HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nisin ethet e garės pėr Olimpiadėn e 20-tė Ballkanike tė Matematikės. Konkurrojnė 10 vende.

Arlind Kopliku, gjeniu i matematikės

-- nga Olsi Kolami, Shekulli, 04.05.2003

Emocionet e garės duket se i ka lėnė mėnjanė, pas medaljes sė bronxtė qė ka fituar nė olimpiadėn ndėrkombėtare tė matematikės. Pėr kėtė arsye edhe garimi duket mė i lehtė. Arlind Kopliku, ėshtė shqiptari i dytė qė fiton njė medalje nė olimpiadėn e matematikės dhe i pari nė rang kombėtar. Sė bashku me tė nė edicionin e radhės sė Olimpiadėn e 20-tė Ballkanike tė Matematikės, nė grupin e shqiptarėve marrin pjesė edhe 5 gjimnazistė tė tjerė. Arlindi vjen nga Shkodra. Profesorėt qė kanė punuar me tė, madje edhe ata tė Universitetit tė Tiranės, shprehen se ai ėshtė njė ndėr mė tė talentuarit nė matematikė, duke ofruar shanse pėr tė fituar. “Edhe kjo ėshtė njė olimpiadė e fortė. Kam marrė pjesė edhe herė tė tjera. Por tani ndihem me i sigurtė, pasi konkurrimi bėhet nė Shqipėri”, - tregon gjeniu i matematikės.
Pėrkrah tij, ėshtė Arlindi nga Tirana, i cili thotė se fituesi i ardhshėm i olimpiadės do tė jetė shkodrani, fitues i olimpiadės ndėrkombėtare, pasi siē thotė ai, Arlindi ėshtė talent i lindur. Fituesi i olimpiadės ndėrkombėtare tė matematikės, Kopliku, e sheh tė ardhmen e tij nė universitetet prestigjioze amerikane dhe evropiane, pas medaljes sė artė qė do t’i jepet nga Ministria e Arsimit nė pėrfundim tė arsim tė mesėm. Pak rreshta mė tutje, por kėtė herė jo nė garė, ndodhet shqiptari i parė fitues i olimpiadės sė matematikės. Quhet Ilir Snopēe dhe vjen nga Maqedonia. Me krenari thotė se ėshtė shqiptar dhe se e ka pėrfaqėsues vendin e shqipeve si i tillė, nė olimpiadėn ndėrkombėtare tė matematikės tė vitit 1999. “Tani jam vetėm udhėheqės i grupit tė konkurrentėve nga Maqedonia.
Unė dhe njė pjesė e mirė e profesoratit tė shoqatės sė matematicienėve, kemi punuar me kėta tė rinj, qė do tė konkurrojnė nė kėtė olimpiadė”, - thekson Snopēe, i cili ėshtė nė vitin e fundit tė shkollės sė lartė, pėr matematikė. Snopēe dhe Kopliku, e pohojnė se konkurrentėt nga Ballkani janė vėrtet tė zotė. Olimpiada starton sot dhe nė tė marrin pjesė 54 konkurrentė nga 10 vende ballkanike. Ministri i Arsimit, Memushi, i pranishėm nė ceremoninė e hapjes sė aktivitetit mė tė rėndėsishėm tė vitit pėr arsimin, u uroi konkurrentėve suksese. Zėvėndėsministri i Arsimit Sokol Axhemi, tha se sė shpejti pritet tė hyjė nė fuqi njė ligj i cili favorizon talentet nė fusha tė ndryshme tė shkencės, e do tė ndihmojė tė rinjtė qė tė studiojnė nė shkolla tė veēanta me profesorėt mė tė mirė tė degės pėrkatėse.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara