HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rreth poetes sė ndjerė Ardita Leka

...E lėnė pėrgjysėm

-- nga Klajd Kapinova, Manhattan, New York

Klajd Kapinova Liria... e ndėrprerė... megjithatė nuk solli ndėrprerjen e poezisė sė saj.
Dhe kjo ishte dera, qė hapi ish-nxėnėsja e shkollės sė mesme tė gjuheve tė huaja nė Shkodėr, e ndjera Ardita Leka.
Kjo lule jete u kėput nė brishtėsinė e saj pėr tė jetuar, shijuar, kuptuar dhe pėr t’u lexuar nga bashkėmoshatarėt e saj. Edhe pas ndėrprerjes sė lirisė, dera, qė poetja kishte nisur tė hapte nė poezinė shqipe, mbeti njė derė e hapur, ku nisi tė aktivizojė kujtesėn e ndjeshme mbi kartėn e bardhė tek vargėzonte: ėndrrat rinore, trishtimin, lulet e pranverės, mirėsinė e natyrės, dhuruar me bujari nga Zoti, mirėnjohjen fisnike ndaj kolegėve tė mi dhe murgeshave qė e deshėn aq shumė.
Dhe tashmė nga kujtesa e vetvetes rivjen me kėtė libėr rikujtese, mbasi natyrshėm kaloi nė kujtesėn e ajrit (pėrkujtesa), duke kėrkuar hapėsira tė mundshme tė komunikimit me lexuesit e saj rinor.
Ajo asnjėherė nuk e ndėrpreu poezinė, qė ajo tė mos mbetet nė trajtėn e dhimbjes njerėzore brenda hapėsirės sė kohės qė jetonte, por tė jepte mendimet e saj pėr shpirtin e jetėn nė trajtėn shumėdimensionale.
Poetja Ardita Leka (dritė pastė), pavarėsisht trishtimit tė thellė dhe ngazėllimit, qė e ka pushtuar prej gryke, mrekullisht arrinė tė sendėrtojė tablonė poetike tė kremtimit tė mjerė, tė mjerimit tronditės tė popullit tė saj, tė tronditjes sė ankthshme, tė ankthit tė parrėfyer. Kėshtu dhimbjen qė kishte nė shpirt, kėrkoi me forcėn e vargut ta heqė me dorė apo diēka tjetėr, mjafton vetėm ta heqė. Zoti ėshtė lart nė qiell, Krijuesi, Krishti - Zot e Njeri, trishtohet pa masė pėr ēfarė shikon dhe vetėm pezmatohet. Ai sheh dhe kupton shkatėrrimin total qė po ngjet me njerėzit, parandjen fundin e tyre, gjithnjė me dėshirėn e kthimit tė shpresės.
Dhe poetja e di se ēfarė kėrkon Zoti, Kreatori, se ēfarė dhuratash u ka blatuar njerėzve (duke i pajisur me tė gjitha shqisat dhe arsyen) me vargėzimet poetike, ėshtė nė pritje tė porosisė sė re, pa harruar se mėkati dhe mėkatarėt, me veprimet e tyre, vetėlargohen prej tė tė Gjithpushtetshmit...
Ardita, pėrveē se e pajisur me veēantinė e krijimit, prezantohet me pėrshkrimin e jetės natyrshėm si njeri dhe si krijuese e re. Dhe aty ku lėvizte njeriu arsyeshėm dhe krijuesi i ndjeshėm, aty gjithsesi shfaqet njė harmoni e dallueshme e njerėzores me artin e vlerave tė veēanta, ku shquhet gjeografia e poezisė ose ditari lirik nė vargje. Kėsisoj e njėjta zemėr poeteje nė njė hapėsirė tė lėvizshme pėrjeton dridhjet e shqetėsimeve tė pandėrprera, qė ndryshe mund tė kundrohen si poezi tė hapėsirės nė komunikimin me njeriun, pavarėsisht nėse ai jeton nė Shkodėr apo nė Romė.
Pėrsonazhet e dialogut tė saj janė: dashuria, dielli, valėt e detit nėn prehėrin e puhisė sė lehtė, krismat e armėve, rrugėt e qytetit, miqtė e dashur tė komunitetit rinor, dimri, vjeshta, lulet e gjithēka qė pėrjetonte rreth vetes.
Mirėpo si risi zbulohet pėrmes mesazheve tė vargut kalimi nga njėri vend nė tjetrin, tek sjell dhe risjell njė dramė, dramėn shpirtėrore dhe emocionale tė pėrjetimeve nga hapėsira e dėshpėrimit (qė mbizotėron nė vėllimin poetik), nė hapėsirėn e lirisė, nga hapėsira e dhimbjes, nė hapėsirėn e ngazėllimeve njerėzore. Nė kėtė ditar lirik nė vargje, poetja Ardita Leka (ku la tė rrinė tė qetė nė kryet e jastekut) ka regjistruar si duhet dhe sa duhet shtrirjen shumėngjyrėshe tė tematikave tė rrėfimit; fitoret e shpirtit dhe humbjet, plagėt e komunitetit ku ajo jetonte nė Shkodėr e Romė (Itali), bukurinė njerėzore me lozonjaritetin e shpirtit rinor, vetminė e humbur, nė vetminė shkatėrruese, shėmtinė qė shfaqet pothujse pėrditshėm, balada tė jetės dhe tė vdekjes, lirinė e pranguar dhe ēprangimin e lirisė, fatet e brishta tė rinisė dhe ėndrrat qė humbasin si vegime drite, duke krijuar jetėn e saj tė shumėllojshme.
Mirėpo Ardita, me penėn e saj kėrkonte qė mendimet e njerėzve tė ndryshojnė, tė konturonte pamje tė reja tė jetės, qė pėrmes ngjyrave tė saj rinore t’i mbulojė, duke i dhėnė cilėsinė e moshės, dlirėsinė e shpirtit tė sinqertė, mbrujtur hijshėm me njė emėr tė veēantė. Por, ... shpesh poezitė lotojnė jetėn, brengat e shpirtit, ku drita e ka humbur nacionin e qytetarisė, mbasi ai ende vegjeton si rob i kohės qė ende s’e kemi lėnė pas pėrfundimisht. Ajo mė sė shumti ka eksploruar poezinė e meditacionit, ku gjithnjė lexohet trishtimi, mungesa e dallandysheve qė lajmėrojnė lumturinė e pafundme, mungesėn e dritės sė shpresės, duke privuar nga drita e rilindjes rrezen e dritės sė shpėtimit tė popullit tė saj.
Ngado qė ta vėshtrosh poezinė, ėshtė njė ekspozim i realizuar nė pak kohė, mbasi thyerja e rrjedhshmėrisė kohore apo pėrjetimi dhe pėrzierja e kohėve krijon bindshėm ritmnin e krijimit lirik bashkėkohor.
Pesimizmi, me doza tė largėta vargėzimi, ēlirohet thekshėm edhe nė kėto vargje tė Arditės kur shkruan:

“...Kam shumė frikė se unė
edhe nga kjo pak gjė qė mė ka mbetur
do tė tretem, do vdes
pa kuptuar kėtė jetė
pa shijuar peripecirat e saj
dhe pa arritur tė zotėroj mė
forcėn e penės sime”.

Kėtu mbizotėron metafora, simboli, antiteza, duke nxjerrė nė sipėrfaqe me mjetet harmonike figurative qė shpesh ndėrthuren me aktivizimin e pėrmbyetjes sė koncepteve, pėr tė dėshmuar njėkohsisht si fuqinė, ashtu edhe rrėfimin e shkurtėr e konēiz. Poezia e saj shfaqet si vargėzim konkret, por njėherazi edhe si filozofia e moshės rinore, pėrjetime tė adolishencės apo stadi tė pragdaljes nga melankolia pėr t’u futur nė shpejtėsinė e ditėve qė rrokullisen me pakuptimėsinė e tyre. Kėtu lexohet bota e paekuilibrueshme, bota me jetėn arbnore, tė tronditur nga mungesa e qetėsisė apo nga shtimi i pandėrprerė i alarmeve, tė cilat nė unison rebelojnė apo nė tė kundėrt e trishtojnė vargun e poetes. Dhe kėto ndjenja, qė shpėrthejnė si pasione tė sėmura plot arsyetime absurde, poetja i ka vargėzuar:

“...Me lakuriqėsinė e tyre trishtuese
Shpirtin ma trazojnė
dhe kėto ndjenja irracionale
tė gjithėn mė mbulojnė”.

Nė poezinė e saj ndihet pėrngjasimi me zhgėnimin e brezit tė saj, ku gjallėria e shpirtit europiano-perėndimor ka tė tjera nota, tė tjera lėvizje gjallėrie tė ėndrrave, qė gjithnjė e mė tepėr dritėsohen me realitetin e gėzueshėm.
Shpesh poezia “Pa titull”, sikur noton pranė vdekjes, qė edhe asaj padrejtėsisht i preu rinisė, por me njė farė trishtimi, sikur njė za nga larg i thotė: “Ty do tė tė vijė dita tė ikėsh!”, ndėrsa poetja rikrijon artistikisht vdekjen e njeriut, si pėr tė plotėsuar pėrfytyrimin e plotė, si njė ikje dramaciteti apo edhe si mosikje.
Pėr poeten gjithėsia absurde ėshtė zbardhur nga drita, ku lindja e Diellit dhe zgjimi i krijesave arrin me kryeneēėsi tė nėnshtrojnė tė pėrditshmen monotone dhe ēdo minut tė kėsaj ekzistence. Dhe kjo e fundit rivjen e freskėt pėrmes buqetės sė poezive “...E lėnė pėrgjysmė”, qė gjithashtu ēdo lexues pėrjeton emocionin, ndėrsa emocioni pėrjetoi poeten qė shpirtėrisht mbeti gjithnjė e re. Poezia, ky luks i artit apo poezia, kjo aristokraci - arti, nė shprehimėsinė e poetes shfaqet pėrmes origjinalitetit dhe lirshmėrisė sė rrėfimit tė ndjesive tė orėve, ditėve dhe muajve tė jetės sė saj...
Secili krijues intelektual priret kah komunikimi. Kėtė kėrkesė e vetkupton produkti mendor. Asnjė autor nuk do tė shkruante, po tė dinte se libri i tij nuk lexohet nga lexuesit. Kjo poete, e pajisur me emocione tė forta nga natyra, di tė portretizojė me njė gjuhė poetike qė i afrohet modernes, pa rėnė nė plagjiaturė dhe duke ruajtur gjithmonė origjinalitetin dhe figurshmėrinė e gjallė, qė kumton pėrmes metaforash dhe simbolesh interesante. Poezitė e saj janė tė qarta, konceptualisht tė realizuara.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara