjtės medalje. Ato nė kėtė rast zbulojnė dy cilėsitė reale tė kėsaj medalje, qė mbetet "Gjithėsia, Universi, gjithė Natyra ose Hapėsina e pafund qė janė e njėjta gja", qė si rreze ndriēojnė rrugėn nė kėrkimin e sė vėrtetės.
Pėr argumentimet filozofike Kuqani ndalet edhe tek filozofi i famshėm Hegel, mbi temėn e materies, si subjekt e jo si lėndė, duke shtuar se "...kjo "gja e vetme" asht e gjitha landė", duke pasė parasysh me fjalėn "landė" njė gjė qė konceptohet prej tė gjithė shqisave, atė gjė qė ka tingull, dritė, lėvizje, rrezatim, enėrgji etj., e, sidomos nė rastin tonė si specie njerėzore edhe mendim ose shpirt. Ai pranon se pėr njerėzit aspak nuk duhet tė jetė e ēuditshme dhe e paparanueshme fakti, se edhe mendimi ose shpirti tė mund tė jenė prej lėnde dhe mė tej shtron pyetjen: Pse duhet tė habitemi pėr kėtė?
Tė gjithė e dimė, se kėshtu ndodhi edhe mė pak se njė shekull qė ka kaluar, kur pėr rastin e dritės, thuhej se ishte diēka e pa lėndė. Por shkenca, falė dureses, mundi tė argumentojė bindshėm dhe nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se edhe drita ėshtė e pėrbėrė prej lėndes (tufa e grimcave tė vogla tė quajtura fotone), ku ajo ka veti tė dyfishtė: valore dhe korpuskulare. I nxitur nga ky fakt ai e shtrin argumentin e vet kur thotė se logjika, na shtynė me forcė tė besojmė nė vetinė e dyfishtė tė botės: edhe si "mendim", edhe si "trupėsi", si vėrtetim tė identitetit nė mes tė mendimit dhe qėnies, duke hequr njė paralele logjike, se ashtu sikurse drita e syrit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pjesė reale e dritės sė plotė, po kėshtu edhe mendja e jonė s'mund tė jetė tjetėr veēse njė pjesė reale e mendjes universale, qė filozofi i madh Leibnit e quante "monadė".
Pėrballė kėtyre mendimeve tė filozofėve botėrorė dhe mendimit tė pavarur tė filozofit shqiptar Kuqani, duhet pohuar, se sot nė kėtė epokė zbulimesh tė mėdha, ėshtė e natyrshme dhe e pritshme, qė ēdo hap pėrpara qė arrinė tė bėj shkenca nė tėrėsi dhe disiplinat specifike nė veēanti, shkenca pėrsėri ndeshet me surpriza dhe probleme tė reja, pėrmbajtja e re e kuptimit tė tė cilave do tė na lėkundė besimin shekullor "tė konviksioneve" tona nė tė gjitha konceptet e mėparshme, qofshin kėto me karakter shkencor apo filozofik, fetar apo politik, shkruan autori.

* * *

Nė pjesėn e fundit tė librit, autori i rikthehet edhe njė herė nė mėnyrė konceptuale faktulteteve shpirtėrore dhe trupore tė individit, me qėllimin qė tė mund tė krijohet njė ide mė e plotė rreth tyre, dhe pse jo pėr njė studim mė tė hollėsishėm tė kėtyre faktulteteve. Ai i ndan fakultetet nė dy mėnyra:
a) nė fakultete shpirtėrore dhe b) nė fakultete trupore.
Nė grupin e parė pėrfshinė 10 fakultete, qė janė: Koshienca, Subkoshienca, Arsyeja, Intuita, Memoria, Logjika, Fantazia, Vegimi, Andrra dhe Parandjenja. Ndėrsa nė ndarjen e dytė, bėjnė pjesė katėr fakultete trupore, si: Instiktet, Ndjenjat, Veset dhe Forca Sugjestionuese dhe Hipnotizuese.

* * *

Ndoshta vetėm paksa u mundova tė cekė pjesė nga kredoja filozofike dhe diapazoni i gjėrė dhe i thellė qė munda tė lexoj nga libri "Kredoja ime filozofike". Mund tė them, se gjenialiteti i njeriut shpėrthen nė ēdo moshė dhe pėr autorin unė mendoj, qė pėr shumė arsye e rrethana tė jetės plot kalvare e mbijetese u zbulua nė librin modest tė tij. Ai nuk i ngjason serive voluminoze tė "veprave" akademike shqiptare, qė shpesh sillen e sillen rreth e pėrqark e nuk thojnė asgjė. Autori ka njė mendim sintezė me objekt e logjikė fine, plot mbprehtėsi e logjikė tė arsyeshme.
Si gjithnjė qytetari i thjeshtė e modest shkodran, me ndjeshmėri zemre e shpirti rradhiti faqet e kėtij libri. Ai thotė, se nė kėtė ESSE, shpreson tė ndezė njė shkėndijė drite sado tė vogėl, nė errėsirėn e madhe qė mbulon misterin e metafizikės sė botės dhe tė vetė shpirtit tonė racional, "atėherė do ta konsiderojshe tė plotėsuem qėllimin tem".
Ai me dashamirėsi, pėrmes librit pėrcjellė mesazhin e kjartė drejtuar studentėve nė pėrgjithėsi dhe amatorėve tė filozofisė nė veēanti, qė tė nxiten pėr t'u thelluar nė kėtė fushė dhe tė formojnė edhe ata kredon e tyre.

Mbijetesa e kredos...

Kėto mendime ose shėnime nė formė "skice", sikurse thekson autori i kishte titulluar: "Mbi Pėrjetėsinė", tė pėrgatitur dora dorės nė burgun famkeq tė Burrelit, gjatė viteve 1958-1962, duke i pėrmbledhur nė dy fletore "kineze" asokohe, "qė shokut tem nder ma tė mirėt dhe tė paharrueshėm, tė ndjerit Lan Kraja, nė pėrpjekjen e tij pėr t'i nxjerrė jashtė burgut, ia gjetėn gjatė kontrollit dhe i dogjėn: ishte mundi i nji pune prej katėr vitesh", kujton Bep Kuqani.
Mbas lirimit nga burgu, autori shtrohet nė spital nė Sanateriumin e qytetit nė Shkodėr, ku meqenėse kishte shumė kohė tė lirė, u mundua, t'i "ripėrtrijė" ato mendime, por nuk mundi tė kujtojė mė shumė se njė gjysmė fletore tė zakonshme...
Falė vullnetit tė hekurt dhe duresės pėr tė risjellė nė fletore tezat e shėnimeve dhe pikėpamjeve filozofike, iu rifut punės edhe njė herė nga e para, duke u mbėshtetur nė nė pikat dhe idetė kryesore, qė kishte zhvilluar mė parė. Pas disa kohe qė kishte dalė nga spitali dhe kishte filluar punėn nė gjendje "invalidi tė grupit tė dytė" (i paaftė pėr asnjė punė), pa tė drejtė ndihme materiale dhe financiare nga shteti, humbet vullnetin dhe durimin. Tashmė nė familejne tij varfėria e tejskajshme ishte ulur kėmbkryq dhe sė bashku me luftėn pėr mbijetesė, u bėnė shkak qė tė braktisė shėnimet qė I dhimbeshin nė shpirt. Dhe kjo ndodhi nė vitin 1966... Sikurse dihet gjuha shkon atje ku dhėmb dhėmbi. Herė pas here Bepi kujton, nėpėr vitet nė vijim mė ngacmonte mė forcė dėshira qė t'i kthehej edhe njė herė studimit, qė flinte prej vitesh nė vorbullėn e madhe tė librave tė tij. Nė pragfundin e shekullit XX, ai rinisė edhe njė herė pėrkujdesin pėr studimin, qė priste autorin t'i jepte dorėn e fundit dhe jetė njė librit tė ri. Me sa duket, vitet kishin bėrė punėn e vet, duke i marrė me vete tekstin e plotė origjinal, nė sasi e pėrmbajtje, qė kishte hartuar gjatė kohės qė vuante privimin e lirisė...
Por, gjithsesi, pasi ke pėrfunduar librin e kredove filozofike me autor shkodranin Bepin Kuqanin, pėr lexuesit dhe admiruesit e filozofisė, vepra ėshtė mė shumė se "esenca e ideve kryesore", sikurse shpiegon ai nė fund tė ideve tė librit, qė janė edhe idetė me tė cilėt ai bashkėjeton prej dekadash...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara