HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Instituti kroat pėr histori

ISLAMIZIMI DHE KRIPTOKATOLICIZMI (LARAMANIZMI) I SHQIPTARĖVE

-- nga Dr. sc. Ante KEGRO, CRO - 10000 Zagreb

Dr. Shan Zefi (Nga promovimi i librit: Dr. Shan ZEFI, Islamizacija Albanaca i fenomen ljaramastva tijekom stoljeca (XV. - XX.). Prijevod: Ivica Colakovi. Albanska Katoli-ka Misija, Zagreb 2003., fq. 318)

Vepra me kėtė titull ėshtė pėrndryshe pėrkthimi i librit nga gjuha shqipe Islamizimi i Shqiptarėve gjatė shekujve (XV-XX). Arsyet e islamizimit dhe qėndrimi i Kishės ndaj kėsaj dukurie, i publikuar nė vitin 2000 nga shtėpia botuese katolike "Drita" nė Prizren, Kosovė. Libri ėshtė fryt shumėvjeēarė i hulumtimeve tė autorit qė i ka bėrė gjatė kohės kur ai ka qėndruar nė Universitetin Papnor Urbaniana nė Romė, ku nė bazė tė tyre, mė 11 dhjetor 1992, ka mbrojtur tezėn e doktoraturės, me titull: Ricerca storico-giuridica sull`islamizzazione e laramanizzazione degli albanesi (dal XV al XX sec.)

Autori i kėsaj vepre ėshtė shqiptar nga Kosova, i lindur me 1959 nė Dunav tė Gjilanit, edhe vetė me prejardhje laraman (kripkatolik), kancelar dhe vikar i gjyqit i Ipeshkvisė sė Kosovės. Ėshtė autor i dhjetra artikujve dhe punimeve shkencore-hulumtuese dhe publicistike, kryesisht nga historia kishtare shqiptare.

Dr. Shan Zefi nė 188 fq. tė kėtij libri ka prezentuar rezultatet e hulumtimeve tė veta pėr njė ēėshtje sot tejet tė ndėrlikuar e tė ndjeshme tė islamizimit dhe tė laramizmit tė shqiptarėve. Librit i paraprijnė burimet dhe literatura e publikuar dhe e pa publikuar, tė cilat i kanė shėrbyer autorit pėr ta shkruar kėtė libėr shumė tė vlefshėm. Nė fund ėshtė e pėrcijell mė njė pėrmbajtje tė thukėt prej dhjetė faqėsh nė gjuhėn angleze (fq. 189-197), me faksimile tė dokumenteve origjinale (fq. 129-305), me dhjetė harta historike (fq. 307-316), dhe shėnime pėr autorin. Libri ėshti rezultat i hulumtimeve tė akteve tė koncileve ekumenike dhe atyre kombėtare shqiptare, relacioneve tė shumė (argji)ipeshkvijve, priftėrinjve, misionarėve dhe shumė akteve tė tjera tė ruajtura nė Akrivin Sekret tė Vatikanit (Archivio Segreto Vaticano), nė Arkivin Historik tė Kongregatės pėr ungjillizimin e popujve - Propaganda Fide ( Archivo storico della Congregazione per l`evangelizzazione dei populli), dhe nė arkivet katolike nė Kosovė etj.

Nė bazė tė kėtyre burimeve, si dhe rezultateve tė hulumtimeve tė shumta tė autorėve tė ndryshėm, dr. Shan Zefi me veprėn e vet dukshėm e bėnė tė qartė fatin tragjik tė popullit shqiptarė nė kohėn pesėshekullore tė okupimit otoman, nga perspektiva shqiptare katolike dhe perėndimore. Gjithėsesi, studimi do tė ishte mė i kompletuar e mė pėrmbajtėsor po tė studijohet e njėjta ēėshtje nga perspektiva shqiptaro-islamike, pėrkatėsisht nga perspektiva osmanljinjve nė bazė tė burimeve osmane. Shpresojmė se shqiptarėt kanė shkenctarė tė kualifikur pėr hulumtime tė kėtilla.

Vepra e dr. Shan Zefit, Islamizimi i shqiptarėve dhe fenomeni i laramanizmit gjatė shekujve (XV - XX), ėshtė e komponuar nė katėr pjesė. Nė pjesėn e parė shtjellohet rrėnjėsimi i krishterimit nė hapsirėn shqiptare dhe nė fqinjėsi, si dhe organizimi kishtar (ilir) shqiptarė. Nė pjesėn e dytė, e cila bashkė me tė tretėn e pėrbėjnė thelbin e librit, shtjellohet problemi i islamizimit tė shqiptarėve. Pjesa e tretė i kushtohet kriptokrishterimit (laramanizmit) tė shqiptarėve, derisa nė pjesėn e katėrt jipet qėndrimi i Kishės Katolike ndaj fenomenit tė tė laramanizuarve dhe tė islamizuarve shqiptarė. Ėshtė e natyrshme se autori e ka qėndrimin e vet ndaj kėtij fenomeni nė pėrputhshmėri me frymėn e Kishės Katolike.

Shtrohet pyetja, a ka vepruar drejtė autori kur Ilirėt dhe Dardanėt i ka konsideruar si paraardhės tė Shqiptarėve. Gjithėsesi, pėrkundėr njė doze tė kujdesit objektiv, mendoj se ka vepruar drejtė. Tanimė ėshtė e njohur se, shumė shkenctarė, fillimisht paleontologė, etnologė, arkeologė, historianė dhe shumė tė tjerė theksojnė se, pėrveē Helenve(Grekve), nė juglindje tė Europės, i vetmi popull autokton ėshtė populli shqiptarė. Shqiptarėt, kryesisht, prejardhjen e tyre e trashigojnė nga popullata paraantike ilire, dardane dhe dekomeziane. Pėrveē emrit qė e trashigojnė prej njėrit nga fiset mė tė vogla ilire (A l b a n o ķ-Albanoi), tė cilėn Klaudie Ptollomei (shek. 2 pas K.) e vendos nė pjesėn e sotshme veriore tė Shqipėrisė, nė kėtė mėson edhe ngjajshmėria e gjuhės shqipe me gjuhėn ilire, thrake dhe dekomeziane, por edhe rezultatet e hulumtimeve paleolingvistike, etnologjike, arkeologjike, historike, gjenetike dhe tė tjera. Kėtu ėshtė mirė tė theksohet se kėtė tė vėrtetė, me rastin e formimit definitive tė Memorandumit famkeq tė Akademise Serbe tė Shkencave dhe Arteve (tė cilėn kam pasė rast ta shoh personalisht, sa isha veprimtarė i ASHABH nė Sarajevė), nė tė njėjtėn Akademi tė shkencave dhe arteve nė Beograd, ka qenė e detyruar ta pranoj edhe profesoresha e Fakulltetit Filozofik tė Beogradit, si dhe eksperti i njohur pėr antikėn greko-romake Fanula Papazoglu (1917-2001). Ja ēfarė thotė profesoresha: " Nuk pėrjashtohet se kjo popullatė (Dardanėt, vėr. A. ?) e ka mbijetuar periudhėn e pushtimeve barbare dhe invadimeve tė mėdha, veēenarisht nė vendet e vogla tė urbanizuara, dhe qė ka hyr nė mesjetė me emėr tė ri Shqiptarėt." "Il ne faut pas donc exclure la possibilité que les Dardaniens qui ont échappé ą la romanisation aient aussi survéu les migrations slaves et qu`ils aient fait leur apparition dans le Moyen āge sous le non d`Albanias."

Pjesa mė e vlefshem e kėsaj vepre, qė besoj se do tė pajtohemi tė gjitha qė e kami patur nė duar, ėshtė pjesa e dytė dhe e tretė tė cilat, mund tė thuhet, e pėrbėjnė njė tėrėsi. Nė kėto pjesė autori e shtjellon procesin tragjik e shpeshherė tė dhunshėm tė islamizimit tė shqiptarėve, pėrkatėsisht mėnyrėn origjinale tė luftės pėr mbrojtjen e krishterimit nė mėnyrė qė tė pranohet islamizmi vetėn nė formėn e jashtme, pėrkatėsisht inkuadrimi nė format e jashtme nė shoqėrinė muslimane, kurse nė brendėsi tė mbeten nė fenė e vjetėr - krishterim (katolicizėm). Ėshtė nė pyetje laramanizmi, pėrkatėsisht kriptokrishterimi, saktėsisht kriptokatolicizmi. Mė tė drejtė mund tė themi se ky fenomen ėshtė specificum shqiptar apo species sui generis, siē e cek edhe vetė autori, dhe ėshtė gati e vetmja mėnyrė e mundshme qė t`i kundėrvihet procesit tė dhunshėm tė islamizimit tė shqiptarėve. Periudha mė e rrezikshme pėr tė krishterėt (katolikėt) shqiptarė, autori e apostrofon kohėn e Luftės sė Kretės (1645-1666), nė tė cilin nė rrethin e ujdhesės sė Krestės (Kandia), Peloponezit, Dalmacisė dhe bregdetit shqiptarė dhe nė ndonjė tjetėr teritor, kanė luftuar Republika e Venecies dhe Perandoria Osmane. Gjatė kėsaj periudhe janė braktisur/shkatėrruar shumė Ipeshkėvi katolike shqiptare, por jo vetėm ato. Shqiptarėt katolik, sipas hulumtimeve tė autorit, nė kėtė kohė, por edhe nė kohėra tjera, e kanė ndier vetėn mė tė sigurtė nė vendet pasive malore, mu ashtu si tė gjithė katolikėt joshqiptarė nė juglindje tė Europės. Si njė problem tė jashtėzakonshėm nė atė kohė, autori me tė drejtė e thekson edhe mungesėn e klerit si dhe dhunėn mė tė tmerrshme qė e kanė pėrjetuar, si ngulja nė hu, varje (furje) publike etj., qė gjakėpirėsit otoman i kanė ushtruar mbi ata ipeshkvijė dhe meshtarė, tė cilėt kanė patur trimėri tė qėndrojnė me shqiptarėt katolikė. Motivi shtesė pėr islamizim ishte lirimi nga tatimet e larta dhe mundėsia pėr tė arritur vende/poste mė tė larta shoqėrore nė Perandorisė Osmane. Kėshtu qė, qysh nė vitet e 30-ta tė shek. 16 njė numėr i madh i tė islamizuarve shqiptarė kanė ushtruar shėrbime ndėr mė tė rėndėsishmet nė Perandorinė Osmane. Ushrues tė tillė ishin: Ajaz Pasha nga Vlora, i cili prej viti 1536 ka qenė vezir i madh; Ali Pasha, vezir i madh prej vitit 1539 deri nė 1541; Sinan Pasha me prejardhje nga Dibra, okupues i Jemenit, dhe pesė herė vezir i madh prej vitit 1580 deri 1596; Ferhad Pasha, dy herė vezir i madh prej viti 1591 deri nė 1596, etj. Tė kujtojmė edhe nė kohėn e mė vonshme Mehmed Ali Pasha me prejardhje shqiptare, pashė i Egjiptit nė vitin 1805 dhe njeriu i parė mbas mbretit tė Egjiptit (1841-1849), themelues i dinastisė egjiptiane hediva.

Meritėn mė tė madhe pėr ruajtjen e katolicizmit ndėr shqiptarė, si dhe nė vende tjera tė Europės juglindore, e kanė pasur franēeskanėt. Porse, ata nuk kanė qenė tė vetmit.

Pėr t`u ruajtur nga shkatėrrimi i tėrėsishėm, kisha shqiptare ka organizuar mė 1703 Kuvendin e parė kombėtar, qė ka pasur pėr qėllim ndalimin e islamizimit dhe laramanizmit dhe tė nxisė ripėrtrirjen e Kishės Katolike ndėr shqiptarė nė pėrputhshmėri me dekretet/pėrfundimet e nxierra nga Koncili i Trientit. Por, nėn presionin dhunues tė otomanėve, kuvendi megjithatė nuk ka arritur suksese tė pritura, bile edhe mbas kuvendeve kombėtare shqiptare tė mbajtur mė 1895 dhe 1897, dhe shumė sinodave ipeshkvore. Autori nė hulumtimet e veta ka hasur nė shembujt e dėshmive heroike martirizuese tė fesė katolike mu ashtu si nė kohėn e Dioklecianit. Nė pėrndjekjet e tė krishterėve shqiptarė posaēėrisht kanė qenė tė theksuar krimet e tortoruesve aziatiko-turq kundėr ipeshkvijve, klerit katolik dhe popullit tė krishterė kah fundi i shek. 18. Kėto krime/tortura autori i ilustron me varjen e ipeshkėvit tė shkodrės Anton Negria dhe pasardhėsin e tij Anton Barbi dhe shumė priftėrinjve katolik. Nga kjo kohė e deri kah fundi i shek. 18, ipeshkvijtė katolik s`kanė mund tė kthehen e tė banojnė nė Shkodėr. Nuk ishin vetėm ata me kėtė fat (tė keq), por edhe shumė tė tjerė ipeshkvijė katolik shqiptarė s`kanė mund tė kthehen nė vendet e veta, disa pėr shkak tė pėrndjekjeve tė tyre, tė priftėrinjve katolik dhe besimtarėve tė tyre, por edhe pėr shkak tė rrėnimit dhe vjedhjes sė objekteve sakrale katolike. Pėrveē kėsaj, shqiptarėt, sikur edhe nė Bosnje e Hercegovinė, Likė, Sllavoni, Hungari etj, kanė qenė pré e hierarkisė ortodokse, e cila ka kėrkur nga Shqiptarėt qė t`ia paguajnė me forcė tatimin (haraqin) patriarkut tė Konstantinopojės/Carigradit. Mungesa e klerit katolik dhe mundėsia qė t`iu zbritet tatimi ishte motivi tundues qė shqiptarėt katolik tė konvertohen nė ortodoksizėm. Hulumtuesit e historisė sė kishės shqiptare dhe historisė kombėtare shqipėtrae duhet patjetėr qė hulumtimet e veta t`i zgjėrojnė edhe nė kėtė drejtim, sikurse gjatė viteve 70-ta k a vepruar prof. Krunoslav Draganovi? pėr kroatėt e Hercegovinės lindore dhe Malit tė Zi, me librin e tij: Massenübertritte von Katholiken zur «Ortodoxie» im kroatischen Sprachgebiet zur Zeit der Türkenherrschat, Romė 1937, e cila ėshtė botuar nė kroatisht nė vitin 1991 nė Mostar, Konvertimi masiv i katolikėve nė ortodoksizėm nė hapsirėn kroatishtfolėse gjatė pushtimit turk.

Autori, po ashtu, e thekson faktin se islamizimin e shqiptarėve e ka pėrshpejtuar pėrzierja e feve, posaēėrisht martesat e vajzave katolike me meshkuj musliman. Autori spjegon se, nga martesa tė kėtilla tė pėrziera meshkujt kanė qenė tė edukuar si musliman kurse gratė si katolike, por pėr t`i mbrojtur nga ndonjė sėmundje janė pagėzuar edhe fėmijėt musliman, kurse muslimantėt nė disa raste kanė marrė pjesė nė ritet e krishtera. Shtojė kėtu, se njė gjė e tillė ka ndodhė edhe nė disa shenjtėnore nė Bosne, Hercegovinė, Sllavoni, Likė ... prej tė cilave mė e njohura ėshtė ajo e Shėn Gjon Pagėzuesit nė Podmilaqje afėr Jajcės. Nė pyetje ėshtė shenjtėrorja nė tė cilėn kanė shtegtuar dhe shtegtojnė pjestarėt e tė gjitha religjioneve monoteiste, dhe e cila e ka pėrjetuar, ndėr tė rrallat, kohėn e okupimit tė Perandorisė otomane, deri sa nė fillim tė luftės (nė BH - vėr. e pėrkth.) ushtarakėt serb e kanė rrėnuar.

Pėr fund jam i obliguar tė pėrmend se, pėrkundėr publikimeve tė shumta nė kohėn e fundit me tematikė historike, ka shumė pakė vepra qė mund tė pohohet se kanė lindur nė bazė tė burimeve, posaēėrisht nga ato tė arkiveve perėndimore. Pėr historinė e popullit shqiptarė mos tė flasim. Jemi thuajse nė fillim. Pikėrisht nė kėtė drejtim libri i dr. Shan Zefit ka njė vlerė tė madhe. Do tė jetė vėshtirė nė tė ardhmen, shpresoj edhe nė ato vepra qė do tė pasojnė, tė shkruhet historia e popullit shqiptar e nė veēanti historia e krishterimit ndėr shqiptarė pa kėtė vepėr. Ajo qė duhet tė kihet vazdhimisht parasysh ėshtė nevoja e pėrcielljes dhe marrjes nė konsiderim tė rezultateve tė gjurmimeve mė tė reja nga fusha e arkeologjisė nė hapsirėn historike shqiptare, ku pėr ēdo ditė po del nė pah krejtėsisht njė figurė e re pėr Shqiptarėt dhe historinė e tyre, pėr dallim nga ajo se ēfarė po participohet mė sė shpeshti. Njėkohėsisht apeloj edhe pėr pėrkthimin e kėsaj dhe shumė veprave tė tjera (p.sh., Zef Mirdita, Krishterimi ndėr shqiptarė. Drita - Misioni Katolik Shqiptar nė Zagreb, Prizren - Zagreb, 1998) nė gjuhė botėrore, posaēėrisht nė gjuhėn angleze. Sigurisht se do tė pajtohemi tė gjithė pa dallim se, pėrkundėr dashurisė sonė pėr gjuhėn shqipe dhe kroate dhe kulturėn e tyre, veprat e kėtilla pikėrisht pėr shkak tė barierės gjuhėsore pak a shumė mbesin tė padepėrtueshme nė rrethin e gjėrė tė lexuesve, por edhe pėr pjesėn mė tė madhe tė grupeve akademike.

-- dėrguar nga Zef Ahmeti, 25.08.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara