HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė vdesėsh nė Shqipėri, ėshtė vetėm humbje kohe

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

"Shqipėria sot jeton - e pranon verbėrisht tė jetojė! - nė pellgun e padrejtėsisė. Si rrjedhim, Shqipėria nuk ka fuqi tė mjaftueshme pėr hedhjen e bazave tė njė shoqėrie civile, tė qytetėruar, njė shoqėrie ku heshtja para krimit e shėtitja e lirė e kriminelit nuk lejohen nga kurajo civile e njė popullsie tė ndėrgjegjėsuar pėr rolin e saj qytetar, e qytetėrues nė botėn tonė. Ndėrkaq "shteti" i detyruar tė mbrojė kėtė shoqėri, nuk udhėheq, por ndjek udhėn jofisnike, amaorale ose imorale, qė imponojnė elementet mė negativė tė shoqėrisė shqiptare. Shqipėria, sot ka nevojė urgjente pėr njė spastrim ligjor tė paligjshmėrisė, qė ushqehet nga mosekzistenca e pėrgjegjėsisė, ose e frikės, nė mendjet e fajtorėve. Duket qartė se botėkuptimi komunist, fryma dhe metoda e tij, nuk janė ē'rrėnjosur dhe vazhdojnė tė derdhin helm nė shoqėri. Edhe sot, Shqipėria ėshtė njė vend, ku trashėgimia bolshevike mbijeton nė ēdo burokrat, qė vepron sikurse tė ishte ligji vetė dhe ku qytetari dorėzohet para autoritetit arbitrat!"

Sami Repishti, PhD.
Ish i burgosur politik (1946-1956)
Aktivist pėr tė Drejtat e Njeriut

Klajd Kapinova Tė ikim tė gjithė, ėshtė klithma e kohės sė shqiptarėve!
Historia nuk mund tė shpjegohet nė vėshtrimin historik, ashtu si njeriu mund tė kuptohet nga njeriu. Eshtė abstraksion tė mendosh, se shqiptarėt si komb tė vihen nė njė pozitė tė ulėt tė nėnnjeriut apo tė nėnnacionit e tė nėnkulturės, mbasi s'ka nevojė pėr vėrtetim, se nuk ėshtė njė komb biologjikisht i keq, inferior, pa shpresė; mbasi fatkeqėsitė e tij, janė produkt historik (pasojė e kolonizimit 5 shekullor turk), nė njė plan mė tė gjėrė; janė kontradiktat e pėrjetshme tė zhvillimeve rajonale konfliktuoze tė Ballkanit...
Sikurse konstatohet nė ditėt qė rrokullisen me shpejtėsi, aktualisht Atdheu amė po pėrjeton njė situatė tranzitore tė tejzgjatur komuniste e paskomuniste, plot dukuri kontradiktore, me doza tė mėdha tė shkatėrrimit tė shtetit (tė formuar efektivisht qė nga koha e Naltmadhnisė sė Tij A. Zogut), pėrēarje ku Veriu i vendit etiketohet si ngjyrė blu dhe reaksionare e antikomuniste e pėrjetshme nga banorėt jugorėt tė privilegjuar nė kohėn e largkjoftit "xhaxhai", qė dallohen dhe krenohen, se mbizotėrojnė me ngjyren e kuqe (rozė) nė pseudoparlamentin aktual tė Shqipėri; prishje dhe krizė tė institucionit tė punės dhe luhatje, njė vėrshim me doza tė mėdha tė moralit politik demagogjik, tė drejtuesve tė partive politike (97 pėrqind janė tė majta), ku krerėt rreken mbas butaforisė sė deklaratave dhe ėndėrrės se njė ditė do tė gdhij ose dh... mbi kolltuk.
Efektivisht, kjo ėshtė njė gjendje e tepėrt dhe e mangėt, qė reflekton negativisht kudo. Gjithsesi, kjo shpjegon mistifikimin e spekullimit nė tėrėsi dhe kriminalitetin si fitim, apo prostitucionin e dhe trafikun e mafieve si njė "industri fitimi" tė pėrmasave tė hatashme... Quo Vadis?!
Mirėpo me tė drejtė tek burimet e reja futuriste, mendohet se do tė gjendet Ylli i humbur Polar i Shpreses dhe se Moraliteti ėshtė e ardhmja e Shqipėrisė. Tėrėsia e moraliteteve tė individit dhe tė njė shtrese njerėzish progresistė dhe luajalė do tė mundohen tė ngrejnė nga themeli ndėrtesėn e re tė moralit pasdiktatorial dhe nuk mund tė ketė moral tė shqiptarėve jashtė moralitetit tė drejtėsisė dhe pėrparimit efektiv tė njerėzimit nė planetin tonė.
Pėr tė arritur deri kėtu, duhet vepruar, sikurse shkruan kohėt e fundit bashkėatdhetari ynė me banim nė ShBA, pėrsonaliteti i njohur dhe aktivisti i flaktė i mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive tė njeriut bashkėqytetari im shkodran prof. Sami Repishti, kur i shkruan letrėn e hapur z. Alfred Mosiu me thirrjen: "Z. President Viktimat e krimeve tė tiranisė komuniste, ju luten: dėgjoni zėrin e tyre", dhe pėr mė tepėr nėnvizon se: "Dokumentimi i krimeve komuniste nė Shqipėri ėshtė hapi i parė nė rrugėn e duhur, sepse do tė sjellė njė gjendje shpirtėrore mė tė qetė, njė predispozicion mė tė qytetėruar, qė do tė preferonte faljen mė shumė se ndėshkimin dhe do tė orientohej drejt riparimit tė dėmeve tė shkaktuara mė shumė se drejtė hakmarrjes". (Gazeta: "Shkodra")
Komuniteti shqiptar nė vendlindje, ka nevojė tė operojė me ilaēin e kapjes fort pas konceptit tė qytetarit, qė e bėn ēdo pjesėtar tė barabartė midis tė barabartėve, pavarėsisht nga pasuria apo pushteti.
Si pėr ta mbyllur kėtė hyrje teorike, mendoj se e ardhmja dhe shqiptarėt, nuk janė pole tė kundėrta, qė rrokullisen secila nė llogari tė vetvetės. Shqiptarėt, janė posedues tė sė ardhmes, nė atė masė qė ėshtė shkalla e vetėdijės sė tyre, nė atė cilėsi ideore, qė bėhet ēmitizimi dhe shmangia nga miti, nė mėnyrė qė e vėrteta tė jetė e ardhshme dhe natyrshėm e ardhmja tė jetė e vėrtetė.

Ēudirat nuk kanė tė sosur
Vėrtetė ėshtė e lehtė tė gjykosh, se njerėzit nė vendlindje po ikun, sikur i ka kapur ankthi i sė nesėrmes pa shpresė, por ėshtė mėse e vėrtetė tė pėrcaktosh fajtorėt, qė inkurajuan frymėn e mosbesimit, qė shqiptarėt tė mund tė unifikohen me shprehjen dhe praktikėn shqiptare. E kėsisoj, rrjedhoja e psikozes sė braktisjes, ėshtė kthyer nė njė ritėm konflikti, midis atyre qė duan tė gjejnė shtigjet e emigracionit dhe atyre qė gjejnė formėn e moralizimit bolshevik, mbasi janė bėrė padrino tė gjithēkaje sipėrfaqėsore dhe nėntokėsore nė Shqipėri dhe shqiptarėt i shikojnė nga poshtė lart, njėsoj si etėrit e tyre tė Perandorisė Otomane nga ku trashėguan veset mė pėrvese. Kjo shpjegon, pėrse Shqipėria ėshtė akoma njė vend, ku mbizotėron frika, jeton ankthin e njė tė ardhme kėrcėnuese qė shqetėson, e vret shpresėn premtuese tė njė jetė mė tė mirė pėr tė gjithė. Disa janė mbushė me vrer, disa me pasuri pėrrallore, tė tjerė largohen nga vatrat stėrgjyshore si njė popull i mallkuar. Vendi mbetet shkret, vatrat boshatisen, ndėrsa krimineli i djeshėm dhe trashėguesit e tij, jetojnė jetėn e rehatshme qė nuk e meritojnė! Pikėrisht nė kėto pėrfundime tė drejta arrin prof. Sami Repishti, mbasi disa herė ka parė e shijuar nga afėr varfėrinė e qytetit tė lashtė tė Rozafės dhe tė gjithė Arbėrisė, qė po sundohet nga padrinot e ishėve...

Tė ikim, kjo ėshtė klithma e kohės
Ku..., si..., kur..., sot..., nesėr..., mbasnesėr..., brenda njė jave apo muaji..., mjafton t'i lėmė hijen vendlindjes, ku varfėria ėshtė ulur kėmbėkryq...; nė Itali me skaf, nė Gjermani me avion, nė Greqi pėrmes udhės sė malit, nė Francė pėrmes Italisė, nė Angli pėrmes Eurostar - eve tė nėndheshme nė La Manche. Dhe pėrsėri nga Gadishulli Apenin, si trampolin pėrmes Alpeve tė Evropės si trampolin nė Evropėn Qendrore, si Zvicėr, Austri, he mė thellė drejt veriut tė Vendeve tė Ulėta si: Hollandė, Belgjikė, pėr tė pėrfunduar nė veri tė vendeve tė ftohta skandinave, si: Norvegji, Suedi dhe deri nė vendet Balltike...
Dhe pse jo, ėndėrra e tė gjithė shqiptarėve (sikurse autorit tė shkruan kėto rreshta), ėshtė qė filmat amerikanė t'i shohim nė jetėn amerikane, duke zbritur si dikur lundėrtari sykaltėr Kolombi shkoi si "emigrant" i parė nė "Tokėn e premtueme". Por shqiptarėt nuk do tė thonė: "Tokė! Tokė!", sikurse ekuipazhi i gjenovezit tė vendosur drejt udhės nė Perėndim, por pėr njė jetė tė ndryshme dhe tė lirė nga ajo qė pėrjetuam deri mė sot...
Kjo ėshtė ēėshtja, qė jetohet me hap tė shpejtė. Dhe riti i ikjes vijon duke pikuar ēdo ditė gjak shqiptari. Tė ikim, mbasi ata, qė duan tė jetojnė nė vendlindje, s'ka pse na shesin moral dhe hartojnė e lexojnė hartime fėmijėsh nga New York-u, Philadelphia, Los Angelos, Michigan-i, Boston-i, Virginia, Florida, Colorado, San Francisco, Las Vegas-i e gjetkė, por tė ndėrrojmė vendet se ne e shijuam pjesėn tonė...
E kėshtu vazhdon refreni me ēdo ēmim, qoftė duke e paguar edhe me jetėn tonė. Tė rinj, pleq, tė sapomartuar, prindėr tė rinj, tė vjetėr, me radhė e pa radhė, tė gjithė nė njė rrėmujė marramendėse, si tė infektuar nga njė patologji e re e padiagnostifikuar mė parė. Po sjellim njė shembull tė freskėt nga vendlindja, ku 1.000.000 shqiptarė aplikojnė ēdo vit nė Lotarinė Amerikane, ku ēdo vit fitojnė tė drejtėn pak ėndrrimtarė... Po sa lėvizin nė mėnyrė klandestine nė tė gjithė botėn?! Sigurisht qė ēdo shifėr qė del, mbėshtet mbi rregullen e treshit X.
Njė tėrmet i brendshėm shpirtėror, ka shkatėrruar pothuajse gjithēka, tė gjithė lidhejt dhe balancat. Universi shqiptar i ē'organizuar kėrkon njė hartė tė re, njė guidė tė re, njė frymėmarrje tė re, njė dhimbje e psherėtimė tė re etj., etj., qė me dy fjalė quhet hemoragjia e atdheut nga bijtė e bijat e saj ilirė.
Gjithēka ėshtė vėnė kokėposhtė. Kjo edhe pėr fajin e ish-gazetarėve qė i kanė shėrbyer klasės komuniste, ndėrsa sot drejtojnė tė gjithė gazetat e majta dhe tė djathta nė Shqipėri, duke luajtur rolin e prostitutave tė semaforėve pėrballė servilizmit si shėrbestarė tė padrinove, qė shkatėrrojnė Shqipėrinė. Si nė asnjė vend tė botės gazetarėt nė Shqipėri, nė vend tė qė tė jenė opozitarė me hajdutėt, tė korruptuarit, ndajnė fitimin me qeveritarėt, duke shkruar tema limonatė ose rozė tė dinastisė sė diktatorit komunist dhe rrymės e pasuesve tė hoxhizmit, duke i shpėrlarė e stėrshpėrlarė trurin e lodhur popullit qė numėron lekun e fundit ēdo dy ditė.
Kriza e besimit e stėrgjatur dhe alternuar me iluzionet dhe disiluzionet, dėshtimet pambarim tė politikanėve, qė paguhen pėr popullin dhe nga populli dhe merren me bisnes dhe populli qė numėron kafshatėn e fundit grindet, se kush do tė gradohet pusht(e)tar, pėr t'i shtuar edhe njė lak mė shumė qytetit apo katundit qė e ka zgjadh si bajraktar me ēelėsat e kashtės nė dorė.
Populli gjendet para grabitjeve tė ēdo lloj pasurie (kujtoni vjedhjen spektakolare tė thesarit tė shtetit, qė mbrohet nga punonjėsit apo policėt e shtetit dhe se sa e sigurtė ėshtė jeta e shqiptarėve nė shtetin amė), promovimi i vesit nė politikėn zyrtare, gradimi i tė degjeneruarve nė pushtet, ēthurja morale deri nė eksportim tė femrės shqiptare nė udhėt e semaforėve tė Evropės (ku sipas burimeve tė mediave tė pavarura italiane qė janė nė internet, del se shqiptarėt zėnė vendin e parė nė Evropė me 40.000 prostituta tė identifikuar nga interpoli i vendeve evropiane). Njė baltinė e tėrė e njė mjegullnajė tymi, kanė bėrė qė njė popull tė monologojė: "Tė rrosh a tė mos rrosh", ku nga zyrat erotike tė zyrtarėve qeveritarė neokomunistė kundėrmon era e bacilit aktiv. E dhimbshme! Tragjedi kolektive!
Parazitizmi i boss-ėve politikanė "made in boshllėku", artikulojnė konferenca me gjeste anastezie dhe premtime nė erė, se do tė bėjmė brenda njė ore, dite, jave muaji dhe viti kėtė e atė, qė trupi i mpirė i shqiptarit nuk e bluan dot.
E Shqipėria, e tejlodhur ėshtė kthyer nė njė ēiflig tė njerėzve tė dehur me emėr dhe pa emėr, qė artikulojnė fraza shterpė nė gjendje anestezie dhe kurvnie: qė flenė nė dhoma gjumi tė rehatshme me partnerė e parnere minorenė bashkėatdhetarė, nėn efektin e dritave blu dhe kuq, qė shfryjnė epshet si nė play-boy; qė udhėtojnė me makina luksoze 200-300.000 dollarrėsh, me kėnaqėsinė qė u dhuron ndezja e puros "Made in Cuba", pėrpara ushtrisė sė tė varfėrve bashkėatdhetarė, qė u shihen nga afėr kockat nėn kėlurė; qė alternojnė fluturimet me linja tė ndryshme Evropė Perendimore-Lindore dhe anasjelltas, pranė fjordeve tė Norvegjisė, dhe pėr verim nė oazet ekzotike nė kontinentin e zi tė Afrikės (njėsoj sikurse baballarėt e tyre sulltanė, qė kishin haremet nė Perandorinė "civilizuese" Otomane). Pėr mė tepėr ata rrudhin fytyrat dhe ngrysin vetullat, kur nuk gjejnė bileta tė klasit tė parė me avion direkt drejt Las Vegas-it, Rio De Zhanieros, Porto Rico-s, ishujt Bahamas, Buones Aires, Colombi apo Mexico City-it nė vendin e kulturės tė Aztek-ėve, si mė e lashta nė historinė e njerėzimit... Ata avionėt i ndėrrojnė si gratė. Kjo ėshtė jeta nė "demokraci"-nė e demonėve tė kuq e rozė, tė dhuruar nga ata qė e dinin se ē'ishte liria dhe tė Drejtat e Njeriut dhe na lanė me koshiencė nė ideologjinė amorfe dhe kriminale tė stepave tė Siberisė dhe sot mbajnė leksione mode, boutique, si pihet puro-ja, campari, metaxa, wiski, apo i Baēallekut (nė hyrje tė qytetit Shkodėr), qė u shitet shqiptarėve si "Coca-Cola", njėsoj si sapuni pėr djath...
Janė pikėrisht ata, qė sot kanė pushtetin, mbi tė cilėt rėndon krimet kundėr njerėzimit dhe nė veēanti kundėr popullit tė vet, qė e rrejtėn dhe e mashtruar se do tė hante me "lugė ari" dhe nuk i dhanė as lugė druri. Refuzimi i shoqėrisė dhe i "Shtetit" shqiptar pėr tė hjedhė dritė mbi tė kaluarėn e errėt e vdekjeprurėse - shkruan prof. Sami Repishti, - ka lehtėsuar lulėzimin e krimit nė tė tashmen dhe mundėsinė e veprimit kriminel pa frikė pėrgjegjėsie. Pse tė frikėsohet nga ligji "keqbėrėsi", nė njė vend tė mbushur me kriminelė, torturues, shtypės, ēnjerėzues, mbeturina tė tiranisė sė kuqe, qė nuk janė pėrgjigjur pėrpara drejtėsisė - as para ndėrgjegjės sė tyre, nė qoftėse akoma kanė njė tė kėtillė - ata qė kanė vrarė pa ligje, kanė thyer kockat e gjunjėt me ēekan, kanė shkatėrruar organet gjenitale tė burgosurve, qė tė mos lindin mė "fėmijė reaksionarė", kanė prerė mish me thikė e kanė fėrguar plagėt me kripė, kanė hjedhur tė burgosurit nga dritaret, duke thėnė se kanė tentuar arratisjen, ose kanė vrarė nė kufinj qindra tė rinj qė tentuan arratisjen pėr t'i ikur torturės, kanė varė me litarė pėr pemė dhe hekura dritaresh tė burgosurit ditė e natė pa ushqim, pa rroba nė qeli tė lagėta, shpesh herė nėntokėsore? ...Vrasjet masive nė fshatra, ekzekutimet nė masė pa gjyq nė malet e Veriut, shfarosja fizike e klerit katolik shqiptar, dėrrmimi me dru i tregtarėve dhe "kulakėve" pėr marrjen e pasurive tė tyre, tė fituar me djersė, dėnimi i intelektualėve dhe studentėve gjimazistė e tjera krime pėr afro gjysėm shekulli pa ndėrprerje janė krime me proporcione biblike. Cila ndėrgjegje e pastėr pranon heshtjen para njė monstruoziteti tė kėtillė?".
Pėrpara luksit tė shfrenuar tė neokomunistėve, qėndrojnė fėmijėt ose lulėt e vegjėl, qė u fusin ujin kėpucėt nga rrugėt e kthyer nė lumenj (qė janė merzitur tė flenė nė shtratin e tyre natyral); pensionistėt, qė mallkojnė vetėn pėr varfėrinė qė i ka pllakosur; tė sėmurė e normalė, qė hanė bukėn e varfėrisė nė spitalet e hantikapatėve, duke u zhdavaritur njėsoj sikurse njė herė e njė kohė "Ushtari i mirė Zhveik"; tė braktisur qė rrėnojnė plehrat; tė rinj qė drogohen nė vend tė coca-colės, qė ndrysen e gdhihen pranė trotuareve dhe bordureve tė kotėsisė sė jetės sė "bollėkut" qė solli "demokracia" e boss-ėve tė projektit tė pėrpiktė tė Katovicės, qė veē kaosin kanė nė shpirt; kriminelė qė si superkiller rrėmbejnė jetė njerėzish, njėsoj sikurse kanė dalė pėr gjah pėr tė vrarė rosa; trafikantė me emėr politikanė, qė kanė nxjerrė gjithēka dhe ndajnė paratė e fėlliqura me gratė e boss-ave. Sido qė ta vėshtron kėtė peisazh mbytesh, duket sikur je nė njė mejhane, qė kundėrmon erė mishi mice e gomari tė sėmurė, sikurse nė mejhanet e sarajet otomane tė mbushura nga smogu dhe adolishente nudo, ku shuhet uria seksuale pranė protituteve, qė nga halli kėtė profesion e kanė kthyer nė "tregti tė mishit tė bardhė" me vetveten e kundėr vetvetes...
Dhe propaganda komuniste dhe paskomuniste, amplifikon shterpėsi, permes mediave tė kontrolluar pothuajse tėrėsisht nga qeveria mafioze nė pushtet, se kėtė e solli serbi, atė greku, kėtė italiani, apo atė amerikani; se kontrabanda drejtohet nga milanezėt etj., lojna fjalėsh, qė shumė mirė i kanė zėnė vendin etradave tė diktatorit gjirokastrit, tė cilat me kohė kanė dalė boje e janė nė akandet e muzeumeve. Kėshtu ofrohet garniturė humori, pėr tė kjarė e pėr tė qeshur. Hapėsirat boshe njerėzore, janė fundi i tragjedisė sonė, qė po shkurtohet nga ne dhe po luhet po nga ne...
Vitet ikin shumė shpejt, por nė kujtesėn e brezave tė popullit tonė, do tė mbetet e shėnuar edhe nė librat e kujtimeve, ku njė vend tė veēantė do tė ketė pėr aventurėn e pragfundit tė shekullit XX. Ikėn nė fillim rinia, mė pas vajzėria, bashkė me to familjet, por ikėn edhe ikonat kristiane autentike 2000 - vjeēare, pikturat bazorelievet, kėmbanat, gurėt e themeleve tė identetit tonė, pėrsonazhet e veprave tė Rilindjes Nacionale, inteligjenca dhe bashkė me to edhe truri i nacionit dhe pėrkushtimi i shekujve. Iku truri mbeti kafka, iku truri mbeti kashta.
Tė ikim tė gjithė, njerėzit dhe historia (mundėsisht Atdheut me rrota) dhe veprat e artit dhe pasuritė nėn e mbitokėsore. Po pėrse?! Pėr ty? Me kė janė armiqėsuar shqiptarėt? Kush i ka dėshpėruar deri nė folenė ku tash mijėra vjet flitet shkruhet dhe mėsohet shqip?
Ja cila ėshtė akrobacia, qė luhet nė tymnajėn e rrėmujės nga lart poshtė, sepse qafat e majmunėve, tė mbajtur shtrembėr nga gjaku e vjami i thithur popullit, deri nė kockėn e fundit, flasin pėr ē'fokusimin e plotė tė shqiptarėve, klandestinėve, prostituteve, rryshfeteve, korrupsionit, a thua se populli gėzon miliona dollarė nėn qiellin e lumturisė, ndėrsa boss-ėt gjenden nėn kėmbėt e varfėrisė sė tejskajshme tė popullit?! Pse gjithė kjo kurajo pėr anarki?! Pse gjithė ky investim, pėr shpėrbėrje tė shqiptarėve, pėr ku tė mundėn dhe si tė mundėn!?
Kur do tė vijė ajo ditė, qė nė hyrje tė filozofisė sonė politike, objektivi kryesor pėr shqiptarėt tė jetė prosperiteti ekonomik, klima sociale e tė jetuarit normal, si shumica e evropianėve; qė politikanėt dhe qeveritarėt tė jenė shėrbestarė tė shtetit civil-juridik e shtetasve tė vet dhe qytetarė tė barabartė pėrpara ligjit; qė shoqėria shqiptarė tė mos jetė nė gjendje tė ankthit shpirtėror; qė tensioni psikik tė mos i qėndrojė pezull si tension i lartė elektrik popullsisė sė pafajshme: qė hakmarrja absurde shqiptare, gjoja nė emėr tė "Kanunit" tė rrugės tė mos pėrfillė as vdekjen; qė psikologjia agresive e rrėmujės tė mos bėhet zonė ku tė gjuajnė gjahun e tyre batakēijtė manjakė...
Shkurt, substanca psiqike shqiptare, mundet dhe i ka tė gjitha gjasat t'i largohet kėsaj asfiksie turbulluese, duke purifikuar ndėrgjegjėn, me anė tė bindjes dhe stratifikimit tė objektivave individuale, kolektive, sociale dhe sė bashku nė unison tė gjenerojnė vlera morale tė qėndrueshme, pėr tė mirėn nacionale. Dalja nga udhėkryqi qorrsokak duhet tė jetė ideali i jetės sonė brenda dhe jashtė trojeve etnike shqiptare.

Emigracioni i 1.000.000 shqiptarėve ka pėrfshirė 50% tė trurit tė nacionit

"Atje ku vdes shpresa, lind zbrazėtira"

Leonardo Da Vinēi

Emigrimi i shqiptarėve pėrbėn njė nga problemet mė tė mprehta tė kėsaj periudhe tė tranzicionit tė tejzgjatur dhe tė qėllimshėm nga ata qė morėn pushtetin, pėrmes revolucionit bolshevik jevgjito - komunist tė vitit tė zi 1997...
Ēfarė duhet tė bėjnė shqiptarėt, nė njė shtet, kur ish-Kryeministri i saj z. Pandeli Majko, denklaronte publikisht se: "90% e gjyqtarėve ėshtė e inkriminuar dhe 70% e qytetarėve (shtetasve tė vet, shėnimi im K.K.) nuk i besojnė drejtėsisė, qė pėrbėn "bazamentin" e shtetit sot nė Shqipėri".
Kjo ėshtė njėsoj, sikur t'i thuash shqiptarėve, ēfarė prisni, largohuni nga Shqipėria, se ėshtė e ngjyrės sė kuqe dhe rozė dhe nuk ka shpresė pėr asgjė!!!? Por tė vijojmė nė trajtimin e temės nė analizė.
Nė kėtė veptrim mbi emigracionin, kanė ndikuar njė sėrė faktorėsh, duke filluar pikėsėpari me nevojėn e lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve brenda dhe jashtė vendlindjes, ashtu dhe faktorė tė tjerė, si: politikė, socialė, ekonomikė etj.
Tė gjithė kėto faktorė, veēmas apo sė bashku bėjnė qė pas viteve '90, popullsia shqiptare, ndonėse e papėrgatitur tė pėrfshihej menjėherė nė fuksin e madh tė migrimit, qoftė ky emigracion i jashtėm, ashtu edhe lindja e fenomenit tė madh tė migrimit tė brendshėm. Pėrballė kėsaj dukurie, ėshtė e natyrshme qė studiuesit ekspertė nė vendlindje dhe tė huaj, nė mėnyrė analitike, tė trajtojnė nė media dhe buletine shkencore, se cilat janė kryesisht veēoritė, tiparat, problemet, qė burojnė nė kėtė rast, qė kanė shoqėruar emigracionin e jashtėm tė shqiptarėve?

* * *

Dihet nga tė gjithė, qė emigracioni shqiptar pėrbėn njė emigracion shumė tė hershėm (edhe mė tė hershėm se vetė evropianėt, qė zė fill nė shekullin XV nė drejtim tė ShBA-sė), kushtėzuar kjo nga njė sėrė rrethnash historike, politike, luftrat e ndryshme etj. Mjafton tė pėrmendim faktin, se nga 10.000.000 shqiptarė, qė mendohet se numėrohen sot nė botė, gati gjysma e mė shumė e tyre ndodhen jashtė shtetit amė.
Nė historinė e popullit shqiptar, njihen disa flukse tė emigrimit tė shqiptarėve, pėrveē emigrimit masiv tė vazhdueshėm. Kėshtu pas vdekjes sė Heroit Nacional Gjergj Kastriotit, rreth 200.000 arbėr lanė vendin dhe u vendosėn mė sė shumti nė Jug tė Italisė. Ndėrsa mė vonė lėvizjet e tjera pėrfshinė vitet 1781, 1492, 1506 dhe vijoi nė disa valė deri nė vitin 1744, Emigrimi i fundit nė vitin 1744 u shoqėrua mė vonė me themelimin e bashkėsisė shqiptare tė Via Badessa nė Abruzzo tė Italisė. Nė ato rrethana historike tė imponuara, shqiptarėt qenė tė detyruar tė braktisin Arbėrinė, nė periudhėn e dhunės sė asgjėsimit fizik e shpirtėror tė ushtruar furishėm nga mizoria e egėr e osmanllinjėve, qė pėrmes shpatės, u pėrpoqen tė pėrhapnin "civilizimin", si njė vlerė e Perandorisė mė tė "pathyeshme" asokohe...
Valė e furishme vėrshimesh, janė ato qė pėrfshinė harkun kohor tė viteve 1930 - 1944, ku rreth 150.000 shqiptarė ishin larguar nėpėrmjet emigracionit tė jashtėm. Kėtu nuk po pėrfshijmė "emigracionin" e shqiptarėve nga Kosova drejt pllajės sė Anadollit, si pasojė e marrėveshjeve tė fshehura dhe tė hapura midis ish-kolonizatorėve serbe dhe "vėllezėrve" turq, qė i dengledisen shqiptarėt nė tokat mė tė kėqija dhe nė kufi me kurdėt, me tė cilėt qeveria turke ka pasur gjithnjė probleme tė shtetformimit...

Mirėpo, si u pėrjetua ky emigracion, nė pėriudhėn e tmerrshme tė komunizmit dhe pasdiktaturės?
Me vendosjen dhunshėm tė diktaturės komuniste me 28 nėntor 1944, emigracioni i jashtėm pushoi sė ekzistuari, duke u paraqitur vetėm nė formėn e arratisjeve individuale, ose tė minigrupeve nė mėnyrė sporadike tė kundėrshtarėve politikė tė regjimit. Shumė tė rinj dhe familje shqiptare, qė morėn udhėn e arratisjes nga "lumturia" komuniste patėn njė fund tragjik, duke u pushkatuar nė vend, u kapėn tė gjallė dhe dėrguan nė burg, u masakruan dhe kufomat e tyre u shėtitėn ditėn nėpėr lagjet dhe rrugicat e Shkodrės e tė fshatara dhe qyteteve tė tjera tė Shqipėrisė, qė ishin "ēerdhe e reaksionit kundėr pushtetit popullor"... Kjo faqe e historisė ngjason njėsoj sikurse me zezakėt e kontinentit tė Afrikės nė shek. XV, tė cilėt nė pėrpjekje, pėr t'iu larguar e shpėtuar nga duart e padronėve qė i kishin blerė si mall tregu, patėn njė fund tragjik, ku u ndoqėn nga karvani i qėnjve, u vranė, torturuan, zhdukėn me familje fizikisht, deri sa njė ditė ata fitojnė lirinė dhe tė drejtat sikurse edhe tė bardhėt nė Afrikė e ShBA...

2 Korrik 1990, njė shuplakė e madhe pėr diktaturėn dhe shėrbetorėt e tij
Duhet tė vinte 2 Korriku i vitit 1990, ku shpėrthei i pari fluks, qė nga mbarimi i Luftės sė Dytė Botėrore, tashmė i njohur si "Fenomeni i Ambasadave nė Shqipėri". Nė Ambasadat e huaja tė akdredituar nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tiranė u futėn 4975 pėrsona, qė ishin nga e gjithė vendi. Ata sė bashku i dhanė kėshtu goditjen vdekjeprurėse sistemit shterpėr komunist. Prej tyre 3554 u futėn nė Ambasadėn Gjermane, 816 nė Ambasadėn Italiane, 549 nė Ambasadėn Franceze dhe nė rezidenca tė tjera diplomatike nė Tiranė. 3 persona qė u futėn nė Ambasadėn Kubaneze u nxorėn jashtė nga personeli i saj dhe pėr fat tė mirė, ata u rifutėn edhe njė herė nė Ambasadėn Gjermane nė Tiranė.
Ndonėse, qe njė futje spontane e njerėzve nė kėto Ambasada, ata nuk e meritonin fjalėn fyese se "janė jashtėqitja e kombit", sikurse u shpreh nė ato ditė beniamini i oborrit tė diktatorit e diktaturės, shkrimtari i "shquar" Ismail Kadare, mes "varfėrisė" sė Parisit. Ai duhet t'i dilte zot bashkėkombasve tė vet, qė kishin nevojė pėr kurajo dhe jo pėr fyerje tė denja vetėm pėr servilėt e sistemit qė perendoi njė herė e pėrgjithmonė...
Kėshtu kėta emigrantė u quajtėn legalė dhe u legalizuan nga vendet ku ata shkuan.
Me keqėsimin e gjendjes politike, ekonomike, kriza sociale dhe thellimi i kurbės sė krizės sė pėrgjithshme nė shumė rrafshe, shpėrtheu e para rrymė masive e refugjatėve, ku nė mars tė vitit 1991 rreth 100.000 pėrsona tė dėshpėruar nga sistemi komunist braktisėn vendin, kryesisht drejt Greqisė nė masėn 76% dhe Italisė 24%. Mė pas emigrimi ilegal nė vitet 1992-1993 e rriti numėrin e emigrantėve jashtė Atdheut me 300.000 persona. Nė vitet '95, numėrohet shifra 450.000 pėrsona, duke i shtuar kėtu edhe numėrin e atyre emigrantėve nė vitet 1996, 1997 dhe 1998, ēka bėn qė numri i emigrantėve tė rrumbullaksojė shifrėn 600.000 ose 17% e popullsisė sė Shqipėrisė jetojnė e punojnė jashtė atdheut. Nė vitin 2002-2003 mendohet nga burimet e pavarura nė Tiranė, se numėri i pėrgjithshėm i emigrantėve shqiptarė ka arritur nė 1.000.000 banorė tė shpėrndarė 90% nė vendet e Evropės Perėndimore dhe nė Amerikėn e Veriut dhe Jugut.

Struktura e emigrimit dhe rrjedhja e vijueshme e trurit
Sipas burimeve tė ekspertėve qė kanė hulumtuar dhe analizuar me kujdes kėtė fenomen me tė gjithė pasojat qė burojnė rezulton, se 80% e numėrit tė emigrantėve janė tė elementit mashkull, gjini e cila ka tendencė tė rritet nė vitet nė vijim. Dhe kjo me sa duket ėshtė e lidhur me vetė kushtet specifike, e tepėr tė vėshtira, nė tė cilat zhvillohet ky lloj emigracioni.
Pėr mė shumė rezulton se 70% e kėtyre emigrantėve janė tė moshės 20-30 vjeē. Pra, sikurse shihet, mosha mė e re aktive e popullsisė sonė, ėshtė e pėrfshirė nė kėtė lloj emigracioni, ēka pėrbėn njė problem shumė tė madh pėr kushtet e vendlindjes, sepse Shqipėrisė i nevojitet kjo moshė e re pėr rindėrtimin e saj.
Njė fakt tjetėr shumė i rėndėsishėm, ėshtė se mbi 50% e intelektualėve tė vendit nga mosha 24-56 vjeē dhe mbi kėto kufinj, janė pėrfshirė nė kėtė emigracion, qė ka tendencė gjithnjė e mė shumė tė rritet, falė vėshtirėsisė ekonomike, korrupsionit, pasigurisė nė vend, mungesės sė investimeve vendase dhe tė huaja pėr punėsimin e tė rinjve dhe tė shkolluar nė universitetet shqiptare. Tashmė Shqipėrisė po i humbet njė herė e pėrgjithmonė kapitali human nė pėrgjithėsi, dhe mbi tė gjitha po ikėn pėrgjithmonė truri i kualifikuar, qė kanė njė ose dy grada shkencore tė mbrojtura pas viteve 1990 nė Shqipėri dhe vendet e zhvilluara tė Evropės Perėndimore.
Atėherė cilėt janė kėto faktorė kapriēozė, qė e stimulojnė kėtė fluks hemorragjie kaq tė madh tė shqiptarėve sidomos gjatė kėtyve viteve tė fundit (1997-2003)?
Nė fillim duhet theksuar, se strumbullari ose faktori mė dominant, ėshtė ai politik, humbja e shpresės, krimi politik, korrupsioni, vrasjet ditėn pėr diell, vjedhjet e grabitja e biznesmeneve shqiptarė dhe tė huaj dhe si kureshtje e shqiptarėve, pas njė izolimi tė gjatė pėr tė njohur botėn. Mė tej, kėto faktorė anuan nė sensin ekonomik, si pasojė e gjendjes sė rėnduar dhe drastike ekonomike, qė pėrjetuan dhe pėrjetojnė bashkėkombasit tanė nė vendlindje nė kėtė periudhė abuzive tė tranzicionit super tė zgjatur. Emigrantėt tanė qė u stabilizuan nė ShBA, Kanada, Argjentinė, Europė, Australi, Afrikė (Afrika e Jugut) dhe Azi (Japoni, Korea e Jugut) i shtynin faktorėt e bashkimit familjarė tė emigrimit atje me familjet e tyre, qė kishin lėnė nė Shqipėri. Faktorėt e tjerė mendoj se janė edhe arsyet e arsimit, humbja e shpresės se Shqipėria do tė bėhet njė ditė nga vetė shqiptarėt dhe shumė arsye tė tjera e stimuluan dhe nxisin emigrimin nė masė tė shqiptarėve pėr ku tė munden dhe si tė munden. Mbi tė gjitha mendoj se qėndrojnė dy faktorė esencialė: politikė, pasojė e politikės kaprioze dhe destabilizuese qė po ndjek qeveria e kuqe nė pushtet, qė me papėrgjeshmėrinė e tyre i rrisin varfėrinė popullit tė vet dhe e detyrojnė tė gjejnė si udhė shpėtimi kurbetin plot kalvare...
Sė fundi, pa dhėnė receta fikse, mendoj se emigracioni duhet tė pėrfshihet nė njė strategji tė caktuar shtetėrore nė vendlindje dhe jo t'i lihet spontanitetit qė jo rrallė shoqėrohet me fund tragjik pėr pėrsonat qė marrin kėtė udhė. Politika shqiptare, duke u marrė mė shumė me vetveten, po harron kėtė pjesė tė rėndėsishme tė nacionit, qė po endet nėpėr botė. Kėshtu sipas statistikave tė publikuara nga mediat e pavarura tė Bashkimit Evropian, rezulton se nga puna e emigrantėve, janė rritur tė ardhurat e bujqėsisė nė Greqi nė masėn 18% dhe 15% tė ardhurat e sektorit tė ndėrtimit. Bujqit grekė, prej punėtorėve krahu janė kthyer nė efendikoj. Nėse njė ditė Greqia do tė gdhihej pa emigrantė, ekonomia e saj do tė pėrjetonte mungesėn e tyre. Kėsisoj kėrkohet nga ana e "shtetit" shqiptar, qė t'u sigurohet asistencė tė gjithė emigrantėve qė kanė nevojė pėr ndihmen e tyre nga ana juridike etj., sepse fundi i fundit ky ėshtė roli primar i ambadorėve tė vendlindjes, pėr tė mbrojtur shtetasit e vet dhe jo pėr t'i shfrytėzuar e lodhur dhe detyruar shqiptarėt, qė ta kenė pėr turp qė kanė njė ambasadė tė tillė, qė mund tė jetė e kujtdo, por jo e shqiptarėve...
Ėshtė e domosdoshme tė bisedohet me strukturėn ndėrkombėtare pėrkatėse, pėr zbatimin e Konventave qė Mbrojnė tė Drejtat e Emigrantėve. "Shteti" qė mendon se ėshtė shtet, duhet t'i dalė zot bashkėkombasit tė vet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara