HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kėshilla njė gazetari

-- nga Faik Konica, "Dielli", 10 prill 1957

Faik Konica Faik Konica boton nė tė pėrkohshmen "Albania" me datė 15 shtator 1901, kėshillat pasonjėse pėr njė djalė qė kish nėrment tė botonte njė gazetė shqip nė Misir.

I dashur mik - nė e bėfsh gazetėn me fleta tė mėdha; shqiptarėt do tė thonė qė s'fshihet dot lehtė; nė e bėfsh me fleta tė vogėla, do tė thonė se s'ėshtė gazetė, por libėr. Nė e shtypsh me letra tė holla, do tė thonė se s'kėndohen edhe prishin sytė; nė e shtypėsh me letra tė trasha do tė thonė se je "hamall" e kėrkon tė mbushėsh vend. Nė shkrofsh toskėrisht, do tė thonė se s'ėshtė gazetė pėr gjithė shqiptarėt; nė shkrofsh gegnisht prap ashtu, nė shkrofsh nė gjuhė tė pėrzier me tė dyja, gjysėm gegnisht, gjysėm toskėrisht, do tė thonė se ėshtė "ēervish".
Nė mos shkrofsh pėr politikė, do tė thonė se s'ėshtė koha tė punojmė pėr letratyrė, kur vendi ndodhet nė rrezik; nė shkrofsh pėr politikė do tė thonė se prishė punė duke egėrsuar qeverinė. Nė folsh butė pėr Turqinė, je i paguar prej Stambollit; nė shkrofsh rreptė kundėr Turqisė, kėrkon tė tė jap Sulltani tė holla qė t'a pushosh gazetėn. Nė mos gjefsh tė holla qė ta mbash gazetėn, do tė thonė se s'je i zoti, me qenė aq njerėz duan zgjimin e kombit shqiptar; nė gjefsh tė holla je intrigant a i shitur. Nė folsh pėr plot ēlirimin e Shqipėrisė, do tė thotė je djall e kėrkon gjėra qė duheshin gatitur nė qind vjet mė parė; nė folē pėr nevojėn tė pėrpiqemi t'a shpėtojmė gjuhėn dhe kombėsinė, duke vėnė vendin nėn hijen e njė Fuqisė sė Madhe, s'qėnke shqiptarė i vėrtetė.
Nė folsh mirė pėr shqiptarėt e krishterė, hidhėrohen shqiptarėt muhamedanė; nė folsh mirė pėr muhamedanėt, hidhėrohen tė krishterėt; nė folsh mirė pėr tė krishterėt e pėr muhamedanėt qė janė shqiptarė tė mirė, e ligsht pėr tė ligjt, aherė do tė hidhėrohen tė gjithė. Aq pėr sot, se kam frikė mos tė zėrė gjumi.

-- Marrė nga gazeta "Dielli", 10 prill 1957.
-- dėrguar nga Klajd Kapinova


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara