HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHTETI APOR KOMBI?

-- nga DDr. Phil. Krist Maloki

Krist Maloki Ēdo njeri i ka sytė nė vend dhe merr me i studiue pak mā hollė dallaveret e politikės shqiptare nė dekaden e fundit mundet me vėrejtė orė e ēast: se Tirana čnde s'ka kuptue qė Shteti nuk āsht Kombi, dhe sidomos: se Tirana s'ka kurrfarė njohunie qė shteti shqiptar ndryshon qind pėr qind me kombin shqiptar.....

Po t'ishim tė frymzuem nga shejtanllėket e sarkazmės, do tė thoshim se mexhelexhinjt e Tiranės, tė marrun mendsh nga Theorija (theokratike-afetare!!) e totalitetit tė Shtetit, tė cilėn e kanė kapėrdie me garuzhd nder hukuke mexhelexheane, sot nuk janė tė zotėt me e kuptue dualizmin qė ekziston mes Kombit dhe Shtetit ... Po t'ishim malicjozė mund tė thoshim se pėrputhja e jonė e tepėrme me Aleaten e Madhe andej detit! (āsht fjala pėr marrėdhaniet e mira mes Shqipnis sė viteve `30 dhe Italisė. Shėn. i red.) - dhe sidomos me kulturen oksidentale franceze - edhe mā ąndej detit! - i ka ba savantat e Tiranės me āndrue pėr njķ identifikim Komb-Shtet, ashtu si e lypte theorija e shtetit demokratiko-liberal apor edhe e shtetit nacional por jo-kombėtar...

Malum i gjithė masllahati Kombi-Shteti - si ēdo dardhė shkencėtare qė s'āsht gorricė zoi-xoxeane - e ka bishtin pėrmrapa... dhe kėtė bisht s'e kupton dot Tirana.

Dhe bishtit i thonė... komb! ... njė totalitet dinamik, njė gjallesė metafizike, qė buron nga fshehtėsinat e qindmijėra vjetėve, qė gjallnon mbas ligjve krejtėsisht tė veta, qė qindron mbi kavaljete e fortuna tė shekujve e qė tallet dhe pėrkalon plot pėrbuzje mbi tertevertimet e njė shteti heterogjen ... Kaptimi komb āsht njķ nga ata kaptime qė nuk mund tė thjeshtėzohen mā, si kaptimi jeta, njeriu, Zoti ... Kombi āsht kombi ... njķ ndjesķ qė vlonė nder zemrat e njķ grumbulli njerėzish qė e pėrbajnė at komb ...njķ ndjesķ qė: ose āsht ose s'āsht ... qė s'mund tė blehet, as tė shitet, as tė merret me qirį ... Dhe para sė gjithash: kombi āsht njķ totalitet ashtetnor (jo: antishtetnor!) dhe nuk mund tė kufizohet me gardhet politike tė njķ shteti sado pėrparimtar apor edhe oriental ... Kombi rrnon, kombi gjallnon ... dhe ndersa qent lehin, karvani kalon ...

Dhe kėtu shpresojmė tė merremi vesht! - Disa nga shkrimtarėt gjermanė e kanė pėrngjā kombin me njė copė natyrė; kombet, simbas pėrfytyrimeve tė tyne, na ēfaqen si livadhe, fusha, male, zabele, bjeshkė, ograja, pyje tė dendun apor shkretina tė thata ... sejcili simbas natyret qė ia ka falė Zoti, sejcili simbas vetive qė vlojnė ne zemėr tė tij, sejcili me ndjesina e forca shpirtnore fare tė veēanta, fare individuale ... Dhe sejcili prej tyne ka njķ qėllim historik tė veēantė - ēdo komb pėrmbush njķ mision nė kėtė botė! - dhe sejcili prej tyne mund tė gjallojė, tė rritet e tė naltėsohet vetėm simbas natyres sė vetė, simbas ligjeve tė njatij shpirti objektiv (Hegel) qė e pershkon si njķ lum i gjallė nder lashtėsinat e kavaljeteve....

Dhe āsht njķ budallallėk i trashė kur kujton ndokush se tė gjithė kombet janė tė njķ lloji ...

Dhe āsht njķ budallallėk edhe mā i trashė i shekullit xix, qė, me gjithė savantllėkun e tij ibrid, ka kujtue se pėrnjeherėsh tė gjithė kombet mund tė durojnė mbi kurriz tė vet binanė e shtetit demokratiko-liberal, apor edhe tė shtetit nacional por jo-kombėtar ...Dhe sot na shfaqet kriza shtetnore an-e-kand kėsaj bote, ajo krizė qė nėpėr dridhje t'etheve tė veta āndrron e fantazon pėr ca cezarizma, mussolinizma, hitlerizma, stalinizma, bolshevizma e planshtetizma ... kombėtarė ...

Sepse secili popull apor komb e kuptoi kah pragu i shekullit tonė e sidomos mbas purgatorit tė luftės sė pėrbotėshme, se themelet e shtetit demokratiko-liberal nuk kanė qėndrim nė ēdo vend, nė ēdo tokė ... sepse nuk asht hepėsi bir t'e ngrehė tė njajtėn bina shtetnore, njėherė mbi truellin e ndonjķ livadhi e mandej mbi thepina tė ndonjķ bjeshke kombėtare....

Dhe shka e ka kuptue mendja primitive e popullit tonė malcor - i cili simbas vendit e ban edhe kuvendin - atė s'ia hangri mendja as inteligjencės sonė nacionaliste - jo vetėm atėherė kur i erdhi radha me e ngrehė shtetin nacional, por as sot qė do me e shkatėrrue ... Dhe kėsodore vjen puna qė encikllopedistat tonė - mbrenda e jashtė Shqipnie āndrrojnė e fantazojnė edhe pėr shtetin demokratiko-liberal apor edhe pėr shtetin nacional por jo-kombėtar ...,( pa vlerėsue realisht kushtet e veēanta tė vendit).

Dhe Tirana, e cila me njķ gjenialitet tė veēantė e pėrvėtėsoi ushtrimin e formalizmave tė shtetit nacional, sot i ferkon duert mbi budallallekun tonė ... pse na - gjoja ajka e kombit! - tuej tredhė qen nėpėr theoriena tė thata mbi shtet e nacion, kemi lanė fare nė mungesė zgjimin dhe pėrvetimin e shpirtit kombėtar ...

Dhe sot daullja nacionale ushton an-e-mbanė Shqipnis ... dhe kombi s'ndien gjā...

Evet, evet endé s'u muerme vesht! Por faji s'āsht as i joni, as i Tiranės ... qė s'ka habér pėr kuptimin e ndryshimit komb a shtet... Fajin e ka mā fort njķ moskuptim internacional i cili s'di me i dhanė karar dualizmit komb e nacion ...

Sepse, sa me folė pakėz me glosologjinė e filologėve tė patentuem t'arėsimit shqiptar - skaji (d. m. th. kaptimi = terminus tecnicus = notion = Begriff) - sepse pra skaji komb ndryshon nė brendshmėninė e tij qind pėr qind me atė tė skajit nacion ..

Fjala komb āsht njķ kaptim ethnik. Kombi pėrmbledh nė gjķ tė vet njķ grumbull personash qė janė lidhė shoq me shoq (ideel !) nėpėr gjakun e fisin e njajtė dhe mā fort nėpėr njķ botėshikim e botėkuptim (Weltanschauung!) tė pėrbashkėt. Porse ky botėkuptim bazohet mā fort nder ndjenja, d.m.th. nder shprehje tė njķ vitaliteti tė veēantė (= tė gjakut!) dhe jo aq nder kujtime abstrakte tė njķ sistemi filozofik e racional. Kėtu qėndron misteri i gjakut qė njķ shqiptar apor edhe njķ kombas tjetėr, pėrfaqėsues i vertetė i fisit tė vet, sado me u pasė mėsue nder doke e zakone e nder sisteme filozofike tė njķ kombi tė huej, pa dashtė, e sidomos nder momente irracionale e tė mosvetkontrollimit nder afekte, lėshohet e zhytet aq mā fort disa herė nder pėrmbytje tė pakufishme tė ndjenjave tė fshehta kombėtare qė i vlojnė nė zemėr. Njerėz tė kėtillė - po qenė misa tė njķ kombi - sado larg tė jenė shoq me shoq, si nga vendi apor nga rangu e gjendja materiale - shi nder asi momentesh afekti e vethumbje, kuptohen e afrohen nga vetiu e kėnaqen sė bashku rreth njķ lumnije tė shpirtit tė pa frź. Malcori i Gegnisė e ai i Tosknisė merren vesht shoq me shoq edhe sot - me gjithė ndryshimin e gjuhės. Ndoqi e Lapi kuptohen edhe sot e kėnaqen shoq me shoq mā mirė e mā fort se na - gjoja - tė kulturuemt. Dasija ndermjet shqiptarėve rrjedh vetėm nga gjirizet shoqnore tė qyteteve tė Shqypnisė, ku āsht trazue gjaku e āsht bastardhue botshikimi, botėkuptimi e me ta edhe karakteri i vėrtet shqiptar!

Fjala nacion āsht njķ kaptim politik, e mā fort politiko-ekonomik. E ka pjellė shekulli XVI, atėherė kur filluen me u dukė pėr tė parėn herė shtete (nė kuptimin e sotshėm) mbi faqen e dheut. Āsht e vėrtetė qė qysh me Shėn Thoma Aquinin (1225-1274) e nga bashkėkohėsit e tij (Dante, Occam, Marsilio di Padova), pat fillue njķ farė theorie shtetnore, porse shtetin e sotshėm e ka krijue Koha e Re. Njķ Nicolņ Macchiavelli e njķ Jean Bodin kanė qenė mamicat e njķherė edhe kumarėt rreth pagėzimit tė tij; vet fjala shtet (stato) āsht njķ pjellė makiaveliane. Shtytjen mā tė fortė pėr ngrehje shtetesh nė Europė e dhą njķ lėvizje politiko-ekonomike me emnin Merkantilizėm aty kah fillimi i shekullit tė XVI. Me zbulimin e Amerikės (1492), u derdh aq flori e aq pasuni e pakufishme nėpėr Europė, sa filluen me u tund themelet politike, shoqnore, ekonomike e fetare t'asaj kohe. Nė Kohėn e Mesme njerzija s'njifte pothuej tjetėr punė veē se me i sjellė sytė kah qielli e me u pregatitė per jeten e andejshme, tash nėpėr shėndritjen e florinit e xhevaireve t'Amerikės, m'anė tjetėr nėpėr lukset e importueme nga Orienti e harroi bota driten e Zotit, u zhyt nder kėnaqje e njėherė edhe nder epshe e vese tė kėsaj jete. Nė atė kohė filloi ajo "lufta e tė gjithėve kundra tė gjithėve" (Bellum omnium contra omnes), e cila u bā shpirtdhanėse pėr vepren Leviathan tė filozofit Thomas Hobbes. Po nė atė kohė muer kuptim edhe fjala interesse, shka d. m.th. me pasė njė interesė ndermjet shoqishojt (Inter- esse!). Nė atė "luften e tė gjithėve kundra tė gjithėve", ku s'njifte qeni tė zonė dhe kur njeni tjetrit ja grabitte nderin, gruen e pasuninė dhe ja nxirrte shpirtin pa ndonjė dhķmė a dridhje shpirtnore, nė atė kohė pra u ēfaqė pėr tė paren herė - praktikisht - ajo interesė - pėr me i rregullue marrėdhaniet e njerzve ndėrmjet shoqishojt. Nė atė kohė dhe u mblodhen vende vende grumbuj njerėzish-tė shtėrnguem (koncentrue) nga ajo interesė e shkretė - dhe i dhanė vendit ligje e kanune dhe vune mbi vedi njė njeri (jo Zotin), tė cilit i dhane tė drejta tė pakufishme - tė drejta sovrane. Kėshtu pra nga ajo kohė rrjedhė ai institucion tė cilin e quejm sot "Statuti Themeltar" dhe vendi ku ka fuqķ ai statut quhet Shtet - dhe populli mbi tė cilin sundon quhet Nacjon ... Nacjon kėsodore d. m. th. njė grumbull njerėzish, njė sindikatė, njė gremium, njė shoqnķ ndėrmarrėse me qėllim pėr me realizue ma lehtė njė ide = njė interesė tė pėrbashkėt ... Dhe morali problematik (shtetnor!) i kėsi lloj personash juridike ēfaqet lakuriq pėr mendsinė e tij grabitēare nė devizėn machiavelliane. "Qėllimi i shenjtėron mjetet!" ... apor edhe ner disa deviza fare nacjonale si "L'etat c'est moi"! (shteti jam vet) apor "Right or wrong I'dont care it's my country" (drejt a shtrembėt, nuk ēaj koken, āsht pėr vendin = shtetin t'im), apor edhe nė atė fjalėn italiane bukur tė thanun: "Il sacro egoismo" ... egoizma e shenjtė! ...

E s'asht ēudi qė me ngrehjen e shteteve tė parė nacionale nė Europė shpertheu e shkrepi ai egoizėm i shenjėt and-e-kand dheut - u shkretnuen dy kultura tė paēmueshme n'Amerikė, u shkatėrrue djepi i kulturės sė pėrbotshme nė Indi nga agjentat kriminelė tė Anglisė, u ba tym e flakė e hi e pluhun gjithė Gjermania etj. etj. - e u deshtė njėfarė Lidhje Ndėrkombėtare nė vitin 1648 pėr me i vue kufij e caqe grykėsisė sė nacioneve egoiste, apor ma mirė: imperialiste ... Porse gryksija s'mori fund, perkundrazi u shtue edhe ma fort, e me gjithė Lidhjet Ndėrkombėtare tė ndryshme - mė 1713, 1815, 1856, 1878, 1899, 1907 dhe 1919 - edhe sot daulla imperialiste ushton nėpėr botė dhe dum-dumet e saja e bājn me u dridhė deri fėminė nė barkun e nanės ... Jo, kėtė e ka diftue historija: Luftat e deritsotshme kanė qenė pėrleshje nacjonesh por jo kurr kacafitje kombesh kundra shoqi-shojt ... dhe e ashtuquejtuna Lidhje Ndėrkombėtare nė Genevė nuk āsht kurrsesi njė lidhje kombesh, porse njė sindikatė, njė gremium, njė shoqnķ ndėrmarrėse nacjonesh tė ndryshėm me interesa tė ndryshme, me interesa aq tė poshtra sa duhet perdeja e theatrės gjeneviane qė t'i mbulojė ndopak .

E qė! Tirana prap s'na kuptoi! Medet, medet! ... Porse aq ma keq qė edhe t'ashtuquajtunit engjikllope, disa nacjonalista, - mbrenda e jashtė Shqipnisė, - nuk janė tė zott me na kuptue ... (pėrjashtimet e dishmojnė rregullen!) ... dhe kėta vetem pse s'kan pasė kurr haber pėr dualizmin komb e nacjon ... Dhe s'asht ēudi kur edhe zani i jonė sot, - si zani i ēdo shqiptari tė vėrtet nė dekadėn e fundit,-ka me ushtrue i pandigjuem nėpėr shkretinė shpirtnore tė inteligjencės sonė si njaj zā, pėr tė cilin ka shkrue Shėn Gjoni evangelist: "Et vox in deserto exclamavit" ...

Mjerisht! ...

Dhe sidomos, kur Shqipnia e pret shpėtimin nga kombi dhe jo nga nacioni! ...

Porse gajret! ... se ndoshta po kuptohemi kėtu! ..... Nacioni franēez nuk ka qenė kurr ... komb!! ... Sepse nacioni franēez pėrbahet nga tetė e ma teper lloje kombesh fare tė ndryshėm, si keltė, gjermanė, romakė, ibero-akvitanė, ligurianė, sarazenas etj. etj. dhe nacioni franēez edhe sot āsht pėrēarė nė gjithfarė fisesh provinciarė, si normanė, gaskonjas, langdokas, bretonė, provansalė, alzas-lorenas etj.etj., qė s'kuptohen as merren vesht lehtė shoq me shoq. Marifeti i politikės geniale franēeze ēfaqet aty se si ka dijtė ajo gjatė kater shekujsh, me i pėrmbledhė gjithė ata kombe heterogenė nėn idenė e njė nacioni dhe si āsht e zoja sot - kur po pėrhapet edhe nė Francė idea e kombėtarisė mos me lanė boten me ia kuptue hallin e shkatėrrimit ... Deri nė vitin 1598 (Edikt i Nantes) Franca ka qenė copė-copė njė shesh anmiqsie e luftash religjioni kundra religjioni, fisesh kundra fisesh, kombesh kundra kombesh. Franca e sotshme dhe nacioni francez janė vetėm e pervetėm vepra e kardinalave Richelieu dhe Mazarin, tė ekonomistave Turgot e Colbert dhe tė mbretenve Luigji XIV dhe Napoleon Bonaparti. Kėta njerėz kanė dijtė me ia u mbushė mendjen kombeve e fiseve tė ndryshėm se interesa e pėrbashkėt jetike e shpirtnore e kėrkonte bashkimin e tyne dhe se nacioni franēez āsht i thirrun prej Zotit me qenė Votra e Civilizacionit. Kėto kujtime lajkatare e shumė interesa tė ndryshme ma pak ideale e kan shtėrngue (koncentrue) popullin franēez perreth Meke-s franceze qė i thonė: Paris ... dhe Parisi na ēfaqet njė qendėr intelektualėsh, nė pikėpamje tė shpirtit nihilista deri nė palcė, njerėz qė dinė me i gėzue āndjet e jetės sė jashtme, porse qė s'kanė pasė ngź kurrė me i ndie tė rahmet e gjakut tė vet a me i marrė erė avullit qė del nga toka e kombit... Dhe kėta njerėz - sa me folė me psikoanalizen e Freud-it - e, siperkompensojnė mungesen e ndjenjave tė vėrteta kombėtare me sa e sa pėrfytyrime e fjalė tė ekzagjerueme pathetike-oratorike, vulgo-patriotike - dhe janė tė zott me hż nė zjarr tė luftės e me i tėrhjekė mbas vehtes edhe franēezėt tjerė - nga natyra rentjerė tė pa kurrfarė zjarrit - si ata dhen qė shkojnė e mbyten nė flakė ... Dhe Parisi na ēfaqet sė fundi si njė etablishment i njė sindikati, i njė gremium-i, apor i nji shoqnije ndėrmarrėse qė ka pėr qellim realizimin ma tė lehtė tė njė interesi shoqnor, tė nji interesi tė pėrbashkėt tė tė mirave tė asajė shoqnie sui generis ...

Dhe ajo compagnia bella shtrihet e zgjanohet vetėm deri aty ku hasė me kufijt politik tė shtetit franēez ... ai qė s'āsht shtetas franēez nuk āsht as franēez! ... Dhe kėtu e kemi ndryshimin mes kombit dhe nacionit. Si misa tė nacionit kuptohen vetėm ata qė janė nėnshtetas - qofshin edhe gjakut tė perziem a gjakut heterogen. Pėr nacionalistin franēez āsht marokezi apor negroidi i Francės jugore ma fort franēez se ai qė ka dalė nga Franca dhe ka marrė nenshtetėsi tjetėr ... ky s'ka tagėr tė quhet franēez ... e aq ma pak nacionalist ...

Ky asht ndryshimi ... e sapienti sat! ...

Nė Tiranė: videant consules, ne quid res publica detrimenti capiat!!...

Dhe āsht interesant qė kaptimi komb nuk gjen shok ekuivalent as nė gjuhėn franēeze, as nė gjuhen inglese dhe as nė italishten. Fjala inglese people dhe fjala italishte il popolo kanė pothuej at kuptim si kaptimi populli nė gjuhėn shqipe. Dhe vetėm nė gjuhėn gjermanishte dhe nder bijat e saja skandinave gjendet njė kaptim - "Volk" - qė paraqet atė brendshmėni, at kuptim si kaptimi komb. Madje gjuha shqipe na ēfaqet, perreth kėsaj pyetje, ma elastike, ma e pasun se gjuhėt ma tė parat e Evropės; sepse na jemi tė zot me e pėrkthye fjalėn nation me fjalėn popull (shtetnor) dhe fjalėn Volk me fjalėn komb, kurse popujt e naltpėrmendun deri mė sot s'kan gjetun mjet gjuhėsor me ia mbushė menden shoqishojt se shka do me thanė komb dhe shka do me thanė nacion ... Dhe hajde merru vesht mandej ne Lidhjen Nderkombėtare ... oh pardon! ... nė Lidhjen Internationale!...

Dhe nga tė gjitha kėto s'ka kurrfar haberit Tirana! Ai qė s'na beson le tė marrė pak zahmet dhe le t'i falė njė shikim sado tė percipt botimeve zyrtare dhe sidomos kodeve tė ndryshėm tė Drejtėsisė. Fillon qysh me Statutin Themeltar: populli i shtetit shqiptar quhet kombi shqyptar ...

Neve kėtu s'po zgjatemi ma fort mbi kėt pikė sė perndryshe mund tė bahemi shkak per ndonjė demarsh tė kojshijve tonė politikė pranė Lidhjes Ndėrkombėtare, pardon! - pranė Lidhjes Internacjonale ...

Dhe sa per kodet e ndryshme tė Drejtsisė do tė flasim ma gjatė njė herė tjetėr ... kur do t'i rėfejm botės krimin gjuhėsor, kulturor dhe kombėtar qė āsht plakos mbi shpirtin shqiptar nėpėr ato gogsime apor ekskremente tė ndoj ēatipi bilmez e sojsėz ...

Sa per sot: tė luemt na qė gjyqet tona s'kan haber nga ata kode ... dhe qė u shkėmbye kasacioni me mexhelexhinj ... se perndryshe ēdo proēes do t'u diktimonte ... dhe sė fundit shpėtimi i jonė do tė mbette prap se prap nė dorė tė njė Nivica, apor Shatko, apor ...

Dhe fajin e moskuptimit e ka vetem "E drejta internacionale". Qysh me babain e kėsaj ditunije, Hugo Grotius (1583-1645), filloi babilonija e kaptimeve komb e nacjon, komb e popull dhe komb e shtet. Aty ku thotė franēezi Droit International, inglesi International Law dhe italiani Diritto Internazionale aty thotė gjermani Voelkerrecht dhe shqiptari bilmez: E Drejta Ndėrkombėtare ... kurse e drejta internacionale s'āsht tjetėr veēse njė rregullim i marrėdhanjeve ndėrmjet nacionesh (shtetesh) t'organizuem, d.m.th. njė e drejtė ndėrmjet shtetesh = Staatenrecht (Kant) apor Zwischenstaatliches Recht, Droit de l'interdépendance entre les nations ou des états, etj. ...

Shumė ma katastrofale se kėto lojna fjalėsh dhe kaptimesh u ēfaq pėr gjatė katėr shekujsh e deri nder ditėt tona teoria e shtetit, e bija ogurzeze e sė Drejtės Internacjonale, me postulaten e tre elementave themelorė tė shtetit: 1) vendi i kufizuem, 2) populli i organizuem dhe 3) fuqija shtetnore sovrane. Pa kėta tre elemente themelorė nuk bāhet shteti kurrė,-thoshin ata teoricienėt e shekullit tė xvi dhe thonė edhe sot teoricienėt e sė Drejtės Internacionale. Ashkollsun! Mirė po ai populli, i organizuem mbrenda kufijve tė shtetit, tė jetė i nji gjaku, d.m.th. komb apor tė jetė i perziem si e sjellė rasti, mjaft qė tė rėfehet i organizuem, alias: terbié apor nacion me disiplinė ... ashtu si e kėrkon Tirana? ...

... Deri mė vjet 1914 ka qenė jasak pėr ēdo shtet me u pėrzie nder ēashtjet kombėtare (nė pikėpamje tė gjakut!) tė shtetasve tė nji shteti tjetėr, nji paudhėsi e kėtillė u quente cėnim sovraniteti ... Dhe ka qenė nji ngjarje epokale - pėr disa: botėpėrmbysėse - kur Rumania - si e para nė tė gjithė historinė e Kohės sė Re . kėrkoi mbas Luftės sė Ballkanit tė drejten mprojtare pėr minoritetet: kucovllehė nė Ballkan. Qysh atėherė ka zanė rrānjė teoria e sė drejtės sė minoriteteve - e cila sot njifet dhe kuptohet nga kombet e gjithė botės dhe madje nga shtetet nacionale ... por vetėm jo nga Tirana nacionale!!....

Porse Tirana ka njė meritė, pėr tė cilėn duhet tė bahet zilitare e gjithė inteligenca e vertetė shqiptare, dhe asaj merite i thonė: instikt shtetnor. Kija inat e folja hakun! Me nji genialitet tė veēantė ka muejt Tirana me i pervetue formalizmat e shtetit nacional, me nji genialitet tė veēantė e ka kuptue Tirana randsinė e atyne tre elementeve themelorė tė shtetit. U desht me ardhė nė fuqi Tirana qė t'i caktohen definitivisht megjet (kufitė) Shqipnisė, u desht me ardhė nė fuqi Tirana qė abolla tė futet nė njė kallėp - makare sui generis - populli shqiptar e u desht me ardhė nė fuqi Tirana qė shteti ynė tė marrė formė organizmi shtetnor ashtu si e lypte idea e sovranitetit dhe e respektit (njohtimit) internacional. Kėto tė gjitha po i themi me gjithė mend ... dhe jemi larg si qielli me dheun nga ata qė kujtojnė se i bajnė nji shėrbim ēashtjes kombėtare tuej marrė yrysh vend e pavend - dhe bile pa mend si Don Kishoti - kundra mullijve shtetnorė tė Tiranės ... Oratorėve dhe literatave tonė tė famshėm tė Qershorit dhe tė Shėn-Andreut tė 1924 po u sjellim nėpėr mend vetem shka pat thanė Fan Noli nė vjeshtė 1923 nė Parlament: se populli shqiptar āsht pėrēa e shkatėrrue nėpėr anarkinė religjoze, sociale, politike etj, etj ...

Dhe qė! Nga njaj popull, i pėrēam e i bām copė copė shpirtnisht e fizikisht, formoi Tirana nji trup tė vetėm sado kudo kompakt e homogen dhe i dha shpirt pėr nji lėvizje shtetnore mjaft respektable deri mė sot-gjatė nandė vitesh ... dhe do tė vazhdonte kėsodore edhe njėqind e ma tepėr vjet po mos t'i kishte ba hesapin - vetėm nė njė pikėpamje - jangllėsh dhe pa e pyetun mirė hanxhiun ...

Sepse faji tragjik e historik i Tiranės ka qenė keqkuptimi i njenit nga ata tre elemente themelorė tė Shtetit: tė popullit t'organizuem. Po persėrisim edhe njė herė qė ēdo shtet nacional bazohet mbi bashklidhjen dhe bashkqėndrimin e shtetasve per nji qėllim, pėr nji ide a ma mirė: pėr nji interes tė pėrbashkėt. Ky āsht pėrfundimisht motorri vėrtitės dhe misterplot i Nacionit ... Dhe pa nacion nuk qėndron dhe nuk punon dot makina shtetnore...

Qė s'ka haber Tirana per kėso hollėsina e kemi thanė qysh pėrpara. Porse Tirana s'ka as nevojė pėr kundrime tė kėtilla, se ajo punon me nji instikt, me nji sens politik aq tė hollė sa i davaritė dhe i zhdukė menjėherė pallavrat politike racionale tė intelektualėve tonė ...

Dhe qė me atė instinkt tė pagabueshėm formoi Tirana aty shpejt Shtetin dhe nacionin ... Porse medet! Ky nacion na duel pak si bastard, bile bile qorlelek qė d.m.th. laskuriq apor gjysa mi e gjysa zog ...

Sepse nacioni i Tiranės formohet vetėm e pėrvetėm nga banorėt e qyteteve tė Shqipnisė ... jashta qyteteve dhe sidomos atje nder malsina, ku vlon e rrjedh edhé gjaku i patrazuem shqiptar, atje sundon sot vetėm forca brutale e xhandarit dhe kurrsesi autoriteti i shtetit ... Pėrgjithėsisht Tirana punon me taktiken e vjetėr bizantine; nė njenėn dorė kėrbaēin dhe mė tjetren llokumet ... dhe gjithė marifeti i saj āsht pėrmbledh aty, se si di me qėndrue me atė llojė Potestas qė s'āsht kurrsesi njė Auctoritas ... Dhe sa pėr kualitetin e njasaj potestas na flet fare kjartas ajo ngjarje historike, kur i tha Oksentjerna birit tė vet: t'a dijshe more bir se sa pak mend duhen pėr me qeveris njė shtet! ...

Sido tė jet taboret e nacionit tė Tiranės rekrutohen nga e shumta e qytetasve shqiptarė. Kėtu nder qytete tona ka infiltrue gjaku i huej e sidomos gjaku oriental qindra e qindra vjetėsh. Mė anė tjetėr selekcionimi natyror i gjakut shqiptar nder malsina ka ekspulzue nga vehtja tė gjithė elementet e dobėt, tė cilėt janė djerg dhe kan ra nė qytet pėr me u mishnue nė kallėpin e shqiptarit qytetas vagabond ...

Sepse karakteristika e qytetasve tonė pėrmblidhet si nė njė kaleidoskop psikologjik, i cili, sido me e sjellė pėrfytyron avazet e shumėngjyrėshme, avazet e shumėkuptimshme apor ma mirė: avazet e karakterit tė pakarakter:

1. Ku rafsha mos u vrafsha!
2. Haja qenit, pija qenit
Edhe i bjer karadyzenit!
2.Atje posht nder ata ripa
Her ma hipe, her t'a hipa!

Ndėr kėso kerma shpirtnore ka ngulė Tirana bajrakun e vet shtetnor, me kėso kerma shpirtnore e hjedh vallen shtetnore ... njatė valle qė fort e ma fort na ēfaqet si njė danse maccabre nacjonale ...

Porse javash pak se duhet tė merremi vesht nji herė e mirė se kush āsht "Tirana".

Tirana, more efendilerė, nuk āsht njeri vetem - si duen me thanė disa literata nacionalista . por njė korp, d.m.th. nji trup e nji krye bashk ... Trupi e ka zakon me qėndrue gjithmonė ndėr myksinat e Tiranės, kurse kreu del herė mbas here me u flladitė nder zefir e furfullima ushtimore tė detit durrėsak ... Kėta, po, janė Tirana: Ai qė lėngon sot mbi majen e kodrės sė Durrėsit dhe ajo klika bizantine-orientale qė si nji shtrigė mijėvjeēare plot mistere aziatike e tjerrė pźnin e jetės sonė shtetnore ...

Dhe e kanė jangllėsh ata qė kujtojnė se gjithė faji qėndron te Qeverija ... Sepse njerėz si D.M. Ivanaj (deri mė sot edhe njė pikėpyetje sy-sfingore) nuk figurojnė kurrsesi ma fort se nji vegėl ad hoc. Nji Ivanaj e shokėt e tij pėrdoren vetėm simbas nevojės - si mbas devizės: qėllimi i shejtnon mjetet - dhe e kalojnė jeten efemere tė nji kukulle ngjyra-ngjyra pėr sy tė fėmijėve politikanė ... Nesėr, biro, vjen prap gogoli! ...

Dhe gogoli na āsht njaj trupi i Tiranės ... Dhe vetėm trupi ... Sepse ata qė kanė ndopak kuptim pėr lėvizje psikologjike do tė kenė vėrejtė me kohė se kreu e trupi dal ka dal e hupne kontaktin dhe se sot Tirana qėndron vetem top e sė bashku - nga zori ...

Nuk āsht e kotė, jo, ardhja e vajtja Durrės Tiranė e nuk āsht ashtu fare e pa lidhje me tronditje shpirtnore ajo sėmundje misterjoze e Atij ... Nji botė e madhe, nji botė iluzionesh grandioze mbretnore po shembet e po zbehet para nji dite tė re ... Shqipnija e Nderit po agon! ... Dhe ndersa deti i zi i kombit gurgullon e shkumbėzon nder akullina, rrezja e parė e Shqipnisė sė ardhshme ... Dhe ai e shef ... dhe lėngon veē mbi kodren e Durrėsit ...

Dhe vetėm trupi nuk shef gjā. Pėrkundrazi sa ma keq vejnė punėt e kombit, aq ma qejf ka klika e Tiranės. Haja qenit, pija qenit edhe i bjer karadyzenit! Apor edhe Apres nous le deluge! Shka do ma. Shteti punon ashtu si duen ata, nacioni shqiptar āsht ba aq terbiét se s'luen bisht mini nder gjith qytetet e Shqipnisė pa e marrė vesht aty pėr aty Tirana. Dhe sa pėr qafirat malėsorėt shqiptarė mashallah dyjaku e dyfeku e gjandarit! ...

Politika e Tiranės ka qenė dhe do tė jet gjithėmonė nji politikė urbanale, nji politikė qytetesh. Aty nder qytete gjen ajo elementin e dukshėm pėr formimin e nacionit ashtu si e lyp shteti i sajė - sui generis aty gjendet brumi amorf shpirtnor qė s'mund tė futet nė ēdo kallėp me kollajllėk ...

Sepse Tirana s'duron individualitet. Dhe kėtu hyjmė nė tragjedinė ma katastrofalen e kombit tonė gjatė historisė. Shtatqind vjet sundim romak, gjashtė shekuj permbytje nga valėt e invazonit sllav dhe pesėqind vjet barbarizma turkoshake s'kanė qenė tė zott me ēprishė e me e ēatrafilue aq fort shpirtin shqiptar e kulturen e tij sa kėta dymėdhetė vjett e fundme nėn qeveritė t'ashtuquajtuna nacionale.

Dhe Tirana ka nji sens tė hollė ... dhe e ka frigė shpirtin (e vertetė) shqiptar, si djalli kryqin, ... dhe e shtyp dhe e mbyt aty ku e has ... Filloi puna qysh me Shkodren e me Vlonen. Dy qytete tė predestinuem pėr nji lulėzim vigan kulturor e ekonomik lėngojnė sot e ngordhin pse u ēfaqnė individuala kombėtare ... Dhe nė anėn tjetėr Tirana e Kuqe ka kushtue deri mė sot, me prishje e ndreqje, aq sa do tė kushtoshin dymijė shkolla popullore ... Dhe s'na ēuditė - me gjith gjestin e ēuditshėm tė D. Ivanajt - qė shkollat katolike, ato ēerdhe tė kombtarisė, herė a vonė do t'u zhdukshin nga faqja e dheut ...

Se kėtė e di Tirana dhe zemra ia ndien mirė fort m'atė ditė qė ka me le prap Djelli i Nderit dhe kanė me u shkri akullinat majmaleve shqiptare atė ditė ka me u shembė binaja, ajo bina nacionale tiranase dhe nėpėr ujna tė kombit ka me u pėrmbytė Sodoma e Gomorha e Shteti i Trupit shqiptar ...

Sanct Georg salva nos! ...

Njė njeri i fortė iluminist i duhet Shqipnisė! - Ky āsht konkluzioni i fundit mbas gjithė atyne eksperimenteve e krimeve qė jan ba deri mė sot nė trupin e kombit tonė nga qeveritarėt e derisotshėm shqiptarė ... qofshin tiranas, qofshin emigranta politikė...

Jo, shpėtimi i jonė s'ka pėr tė ardhė as prej andej as prej kėndej - sepse tė dyja anėt i ka hanger krymbi i idelogjisė nacionale e jo kombėtare, jo vertetė shqiptare ...

Shenim: Shkrimi eshte marre nga www.stublla.com. Te gjitha te drejat per botim a ribotim te shkrimit jane te z. Albert Ramaj, i cili si shpejti do t`i publikoje ne nje liber shkrimet e DDr. K. Malokut.

-- dėrguar nga Zef Ahmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara