HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GAGE (GEIXH) - MISION PĖR QEVERINĖ

-- nga Koha Jonė, 21.12.2003

Eksponenti i njohur ne marredheniet politike e diplomatike shqiptaro-greke, greko-amerikani Nikolas Gage me cilesine mistike te shpeshshfaqur, ka mberritur serish ne Tirane. Njeriu qe nuk ka asnje cilesi zyrtare perfaqesimi, qe per shume arsye konsiderohet "si pensionist i domosdoshem" ne boten greko-amerikane, ka mberritur jo rastesisht ne kryeqytetin shqiptar ne ditet e negociatave per qeveri te re. Me kujdes u eshte shmangur fotoreportereve dhe kamerave televizive, por i etur ka qene per takime me kreret e politikes se majte.
Kryeministri Nano dhe disa here Ansastas Angjeli jane takuar gjate dy-tre diteve te fundit me te njohurin nacionalist greko-amerikan Gage. Pa pasur asnje lidhje me verbin e njohur te drejtesise "per rikthim ne vendin e ngjarjes", Nikolas Gage ka mberritur ne Tirane edhe per kete fundvit. Aktualisht sipas minoritareve greke ne Shqiperi, ky person me shpesh shkel Shqiperine se sa vendin e origjines se tij.
Madje keto burime shtojne se eshte i vetmi person qe mund te konsiderohet nder me te perfshiret ne ceshtjet e brendshme te pakices greke ne Shqiperi dhe ne marredhenie te dyshuara me kreret politike shqiptare.
Mberritja e tij ne Tirane keto dite negociatash per riberje te qeverise se kryesuar prej kryetarit socialist Fatos Nano, sipas zerave ne kontakt me te, lidhet pikerisht me kete qellim. Madje po sipas ketyre zerave udhetimi i tij drejt Tiranes ka ngjare pasi ka kaluar nga Himara, ka qendruar ne Sarande dhe ka perfshire edhe nje qendrim ne Janine, e me pas ka fluturuar drejt Tiranes. Misionari greko-amerikan ka shpenzuar kaq shume telefonata gjate oreve te qendrimit ne Tirane, ndersa fjale te vecanta ka pasur per deputetet greke te Parlamentit shqiptar.

Lobi grek nė lėvizje

Perfaqesuesit e sillogjeve greke jane vene ne levizje per qeverine e re ne Shqiperi. Mediat e Greqise kane shtuar gjate oreve te fundit interesimin e tyre per kabinetin e ri qeveritar ne Shqiperi dhe sidomos per veshtiresite qe po has kryetari socialist Nano per bindjen e aleateve te majte. Prezenca e Nikolas Gage ne Tirane nuk eshte e vetme, madje thuhet se ne kete angazhim te pashpallur jane vene edhe mjaft eksponente te tjere greke, te cilet kane nje begraund lidhjesh dhe marredheniesh mes hapesires ndershteterore greko-shqiptare. Po keto dite, ne Himare, lobi grek ka servirur nje prezence te re filogrekesh nga Europa, te cilet po investigojne per pergatitjen e nje raporti, i cili do te permbledhe ate qe pala greke e artikulon si: "problematikė e minoritetit grek ne Shqiperi".
Fakti qe nje mission i BE-se ka celur zyre provizore per nje periudhe kohe 2 mujore ne nje hotel privat ne Himare, deshmon qarte levizjen institucionale te lobit grek dhe strukturave paradiplomatike greke per nderkombetarizimin e nje ceshtjeje te investuar prej tyre, si pjese te realitetit te minoritetit grek ne Shqiperi. Paralajmerimet per pretendimet greke ne kuader te gjeopolitikes, kane mberritur ne fazen e shtrimit si ceshtje faktike. Kjo e ben edhe me problemore situaten dhe qetesine bufonike te strukturave tona shteterore, te segmenteve tona te perfaqesimit inteligjent dhe gjithe terrin informative per opinionin publik.

Grekėt si investues dhe politikėbėrės

Rasti "Gage" (Geixh) ne Shqiperi nuk eshte me i tille. Ai eshte nje fenomen, qe mesa duket do te duhet kohe e vite te zbardhet. Dosja e ketij eksponenti te lobit grek qellimisht mbahet e mbyllur nga elemente te politikėbėrjes dhe administrimit shteteror ne Shqiperi. Kronika e implikimeve te tij ne politiken dhe parapolitiken shqiptare do te jete e gjate dhe e cuditshme. Natyrisht emra te tille si Fatos Nano, Vangjel Dule, Anastas Angjeli dhe ndonje filogrek tjeter me mandat te shumefishte ne kete vend, dine shume e shume me teper per Geixhin dhe interesimet e lobit te tij ne kete vend. Sa here eshte thene se bisnesi grek ne Shqiperi ze vendin e pare. Madje sa here ka pasur nervozizem nga pala greke kur politikanet tane kane deklaruar se "partneri kryesor mbetet Italia".
E verteta eshte se jane greket e ketij lobi qe po i japin nje fature edhe per te ardhmen qytetareve shqiptare per shkak te qeverive te tyre per vonesen e Koridorit 8-te, per depozitat e karburanteve dhe per shume aspekte te tjere. Jane perfaqesues te ketij lobi qe investojne ne turret zgjedhore shqiptare incidente ne Himare e gjetke dhe qe po peshperisin se fundi qe "zeri grek duhet te ndihet edhe me fort ne Dropull dhe Vurg". Jane po keta diplomate helene te lobit qe po perpiqen te vene ne levizje "problemin e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi", jane po ata qe nguten te fusin ne axhende bisedimesh ceshtjen e pakicave dhe te pohimit te kombesise se tyre.
Misionaret greke ne Shqiperi po sjellin padukshem "telashe te reja per diplomacine dhe politiken shqiptare". Ne Himaren ku votojne jo me shume se 3000 votues, greket eelektorale dhe misionaret lobiste "ala Gage", po ngrene "stuhi ne gote" per te bindur permes eurodeputeteve te tyre, se c'po heqin "greket e Shqiperise". Ne kete loje dhe sherbim nacionalist, keta "investitore diplomatike" kane future dhe po fusin diplomate me kostum zyrtar, politikane te babezitur te ketij vendi dhe me se shumti oligarke te ketij vendi qe tashmė ministrojne jo vetem struktura drejtuese politike, jo vetem individe me perfaqesim mandati, por edhe konjuktura qeverisjeje. Brenda kesaj optike duhen pare edhe vizitat e herepashershme te diplomateve greke te akredituar ne Tirane dhe qytetet jugore ne Himare dhe Bregdetin e saj. /Re.Po.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara