HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NANĖ TEREZA – PĖRVETĖSIMI KOMBĖTARIST I FIGURĖS JO KOMBĖTARE

-- nga Hans-Joachim Lanksch*)

Nėnė Tereza Nė prag tė ditėlindjes sė Nanė Terezės (26 gusht) u ndigjue pėr nji nismė dinjitoze nga India e largėt. Ipeshkėvėt katolikė nė Indi i kėrkojnė kryeministrit tė Indisė, Atal Behari Vajpayee, me e bā 19 tetorin, ditėn e lumnimit tė Nanė Terezės, festė kombėtare. Ide marroqe e klerikėve me kryet nė re? Duket se jo. Mjafton me u kujtue se India jo vetėm se Nanė Terezės ia akordonte ēmime dhe dekorime tė nalta, por ia dha dhe nji funeral shtetnor siē ia kishte dhanė vetėm nji personi tė vetėm tjetėr civil – Mahatma Gandhis.
Ē'ndigjohet nga viset shqiptare? ”Maratona humanitare” e Prishtinės me yjet shqiptare, spektakle, pompozitet, patetizėm, bombastikė... Me fjalė tė tjera: nji superfacializim dhe eksteriorizim i veprės sė Nanė Terezės sa tė vjen pėr tė vjellė. ”Nėnė-terezistėt” siē i quen Ardian Vehbiu nė numrin e gushtit tė revistės ”Bota shqiptare”, duket e pėrkujtojnė Nanė Terezėn me aq bujė e kujė sa qė harruekan se kź me e mbajtė mbi kokė e nalt – vetveten a Nanė Terezėn? Estrada kombėtariste, e cila āsht tue u zhvillue rreth ”Shen Terezes sė shqiptarėve”, do t'i shkonte, ndoshta, ndonji heroi kombėtar me vetulla e mustaqe drizė por jo Nanė Terezės, heroinės fetare, spikatun pėr devotshmėni dhe mistikėn e shėrbimit.
Shumėkush nga ata qė trumbėtojnė fraza tek pėrsėriten deri nė pafund fjalėt ”Nėnė Tereze” dhe ”populli shqiptar” duket harrueka se Nanė Tereza nuk i takon popullit shqiptar por tė gjithė njerėzve. Ajo s'āsht nji dhuratė shqiptare pėr shqiptarėt, por nji dhuratė shqiptare mbarė njerėzimit, mbarė botės. Tekefundit, ajo āsht nji dhuratė e Hyut pėr njerėzit, dhuratė jo pėr ”yjet”, jo pėr ajkėn e shoqnisė sonė ēnjerėzore, jo pėr tė arrivuemit, tė suksesshmit, jo pėr tė famshmit e tė privilegjuemit, por pėr autsajderėt e shoqnisė, pėr fukaratė, pėr sakatėt, pėr tė gėrbulunit, pėr moribundėt, pėr rreckamanėt, pėr lypsat, pėr tė pėrēmuemit, pėr tė pėrjashtuemit nga sallonet dhe piedestalet, pėr ata qė s'i pėrfill askush. Kushdo krenohet pėr ”murgeshėn shqiptare” do tė duhej me u kujtue se ajo nuk u shpėrblye me Ēmimin Nobel pėr Paqe pėr shkak se ajo ishte shqiptare; nuk u shpėrblye kombėsia e saj shqiptare, por bāmirėsia e individit Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Kush mburret me ”shenjtorėn shqiptare”, le tė marrė vesh qė tani s'āsht mā Partia qė flet, por, nė rastin e Nanė Terezės, āsht Bibla qė flet. Pjesės sė madhe tė ”nėnė-terezistėve” duket se dhe as nuk i ra nė sy, gjegjėsisht nuk e mori nė dijeni se Nanė Tereza mė 19 tetor nuk do tė ”shenjtėrohet” por do tė lumnohet. Faktori fetar s'vihet re, vallė s'paska randėsi, sė paku jo aq sumė sa ai kombėtar...
Personaliteti, jeta dhe vepra e Nanė Terezės nuk kapet dot me nocionet e mendėsisė kombėtariste a atdhetariste. Koordinatat e thalbit tė fenomenit tė Nanė Terezės janė dhe mbeten tė natyrės religjioze. Konstatimi nė fjalė assesi nuk don me thanė cinizėm a racizėm antishqiptar, sikurse e veēoi nji shkrimtar (Ismail Kadare) pėr tentativėn idioteske nga Shkupi pėr me bā Nanė Terezėn maqedonase. Pėrpjekja e paturpshme e Maqedonisė nuk ishte gjā anti-, por pro-, dmth. nuk ishte antishqiptare a lėre ”racizėm antishqiptar”, por qe thjesht nji akt uzurpues pėr interesat e nacionalizmit maqedonas. Pėrpjekja ndoshta e kotė me e kursye Nanė Terezėn, qė e mbaj pėr figurėn mā tė madhe e mā tė randėsishme tė shekullit qė shkoi, nga kiēi kombėtar qė i vishet p.sh. Skėnderbeut nuk don me thanė nji ”psikozė ndaj shqiptarėve” dhe as nuk don me thanė se qenka rast ”ku duan ta heqin popullin shqiptar nga ēdo kujtim i tij i vyer, qė ėshtė Nėnė Tereza, qė tregon njė simbol, njė dėshirė tė popullit shqiptar pėr tė patur njė kontakt me botėn, pėr t'u lidhur me familjen e popujve”, sikurse e tha shkrimtari nė fjalė. Diskutimet e palės maqedonase a tė gazetarit Ian Fisher nė ”New York Times” janė pėr t'u qeshė. Nė tė vėrtetė āsht fjala pėr diē tjetėr, āsht fjala me ua caktue sendeve vendin e tyne. Pėrcaktimi i Nanė Terezės pėr tė shėrbye (”po tė dhurohem krejtėsisht pėr ēdo shėrbim tėnd”) ka nji themel biblik (”sikurse edhe Biri i njeriut, qė s’erdhi pėr tė qenė shėrbyer, por pėr tė shėrbyer”, Ungjilli simbas Mateut 20,28), njiherėsh nė tė jehon dhe ”mistika e shėrbimit” e Shen Injac Lojolas. Parimi i Nanė Terezės me pį nė tė sėmurėt vetė Zotin dhe me shėrbye Zotin nėpėrmjet shėrbimit ndaj tė sėmurėve, ka gjithashtu nji vulė injaciane (”me kėrkue Zotin nė tė gjitha gjanat”). Nė mallėngjimin e Nanė Terezės me ia bā tė mira Zotit nė njerėzit mund tė hetojmė maksimėn injaciane ”omnia ad maiorem Dei gloriam” (tė gjithat pėr lavdinė mā tė madhe tė Zotit).
”Bota” dhe ”familja e popujve” nuk vuejnė nga antishqiptarizmi, por janė tė gatshme me u takue me shqiptarėt dhe presin kontakte me shqiptarėt qė nuk nuhasin nė ēdo qoshe ndonji psikozė ndaj shqiptarėve dhe qė as nuk hetojnė me xhelozi ēdo rast individual a tė vetmuem gomarllėku tė disfavorshėm pėr imazhin e shqiptarėve tue e paushallizue si racizėm a neonazizėm tė pėrgjithėshėm antishqiptar. Nė Europė i presin shqiptarėt qė nuk ngulen mā nė mendėsinė fisnore tė shekujve tė kaluem, horizonti i tė cilėve nuk e kapėrcente rrethin kombėtar. Nė Europė i presin shqiptarėt qė dalin me vepra kulturore, tė cilat e kapėrcejnė tematikėn e tragjedisė sė popullit shqiptar, vepra qė e lanė mėnjanė monologizimin omfaloskopik tė tė bamave shqiptare.
Nė Europė presin nji kulturė autentike shqiptare qė nuk imiton moskulturėn perėndimore tė ”kulturės sė evenimenteve” dmth. tė mostrave gjiganteske, tė tribunave, maratonave dhe spektakleve tė tjera tė kota. Nė Europė i presin, mā nė fund, shqiptarėt qė fillojnė me u marrė seriozisht me tė vėrtetėn imateriale, e cila qėndron prapa dukunive tė jashtme tė botės materiale – me transcendentalen, universalen, spiritualen, hyjnoren pra. I presin shqiptarėt qė i japin fund pėrvetėsimit tė pikėpamjeve tė pėrgjithėshme apo, ta zėmė kėshtu, fetare pėr ”vlera kombėtare”; nė Europė i presin shqiptarėt tė cilėt nuk e pėrvetėsojnė mā figurėn e pėrshpirtshme e tė pėrvujtun tė Nanė Terezės pėr komplekse persekutimi. Mā nė fund nė Europė i presin shqiptarėt tė cilėt nė vend tė trumbėtimit bosh tė emnit tė femnės ėngjėllore i bajnė pėr vete idealet e saj tue ndjekė rrugėn e saj dhe tue e sendėrtue fjalėn e saj se ”Kalkutėn mundesh me e gjetė kudo”. Pra, fjala vjen, dhe nė Shqipni.

*) Pėrkthyes gjerman, fitues i Ēmimit Kombėtar pėr Pėrkthim "Penda e Argjendtė" tė Ministrisė sė Kulturės, nė dhetor tė 2002.
[SHKRIMI ASHTĖ BOTUE NĖ FAQET E REVISTĖS »FJALA«, TIRANĖ, DHE TE »BOTA SHQIPTARE«, ROMĖ]


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara